Mafia shqiptare, ka “atdhe” dhe “shpellë” selinë e qeverisë “Berisha”

1
52

Nga Kledian Lula, 25 Prill 2012

Këto ditë janë publikuar tre skandal-krime, që kanë lidhje të plotë, të qartë e të vetme me kupolën e pushtetit qeverisës “Berisha”.

1. Mediat publikuan skandal-aferën e bllokimit të linjës së transmetimit të energjisë elektrike Shqipëri-Kosovë në favor të tregut të energjisë së mafias serbe, me autor kryesor kryeministrin Sali Berisha, të birin e kryeministrit Shkëlzen Berisha dhe ortakun e biznes-aferave të familjes kryeministrore, serbo-boshnjakun Damir Fazllic.

2. Përsëri dje, ish-zv/Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Sokol Hasani, denoncoi publikisht në media skandalin e abuzimeve me legalizimin e banesave, bërë prej super-shërbëtorit të familjes kryeministrore, ish-drejtorit të Përgjithshëm të ALUIZN-it Shaban Memia.

3. Një tjetër skandal u denoncua publikisht prej Drejtorit të Policisë të Qarkut Dibër Shemsi Prençi në lidhje me mbrojtjen zyrtare të mafies së kromit në Bulqizë, ku akuzohej kryeministri Sali Berisha, Ministri i Brendshëm Bujar Nishani, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj dhe SHKB e Policisë së Shtetit për lidhje me krimin e organizuar, për mbrojtje të tij dhe goditje të ashpër ndaj strukturave policore, që luftojnë këtë krim.

Këto tre skandale, ashtu si gjithë skandal-krimet e tjera, me të cilat zhvaten e sigurohen miliona euro në rrugë kriminale, kanë të përbashkët këtë tre fakte absurde:

1. Janë denoncuar tek kryeministri Sali Berisha, por ky ka heshtur, ndërsa aferat kanë vazhduar të veprojnë lirshëm.

2. Janë denoncuar tek Ministri i Brendshëm Bujar Nishani dhe tek Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, për t’i dhënë mbështetje policisë dhe institucioneve vepruese anti-krim, për faktin se individët dhe strukturat e krimit kishin lidhje me kupolën e pushtetit. Ministri i Brendshëm Nishani dhe Drejtori i Policisë Burgaj, jo vetëm nuk i dhanë mbështetje policisë për të luftuar krimin, por u bënë palë me krimin, duke kërcënuar e larguar nga policia e shtetit, drejtuesit e policisë që kishin zbuluar krimin. Krahas këtij qëndrimi, dyshja “PRO-KRIM” dhe “PRO-MAFIE” Nishani-Burgaj, aktivizojnë qëllimisht dhe Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Policisë së Shtetit (SHKB) për të bërë presion e për të ndëshkuar policët dhe drejtuesit policorë “ANTI-KRIM”.

3. Kryeministri Sali Berisha, si përherë, pas çdo denoncimi nuk ka angazhuar strukturat ligj-vepruese për të ndëshkuar krimin, por ka nxjerrë urdhra urgjent për largimin nga detyra dhe nga shërbimet, të atyre drejtuesve që zbulojnë, denoncojnë e ndëshkojnë krimet, madje gradon në poste të larta autorët e krimeve, ose bashkëpunon në afera më strukturat e mafies.

