Ramiz Alia: Berisha ishte fanatik, kudo fliste me citate të Enverit

0
48

Ramiz Alia: Në krye të PD s’e vura unë

Shekulli Online, 13.05.2010

Në vijim të kujtimeve të ish-presidentit Ramiz Alia, marrë nga libri “jeta ime” hedhur në treg nga shtëpia botuese “Toena” vjen takimi i gushtit 1990 mes tij dhe emrave më të spikatur të kohës.

Sali Berisha me Hysni Kapon dhe mjekët e bllokut
Sali Berisha me Hysni Kapon dhe mjekët e bllokut

Siç tregon z. Alia, takimi u zhvillua në mënyrë të re, larg godinës së PPSH-së dhe si një mënyrë për të shprehur sa më qartë mendimet për situatën që po kalonte vendi pas eksodit të të rinjve në ambasada dhe se si do të demokratizohej vendi. Alia kujton se askush, përfshirë edhe mjekun Sali Berisha, nuk ishte dakord për pluralizmin partiak, madje duke u shprehur kategorikisht kundër për atë që do të ndodhte vetëm pak muaj më vonë, pas lëvizjes së dhjetorit.

Takimi me intelektualet më në zë të kryeqytetit, u zhvillua në një kohë kur tensioni social ishte rritur shumë. Kishte ndodhur edhe eksodi i 2 korrikut. Në shtyp, debati ishte gjallëruar. Ndonjëri, shtronte edhe problemin e rigjykimit të së kaluarës. Flitej për heqjen e bustit të Stalinit. Ishte artikuluar publikisht nevoja e kuptimit të lirisë së mendimit, deri tek “e drejta e të menduarit ndryshe”, sipas shprehjes së Roza Luksemburgut, d. m. th. deri tek mendimi alternativ. Debati, më shumë ziente nën zë.

Ndërkaq, ishin vendosur lidhjet e para midis radios “Zëri i Amerikës” dhe disa intelektualëve të vendit, Nga shume drejtime, nga organizatat e PPSH dhe organizatat e masave, bëheshin përpjekje për aktivizimin e inteligjencies në proceset që zhvilloheshin në vend. Mendimi i intelektualëve, kërkohej si një farë barometri moral dhe si kriter vërtetësie për gjithçka bëhej e flitej, për të sqaruar enigmat dhe ngjarjet e turbullta. Mbledhjen me intelektualët e Tiranës, unë e kërkova për të diskutuar me ta mbi zhvillimin e ngjarjeve të kohës, për proceset demokratizuese që po zbatoheshin ne vend, si dhe mbi situatën në përgjithësi.

Më interesonte t’i dëgjoja sa më hapur mendimet e tyre dhe, pikërisht për këtë arsye, takimi nuk u organizua në zyrat e KQ të PPSH-së, por në një sallë të Pallatit të Kongreseve, pa tavolina e presidiume. Edhe vetë zhvillimi i takimit, pa referate të shkruar ose fjalime akademike, iu përshtat këtij qellimi. U përpoqa të krijoja një atmosferë sa më shoqërore, në mënyrë që, secili, të mund të shprehej lirshëm, pa rezerva. Dhe, më duket se ky qëllim, u arrit.

Ky takim është i stenografuar, ai është botuar si broshurë dhe është shpërndarë për kuadrot e partisë. Pra, nuk ka mbetur asgjë sekret. Takimi u zhvillua në një kohë kur, personalisht, mendoja se duhej të merrte më shumë hov pluralizmi i ideve. Pikërisht për këtë arsye unë zgjodha intelektualët. Një auditor tjetër, ndoshta nuk do ta kuptonte këtë. Ndërkaq, duke shkuar në këtë takim, unë kisha një farë tendence. Synoja të dilte qartë nevoja e afirmimit të pluralizmit të mendimit, por jo më shumë, sepse bindja ime ishte se, vendi dhe partia, nuk ishin të përgatitur për pluralizmin partiak.

Mungonte kultura e nevojshme demokratike, toleranca, durimi dhe respekti, si elementë të domosdoshëm për një shoqëri me shumë parti. Në fjalën time të hyrjes, unë thashe se situata e jashtme, si edhe ajo e brendshme, kohëve të fundit kanë pasur ndryshime të mëdha. Përmbysje të vërteta kanë ndodhur brenda një viti në të gjithë Lindjen evropiane. Në Bashkimin Sovjetik dhe në të gjitha vendet e tjera të ish-kampit socialist, mund të themi pa asnjë dyshim, se socializmi ia la vendin kapitalizmit.

