HASAN TAHSINI – ERUDIT I KOHËS SË VET

0
35

Personalitete kombëtare

(Në 130-vjetorin e vdekjes)

H. Tahsini ishte nga njerëzit më të mëdhënj
që shumë rrallë e me vështirësi
i lindin shekujt dhe epokat

Sami Frashëri

Ne plejadën e figurave eminente të Rilindjës Kombëtare Shqiptare, vend të nderuar zë dijetari i shquar Hasan Tahsini. Në sajë të punës së gjithanshme është nder personalitetet më të rëndësishme shkëncore e kulturore që ka dhënë bota shqiptare në shek. XIX. Ai i bëri një shërbim të çmuar Atdheut, zgjimit dhe forcimit të ndërgjegjës kombëtare, mësimit të gjuhës shqipe si dhe përhapjes së diturisë ne masat e popullit.

Dr. Nail Draga

Hasan Tahsini u lind me 7.IV.1811 në fshatin Ninat, kazaja e Filatit në krahinën e Çamërisë. Mësimet e para i mori në vendlindje nga babai i tij(Osman Rushiti), ndërsa studimet e larta i bëri në Stamboll në medresën “Fatih”, ku diplomoi me sukses të shkëlqyeshëm.Pasi me dekretin e sulltanit në vitin 1852 u dërguan në Francë një grup studentësh të dalluar për studime të larta, në sajë të aftësive që zotëronte ne këtë grup bënte pjesë edhe Hasan Tahsini. Edhe pse më parë Tahsini kishte kryer në Stamboll shkencat teologjike(më ç’rast mbante titullin e myderrizit) ai më dëshirë u përcaktua që të studioj shkencat natyrore siç ishin astronomia, fizika, kimia dhe matematika.

Një vendim i tillë ishte edhe i arsyeshëm sepse ato lëmi shkëncore në atë kohë pak ose aspak u studionin në Perandorinë Osmane. Përveç së ishte i angazhuar në studim në Universitetin e Sorbonës, gjithashtu punonte te përfaqësuesit diplomatik të ambasadës turke në Paris. Këtu, ai iu jepte mësim fëmijeve të personaliteteve diplomatike turke, e gjithashtu kryente edhe detyrën e imamit në Paris, për diasporën myslimane në ketë vend.

Gjatë qendrimit të tij 16 –vjeçar në Paris(1852-1868), krahas tyre obligimeve që i kreu më plot pasion, ai po ashtu përcillte edhe ligjerata të ndryshme shkëncore, siç ihin ata nga filozofia dhe psikologjia, më ç rast u njoftua me mendimin filozofik të iluminidtëve francez siç ishin Volteri, Didero, Ruso, O.Konti, H.Spenseri, Llajbnici etj.

Rektori i parë i Unversitetit në Stamboll
Në vitin 1868, H.Tahsini kthehet në Stamboll, ku dha një ndihmesë në themelimin e Universitetit të parë osman ”Dar-al Funun”. Në sajë të përgatitjes së tij profesionale dhe të meritave të tjera shoqërore Qeveria Osmane për rektor të parë të Universitetit emëroj pikërisht H.Tahsinin. Përveç së kryente detyrën e rektorit, duke parë mungesën e kuadrit përkatës Tahsini edhe vet mbajti ligjerata. Madje,ne këtë universitet për herë të parë ne analet e shkollimit në Perandorinë Osmane H. Tahsini filloi të majë ligjerata nga shkencat natyrore siç ishin astronomia, fizika kimia dhe matematika.

Por, një aktivitet i tillëp nuk e pat të gjatë sepse qarqet konservatore e shihnin vehten të margjinalizuar. Madje, ata shkuan aq larg sa ligjeratat e Tahsinit i konsideronin si të pa vlerë me efekte negative kinse ndaj fesë dhe popullit. Edhe pse realiteti ishte tjetër fare ky ishte si pretekst për largimin e tij nga puna me 11 dhjetor 1870, më ç rast u mbyll edhe universiteti. Ishte ky një grusht i rëndë për forcat përparimtare të kohës, ndërsa fitore e qarqeve konservatore.

