SKANDALOZE: Disa imamë dhe LISBA injorojnë simbolet kombëtare

0
44

Bota Sot | 13.06.2013

Partia LISBA dhe disa imamë refuzojnë simbolet shqiptare, flamurin kombëtar

Injorojnë dhe mohojnë simbolet e Kosovës edhe ato kombëtare shqiptare. Nuk përdorojnë flamurin kuq e zi me shqiponjë e as të Kosovës. Në vend të tyre në zyrën e partisë Islame “Bashkohu” / LISBA valëvitet flamuri arab i sheriatit (“flamur i Kalifatit”), i traditës arabe, i njëjti përdorët nga talibanët në Afganistan dhe shtetet arabike. Disa imamë të Kosovës dhe Partia Islame “Bashkohu” / LISBA, jo vetëm se mohojnë heroin kombëtar shqiptar Gjergj Kastriotin (Skënderbeun), mohojnë edhe historinë mesjetare shqiptare, mohojnë entitetin dhe kombin shqiptar, mohojnë edhe simbolet kombëtare shqiptare.

Në selinë e partisë Islame “Bashkohu” / LISBA valëviten simbolet islame, flamuri “Liuaa” me ngjyrë të bardhë (“flamur i Kalifatit”), e me shkronja të zeza të shkruar “la ilaha illa Allah, Muhamed Resul Allah”. Sipas islamikëve nuk mund të tundën flamujt që përfaqësojnë koncepte të ndryshme nga Islami, edhe ai shqiptar kuq e zi e me shqiponjë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)