“Me besim në zot”

2
58

Gjin Musa

Kame degjuar kete dite republikanin Fatmir Mediun te mbylle fjalimin e tije neper takimet elektorale: Me besim ne zot na jepni voten.
Nji metodë e bukur kur edhe zoti perdoret per mashtrime elektorale.
Fatmir Mediu ishte ministri i Gerdecit, rikandidon per deputet! E tmerrshme! Ku e ka kurajon ky “burre” te ballafaqohet me elektoratin Shqiptar?!
Pa asnji mellef politik do i drejtohem z. Fatmir Mediu.

O Fatmir Mediu, nese ti beson ne zot, kur do rrefehesh perpara zotit dhe popullit tand, per 26 shpirta qe nuke gjejne qetesi ne kete dhume politike te nxire nga korrupsioni dhe mashtrimi, vrasjet, skamja dhe mjerimi plage e dites.
Ti Fatmir Mediu ne se i beson ketij zoti, qe i kerkon voten popullore, behu burre edhe nese je fajtor trego te verteten, qeteso shpirtrat e 26 te vdekureve, qeteso zemrat e familjareve.
Mos u beje pale me fajtorin Berisha?
Ti z. Mediu ka kohe qe je peng i Sali Berishes dhe i familjes tij.

Ne kete jete ka ndodhi nga ma te ndryshmet, po kur flitet hapur, pranohet vertetesia, gjithçka gjen rruge zgjidhjen e vete.
Ngjarja e Gerdecit ka nji te fshehte trishtuese, po teper trishtuese, aty vdes edhe kunati i kryeministrit Berisha, te cilin per fatin e “keqe”Berisha nuk po na njifka kunatin e vet! Po kush e çoi ne Gerdec? Kesaj pyetje do i pergjigjesh ti z. Mediu, ishe ministri i mbrojtjes? Asgja nuk mund te behesh pa firmen tane, ti per kaqe kohe vetem hesht, dhe vetem heshtje…

Ti dhe dorheqje si minister, mire bere, po me drejtesin nuke u perbadhe, ndoshta nuke eshte faji i jote, sepse ti fshihesh pase Shkelzenit te Berishes…
U bene arrestime, seanca gjyqesore te pa fund, asnji here Fatmir Mediu nuk u thirre nga organi i akuzes.
Pse kjo heshtje? Pse kjo loje e piste politike? Dikujte i intereson qe Mediun ta mbaje large te vertetes per Gerdecin.

Familja kryeministrore eshte promotori i Gerdecit, prandaj Berisha e mbane Mediun ne qeveri ,biles large drejtesis,sepse me sa duket po te thirret Mediu per te vertetuar apo deponuar se ç’fare ndodhi ne Gerdec di gjithckahin… ketu Berisha falimenton.
Z. Mediu duhet te mose kishte kandiduar per deputet, eshte akte i pa moraleshem,zoti do te gjykoje dhe populli do te denoje ty dhe Berishen per keto qe po i fshehni popullit Shqiptar.

Po te drejtohem edhe une po me fjalet tuaja,po une si qytetar jo si politikan, me besim ne zote o Fatmir Mediu rrefeje te verteten e Gerdecit,beje kete akte human dhe njerzore qe zoti qe ti perdore per te mashtruar elektoratin, te fali, ne se nji dite ky zote do te ndeshkoje, ndeshkimi do jete fatal, athere do jete teper vone per ç’do meshir publike dhe ligjore.

Vere shpirtin tane ne dispozicion te te vertetes, qetesoje shpirtat e 26 te vdekureve, qeteso familjaret, mose qendro penge e te keqes ne se nuke je fajtor, edhe fajtori kure di te kerkoje falje perpara zotit dhe popullit ndihet mai qete ne shpirte.

Z.Mediu kandidimi i juaj per deputet nuk ka moral njerzore dhe ase politik,dile nga dhumi ku je mbytur,kerko ndjese publike per mashtrimin ndaje te vertetes publike per katastrofen tragjike te Gerdecit.
Mandati i jote eshte mandat turpi, largoje kete turpe, fole, mos u fshih pas Shkelzenit te Berishes,neser nuke do te fale zoti, qe me kaqe madheshti e pergojon ne elektorat, besimi tek zoti do ndershmeri, kjo te mungon z. Mediu, e di edhe ti vete, qe je i pa ndershem perpara elektoratit, perpara Shqiptareve, per aqe kohe sa ti nuke flete publikisht se siu ndertue Gerdeci i vdekjes?kushe ishte ideatori? Ti i di te gjitha!fole z. Mediu ne emer te zotit, ne se ti i beson zotit,apo poe perdore si nji loje politike,per te mashtruar te mashtruarit ne keto 23 vite “demokracie”.

