Zoti Malaj, kanë kaluar disa ditë nga përfundimi i një afati dy javor lënë nga partnerët europianë në Strasburg dhe Bruksel, brenda të cilit do duhej të zgjidhej kriza politike. Asgjë nuk ka ndryshuar dhe pse janë bërë disa negociata në nivel ekspertësh mes PS dhe PD në fshehtësi të plotë që, mesa duket, nuk kanë sjellë rezultat. Si e vlerësoni këtë situatë?
Fatkeqesisht ky eshte deshtim i radhes dhe me pasoja per vendin. Eshte e pafalshme qe ndersa ballafaqohemi gjithnje e me shnume me rrisqet e krizes ekonomike e sociale, situata politike ne vend vazhdon te jete e mbingarkuar negativisht. Une shpresova qe “Krokodili” te ishte nje rast per vendin,ku politikanet tane do te deklaronin pergjegjesine e tyre dhe do te premtonin zgjidhjen e krizes.
Ju jeni shprehur vazhdimisht se PS duhet të zhvillojë jetë parlamentare duke e alternuar dhe me protesta. Si vlerësoni faktin që PS sot është vetëm në parlament dhe pa hapur kutitë?!
I mbetem detyrimit qe cdo force politike e votuar ne zgjedhje ka per te qene parti parlamentare. Eshte pikerisht kjo pyetje qe me ndihmon te ritheksoj se PS nuk duhet ta vonoje organizimin e saj dhe pjesemarrjen e plote dhe efektive ne parlament. Me konkretisht, duhet te perfundoje konfigurimi i perfaqesimit tone politik ne parlament, te zgjidhet nenkryetari i parlamentit, te zgjidhen kryetaret dhe nenkryetaret e komisioneve, te rritet efikasiteti i pjesemarrjes ne komisionet dhe seancat parlamentare. Po keshtu, duhet te perfundoje edhe organizimi i drejtimit politik te grupit parlamentar dhe i strukturave te tjera partiake ne nivel lokal dhe qendror. Mos arritja e nje kompromisi per kerkesat tona, duhet te jete nje argument i forte pse PS nuk duhet te humbase asnje minute per mirorgazimin e saj politik dhe efikasitetin parlamentar.
Pas përfundimit të ultimatumeve dhe moszgjidhjes së krizës, kreu socialist ka nisur një tur takimesh në bashkitë qendër qarku përmes të cilave po përgëzon pjesëmarrësit e grevës së urisë dhe inkurajon ata se greva nuk dështoi por solli frytet e saj. Sa greva e urisë, ku ju ishit pjesmarres, arriti objektivin e saj?
I mirekuptoj te gjitha debatet publike per efikasitetin e greves se urise. Analiza e arritjeve duhet pare ne kendveshtrimin e pritshmerive te shprehura publikisht jo vetem ne protesta, por ne te gjithe aktivitetet tona publike. Disa pritshmeri, sidomos ato qe shpreheshin ne momente optimizmi nga pjesemarrja e madhe e protestuesve, realisht ishin me shume se optimiste. Disa prej tyre cenuan seriozitetin e ballafaqimit politik, demtuan sidomos perkushtimin e protestuesve, te cilet ishin me te qarte se disa nga lideret e protestave qe premtonin fitore brenda 3 diteve apo nje jave.
Kam qene i shqetesuar qe rritja e pritshmerive mund ta demtonte kredibilitetin e opozites, ndaj jam shprehur me nje shkrim analize te botuar ne gazeten tuaj, ku kerkoja te benim kujdes nga optimizmi i tepruar, i nxitur nga numri i madh i protestuesve dhe te bazoheshim me shume tek pergjegjesia per protestuesit, pra tek strategjite e efikasitetit opozitar ndaj krizes ekonomike, varferise dhe papunesise,
Pas rreth 11 muaj krize politike, greva kishte si objektiv kryesor sensibilizimin e faktoreve shoqerore dhe politike ne Tirane, si dhe lideret e BE-se, per rrisqet ekonomike e sociale ne rritje.
Në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave, PS mund të kishte pasur një strategji më të qartë dhe më të kujdesshme për të dëshmuar rolin e saj aksioner në këtë përpjekje?
Publikisht dhe konkretisht ne Shqiperi dhe ne takime nderkombetare, ne menyre te drejtperdrejte PS ka mbeshtetur liberalizimin e vizave dhe do te mbeshtese cdo reforme dhe hap per integrimin europian. Ne e nderpreme bojkotin, iniciuam dhe votuam ne menyre unanime rezoluten per vizat.
Nderpreme greven jo per tu takuar tek “Krokodili”, por per te treguar pergjegjesi maksimale dhe vullnet vetem pozitiv per sfidat integruese te vendit. Efekti ishte pozitiv, BE i aplikoi vendit tone dhe Bosnje Hercekovines heqjen e vizave. Bllokimi i rezolutes ne parlamentin europian nuk vjen per shkak te opozites, por per shkak te bllokimit te zgjidhjes nga maxhioranca. Po keshtu, plotesimi i disa kritereve teknike nuk mund te behet nga opozita, por nga qeveria. Une e deshiroj dhe e besoj qe shqiptaret, maksimumi ne prag te Krishtlindjeve, do te udhetojne te lire ne vendet e BE-se.
Sa e efektshme dhe përqafuese nga masa e gjerë e mbështetësve të PS mund të ishte një rikthim tek protestat popullore, nëse zgjidhja për hetimin e fletëve të votimit, ku dhe kanë ngecur negociatat, nuk do të vinte?
