Ndotja akustike – një shembull i mirë që vjen nga Kosova

0
62

Arben Çokaj, 1 shkurt 2014

Shqiptarët duan të kenë një shtet demokratik, ku zbatohen ligjet evropiane-perëndimore, apo një shtet islamik, të mbytur nga zhurmat e përditshme të ezanit, nga moszhvillimi e pabarazia sociale dhe ku ligjet e rregullat e sheriatit formësojnë mentalitetin e prapambetur shoqëror?!

Kosova dha një mesazh të fortë këto ditë me projektligjin e miratuar për zhurmat dhe ndotjen akustike, ku parashikohen gjoba deri në 20 mijë Euro kundër atyre, që do të ndotin ambientin me zhurma të palejueshme. Shefqet Krasniqi – hoxha i xhamisë ‘Sulltan Murati’ (emër i një pushtuesi turk) në Prishtinë, me grupimin e tij politik islamik LISBA, doli kundër këtij ligji, duke thënë se xhamia është trupi ndërsa ezani është shpirti i fesë islame, duke aluduar me fjalë të mëdha, se ligji po i hap luftë myslimanëve të Kosovës! Deklarata mjaft të ashpra këto kundrejt një ligji demokratik, aq sa vënë në dyshim praktikat e islamit dhe metodat imponuese të tij. Janë apo nuk janë thirrjet e ezanit në kupë të qiellit, me altoparlantë, në kundërshti me ligjin dhe normat e një shoqërie demokratike?!

Si qëndron puna e thirrjes së ezanit, meqë kjo është tepër shqetësuese edhe këtu në Shqipëri? Sa legjitime është kjo praktikë islame, dhe a mundemi ne të zbatojmë ligjin për ndotjen akustike edhe në vendin tonë? Feja islame u krijua nga Muhamedi para 1500-1600 vjetëve dhe në atë kohë nuk kishte altoparlante. Kur u mblodhën themeluesit e fesë, ndër të cilët bënte pjesë edhe Bilali – një shërbëtor me ngjyrë, diskutuan mbi mënyrën e ndërtimit të xhamisë me minare dhe se si do të shpërndahej mesazhi për besimtarët. Kristianët kanë këmbanat e kishës, kurse ata duhej sipas tyre të gjenin një mënyrë tjetër, për të përhapur mesazhin. Dhe pasi u menduan, ata thanë: “Hip Bilal atje lart dhe bërtit me aq zë sa ke!” – thënien që sot ne e dëgjojmë me nga 5 herë në ditë, rreth 1825-1830 herë në vit, përmes zërit të metaltë të altoparlanteve të xhamive. Thirrja e shërbëtorit me ngjyrë, se “Zoti (All’ahu) është një dhe Muhamedi është përfaqësuesi i tij në tokë”, u bë për rrjedhojë, ajo që hoxhë Shefqet Krasniqi e quan “shpirti i fesë islame” dhe që sot me zhvillimin teknologjik luhet përmes pajisjeve dixhitale dhe shpërndahet me altoparlante të fuqishëm.

Islami vs. Ligjeve demokratike
Duke qenë se islami është një fe e vjetër metodike dhe e pa-evoluar me zhvillimin e kohës, me metodat e saj imponuese, ka ndikuar dhe ndikon ndjeshëm mbi mentalitetin shoqëror, edhe pse në shumë raste i tejkalon normat e një shoqërie në zhvillim. Ligjet demokratike nuk e lejojnë marrëdhënien me të mitur, pedofilinë, siç e lejon islami. Nuk lejohen as ligjet e sheriatit. Shoqëria jonë për më tepër, duke qenë evropiane, nuk e pranon as bashkëgjakësinë në martesë. Në Turqi e vendet arabe martohen edhe me vajzën e xhaxhait, apo vajzën e tezes, kurse tek ne kjo nuk ndodh. Pavarësish kësaj, Shefqeti u thotë vajzave, mos u martoni me të krishterë. Atëherë, a përbën sulm kundër islamit ligji për ndotjen akustike, nëse u kërkohet edhe feve në Shqipëri, që të mos e ndotin ambientin me zhurma shurdhuese? A mundet feja islame ndër shqiptarë, të ketë një përshtatje evropiane, ta ushtrojë besimin e vet brenda objektit fetar dhe jo me zhurma shqetësuese jashtë tij?