Sulmi kundër socializmit, si rend shoqëror, sot është më i egër se kurrë më parë. Në të gjithë historinë e pas Luftës së Dytë Botërore e këtej, nuk është parë një histeri kaq e egër kundër vlerave socialiste. Borgjezia dhe reaksioni, me arrogancë, po perpiqen të imponojnë normat e tyre, të diktojnë recetat e tyre si të vetmet rrugë të vlefshme për zhvillimin e vendeve të ndryshëm. Tani, kërkohet që edhe Shqipëria të ndjekë rrugën në të cilën u futën vendet e Lindjes. Është e qartë se, në këto kushte, na duhet të lëvizim me vendosmëri për të krijuar kushte më të mira, si në plan ekonomik, ashtu edhe në atë politik e shoqëror.

Ne nuk mund të mbyllim sytë, ashtu siç nuk mund të qëndrojmë indiferentë ndaj kërkesave e zhvillimit të sotëm ndërkombëtar. Ne duhet të hedhim me vendosmëri disa hapa për demokratizimin e jetës së vendit, për respektimin e të drejtave të qytetarëve, për ndreqjen e gabimeve të së kaluarës, sic kemi vepruar deri më sot, por duhet te ecim më me vendosmëri përpara në të ardhmen.

Në fjalën time të hyrjes, unë nuk fola për pluripartitizmin, por theksova nevojën e lirisë së mendimit. Kjo gjë, nuk i çliron intelektualët nga përgjegjësia e mosshprehjes së mendimeve të tyre edhe në lidhje me pluripartitizmin, në qofte se e kishin këtë mendim, siç është thënë në ndonjë rast, veçanërisht pas ngjarjeve të viteve ’90-të.
Është fakt që, asnjëri nga intelektualët pjesëmarrës në takim, nuk e shtroi as në parim, jo më për veprim konkret, nevojën e pluripartitizmit. Ate, diku nga fundi i takimit, e hapa në formë pyetjeje unë vetë. Intelektualet, edhe kur ua drejtova pyetjen drejtpërsëdrejti, nuk u shprehen pro idesë së pluripartitizmit. Në fund të fundit, nëse ishin të bindur për nevojën e tij, duhet të rriskonin. Asnjë opozitë nuk ka lindur pa një debat të ashpër, bile edhe pa rrezikuar. Nëse ata që morën pjesë në mbledhje, kanë folur duke censuruar vetveten, kjo nuk i çliron nga përgjegjësia.

Nuk është e vërtetë se në këtë takim qenë ftuar vetëm “intelektualët e rrezikshëm”, siç është shprehur në shtyp I. Kadare, duke nënkuptuar me këtë se takimi ishte sajuar si një kurth për të mbytur lirinë e fjalës. Sigurisht, në këtë takim, nuk ishte thirrur “disidenca”, që nuk ekzistonte si e tillë, por ishin ftuar intelektualet më të shquar të çdo drejtimi, të majtë, të djathte apo të paangazhuar. Aty merrnin pjesë I. Kadare dhe Y.

Popa, L. Omari dhe S. Berisha, I. Lleshi, G. Pashko dhe T. Daija, e kështu me radhë.
Ideja kryesore që dominoi në mbledhjen me intelektualët, ishte që masat demokratizuese, të ecnin përpara pa pengesa. Intelektualët, mbështetën gjithçka që ishte bërë deri atëherë, por ata i shqetësonte fakti se masat demokratizuese, nuk zbatoheshin kudo me të njëjtin ritëm. Bile sollën shembuj, herë të vërtetë, herë me të dëgjuar, se në këtë rreth apo në tjetrin, një drejtues partie apo një tjetër, vazhdonte të punonte me të vjetrën. P. sh. vetë I. Kadare, tha që kishte dëgjuar se Sekretari i Parë i Partisë në Durrës dhe anëtar i Byrosë Politike të KQ M. Asllani, ishte shprehur në një mbledhje se “nuk ka vlerë ç’i tha R. Alia Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Perez de Kuelar, sepse vijën e partisë e kemi të qartë dhe dimë si të punojmë, ai le të takohet e të bisedojë me kë të dojë.