Gjatë qendrimit të tij në universitet krahas ligjeratave H. Tahsini po ashtu drejtonte laboratoriumet si dhe bënte eksperimente duke nxjerr konkluzione shkencore dhe filozofike. Qellimi i tij ishte qe edhe në ketë universitet të depërtoj shkenca evropiane, përmes shkencave natyrore. Ky ishte edhe qellimi i tij për gjeneratat e reja, sepse ata deri në atë kohë ishin arsimuar në mënyrë të njëanashme.

Por, i tërë ky angazhim për dituri të reja nuk iu pelqente qarqeve më të larta të kohës. Angazhimi i tij ishte në shërbim të së vërtetës, shkencës dhe të masave popullore. Ai thoshte së “arma më e fortë e njëriut kundër pushtetmbajtësve dhe eksploatuesve është arsimi-dituria”. Moto e ligjeratave të tija ishte qe të çliroj njëriun nga “filozofia skolastike dhe obskurantiste që të jetoj në liri dhe demokraci”.

Në ca ligjerata ai bënte eksperimente me metoda empirike që ishte një risi për atë kohë. Dhe, nga një eksperiment i tillë u keqkuptua nga të pranishmit, që qarqeve konservatore iu shërbeu si peretekst për pushimin e tij nga puna. Me largimin e tij nga Universiteti, pësoj më të madhe lëvizja demokratike, qe e luftonte obskurantizmin dhe skolastizmin e shoqërisë osmane, e cila ishte pengesë kryesore e zhvillimit të shkencave moderne dhe të qytetërimit.

Denohet nga pushteti i kohës
Duke pasur parasysh rrethanat e kriuara sipas këshillave të miqve të tij si u kthye në atdhe. Gjatë qendrimit në atdhe ai nuk ndejti duarkryq, por vizitoj viset shqiptare, ku më këmbëngulje kërkoj lirinë kombëtare dhe hapjen e shkollave në gjuhën amtare. Veprimtaria e tij në atdhe përcillej nga pushteti osmandhe kështu në vitin 1874, ate e arrestojnë në Delvinë, duke e akuzuarpër propagandë kundër fesë islame. Kjo nuk ishte vështirë sepse qysh në Stamboll ai ishte shpallur heretik. Pas burgosjes e dergojnë në burgun e Janinës, ndërsa më vonë në Stamboll.

Këtu në organet e pushtetit u bë një presion i madhe nga personalitetet shqiptare siç ishin I.Qemali etj., më ç’rast ata e liruan nga vuajtja e denimit. Pas lirimit nga burgu për të siguruar kafshatën e gojësai hapi një shkollë private nga shkencat natyrore. Në ketë shkollë ndiqnin kurse të ndryshme dashamirët e shkencave egzakte. Organet e pushtetit e kishin në mbikqyrje të plotë, ku edhe ia ndaluan kthimin në atdhe. Vdiq në vetmi të plotë më 5.VII.1881, ndërsa u varros me 7.VII.1881 në Stamboll.

Veprimtari e gjerë shkencore
Veprimtaria e tij shkencore përfshinë një opus të gjërë. Në sajë të hulumtimeve të bëra deri në ditët tona rezulton së gjër më tani janë zbuluar 21 njësi bibliografike të shkruara nga Hasan tasini. Shumë vepra të tia janë humbur apo zhdukur nga cenzura e kohës, aq me tepër se ky ishte në mbikqyerje të përhershme të organëve të pushtetit. Kjo ishte e pritur sepse mu ata më parë e patën quajtur njëri heretik(do të thot i pa fe).

Pjesa më e madhe e veprave për të cilat dihet deri më tash janë botuaras vdekjes apo gjinden si dorëshkrime. Nga regjistri bibliografiki veprave të tia që janë gjetur apo dihet për ta deri tash del qartë së kemi të bjmë më një njëri erudit të kohës së vet, i cili u dallua në një veprimtari të gjithanshme si rrallë kush në atë kohë.