Në Gjermani, në rrethinat e Darmstadt-it ka një xhami me dy minare, por pa altoparlantë në minare dhe atje nuk thirret ezani me zë të lartë. Po ashtu, në Frankfurt, në periferi, ka një ambient xhami edhe më të madhe, por pa minare fare. Evropa e dha një sinjal në dhjetor me refuzimin e statusit kandidat për në BE të Shqipërisë. Rama dhe Meta u shprehën më pas se ishin grupe ekstremiste evropiane, që ndikuan në refuzimin e statusit për shkak se e konsideronin Shqipërinë islamike dhe anëtare të Konferencës Islamike. Ndërsa ne u japim kohë evropianëve të kuptojnë se Shqipëria nuk përbën ndonjë rrezik për Unionin, a duhet ne shqiptarët vetvetiu të moderojmë diçka edhe në sjelljen tonë si popull, që me të vërtetë të mos shfaqemi si të rrezikshëm, para bashkësisë ku dëshirojmë të bëjmë pjesë? A duhet ne të jemi më të qartë me vetveten si shqiptarë, se çfarë duam në të vërtetë? Duam një integrim e zhvillim evropian, apo një orientim arabo-lindor, ku vendet islame na japin një shëmbëlltyre konfliktuale të prapambetjes dhe moszhvillimit?!

Shefqet Krasniqi si përfaqësues fetar islam, ecën më tej në doktrinën e tij. Me fjalën e tij të shpërndarë përmes mediave, ai i ndalon martesat e përziera për shkak të besimit dhe bën thirrje edhe për konvertim të të krishterëve në islam, gjë që bie ndesh edhe me ligjin për besimet fetare, që janë të lira. Shefqeti me grupimin politik LISBA, ka kërkuar disa herë që vajzat në Kosovë të shkojnë me shami në shkollë dhe kërkesat bëhen në një mënyrë imponuese dhe injoruese për shtetin laik. Pra, pavarësisht se jetojmë në një shoqëri më të informuar dhe të civilizuar, përpjekjet e Shefqetit janë primitive, në sipërmarrjen e tij për ta islamizuar Kosovën. Shefqeti e mendon Kosovën një shtet të dobët, dhe po i hap luftë me deklarata shtetit të tij, në emër të ezanit dhe fesë islame, që iu imponua shqiptarëve nga pushtimi osman. Kjo është mjaft e dëmshme për shoqërinë kosovare, por është edhe një sfidë, që qeveria e Kosovës ka ndërmarrë për minimizimin e efektit negativ, që mentaliteti islamik ka mbi shoqërinë tonë, në këtë rast me zhurmat e larta shqetësuese.

As Zoti vetë nuk kërkon zhurmë…
Në Kosovë janë disa faktorë që kanë ndikuar në hartimin e këtij ligji nga qeveria Thaçi dhe votimin e tij në parlament edhe nga Vetëvendosja e Albin Kurtit. Ndikimi i misionit ndërkombëtar atje, duke parë rrezikun që sekte të ndryshme fetare islame, si vehabistët, po ndjellin konflikte në Kosovë; pjesëmarrja e vullnetarëve shqiptarë përkrah Al-Kaedës në Siri; fyerja që përfaqësuesit fetarë si Naim Tërnava e Shefqet Krasniqi, deri edhe tek të rinjtë e Forumit Rinor Islam, si Noli Zhita etj., që i kanë bërë Gjergj Kastriotit dhe Nënë Terezës, kërcënimi islamik së fundmi ndaj deputetes Alma Lama, ka bërë që kosovarët të vijnë duke i thirrur mendjes për orientimin e gabuar dhe konfliktual, që këto drejtues islamikë, po i japin shoqërisë së tyre. Shpëtuan nga serbi, për t’u islamizuar?!