Jane akoma te gjitha mundesite dhe jane te qarta te gjitha detyrimet e te dyja forcave kryesore politike, qe te angazhohen per zgjidhjen, te gjejne kompromiset e nevojshme dhe ta nxjerim vendin nga ky ngerc/krize politike. Cdo zvarritje e zgjidhjes dhe aq me pak cdo strategji e bazuar kryesisht tek protestat, veshtire se do te sjelle nje fitore qe realisht te kete efekte pozitive konkrete.
Pas greves se urise, PS duhet te jete shume me e fokusuar ne reformat e thella qe ka vendi, t’i inicioje ato jo thjesht duke kundershtuar apo duke mos votuar propozime te maxhorances.
Nuk i perjashtoj protestat paqesore si element te ballafaqimit politik, por nuk e absolutizoj efektin e tyre.
Pas një beteje 10 mujore të PS për transparencën e zgjedhjeve dhe sensibilizimit të të gjithë opinionit, do të duhej që PS të niste të mendonte për zgjedhjet për pushtetin vendor, bërjen e reformës zgjedhore, pasi brenda muajit shtator, presidenti i republikës do të duhet të shpallë datën e zgjedhjeve?
Eshte imediate, koha ecen shume shpejt, PS duhet te cliroje me shume energji dhe fokus per sfiden e zgjedhjeve vendore.
Fitorja e tyre eshte nje mision jo i pa mundur per PS. Cdo vonese mund t`i demtoje jo pak pritshmerite tona per t`i fituar keto zgjedhje. Kerkesa per transparencen e votova duhet mbeshtetur me iniciativa konkrete politike, deri edhe referendum per disa sfida te rrezikuara ne demokracine dhe ekonomine e vendit tone.
Ne duhet te shkojme ne keto zgjedhje me avantazhin publik te kontributeve tona ne sfidat konkrete te vendit. Cdo konkurim politik nen kushtet e kesaj temperature politike, te ketij niveli te mosbesimit dhe sidomos me nje kredibilitet ne renie dhe mos besim ne rritje ndaj politikaneve, do t`i beje me te ashpra zgjedhjet vendore dhe me te veshtira sfidat post zgjedhore per cdo fitues.
Profesor Pëllumbi është shprehur gjatë një interviste se Edi Rama nuk duhet të kandidojë për bashkinë e Tiranës duke i lënë vendin figurave të tjera dhe të merret më shumë me partinë. Ndani dhe ju të njëjtin mendim, apo ai është kandidatura e vetme fituese e të majtës në Tiranë?
Me e rendesishme eshte qe sfidat e PS te mos konsiderohen si sfida personale, te mos absolutizohen aftesite personale te asnje drejtuesi politik, te korrigjohen me guxim gabimet e bera, te synohet nje fryme ekipi dhe bashkepunimi ne emer te pergjegjesise perballe votuesve dhe vendit tone.
Duket se ideja e hedhur kohë më parë nga PSD për krijimin e një federate të majtë, por që „ngriu‟ nga ana e PS, do të nisë të realizohet me shkrirjen e G99 me PS, dhe pse shumë eksponentë të saj janë përfshirë të zyrat qendrore të PS. Është koha për një proces të tillë dhe si duhet të bëhet ai?
Patjeter qe PS duhet te rrise hapsirat per cdo force politike dhe individ qe e shikon bashkimin me PS si mundesi te rritjes se efikasitetit politik te opozites se vendit te tij, dhe jo si mundesi mbijetese individuale apo te forcave politike qe perfaqesojne. Paragjykimi i demtoi jo pak keto bashkepunime, ndaj vleresoj se ne duhet t’ju urojme mireseardhjen. Bashkimi me forcat e vogla politike, nuk rrit automatikisht efikasitetin dhe suksesin tone. Gjithcka kushtezohet nga motivet konkrete ne te cilat lidershipi i PS nxit kete bashkepunim dhe nga pergjegjesite reale qe partite e reja aleate jane gati te marrin.
Ne rast te kundert, ne rrezikohemi te rritemi bashke me rrisqet qe here pas here te kemi debate publike lidhur me kerkesat e tyre per shkallen e perfaqesimit ne zgjedhjet vendore apo parlamentare.
E theksoj kete sepse jam skeptik qe keta kryetare partish jane gati t`i shkrijne partite e tyre, cka do te thote se rast pas rasti ata rrezikojne te sillen si bashkekryetare, por jo si partnere te pergjegjshem.
Akoma me keq do te jete nese keto iniciativa do te keqperdoren si makiazh politik per te fshehur problemet qe ka funksionimi i vete PS. Teprimet per influenca personale mbi te zgjedhurit politike te PS, monopolizimi i perfaqesimit ne nivel lokal dhe vendor, mbilodhja per ndikim personal ne struktura apo procese zgjedhore ne parti, rrezikon t`i demtoje jo pak kohezionin dhe perkushtimin forces sone politike.
Eshte momenti kritik qe te gjithe te dorezojne dicka nga qendrimet personale, te ofrojne me shume perkushtim, me shume pergjegjesi, me shume dashamiresi qe PS te funksionoje si nje force politike moderne, e afte te korrigjoje gabimet, e perkushtuar te permiresoje dcemokracine e vendit te saj, e qarte dhe e angazhuar fort ne sfidat e perditeshme te popullit dhe vendit te saj.