Pjesëmarresit e takimit, folën edhe për futjen e njerëzve në ambasada më 2 korrik. Këtë, ata e konsideronin me tepër si një gjest dëshpërimi të tyre nga zvarritjet për t’u pajisur me pasaporta, se sa pasojë të ndikimit nga jashtë. Ndaj organeve të punëve të brendshme, sidomos ndaj Sigurimit të Shtetit, u bënë mjaft vërejtje. Për këtë, ata u referoheshin disa qendrimeve arrogante të policisë, sidomos gjatë ditëve të eksodit para ambasadave, si edhe dyshimit të pa bazuar të Sigurimit të Shtetit për ndonjë shkrimtar etj. I dëgjova me shumë vëmendje problemet që ngritën dhe iu përgjigja me hollësi pyetjeve që shtruan.

Edhe lidhur me të ashtuquajturat “privilegje” të udhëheqjes, u dhashë përgjigjen sqaruese. Me interes, dëgjova mendimin e tyre për cështjen e lirisë së mendimit dhe të pluralizmit të ideve. Rreth tyre, pati mendime të ndryshme. Disa, shprehen pakënaqësi që në organizma të partisë, ishin përfolur disa artikuj kritikë të botuar në gazetën “Zëri i Popullit” nga Y. Popa e S. Berisha; u tha se kjo gazetë, po të dilte si organ i të gjithe partisë dhe jo i KQ të saj, do të ishte më demokratike etj.

Për sa i përket pluralizmit partiak, sic thashë, këtë temë nuk e preku askush me iniciativën e tij. Atëherë, unë, në mënyrë të drejtperdrejtë, shtrova pyetjen: “c’mendoni për pluripartitizmin? Si të veprojmë?” Pati një pauzë të vogël, sic ndodh zakonisht kur secili pret se kush do të fillojë i pari.

E nisi L. Omari. U zgjat duke shpjeguar ç’është demokracia, si realizohet ajo, ç’është pluralizmi etj. etj. Ai e përfundoi shpjegimin e tij me mendimin se, është më mirë të nxitet shprehja e lirë e opinioneve në kuadrin e sistemit ekzistues dhe të organizmave të tij. Foli edhe S. Berisha. Ai, gjithashtu, theksoi rëndësinë e shprehjes së lire te mendimit dhe se nuk ishte koha për pluralizëm partiak. E argumentoi këtë duke theksuar se “populli ynë nuk është i përgatitur për pluralizmin partiak, sepse i mungon kultura dhe përvoja demokratike.”

Ndërsa replika me Kadarenë mbi çështjen e pluripartitizmit, sido që emprehtë, u zhvillua në sens humoristik. Kadareja nuk u prononcua, “sepse nuk e kuptoj nga ana juridike problemin e pluralizmit dhe statusin e tij” tha ai. Unë, me të qeshur, i thashë se “nuk e beson njeri që ti nuk e kupton çdo të thotë pluralizëm. E di ti, e di!” Dhe qeshën të gjithë pjesëmarrësit.

Tani, pasi kanë kaluar disa vite nga ajo mbledhje, janë dëgjuar zëra se gjoja në atë mbledhje, përfaqësuesit e inteligjencës, sidomos ndonjëri prej tyre, nuk i paska thënë hapur të gjitha mendimet, sepse Presidenti Alia paska mbajtur “qëndrim mospërfillës e ironik”! çudi! Në takim ishin më shumë se 100 veta dhe të gjithë mund të dëshmojnë se takimi ishte shumë i lirë dhe i hapur. Natyrisht, si nga ana ime, ashtu edhe nga ana e pjesëmarrësve në takim, jo cdo gjë që thuhej, pranohej. Kishte debate, ndërhyrje, kundërshtime, gjë që është e natyrshme në çdo diskutim të lirë dhe demokratik. Kurse ironi, asnjëherë! Mospërfillje, në asnjë rast! Në qoftë se ndokush sot, mendon se në gusht të vitit 1990 duhej të kishte thënë edhe ndonjë gjë që i është kujtuar më vonë, nuk ka përse të bëjë fajtor për këtë të tjerët, aq më tepër të akuzojë drejtuesin e takimit.

Nga ai takim, unë nxora një konkluzion themelor. Puna me inteligjencen dhe kontaktet me të, duheshin intensifikuar. Drejtuesit e Partisë, duhet të kuptonin mirë se proceset e demokratizimit, që ishin aq jetike për të ardhmen e vendit, dhe çdo lëvizje a synim progresiv në shoqëri, nuk mund të realizohej me sukses, në qoftë se në këto procese, nuk përfshiheshin në mënyrë aktive forcat më përparimtare të shoqërisë, në qofte se inteligjencia dhe rinia nuk përbënin pikën mbështetëse të tyre.