Ligji kosovar për ndotjen akustike nuk bëhet vetëm kundrejt ezanit, por kundrejt çdo zhurme shqetësuese, qoftë këto edhe këmbanat e kishave. Deri tani nuk ka komunitete të tjera fetare, që kanë reaguar kundër ligjit dhe ndoshta nuk reagojnë fare. Besimi në Zot është i lirë, por mund të ushtrohet pa bërtitur dhe shqetësuar popullsinë. Pasi Zoti i plotfuqishëm nuk ka nevojë për zhurmë.

Shqipëria – një vend ende i pandërgjegjësuar
Në Shqipëri, shtypi i shkruar dhe media e kanë të vështirë, thuajse të pamundur, që të trajtojnë tema në lidhje me komunitetet fetare dhe aq më tepër të kritikojnë disa nga teprimet e tyre, si psh. bllokimi i rrugëve dhe shesheve për Bajram, që bëhet në mënyrë demonstrative, për ta paraqitur vendin tonë të islamizuar, apo thirrja e ezanit përmes altoparlantëve, që është mjaft shqetësuese për popullsinë, dhe bie ndesh me ligjin për ndotjen akustike, etj.

Për 23 vjet me radhë, shteti komunist e pati ndaluar aplikimin e feve në Shqipëri. Shoqëria shqiptare, pas rrëzimit të sistemit komunist më 1990, e ka fituar lirinë edhe për aplikimin e feve në vend. Duket sikur shoqëria jonë ndihet në borxh kundrejt feve, pasi asnjë nuk i kritikon teprimet e tyre, edhe në rastet kur veprimtaria fetare bie ndesh me të drejtat dhe liritë demokratike të qytetarëve. Psh. në Shkodër, kur vjen havlla turke nga Stambolli për Bajram, bllokohet sheshi dhe qarkullimi i makinave, sepse kanë parë sheshin që bllokohet në Tiranë. Jo se nuk kanë vend për t’u falur. Sikur besimtarët të shpërndahen nëpër xhamitë e ndërtuara për këtë punë, edhe havlla do të shpërndahej në mënyrë më të kulturuar. Realisht do të ishte më mirë, që të mos vinte havllë turke fare për Bajram në Shqipëri, ashtu si nuk vijnë bredha nga Vatikani për Krishtlindje. Dhe kjo gjë duhet parë!

Kosova një shtet i ri disa vjeçar po i jep një shembull evropianizues Shqipërisë, e cila ka mbi 101 vjet pavarësi nga turku. Pse ndodh kjo dhe a do duhet që edhe shteti shqiptar ta shikojë më me përparësi ligjin për ndotjen akustike në vend? Fetë dhe liritë e tyre nuk duhen kufizuar, por duhen kufizuar teprimet e tyre, duke ndërhyrë me ligj pikërisht aty, ku aplikimi i fesë shkel ligjet demokratike dhe cenon liritë dhe të drejtat e njerëzve. Fetë në Shqipëri, para ligjit janë në rangun e OJF-ve, dhe i nënshtrohen zbatimit të ligjeve të shtetit shqiptar. Por mentaliteti shqiptar i shtetformimit, i ndikuar ndjeshëm nga mentaliteti islamik, nuk ka arritur akoma në lartësitë e respektimit të ligjit, si në vendet e Evropës Perëndimore, prandaj jemi edhe ndër vendet më të prapambetura në Evropë. Ashtu si ligji për ndalimin e pirjes së duhanit në vendet publike, edhe ligji për ndotjen akustike kërkon një rregullim dhe zbatim të tij, gjë që nuk ka ndodhur deri tani, pasi Shqipëria siç thonë ka gjithmonë “halle” më të mëdha, por askush nuk e vret mendjen, se nga e kanë burimin këto “halle”!. A thua ndikon mentaliteti i moszbatimit të ligjit në rritjen e këtyre halleve?