Nder veprat kryesore të Hasan Tahsinit janë:”Alfabeti i gjuhës shqipe”(1874), “Kimia inorganike”(1874),”Sekretet e ujit dhe të ajrit-elementet atmosferike”(1892), “Psikologjia”(1893), “Historia e krijimit të botës”(1893) “Bazat e astronomisë”(1894) etj. Në opusin e tij të gjërë krijues përveç veprave nga shkencat natyrore bëjnë pjesë edhe krijimet nga fusha e gjuhësisë, letërsisë, filozofisë etj., më ç rast dëshmohet në mënyrë bindëse veprimtaria e tij multidisciplinare.

Se Hasan Tahsini ka qenë person me autoritet shkencor dëshmon e dhëna se nuk ekziston publikim në kuadër të historiografisë turke e asaj botërore të shek. XIX, që të mos e përmend edhe emrin e tij. Përveç burimeve osmane për te flasin edhe ato franceze, gjermane, ruse, anglo-amerikane etj. Turkologu i njohur rus Smirnovi,për H.Tahsinin thot se “është Lomonosovi i Turqisë”. Sipas mendimit unanim të burimeve turke ai ishte “njeriu më i mësuar i kohës në Stamboll jo vetëm në shkencat natyrore, por edhe në ata letrare, filologjike dhe teologjike”.

Me konsideratë të lartë ndja tij kanë shkruar edhe ish nxënësit e tij, qofshin ata shqiptarë apo turq. Si nxënës të tij kanë qenë edhe I.Qemali, S.Frashëri, J.Vreto dhe P.Vasa. Sami Frashëri në lidhje mbi figurën e H.Tahsinit jep të dhëna më interes duke potencuar se “ai kishte aspirata për dy gjëra zgjëronte njohuritë qe kishte fituar dhe të bëntë një hap drejt zbulimit të së vërtetës, dhe së dyti, ate që dinte t’ua mësonte të rinjve, duke bërë në këtë mënyrë shërbim njërëzimit dhe atdheut të vet”.

Ai në dhomën e tij të punës kishte varur një mbishkrim në gjuhën frënge qe në shqip është ”një vend për çdo send e çdo send në vendin e vet”, më një fjalë “jeta e tij ishte një mësim shkencor e didaktik” thoshte Samiu.

Ndihmesa e Hasan Tahsinit pos në shkencat egzakte dhe shoqërore ishte e madhe edhe në fushën e arsimit dhe të kulturës kombëtare shqiptare, duke u shquar kështu si nder figurat më të dalluara të Rilindjës Kombëtare Shqiptare. Ai shpiku alfabetin shqip të tij. Ishte një nder organizatorët për themelimin e Shoqërisë së të Shtypurit Shkronja Shqip, anëtar i Komisionit për hartimin e alfabetit shqip të Stambollit etj.

Vlerësime për dijetarin e shquar
Duke vlerësuar veprimtarinë e tij krijuese dhe patriotike Shteti shqiptar i ka dhënë titullin “Mësues i Popullit” (1961) dhe Urdhrat “Për veprimtari patriotike” të kl.II (1962), dhe “Naim Frashëri”, kl.I (1995). Por, gjithashtu ai është vlerësuar nga subjekte të ndryshme shkencore e kulturore, ku janë organizuar sesione shkencore dhe takime përvjetorësh,rreth figurës dhe krijimtarisë së tij, e po ashtu janë botuar artikuj, studime dhe botime të veçanta nga autoritete të ndryshme shkencore dhe botës intelektuale.

Pasi opinionit të gjerë shqiptarë ende nuk i është prezentuar veprimtaria e tërësishme e këtij dijetari të shquar është detyrë parësore e institucioneve përkatëse dhe e individëve që të angazhohen më përkushtim për të hulumtuar veprat tjera të panjohura deri më tash si dhe të bëhët publikimi i tyre. Një angazhim i tillë është nderim për autorin dhe kulturën kombëtare.