Nga Pjetër Logoreci
Meritat e Max Reinhardit në teatrin gjerman janë shumë të njohura: ishte ai që solli në skenë e i ngriti në sukses një grup të madh aktorësh, të cilët u bënë pjesë e historisë së teatrit gjerman që mund të thuhet “ u shkrua “ nga i madhi Max Reinhardt. Merita e madhe e Reinhardit ishte jo vetëm se solli një mëndyrë të re në artin skenik, por edhe se ishte zbuluesi i shumë talenteve, më shumë se kushdo tjetër në Teatrin Gjerman. Ai nxori talente nga masa e madhe e aktorve të kohës, nga kryeqyteti Berlin, nga periferitë, njerëz që nuk kishin dalë asnjëherë në skenë apo që i kish parë vetëm në prova, e pastaj me durim solli në dritë dhuntinë e talentin që gjindej në secilin prej tyre.
Nga të gjithë këto zbulime, ajo e Aleksandër Moisiut ishte më e përmendura. Jo vetëm se ishte talenti më i madh që kishte gjetur, por sepse për ta mbajtur e për ta zhvilluar atë ju desht shumë guxim dhe energji si për askënd tjetër në karrierën e tij. Njërzit të cilët e quanin Reinhardtin gjuetar me instinkt talentesh, ishin të bindur që ai ishte gabuar me Moisiun. Reinhardti e provoj me durim Moisiun në të gjitha mëndyrat, në role të mëdha e të vogla, në drama e komedi, muaj pas muaji, vite me rradhë, e në Berlin pat shumë autorë pjesësh teatrore që e ironizuan dhe e tallen Reinhardtin për këtë. Në të vertetë asnjë drejtor tjetër teatri, nuk i trajton bashkëpunëtorët si Reinhardti Aleksndrin tonë. Së pari drejtuesi është i interesuar për fitimin që mund të siguroj nga aktori e me pas kerkon të bindet për talentin e tij skenik. Perpjekja e pashëmbullt e Max Reinhardtit për të sjellë drejt suksesit Moisiun, është një ndër të paktët kapituj të historisë të teatrit gjerman që të bën përshtypje për moralin pozitiv.
Reinhardt kujton: Sapo ishte krijuar në Berlinin lindor një teatër i vogël (1904 – “Vorstadtbühne”), me deshira shumë të mëdha, por me mundësi ekonomike shumë të vogla. Aty mblidheshin aktorët e rinj të panjohur, me pak talent e të varfër, të cilët mundoheshin të aktivizoheshin e të tregoni talentin e tyre. Kisha deshirë të vëja në skenë Genoveva-n e Hebbels-it. Elementët e talentuar më mungonin e kjo më bëri të humb durimin tim profesional. Vendosa më vehten time të mbaj pak distancë, nga dëshirat e mija për të vënë në skenë këtë pjesë, e pamundësisë për të gjetur elementet (aktorët) që më duheshin.
Isha i lodhur dhe i zhgënjyer, kur … papritur qëndron në skenë perpara meje një i ri i panjohur i cili fillon të bëjë rolin e Golos. Duhet të theksoj se Golo është ndoshta figura më e vështirë nga të gjitha rolet për tu interpretuar, sepse teksti është pothuaj i tëri një monolog, mbrenda të cilit krijohen situata të ndryshme, nga ajo e mbrendëshme e personazhit në kohën e tashme, e më pas në të kaluarën…. Autori Hebbel ka shkruar një formë të pazgjidhur e shumë të veshtirë dialogu, duke i veshur personazhit ndjenjën djallëzore të dobët e dyshuese të Luzifer-it, por edhe të dashuruarit njëkohësisht… fjalët e tij rrjedhin në disa raste të vetëdijëshme si rryma uji drejt pellgut të madh plot siguri, e që kete figure nga 100 aktorë, 50 prej tyre do të krijonin dashnorin klasik, kurse 49 të tjerë dashnorin patetik e të pa jetë. Mendimet e këtij personazhi nuk munden të jenë si një rreze drite që ndriqon e qetë e normal, ato duhen të dalin verbuese e shpërthyese nga një gjoks njerzor që digjet e që do të ndezi zjarre të tjerë të rinj…
Për këtë rol, aktori duhet të “ndizet flakë”, por ai aktor të cilit nuk i mungon shpirti shpërthyes dhe i zjarrtë. Ky aktor duhet që më pas të jetë në gjendje që teknikisht këtë lumë fjalësh të monologut ta vendosë në lëvizje, e si në levizjet fizike të memecëve, të shprehë cdo mendim e cdo emocion të tij. Unë personalisht nuk njoh një detyrë më të vështirë në të gjithë fushën e literaturës teatrore se interpretimi i Golos. … E në këtë rast (nga Moisiu) kjo detyrë ishte e zgjidhur me mjeshtri e talent, nga një aktor i cili nuk e fliste gjuhen gjermane, e cila i krijonte paqartësi e pasiguri, por nga e cila pa pushim ai arrinte të reflektonte pasion dhe emocion. Ai arrinte që me energji të papara fizike ti jepte cdo mendimi të mbrendëshëm levizjen përkatëse trupore e cila i dilte instinktivisht duke ndihmuar edhe në kuptimin e tekstit të vështirë, por gjithmonë pa humbur fillin e rolit dhe të pasionit që roli përmbante, duke i dhënë jetë nga qënia e tij, duke arritur të na tundojë e trazojë në shpirt ne të gjithëve. Ky aktor ishte Aleksandër Moisi.