Shoqëria shqiptare në vitin 1990-të ishte realisht më e rregullt nga ç’është shoqëria tani, 23 vjet pasi feja fitoi liritë e saj. Sot, shoqëria shqiptare është më e ligë, më e pabesë, më e korruptuar dhe më e pasigurt, se në atë kohë. Atëherë ku është roli paqësor i feve në shoqëri? Pse duhet që zëri i xhamive të bërtasë me nga 5 herë në ditë, cili është qëllimi dhe shërbimi që ky zë buçitës, në gjuhën arabe, i bën shoqërisë sonë? Dhe pas analizave, vijmë në përfundimin, që me kohë kanë ardhur shoqëritë Perëndimore: Feja le të jetë e lirë, ajo është e dobishme për ata që besojnë në të. Por ligjet e rendin i zbaton shteti demokratik, feja luan rolin e vet paqësor e jo konfliktual, në zbatim të këtyre ligjeve.

Mjerimi në trojet tona nga mentaliteti turko-arab
Xhamia Ebu Baker në Shkodër është një ndër xhamitë më të mëdha në këtë qytet. Ka zënë një sipërfaqe të madhe ndërtimi dhe një shesh – lulishte të gjerë në qendër të qytetit. Si çdo xhami tjetër këtu, ajo bërtet përditë me altoparlante zhurmues, aq sa ia ndërpreu bisedën edhe ish-kryeministrit Berisha, në kohën kur gjatë fushatës, ai kishte një takim me gazetarët në një ambient të hotel Colosseo – apo kryeministrit Rama, në mbledhjen e qeverisë në Shkodër, vitin e kaluar.

Zakonisht vërehen besimtarët teksa lahen në një ambient të hapur dhe primitiv, gjë që nuk është në përshtatshmëri me kërkesat e kohës, aq më tepër në motin e ftohtë. Mungesa e ujit në vendet arabe, dhe tradita e mospastrimit të popullsisë atje, ka futur këtë element “pastrimi” në fenë islame, i cili ngjan si i pakuptimtë për ne shqiptarët, që kemi ujë me tepri. Vëren gjithashtu, se ezani buçet me të madhe, ndërsa nuk janë as 4-5 besimtarë duke u lutur në xhaminë e stërmadhe. Atëherë pse amplifikohet zëri, për 4-5 vetë?! Pse shurdhohen të tjerët, që nuk duan të shkojnë në xhami? Kush do që të besojë në islam, nuk ka nevojë t’i imponohesh, t’i bërtasësh “ja ku jam”, punë për të, rrugën e ka të lirë gjithkush po të dojë, dhe rrugën e gjen vetë kush do. Ndalimi me ligj i zërit të lartë, do të sjellë me siguri popullimin e këtyre xhamive të zbrazëta e të stërmëdha, pasi ky shërbim besimtarëve nuk u ofrohet më përmes zërit të lartë të altoparlantëve, apo TV-ve lokale. Ata kur munden, do u duhet të shkojnë në xhami për të dëgjuar lutjet apo predikimin e hoxhallarëve dhe kjo do e ndihmojë shoqërinë myslimane të shoqërizohet më mirë dhe të tregojë kulturë, e jo dhunë verbale.

Përfaqësuesit fetarë islamë në Shqipëri kanë gjetur një metodë jo fort fisnike të mbrojtjes. Ata të akuzojnë për islamofob, sa herë që u kritikon ndonjë teprim të tyre, në mënyrë që të mos lejojnë përshtatshmërinë e tyre me nevojat e shoqërisë sonë për zhvillim e integrim evropian. Edhe nëse ke të drejtë në kritikën tënde, parë në optikën islamike, ata të akuzojnë për islamofob, për çdo qëndrim që ti mban jashtë interesave të tyre fetare. Por kur dikush e ka erën e gojës të rëndë, normalisht se je i detyruar t’i thuash, largohu paksa, se po kundërmon! Kështu edhe në lidhje me fenë, myslimanët duke respektuar vetveten, duke mos u bërë të rëndë e imponues për të tjerët, respektojnë edhe harmoninë fetare në shoqëri, për të cilën ne shqiptarët lavdërohemi, se e kemi si një ndër virtytet më të mira.