2 COMMENTS

  1. Se pari, desheroj te shpreh urimet dhe respektin per “Fjala e Lire”, e cila po i jep zerin Fjales, gjithashtu dhe kenaqesin e veçante qe ky ze merr udhe nga Shkodra.

    Ngasje per kete koment jane bere tre artikujt e fundit te z. Gjin Musa, me shume kendveshtrimi i tij. Nje akademik, para ca ditesh, bashkimin e Metes me Ramen e shihte ne perafersine ideologjike, ndersa z. Musa e sheh si nje akrobaci cinike, nga ara e Sales ne ate te lales, sepse edhe vete Sala e din qe nga ara e tij vetem nje vakt buke siguron; e sheh, gjithashtu, edhe si nje komisionier i Berishes ne elektoratin e majte per te vjele vota.

    Çdo te ndodhe pas kesaj? Sipas z. Musa, akademikut do t’i ngelet qe ideologjine e majte te Metes do ta haje me pershesh me çaj ne mengjez, siç po e hane ato qe Berishen e shihnin si te djathte. Z. Musa nuk arrin te ndaje ose te argumentoje nje Meta ndryshe nga Berisha. Le t’i leme ideologjine akademikut dhe, ne qoftese kekojme filozofine e Metes dhe Berishes, konstatojme lehtesisht: sa me shume pushtet aq me shume para.

    Ketu ka nje ndryshim te vogel. Berisha, perveç kesaj, kerkon edhe lavdi, bile per kete ka nje etje delirante. Meta nuk kerkon kete, sepse ideologu (keshilltari) i tij nga Skrapari, e din qe lahneti i mehalles nuk mund te behet i bekuari i katundit. Argumentet per kete( sa me shume pushtet aq me shume para)jane ne drite te diellit.

    Por, ama, kete filozofi, kush nuk e din qe eshte e mafjes? Ndaj dhe z. Musa permend edhe fjalen mafje. Ne nje shikim te ngushte, mund edhe te thosha se nuk ia vlente te merresh me Fatmir Medi(okrin), sepse te gjithe e dine se ai asht thjesht Tabarja e Berishes, ndersa ti me drejte ve kujen se me çfare morali njerzor, politik a shoqeror dalin para popullit e i lypin voten.

    Por edhe mafja kerkon konsensus per gjithçka ben nder njeres ne territorin qe vepron, ndaj edhe Mediu me shoke, nen qyrkun e politikanit, kerkojne konsensus per vjedhjet, korrupsionin e vrasjet. Ke te drejte, te pakten zotin mos ta permendin, sepse, per ty si katolik, zoti ne gojen e tyre eshte blasfemi. Edhe ata e dine, por e perdorin me synimin per te çarmatosur moralisht njerzit para realitetit te hidhur e per ta pranuar kete realitet si kusht e menyre te jetuari.

    Nese zoti do te ulej ne toke per te vene ne vend drejtesine qe kerkon ti, ato prap do te mblidhnin turma njerzish per t’u mbushur mendjen se nuk eshte zoti, por eshte djalli dhe te paret do t’i gjuanin me gure.

  2. I nderuari Shpend!
    Ju falnderoj per vleresimin qe i beni gazetes “Fjala e Lirë”, qe botohet nga z. Arben Çokaj.
    Eshte e vertet qe kjo gazete eshte nji dritare per ata qe duan te thone te verteten.
    Fjala e Lirë po i mungon medieve Shqiptare, per fatin e keq, se ato jane nen trysnin e politikes.
    O sot o kurre duhet thane e verteta ashtu siç eshte.
    Politika Shqiptare, dhe vete populli po perjeton kohe jo te mira, si rezultat i politikave te shfrenuara, dhunimi i gazetareve, censurimi i medieve eshte shenja ma e keqe per nji vend si Shqiperia me nji demokraci te brishtë, e pse jo diktatoriale.
    Ju falnderoje z. Shpend per vleresimin dhe nxitjen qe na jepni per te mose u mposhtur perpara “Fjalës se lirë”. Gj. Musa

Comments are closed.