Mjafton kaq për të kuptuar përfundimisht që Shqipërinë dhe shqiptarët nuk i drejton një qeveri pune e integrimi europian, por një bandë hajdutësh me mandate e poste pushteti. Mjafton kaq, për të kuptuar se mafia shqiptare ka “atdhe” dhe se ky “atdhe”, se kjo “shpellë” është kupola e pushtetit, është selia e qeverisë së drejtuar nga “krye-shpellari” Sali Berisha. Mjafton kaq për të definuar bindjen totale e përfundimtare, se grup-banda që harton dhe imponon ligjin në favor të mafies shqiptare e rajonale është grupi parlamentar i “kopesë” së PD-së që ka për “bari” super-hajdutin, super-kriminelin e anti-shqiptarin Sali Ram Berisha. Mjafton kaq, për të kuptuar përfundimisht qartë, se këtë bandë hajdutësh e mafiozësh që ka uzurpuar, që po sundon dhe vepron nën drejtimin e “krye-shpellarit” Sali Berisha në “shpellën” e quajtur “Kryeministri” e mbron kupola mafioze e policisë së shtetit, duke i shoqëruar e mbrojtur krimet e saj me eskorta, duke eliminuar policë e struktura policore që duan ta luftojnë këtë linjë krimesh të bandës kriminale qeveritare!

Kemi 7 vite që dëgjojmë skandale e krime mafioze, që kanë si autorë dhe mbrojtës vetëm kryeministrin, kryetaren e kuvendit, ministra, deputetë, politikanë, familjarë të tyre dhe shërbëtorë të pushtetit. Askush nuk preket nga policia anti-krim, sepse policia është mbuluese dhe mbrojtëse e krimeve të tyre. Askush nuk dënohet, sepse gjykatat janë mbrojtëse të krimeve të tyre. Kemi 7 vjet, që dëgjojmë kryeministrin që na ligjëron leksione e demagogji, për gjoja “luftë të suksesshme” kundër krimit. Madje vendosi me bujë të madhe dhe një numër telefoni “anti-korrupsion”, që tashmë është bërë burim bejtesh e barcaletash deri në dhomat e të sëmurëve të spitalit nr. 5. Madje është tepër e rrezikshme të denoncosh në këtë numër “anti-korrupsion”, mbasi fill pas denoncimit, ose përfundon në ndonjë aksident në “gjueti laraskash”, ose nën presion, dhunë fizike e kërcënim për jetën detyrohesh të “dorëhiqesh”, ose largohesh nga detyra, me urdhër e porosi të “pronarit” të telefonit “anti-korrupsion”.

Ky është pushteti aktual shqiptar. Kështu komandon, kontrollon, funksionon dhe vepron kriminalisht kupolë-qeveria mafioze “Berisha”, ky pushtet i strukturuar në banda. Çdo grup brenda pushtetit ka bandat e veta, si psh “banda e energjisë”, “banda e koncesioneve të hidrocentraleve”, “banda e autostradave”, “banda e zhavorrit të lumenjve”, “banda e naftës virgin”, “banda e librit shkollor”, “banda e trojeve në bregdetin e Vlorës”, “bandat e kromit”, “banda e Gërdecit”, “banda e 21 janarit”, “banda e votave të 8 majit”, “banda e legalizimeve”, “banda e fshatrave turistikë në bregdet”, “banda e karrotrecave”, “banda e interkonjeksionit” etj, etj, etj banda pa fund. Dhe pavarësisht këtij realiteti të zhytjes së pushtetit në krim e vënies së tij në shërbim dhe nën thundrën e krimit, do të dëgjoni kryeministrin Berisha, që edhe në SHBA do të dalë në podium dhe do të recitoj fjalime demagogjike për “fitore totale në luftën kundër krimit”!

1 COMMENT

  1. Nuk kam nxjerrë as 10 % te dokumentacionit rreth abuzimeve ne ALUIZEM…

    1) Urdhrat e jashtligjshëm te perfshirjes ne databaze, perfshi emra politikanesh, ndonje dhe “kandidat per president”,
    2) Kalimi i pronësise per siperfaqet e truallit te ndertimeve informale mbi “normen e lejuar”, kalime te cilat behen nga Berisha me VKM,
    3) “Kakomeja”, kontrate absolutisht e pavlefshme, në baze te kodit te procedures administrative, pasi eshte ne kundershtim me ligjin…, etj.

    ———————
    Je i mirëpritur t’i bësh publike… 🙂

Comments are closed.