Por realiteti flet krejt ndryshe. Flet për një konflikt të heshtur ndërfetar në shoqërinë shqiptare, që mbahet i heshtur nga tensioni sipërfaqësor, por është gati për të shpërthyer dhe gjen forma të tjera të shprehjes, me mungesën e zhvillimit si shoqëri, me ndërtime xhamiash pa kriter në çdo qoshe e vend të dukshëm, ku falen vetëm nga 4-5 vetë në ditë, s’ka rëndësi, xhamia le të jetë. Pra, një kapital i hedhur pa masë, me një efekt minimal, për të mos thënë, me një shërbim negativ dhe stigmatizues për shoqërinë e sotme shqiptare, e cila përfiton nga dobësia e shtetit për të bërë ndërtime pa leje, për të ndërtuar mure rrethuese e kufizuese, si në vendet arabe, për të ecur pakujdes në mes të rrugës, duke mos respektuar ligjet e rregullat, e kështu me radhë.

Do të ishte mirë që krerët e komuniteteve fetare në Shqipëri, të mblidheshin pa bujë dhe të shikojnë ndikimin e fesë mbi shoqërinë tonë. Japin ato një ndikim pozitiv, apo jo? Dhe nëse ato nuk bien dakord, që të sillen në respekt të ligjeve demokratike për një Shqipëri Evropiane, në këtë rast edhe në respekt të ligjit për ndotjen akustike, atëherë ato do ishte mirë të kuptonin një herë e mirë, se rendi dhe siguria në këtë vend, qetësia publike dhe lufta kundrejt krimit e korrupsionit, i takon shtetit dhe secili duhet të përkulet para ligjit. Përndryshe rrezikojmë shumë me zhvillimin tonë, rrezikojmë të mbetemi gjithmonë një vend problematik dhe i pazhvilluar, një vend që dikush i bie këmbanës e dikush ndez altoparlantët me zë të lartë, dikush i bie thumbit e tjetri patkoit!


Tellallët e intolerancës

Besnik Sinani

Faqja Respublica ka sjellë një artikull nga një autor me emrin Arben Cokaj, që merr shkas nga ligji i miratuar kohët e fundit në Kosovë për ‘ndotjen akustike.’ Kush është i interesuar për autorin mund të vizitojë faqen e tij private ku ai njofton se ka studiuar në Tiranë shkencat e natyrës, ka gati për botim dy libra me poezi dhe një për përdorim kompjuterësh dhe administron degën evropiane të Shtëpisë Botuese Marinaj, gjë që të lë të mendosh se kjo shtëpi botuese do ketë edhe degë në kontinente të tjera.

Në fakt nuk është e rëndësishme të merresh me autorin e këtij shkrimi, qartazi jo një emër i njohur analisti në shtypin vendas, përveç se të vësh në dukje mungesën e çfarëdolloj kredenciali në formimin e tij apo karrierën profesionale për të folur në mënyrë të informuar për Islamin apo bashkësitë muslimane. Jo se është e nevojshme që kushdo autor i faqeve të opinionit në gazeta që shkruan në lidhje me Islamin, apo çfarëdo prezence në shoqëri, duhet të jetë njohës i Islamit, por autori ndërmerr të sqarojë elemente identifikues apo formësues të Islamit për publikun kur qartazi ai nuk duket të dijë më shumë se lexuesi më pak i informuar.

Nevojitet, në anën tjetër, të komentohet faqja që boton një shkrim të tillë – një faqe e njohur kjo në shtypin shqiptar. Faqja Respublica bëhet medium i një shkrimi që quan një fe të ligjshme në Shqipëri dhe praktikuesit e saj si e pa-evoluar, imponuese, të rrezikshëm, [mbartëse e një shëmbëlltyre] konfliktuale të prapambetjes dhe moszhvillimit, primitive, ‘mentaliteti islamik’ është sfidë dhe ka efekt negativ mbi shoqërinë tonë, i ka shpallur luftë ‘shtetit laik’ etj, etj.