* * *

Ramiz Alia: Si e njoha Sali Berishën

Sali Berisha ka qenë anëtar i Partisë së Punës së Shqipërisë, sekretar i organizatës së partisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit dhe i Spitalit të Tiranës, bile një nga më fanatikët, i cili kudo fliste vetëm me citate të E. Hoxhës. Deri në dhjetor të vitit 1990, S. Berisha vazhdoi të ishte anëtar i PPSH. Është folur dhe vazhdon të flitet edhe sot se Berishën, në krye të PD, e ka vënë R. Alia. Natyrisht, është një absurditet, një fantazi e njerëzve naivë. Berishën, ashtu si edhe të gjithë drejtuesit e tjerë të partive të opozitës, i kanë zgjedhur vetë partitë përkatëse.

Unë, as Berishën, as ndonjë person tjetër të PD-së, nuk i kam nxitur dhe nuk i kam sugjeruar që të krijojnë ose të militojnë në ndonjë formacion të caktuar politik. Natyrisht, unë, gjatë detyrës sime si President i Republikës, duke respektuar të gjitha normat demokratike, kam mbajtur gjallë dialogun me të gjithë formacionet politike që vepronin në skenën politike shqiptare, me F. Nanon e S.Berishën, me S. Godon e S. Gjinushin, me N. Hotin e partisë ekologjike ose M. Gjolekën e Partisë Agrare. Dhe, në këto takime institucionale, jam përpjekur dhe kam punuar që bashkëbiseduesit e mi të ishin korrekt me normat demokratike të zhvillimit të shoqërisë, që faza e parë e tranzicionit të kalonte sa me lehtë, që të gjitha forcat të përqëndroheshin në kapërcimin e vështirësive që kishte vendi.

Dihet se, në fillimet e demokracise pluraliste, pas daljes në skenë të PD, ata që quheshin “rruga”, u shfaqën tepër sulmues, të prirur të shkaterronin çdo gjë të krijuar gjatë sistemit monist, të frymëzuar nga një antikomunizëm i egër. Duke pasur parasysh, se Berisha ishte njeri me kulturë, unë mendoja se ai, në radhën e drejtuesve të tjerë të PD-së, mund të ishte njeriu me të cilin mund të bisedojë dhe të merreshe vesh për problemet e mëdha që dilnin para vendit. Unë, besoja se ai nuk do të lejonte që PD të shkonte pas “rrugës”, por do të ndihmonte që tranzicioni, të kalonte me sa më pak dhimbje. Për këtë arsye, jam përpjekur nëpërmjet kontakteve të vazhdueshme, kurdohere në rrugë institucionale, të ndikoj që ai të mos binte në pozitat e “rrugës”. Por, jeta tregoi se u gabova.

Dalëngadale, Berisha iu nënshtrua forcave të errëta në gjirin e PD dhe u shndërrua në një element tepër agresiv. Më vonë, sidomos pasi erdhi në pushtet, tek Berisha u shfaqën më qartë tiparet e tij negative, autoritare. Tek ai u mishërua, jo vetëm antikomunisti, por edhe antikombëtari, bajraktari i egër, i cili, për të marrë ose për të mbajtur pushtetin, nuk heziton të shkatërrojë vendin dhe të vrasë njerëz të pafajshëm, sic e vërtetuan edhe ngjarjet e vitit 1997, kur për të ruajtur kolltukun e tij të Presidentit të Republikës, nxiti vëllavrasjen, që i kushtoi Shqipërisë mbi 2000 të vrarë dhe mijëra të plagosur.

Në fund të karrierës së tij si president, Shqipëria nuk kishte institucione shtetërore, nuk kishte rajone policie dhe as ushtrie, humbi mbi 1. 5 miliardë dollarë në firmat piramidale mashtruese, në buxhetin e vitit 1997, ishin minus 14 miliarde lekë. Kombet e Bashkuara, mblodhën ndihma në masën 6 milionë dollarë, për shqiptarët e uritur dhe të plagosur dhe u vendos një mision ushtarak paqeruajtës, i përbërë prej 6 mijë ushtarësh, të ardhur nga 12 vende të ndryshëm.

