Nga TemA
13 qytetare nga Shkodra janë arrestuar sot në mëngjes dhe janë shoqëruar të lidhur me pranga për në Tiranë. Drejtoria e Policisë së Tiranës konfirmon lajmin, por nuk sqaron arsyet përse protestuesit e arrestuar të opozitës në Shkodër janë sjellë në Tiranë. Ndaj tyre duket se rëndon akzua për bllokimin e rrugës në Bushat javën e kaluar.
Një avokate e të arrestuarëve i tha gazetës Tema, se klenti i saj u arrestua në orën 7 30 minuta në mëngjes, ndërkohë që ishte duke shkuar për në punë.
Të arrestuarve ende nuk ju kanë komunikuar akuzën. Sipas ligjit ata duhet të mbahen 10 orë, pa ju komunikuar akuza, ose duhet të lihen të lirë. Ndalimi i tyre është bërë në kundërshtim me ligjin pasi normalisht ata vetëm duhet te identifikoheshin. Aryseja e transferimit nga Shkodra në Tiranë, të lidhur me pranga, besohet se bëhet për të rritur presionin psikologjik mbi ta. Familjarët e të ndaluareve janë të shqetësuar dhe nuk kanë marr ende asnjë konfimrim zyrtar për vendndodhjen e të afërmve të tyre.