Artikulli i botuar nga Respublica mbart dhe një sërë keqinformimesh të tjera. Për shembull, quan si anti-demokratik (shpall luftë, thotë autori) deklarimet kundra një ligji të vendit, gjë kjo totalisht e pavërtetë sipas të gjitha standardeve të vendeve demokratike sot në botë. Në fakt, mosbindja civile, ku Kosova na ka dhënë shembuj të shumtë, është një nga veglat më të njohura demokratike e përdorur nga aktivistë që janë nderuar me çmimin Nobel për paqe. Të flasësh kundra ligjeve që i konsideron të padrejtë është e mbrojtur nga liria e fjalës dhe madje është obligim qytetar. Të flasësh kundra martesave fetarisht të përziera është e mbrojtur nga liria e fjalës dhe bëhet rëndomë në shumë vende të Perëndimit. Martesa mes kushërinjsh nuk është e njohur vetëm në ‘vende arabe dhe turke’ po edhe në vende të Perëndimit, si fjala vjen, ShBA. Të flasësh kundra martesave fetarisht të përziera është çështje totalisht e ndarë nga martesa mes kushërinjsh. Lidhja e tyre në artikull përbën një lapsus logjik. Feja islame nuk është ‘themeluar 1500-1600 vjet’ më parë dhe sipas të vetmeve burime të disponueshme tregimi që autori sjell mbi fillesën e ezanit është i pasaktë. Autori është përherë i mundur të sjellë se nga e ka përkthyer dialogun, i cili, sipas të gjitha gjasave, është bërë në gjuhën arabe.

Meqenëse teksti është sjellë në suazën e një diskutimi për ligjet dhe standardet demokratike, vlen të theksohet se paraqitja e një feje dhe një bashkësie fetare si të dhunshme, konfliktuale, të rrezikshme, të pa-evoluar etj, etj, etj. përbën nxitje të frikës, alarmit, paragjykimeve ndaj asaj feje dhe aderuesve të saj – gjë kjo e dënuar dhe demaskuar në dokumente themeltare të Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian ku islamofobia – nxitja e frikës ndaj Islamit – sëbashku me forma të ndryshme të paragjykimeve etnike, racore apo seksuale – kategorizohet si ndër format më të ulëta të paragjykimeve që duhet të turpërojnë çdo shoqëri.

Gjuha emotive e këtij artikulli është – ndër të tjera – ajo që dallon gazetarinë dhe opinion-bërjen nga trakte propagandistike të nxitjes së urrejtjes dhe mediumet që e promovojnë – si Respublica në këtë rast, janë promovuesit e asaj që në mungesë të një termi adekuat në shqip, huazojmë nga anglishtja për ta quajtur ‘bigotry.’ Prezenca dhe promovimi i kësaj gjuhe – jo në skuta të ndotura interneti – po në atë që konsiderohet shtypi mainstream është ogur i keq – dhe jo vetëm për muslimanët. Një shoqëri që toleron intolerancën dhe paragjykimet ndaj një grupi apo bashkësie, përligj intolerancën dhe paragjykimet kundra kujtdo. Ky është rrezik i vërtetë për një demokraci.

*Autori është kontribues i vëllimit Sharia in the West (2013) botuar nga Leiden University Press, Holandë.

Revista “Shenja”


Përgjigjia ime me koment për shkrimin e mësipërm:

Përshëndetje z. Besnik Sinani,

Shkrimin tim mbi ndotjen akustike unë e bazoj mbi ligjet demokratike dhe interesimin e shoqërisë sonë për t’u integruar në BE dhe jo në vendet islame, në orientimin tonë drejt Evropës, për një shtet demoktratike e jo-islamik. Ti merresh me sheriatin, dhe e gëzofsh. Parimet e demokracisë dhe ligjet e saj, e garantojnë të drejtën e një qytetari të lirë, i cili nuk ka pse shqetësohet me thirrjet shurdhuese përmes altoparlanteve të kaurit mbi xhamitë e All’ahut.