* * *

Grupet armiqesore ne ushtri

Qëndrimet e ashpra dhe të akzagjeruara që u morën në vitet 1975-1976 ndaj të ashtuquajturave grupe armiqësore në ekonomi dhe ushtri.

Dënimet në fushën e kulturës, u pasuan edhe me dënimet e grupit të ushtarakëve dhe më pas të grupit që vepronte në fushën e ekonomisë. Kështu, janë mbledhur njëri pas tjetrit, Plenumet IV (qershor 1973) për kulturën, Plenumi V (korrik 1974) dhe Plenumi VI (dhjetor 1974) për ushtrinë, dhe në fund, Plenumi VII (maj 1975) për ekonominë.

Në këto plenume, përveç shokëve të kulturës, për të cilët fola, u dënuan grupi i madh i ushtarakëve dhe një grup i kuadrove të fushës së ekonomisë. U dënuan 4 anëtarë të Byrosë Politike dhe 10 anëtarë të KQ të Partisë. Anëtarët e Byrosë Politike -B. Balluku, P. Dume, K. Theodhosi e A. Këllezi – u dënuan edhe me vdekje nga gjyqet që u organizuan kundër tyre.

Dihet se ushtarakët u dënuan në dy plenume të KQ të PPSH. Në fillim (në Plenumin V, korrik 1974) u dënua B. Balluku, i cili u akuzua si formulues i disa koncepteve të reja për mbrojtjen e vendit, që ishin në kundërshtim me tezat e miratuara shumë kohë më parë nga Këshilli i Mbrojtjes.

Pas një hetimi të imët për këtë veprim të Ballukut, raportin në Byronë Politike e paraqitën M. Shehu. e H. Kapo. Këta të dy, lidhur me “tezat e zeza”, sic u quajtën tezat e Ballukut, kishin biseduar me kuadro kryesorë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe me oficerë të ndryshëm.

Ata, kishin arritur në përfundimin, se Partia gjendej përpara “një veprimtarie armiqësore”. Si rezultat, B. Balluku u quajt fajtor dhe për këtë u morën masat përkatëse. Në fillim, ai u përjashtua nga Byroja Politike dhe, me urdhër, u largua nga Tirana, por nuk iu dha gjyqit.

Pas disa muajsh, për të njëjtat “teza”, në Plenumin VI (dhjetor 1974), u quajtën fajtorë edhe P. Dume, Shef i Shtabit të Përgjithshëm dhe Kandidat i Byrosë Politike, si dhe H. Çako, Drejtor Politik i Ushtrisë dhe anëtar i KQ të PPSH.

Kësaj radhe nuk ishin Shehu e Kapo që e shtrinë “rrethin” e formuluesve të antitezave, por ishte vetë E. Hoxha. Disa javë pasi ishte dënuar Balluku, në mbledhjen e radhës së Byrosë Politike, Enveri shtroi pyetjen:

-“A kishte bashkëpunëtorë B. Balluku? A ishin në dijeni për “tezat” e tij Dume dhe Çako? Përse këta nuk e kanë njoftuar Partinë që Balluku po punonte “teza” të reja, të cilat i kundërviheshin Tezave të Këshillit të Mbrojtjes?”

Kështu filloi rishqyrtimi i çështjes së ushtarakëve. Rezultoi se ata kishin punuar së bashku dhe në këtë vepër ishin implikuar edhe disa kuadro të tjerë. Dënimi, kësaj radhe, ishte edhe më i ashpër. Dume e Cako, jo vetëm që u shkarkuan. nga të gjitha funksionet, por bashkë me Ballukun, u dhanë edhe për ndjekje penale, duke e konsideruar veprimin e tyre kërcënim për sigurinë kombëtare.

Në përfundim, ata u dënuan me vdekje dhe u pushkatuan. Dënime të renda, iu dhanë edhe disa gjeneralëve e kuadrove të larta të ushtrisë. Në këtë kategori, goditja ka rënë edhe në njerëz që e dinin për çfarë kishin punuar, por edhe tek disa që nuk e kishin idenë se përse bëhej fjalë.

Kjo “luftë” në gjirin e partisë, tek mjaft njerëz, ka lënë përshtypjen e një lufte midis klanesh, ku njëra palë, lufton për të dobësuar pozitat e një pale tjetër. A ka, sadopak, ndonjë të vërtetë në këto hipoteza?

