Nga Ndoc Selimi, dërgoi Gjin Musa
Thone se artisti nuk vdes kurre, edhe i vdekur eshte midis nesh.Ai vjen nepermes shpirtit tij tashme te kthyer ne art, te lene peng diku midis horizonteve, te nje poezi, nje roman, pikture, film, teater, te nje ndertese e bukur, apo edhe te nje rruge a park. Zef Lekaj eshte prezent midis nesh me tingullin muzikor te shkrire ne buzen e zemren e secilit prej nesh, na la mbi 250 kenge, shume tablo muzikore, la poezi, perkthime, nje roman te pabotuar e partitura kengesh te pakenduara.
Na la figuren e nje burri te plotformuar ne fuftra e shkolla, majen e pedestalit artistik ku arriti, por edhe qendresen mbinjerzore te ferrit komunist neper burgjet e egra te diktatures. Shkodra, djepi qe e perkundi kur u lind dhe rriti shtatin ne ata vite te arta, ku paqa dhe falja perdikoheshin si virtyte te shenjta e deri te atmosfera e pushtuar prej artit, do t’i plotesonin artistit te ardheshem civilizimin e karakterit te tij. Shkodra u be nena e dyte, u be çelesi i solit per te hyre atje ku me vone Zef Lekaj pyet vehten se gjate jetes a do te bashkeudhetoje me Danten, Shekspirin, Petrarken, Manxonin, Mjeden, Fishten, …Bet’hovenin, Moxartin, Verdin …per te shtuar mendueshem se “vargjet e tingujt me pelqejne”.
Patriotizmi i te riut 22 vjeçar dhe dashuria ndaj atdheut e brumosur nder breza e therret t’i thote “JO” komunizmit, ferres se kuqe qe do te therte e vriste shpirtin e atdheut, prandaj e kerkon ndergjegja te rreshtohej ne krah te idealeve te larta demokratike, siç ishte ne ata vite te para te instalimit te diktatures levizja ne formen e nje kryengritje te armatosur e Postribes. Ky patriotizem i mohuar do ti kushtonte te riut , muzikantit te ardhshem , Zef Leka emrin e urryer prej propogandes komuniste “njeri i prekur”. Ishin kohe pa kohe, kur agrepat e ores shqiptare kishin mbetur te dymbedhjeta e nuk dinin se ç’drejtim te mirrnin . Ishte koh ashtu siç thote Migjeni se ne mengjes zgjohet njeriu me gezimin qe “kaloi edhe nje nate e veshtire”, ose M.Camaj qe thote: “Ne muzg prek ballin e vet secili e ndjene nder gishta fillin e jetes e gezohet”.
Nen kete terror rritej e merrte rruge nje brez i kryqezuar. Por talentet u munduan ta gjejne rrugen e mundimeshme drejte njohjes me pune, me ndershmeri, ashtu siç beri edhe Zef Lekaj. Megjithese talenti dhe puna e tij nuk u vlersua asnjehere realisht, ai mundi te korre duartrokitjet e spektatoreve dhe mbare popullit artedashes duke i dhene magji ne thurjen e vargjeve te kengeve, ne kopozimet e mrekullueshme, ne dirigjimet e orkestrave, ne drejtimin e shume valleve korografike, ku spikati niveli artistik e duke korrur suksese e vende nderi e te para ne garat e ansambleve , kengeve e valleve etj. (Kujtojme se mjeshtri i muzikes Zef Lekaj ishte emruar te punonte ne Kuçove si derigjent e drejtues i ansamblit kengeve e valltij qyteti).
Kur pema e larte kishte pjekur frutet dhe kur musikanti, regjizori, kompozitori i zerave te medha ishte me flatra te hapura mbi horizontin e artit, u gjet si gjithmone ne sistemet diktatoriale sharra e djallit e do ta kthente pemen permbys. Ne nje mbledhje fronti te qytetit Kuçove, kur te gjithe perfshire edhe vete mjeshtrin, mendonin se do te dekurohej o te mirrte ndonje titull per punen e majat qe kishte arrite, Zef Lekajt i vihen hekurat ne faqe te gjithe qytetit. Faji i dijes dhe inteligjences edhe ne kete rest u ndeshkua rende. Ai akuzohej qe kishte lexuar Fishten, se iu gjet ne shtepi nje liber i Dostojevskit dhe se nuk kishte salutuar shefin e sigurimit te zones. Dhe per kete autori i shume kengeve qe tash me kane hyre ne fondin e arte te muzikes shqiptare si “Cobaneshe”, “Moj e mira”, “Njana moll’ e tjetra ftue”, Pashe dy syt’ e ty si drite”, si autor i tekstit “Mbeta gjith’ diten hijeve”, kengen per femije “Fatosi dhe qengji”, qe i dha edhe vendin e dyte te festivalit, detyrohet t’i nenshtrohet per shtate vjet rrjesht fatit te zi te burgut.
Kam perpara librin monografik kushtuar mjeshtrit.Monografi qe autori Leon Lekaj ia kushton babajt te vet, duke i ngrite keshtu nje monument ketij prindi te mrekullueshem qe u dha jete pese femijeve duke i edukuar me ndershmeri e dashuri ndaj Zotit, atdheut e njeriut. Ku liber na percjell faqe pas faqesh jeten e babajt Zef me nje shkrim e stil te dale prej dores e penes se poetit e mikut tone Leon Lekaj, ashtu siç din teshkruaivetem dora e pena e tij. Keshtu pra, artistin e madh me 28 shkurt te vitit 1999 e therret Zoti per te shkruar simfonine qiellore dhe njerezit e kujdesshem ne toke sa ishte gjalle e nderuan me tituj te larte pas viteve 90′ si “Krenaria e Qytetit”, “qytetar Nderi”, si dhe “Urdherin per Veprimtari Patriotike te Klasit Pare”. Zef Lekaj mbetet nder breza “Nje artist nen pentagrame te kryqezuara”. Falemnderit Leon Lekaj per ket perle qe na solle.