IKJA NGA SOVRANITETI

0
47

Bekim Rexhepi

Serbia po orvatet qe në këto bisedime të futet me disa tema të ashtuquajtura teknike, duke u ndalur pastaj në qëndrimin e saj obstruksionistë se si të bisedojmë për tema të tjera pa e kapur atë thelbësore “çështjen e statusit politik të Kosovës”.

Nga Bekim Rexhepi

1. Formatet politike

Përpjekjet e ndërkombëtarëve qe ti i ulin në një tavolinë të sërishme Kosovën e, edhe Serbinë, po shtohen dhe duket se këtë radhë, janë shtuar më shumë gjasat dhe shpresat, për ti ulur vërtet në negociata. Se në çfarë nivelesh do të bëhen këto takime, tani është paksa herët të spekulohet, por edhe jo të mos parashikohet, sepse nuk mund të quhen edhe bisedime të vërteta ngase edhe kjo iniciativë nuk vije nga vullneti i palëve, por nga imponimi i faktorit ndërkombëtar.

Nëse këto biseda nuk prekin nivele të larta të politikës zyrtare edhe të Prishtinës e, edhe të Beogradit do të thotë se ato mund të jenë më shumë joserioze, siç ishin deri më tani. Të merremi edhe pak me formatet politike dhe zyrtare te të dy vendeve, Prishtina tashme është më e lirë në të gjitha aspektet politike që të bisedoj dhe të vendos për vetën dhe/ose ato probleme qe akoma mund të duken se janë të mundshme për tu zgjedhur mes dy vendeve. Prishtina edhe pse ka një staf pjesërisht të nxjerrë nga lufta, megjithatë viteve të fundit, duhet pranuar se ka bërë përvojën e saj në disa takime ndërkombëtare.

Më gjithsej ka edhe një drojë deri diku të arsyeshme sepse gjatë këtyre takimeve, i kanë bërë goxha kompromise të dhimbshme për të ardhmen e Kosovës, si një shtet i mundshëm dhe funksional. Beogradi edhe pse mbetet i zorshëm në bisedime dhe në formacione, mbase për faktin se akoma nuk ka ndërruar logjikën e vjetër, për ta mbajtur çoftë edhe padrejtë Kosovën në juridiksionin e saj, dhe ka një staf që mbase shquhet për jo kompromise. Stafi i saj mbetet një staf qe vështirë e bënë negocimin pa bishtnime, këtë e ka dëshmuar edhe ne ato pak takime që u zhvilluan së fundi edhe në OKB.

2. Bisedat për çfarë?

Edhe në këto bisedime që pritet të fillojnë, Serbia duket që më shumë do të përqendrohet tek hapja e sërishme e çështjes së statusit politik, duke e bërë rolin detetrminues se asnjë zgjidhje nuk mund të ndodh ligjshëm pa pëlqimin përfundimtar të Serbisë. Tani kur kemi realitet pavarësinë e Kosovës dhe një numër solid të njohjeve ndërkombëtare të Kosovës si shtet. Përqendrimi në çështjen e statusit politik të Kosovës nga Serbisë mbetet akoma një qëndrim joserioz e politik, përballë kësaj çështje pengë mbesin edhe shumë probleme të tjera që mund të zgjidheshin duke mos mbajtur ngarkesën më politike qe mbartë statusi.

Një qasje më e serioze e Serbisë në Kosovë do të mund të shihej, dhe sikur të angazhohej vërtet në veri të Kosovës qe atje të kthente besimin politik, dhe jo të ndodhin devijime që dëmtojnë vet komunitetin serb. Ndërsa ka kohë që shqiptarët po synojnë qe kjo çështje në veri të Kosovës të mund të zgjidhet me mjete demokratike duke u integrua në institucione dhe në jetën publike, sepse është e pakuptueshme qe të vazhdohet me anarki dhe me distancim agresivë ndaj shtetit dhe ligjeve aktuale të Kosovë. Çdo mbajtje e veriut të Kosovës me struktura paralele, e kriminale, madje duke mbajt në fuqi bindje dhe ligjet e një shteti tjetër përbën një rrezik në vete, nxitë tensione dhe shqetësime politike.

3. Nxitim para vendimi

Negociatat me Serbinë janë paksa të parakohshme sepse dihet qe Serbia, të drejtën legjitime të shqiptarëve për pavarësi të Kosovës e ka dërguar në shqyrtim pranë Gjykatën Ndërkombëtare për Drejtësi.

Janë të nxituara edhe për palën serbe, e cila ndonëse pret me skepticizëm vendimin e GJND-së, lidhur me deklarimin pro apo kundër pavarësisë së Kosovës. Sepse duke pasur një vendim të GJND-së, do të mund të kishim me pak paragjykime politike rreth legjitimitet politik të pavarësisë së Kosovës, zgjatja e kësaj çështje serbe në GJND, ka qenë nonsensi më i madh politik serb që mund ti shkaktojë realitetit politik të pavarësisë së Kosovës. Asnjë gjykatë nuk mund të anuloj vendimin e një vullneti politik siç ka qenë ky i Kosovës, sepse po të shikohet kushtetuta Jugosllave, Kosovës i garantohej ky vullnet politik.

Brenda disa supozimeve mbetet tendenca serbe për tu nxituar në bisedime me palën shqiptare, një vendim pro pavarësisë së Kosovës nga GJND-ja, duket më i mundshëm se sa mbajtja e një neutraliteti, duke parë vrullin e integrimeve në zonën e BE, ka të ngjarë që kjo çështje të mbyllet në favor të pavarësisë së Kosovës. Pra, nxitimi për bisedime duket se i konvenon vetëm palës serbe dhe jo asaj shqiptare, duke i parë insistimet e njëpasnjëshme të zyrtarëve serbë në të gjitha takimet duke përfshirë edhe ato ndërkombëtare, Serbia po synon të hap edhe njëherë bisedimet, duke i bërë deduksion vet bisedimeve.

Serbia po orvatet qe në këto bisedime të futet me disa tema të ashtuquajtura teknike, duke u ndalur pastaj në qëndrimin e saj obstruksionistë se si të bisedojmë për tema të tjera pa e kapur atë thelbësore “çështjen e statusit politik të Kosovës”. Pra, nxitimi serbë tenton të arrijë këtu dhe në çoftë se nuk do të mund të arrijë këtu do të orvatet të parashtrojë edhe kërkesën e kamotshme për ndarjen e Kosovës.

* * *

Megjithëse, amerikanët kanë përsëritur edhe këtë javë se: “nuk do të ketë bisedime për statusin dhe ndarje të Kosovës”, ky qëndrim amerikan ndaj Kosovës, është më i avancuari, dhe për këtë mbështetje amerikane ndaj Kosovës, veçmas shqiptarët kanë admirim dhe nuk ngurrojnë të shprehin me fjalë të ngrohta se është një administratë më prefektë e botës që po mbron të drejtat dhe lirit elementare të popujve të shtypur. Pala shqiptare duhet të mbaj rezervat e saja ndaj nxitimit dhe vendimit, duke i matur gjërat me një saktësi vendimi politik.

14.05.2010