Në 1400 vjet, që me krijimin e saj, feja islame pisket në kupë të qiellit dhe tani që bota ka ecur përpara në zhvillim, shoqëritë islame duke përfshirë edhe popullin shqiptar, kanë mbetur pas dhe e shohin shoqërinë Perëndimore tek ecën përpara, ndërsa këto rrinë duke pëllitur akoma…

Nëse ti që po pretendon se rri në Hollandë, e më konsideron mua të paditur, për të folur për islamin, për të mos thënë të paindoktrinuar e tru-shpërlarë si ti, që merresh me këtë fe primitive, unë po të them ty, më gjej po munde një shtet demokratik me demokraci të avancuar, e cila e lejon piskamën me altoparlante të një feje të caktuar, apo edhe të islamit, dhe unë ta pranoj se qenkam intolerant.

Toleranca fetare nuk nënkupton, që dikush në emër të neuzave të tij të besimit të shurdhojë të tjerët e të tjerët të mos guxojnë as t’i thonë se çfarë po bën! Toleranca nënkupton, kur neurotikët e fesë së All’ahut i nënshtrohen ligjeve demokratike, jo me dëshirë, por se ligji e kërkon këtë, pasi ju me eZanin e lartë e thyeni ligjin demokratik 2 herë: një herë se bërtitni të madhe tej normave të lejuara dhe dy, se bërtitni në gjuhë të huaj.

Ju jeni disa egoistë, më keq se komunistët dhe doni gradualisht t’i imponoheni me dhunë shoqërisë sonë, në mënyrë që ta pengoni atë në rrugën e saj drejt integrimit Evropian. Zhurmat nuk janë fjalë e lirë. Nuk janë liri e shprehjes. Ju keni të drejtë t’i ledhatoni neurozat e besimit tuaj brenda objekteve fetare, pa u bërë shqetësues për të tjerët.

Nuk po hyj më thellë në pretendimet e tua, ku gjen një rast dhe e përmend se martesat brenda familjes kanë ndodhur këtej e andej, dhe don një ligj të shekullit të 7-të, të na e paraqesësh si bashkëkohor. Ne flasim me ligjet e sotme sekulare, të shekullarizuara, të shekullit tonë, jo kthim prapa në kohë, e me ligjet tona, Muhamedit alesalm i bie të jetë pedofil, pasi ai u martua me një vajzë 9 vjeçe.

Kam kohë që botoj shkrime dhe e di se ju kërceni përpjetë, duke i bërë presion shtypit e mediave, në emër të fesë së turkut, ashtu siç bëni edhe në këtë shkrim, që shkrimet kritike ndaj neurozës suaj, të mos publikohen. Unë nuk e kam problem shumë se ResPublica.al nuk e publikon një shkrim timin, as edhe këtë koment këtu, unë kam ku i botoj shkrimet e mia.

Vetëm se dua të të them, o ithtar i nënshtruar i fesë së turkut, se duhet të të vijë turp, që mbron një anti-vlerë, një atavizëm kulturor, duke ia nënshtruar një kulturë superiore, siç ka qenë kultura jonë shqiptare-evropiane, një kulture primitive e inferiore, që na vjen nga shkretëtirat arabe. Se të del turku e arabi ty më i dashur se shqiptari, mund të kesh arsyet e tua. Por më bën habi me intelektualët shqiptarë të kohës së sotme, që ua ka ngrënë sorra trutë dhe po i nënshtrohen presionit tuaj, për ta kaluar shoqërinë shqiptare nga komunizmi në islamizëm.

Zgjat sa zgjat, një ideologji nihiliste që mohon jetën e promovon vdekjen, është një perversion patologjik, me destinacioon të vetë-shkatërrohet. Herët a vonë, shoqëritë e dominuara nga islami do të shpërthejnë pasi të varfërohen edhe më shumë, në atë pamundësi jete, që islami i imponon ata të jetojnë. Ligjet e Evolucionit e konsumojnë dalë-ngadalë secilin individ, a grup shoqëror, që del kundër tyre!

Arben Çokaj