Gjin Musa
Kisha ne raftin e librave edhe dy librat e poetit Fran Tanushi, i kisha lexuar dhe rilexuar, por diçka po me ngacmonte t’i rilexoja edhe nji here!
Ndoshta ky rilexim u be shkas per te bere dhe kete shkrim.
Fran Tanushi, lindi ne vitin 1963 ne Dukagjin-Gjakoves-Kosovë.
Shkollen fillore dhe te mesme i perfundoje ne vendelindje.
Ne Prishtinë, ai studioi Filosofi dhe Sociologji, qe ketu Frani fillon jeten e vertetë studentore, duke u bere pjese e levizjeve te kohes, po ashtu angazhohet ne boten letrare dhe artistike te atyre viteve.
Frani si shume te rinj Kosovarë detyrohet ta lene vendelindjen per arsyet tashma te njohura, persekutimi Serb ishte i pranishem kudo ne Kosovë.
Lagimi nga Kosova e detyron te sistemohet ne Bavari (Gjermani), ku aty tashma jeton dhe punon qe nga viti 1989.
Edhe pse larg atdheut, pena e tij nuk reshti s’shkruari, poezit e tij sa vine dhe e rrisin madhshtinë poetike.
Merret me publicistike dhe pikturë, shkruan poezi, proze dhe drame.
Boton dhe drejton revisten “Libertas”, jeton dhe vepron ne Ausburg te Gjermanise, i lidhur ne ç’do kohe me vendlindjen.
Frani shkruan me nji pasion te pa shoq, eshte sa i lexueshem po aqe komunikativ me lexuesin.
Ja si shprehet i ndjeri “Ali Podrimja”: Fran Tanushi nji ishull, qe s’e dij kur do te behet gadishull.
Vleresimet per kete poet bashkohore kane qene te shumta, nga shume figura te letersise dhe krijimtaris Shqipe.
Ndjenja dhe mendimi qe alternohen ne menyre harmonike sipas natyres së kerkimit poetik, perbejne fizonomnë e kesaj permbledhje te fundit te Fran Tanushit, qe keto dite doli nga botimi “ISHULLI IM”.
Ja si shprehet poeti Hasan Qyqalla:
Poeti Tanushi krijon komunikim te prajshem permes karaktereve e personazheve, qofshin ata pozitive apo negativë, por qe mjeshtërisht dhe ne menyre te sterholluar arrin t’i ndertoje.
Gezohet, kendon, hidherohet, qan, rrebelohet, buçet, varesisht nga rrethanat, si reflektim i shprehjs se emocionalitetit.
Poeti, duke u perballuar me perditshmerine jetesore, ngjarjet mbreselanse, qofshin ato te drejteperdrejta apo edhe ireale, arrin ne perputhje me specifiken qe ka vargu i tij, t’i transformoje ne art.
Kurse AGIM GJAKOVA thotë:
Poezia e fisnikeron shpirtin e atij qe e shkruan, por edhe te atij qe e lexon.
Ne kete vazhde edhe kjo permbledhje e poetit Fran Tanushi ze vendin e vet ne ciklin poetik bashkekohor shqiptar.
Fran Tanushi eshte nji bashkeshort shembullor, nji prinde per tu patur zili, nji qytetar me kulturen bashkohore, nji poet i kudo angazhuar ne jeten poetike te diaspores Shqiptare.
Ky jam une.
…dhe kur hesht
ne mendje bluajshume lexoj
nga pak shkruajkur une flas
mund te bertasdhe pse kendoj
ndonjehere vajtojnuk urrej
veç dashurojgjithmone puth
por kafshojnje “xhind”, qe e do jeten
egersire per te padrejtenngjaj ne engjell me trup njeriu.
FRAN TANUSHI
poezi e marre nga libri “Jeta e Censuruar”
Tek poezitë e ketije poeti ndihesh sa i lumtur, sa i trishtuar tek i lexon, po mbi te gjitha ndihesh i lumtur sepse lexon realitetin e perditshem.
Fran Tanushi eshte poeti i te rese, eshte poeti qe shkruan dhe komunikon me lexuesit me gjithe pastertinë shpirtnore.
I larguar i ri nga vendelindja, por gjithmonë jetoi me mendje dhe me zemer atje ku mesoi fjalen e pare nane, atje ku mesoi te hedhi hapin e pare ne jete, atje ku shkrojti germen e pare shqip, atje ku Fran Tanushi luajti dramen e pare “7 Shanjanet”, atje ku shqipja flitet shqip.
E mbydh kete shkrim me urimin e zemres, sa ma shume botime te na japi Fran Tanushi.