Foto 1. Në qendër të fotos Max Reinhardt dhe Aleksandër Moisiu
Moisiu nuk ishte aktori i “kulturës moderne”, ai që donte të binte në sy e të mundohej të krijonte famë botërore, një profil e personalitet i rëndë, ai nuk ishte një aktor mediokër, as edhe besnik i “deshirave të vogla” të autorëve. Ai është një nga sera e vjetër e aktorve, kategoria më e thjeshtë qytetare, i “pagdhenduri”, njeriu pa kufij, natyra e vagabondit, ishte aktori i ndjenjave njerzore në lojën aktoriale, ishte “egërsira e zbutur” , shpirti, nervat, gjaku, lëkura dhe flokët e të cilit ishin pjesë dinamike e lëvizjeve të mëdha emocionale jetësore, për tu reflektuar në veprat e cdo dramaturgu.
Moisiu krijoj një tip të ri aktori në botën e dramës: artistin e shekullit të 20-të që rrezaton vetvehten me zgjuarsi e personalitet në skenë, që vendos shpirtin në zgjidhje të cdo roli e figure skenike. Kritikët e artit janë të mendimit që: “është e tepërt të thuhet që pa Reinhardtin nuk do të kishte Aleksandër Moisi, por mund të thuhet që: Max Reinhardt u kujdes që figura e magjishme Moisi të rezatojë në skenë. Me pak “kujdes e distancë”, por mund të thuhet edhe që suksesi vezullues i Reinhardit pa Moisiun nuk do të ishte kështu sic është.” (R.S. Moissi, faqe 80).
Pervec Moisiut, Reinhardt nuk ngurroj kurrë të angazhojë në skenën e teatrit gjerman, aktorë me akcent të huaj që vinin nga Hungaria, Rusia apo Amerika e kjo kishte edhe arsyet e veta ekonomike mbasi, kur luante Moisiu arka (kasa) ishte plot.
Askush nuk e “ndizte” publikun si Aleksandër Moisiu, por edhe Max Reinhardt nuk mundi që atë që ishte aktori kryesor i shfaqjeve të tija, këtë burrë që transformohej nga roli në rol me magjinë e talentit të tij, ta mbante përgjithmonë. Mbi 20 vjet punuan dy gjigandët së bashku. Ndarja ndodhi në vigjilje të luftës së parë botërore. Aktori Moisi nga skena e Berlinit u kthye në aktor shetitës, jeta e tij artistike vazhdoj nga një turne në tjetrin…
Foto 2. Moisiu me Tristan Bernard, Minister Becker, Max Reinhardt, Kryebashkiakun Böß..
Nga kerkimet mbi jeten e Moisiut që kam bërë në Wien, gjeta nje leter falenderimit që bashkëshortja e Aleksandër Moisiut, aktorja Johanna Terwin i dërgoj Max Reinhardt-it mbas vdekjes së Moisiut, në shenjë falenderimi. Këtu po shkruaj rreshtat e kësaj letre në gjuhën shqipe.
Foto 3. Letra që Johanna Moisi – Terwin i dërgoj Max Reinhardt-it, faqja 1
Foto 4. Letra e falenderimit që Johanna Moissi – Terwin i dërgoj Max Reinhardt-it, faqja 2
Bissone / Lugano Prill 1935
Shumë i nderuar dhe i dashur Zoti Profesor!
Nuk e di nëse apo kur mund t´Ju arrijnë këto rreshta. Ju falenderoj shumë për fjalët ngushëlluese mbi vdekjen e burrit tim të dashur, Aleksandër. Ai vdiq ndër krahët e mij e me zemren e tij të madhe, më coptoj zemren time. Pas kësaj cfarë ndodhi pyes vehten, cfarë bëj unë akoma këtu, kur shkelqimi dhe rrezet e diellit, përkujdesjet dhe shqetësimet shkuan me te. Besoj se Ju mendoni kurdoherë vetëm mirë për te. Nga shumë mendime të cilat ai na la me shkrim, gjeta edhe rreshtat në të cilat thoshte: Mua më deshti Zoti shumë, pasi më dërgoj te Max Reinhardt-i. Po ju dërgoj me këtë leter edhe foton e fundit të Aleksandrit tim. Ai vdiq ashtu si deri në fund jetoj, plot mirësi. Guximi dhe zemërgjerësia e tij e papërshkrueshme nuk e lëshuan deri në frymën e fundit.
Unë dëshëroj t´Ju falenderoj shumë për gjithshka që keni bërë për burrin tim.
E Juaja k
Johanna Moissi – Terwin
Foto 5. Ansambli teatror i Max Reinhardt-it në turne në New York
Wien, me 3 qeshor 2013