A po tërhiqet Berisha nga pozicioni fillestar për kandidatin presidencial nga PD-ja?

1
58

Nga Eduard Zaloshnja, 25 Maj 2012

Lajmin për mbledhjen e djeshme të kryesisë së PD TV Klani e kishte shoqëruar me këto titra: “Kryesia e PD-së mandaton ekipin negociator për Presidentin. Berisha: Do të propozojmë kandidaturë të PD-së, pa përjashtuar kandidaturën e dalë nga negociatat”. Në fakt, po ta dëgjoje me vëmendje lajmin, dallohej qartë se Berisha nuk e kishte thënë literalisht pjesën e fundit të citimit në ligjëratë të drejtë që i kishte bërë TV Klani. Ai tha: “Kjo mazhorancë ka detyrën kushtetuese të bëjë vendin me president. Por mazhoranca do të gabonte nëse nuk do të përfshinte në këtë proces edhe opozitën, me negociata të ndershme”.

Duke njohur marrëdhëniet e ngushta të Berishës me pronarin e TV Klanit dhe përfshirjen e këtij të fundit në drejtimin editorial të lajmeve të televizionin të tij, mendja ta do se vënia në gojën e Berishës të fjalëve “pa përjashtuar kandidaturën e dalë nga negociatat”, ndërkohë që ai nuk i ka thënë ato literalisht, është një mesazh që i dërgohet opozitës se pjesëmarrja e saj në negociata nuk do të jetë thjesht një shfaqje teatrale.

Mbetet të shihet nëse realiteti i numrave në Kuvend dhe/ose trysnia ndërkombëtare e ka bërë Berishën të ndërrojë qëndrimin e tij disamujor për zgjedhjen e një figure të lartë të PD-së në postin e Presidentit të Republikës, apo ai thjesht po bën një lëvizje taktike për të krijuar alibinë e përpjekjes së ndershme për president konsensual.

http://respublica.al/artikuj/2012/5/25/a-po-terhiqet-berisha-nga-pozicioni-fillestar-per-kandidatin-presidencial-nga-pd

 

1 COMMENT

  1. Zaloshnja, ky besim i tepruar tek një i sëmurë psiqik me skizofrteni të theksuar, tek një i shitur tek mafia rajonale dhe më gjerë, ju ka bërë ju të gaboheni gjithmonë në gjykimet tuaja… dhe mban Berishën në pushtet.

    Unë i jap të drejtë Mero Bazes në artikullin e tij të fundit, ku thotë se Berisha duhet rrëzuar, si rruga e vetme për të shpëtuar këtë vend – një orë e më parë. Kush e mban Berishën në pushtet dhe kush gënjehet prej tij, po bëjnë një krim të pafalshëm kundrejt vendit dhe kombit tonë. Koha ka për ta treguar…

Comments are closed.