Mbrojtësit e këtij versioni të problemit, sjellin si argument se, po të shihje rrethin e kuadrove të sektorëve të ndryshëm, si të ushtrisë, të organeve të partisë, të Ministrisë së Brendshme, të Sigurimit të Shtetit etj. në shumicë ata ishin të lidhur (si krahinë, si pjesëmarrës në brigadën partizane, si farefis etj. ) me M. Shehun e H. Kapon dhe më pak edhe me K. Hazbiun e B. Ballukun. Nëse ka pasur nepotizëm, ky e kishte burimin në këto “klane”. Personalisht, më parë, asnjëherë nuk e kam parë çështjen me këtë sy.

Por, duke sjellë ndërmend “politikën” e kuadrit, mund të them se ka pasur një ndikim, vecanërisht nga Hysniu dhe Mehmeti, në caktimin e njerëzve në vende të ndryshme pune. Bile, deri në propozimet për në organet udhëheqëse të partisë dhe të pushtetit.

Ata që mendojnë se goditja e ushtarakëve dhe e kuadrove të ekonomisë, përmban edhe elementë të “luftës për pushtet”, u referohen disa rrethanave konkrete të kohës:
Së pari, është e njohur se në fillim të viteve ’70-të, më saktë në fund të vitit 1973, E. Hoxha pësoi një goditje në zemër (infarkt).

A thua, pas kësaj ngjarjeje, vetë E. Hoxha ka filluar të shqetësohet për pushtetin e vet dhe të shohë me dyshim çdo lëvizje të bashkëpunëtorëve të tij? A thua, në këtë kohë, ndokush nga bashkëpunëtoret e tij (Mehmeti, Hysniu apo Beqiri) ka nisur të projektojë marrjen e pushtetit? Unë e kam të vështirë të pohoj apo të mohoj hipoteza të tilla. Por logjikisht, që të dyja pyetjet janë të mundshme.

Së dyti, në fillim të viteve ’70-të, marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Kinës filluan të lëkunden dhe për pasojë, parashikoheshin vështirësi të brendshme. E. Hoxha, ishte shumë kritik ndaj vijës dhe pikëpamjeve të atëhershme politike të Kinës.

Vecanërisht kunder “hapjes” së saj ndaj SHBA. Të kujtojmë vizitën e Kisingerit dhe më pas atë të Niksonit në Pekin, në vitin 1972. Eshtë e logjikshme që të mendohet se këto situata, mund të kenë ndikuar tek ndonje grup ushtarakësh apo tek disa kuadro udhëheqës të ekonomisë, për të “rishikuar” vijën dhe politikën e Partisë.

Aq më tepër që, edhe në vendet e Evropës Lindore, po kerkoheshin rrugë të reja për të dalë nga vështirësitë. Në një farë mënyrë, akuzat për “revizionim” të vijës, u përdorën si kundër ushtarakëve, ashtu edhe atyre të ekonomisë.

Mund të ketë edhe hipoteza të tjera, por duke sjellë ndërmend qëndrimet e të dënuarve, them me bindje se B. Balluku nuk ka qenë një njeri që mund të dilte kundër E. Hoxhës. Ai ka qenë i lidhur me Enverin që në fillim të Luftës dhe ka qenë besnik i tij në çdo situatë. Beqiri, sipas mendimit tim, nuk kishte ndonjë aspiratë për pushtet.

Ai ishte i ndërgjegjshëm se posti që i ishte besuar, ishte mbi aftësitë e tij politike, ideologjike dhe ushtarake. Ai e kishte te qartë se “tutori” i tij ishte E. Hoxha. Pikërisht për këtë arsye, kur u dënua Beqiri, shumë komunistë e kuadro nuk e imagjinonin dot Beqirin antienverist.

Ndryshe ishte puna e të tjerëve. P. Dume admironte dhe ishte i lidhur me M. Shehun. E çmonte së tepërmi si ushtarak, si edhe karakterin e tij të “prerë”. Edhe Mehmeti e vleresonte Petritin si komandant të zotin. Pas dënimit të Beqirit, ai e propozoi Petritin si ministër, por Enveri nuk ishte dakord dhe ia la Mehmetit, ad interim, Ministrinë e Mbrojtjes.

Pas denimit të Dumes, minister u caktua K. Hazbiu. Ndërsa H. Çako, i cili ishte anëtar i KQ dhe kryente detyrën e Drejtorit Politik të Ushtrisë, ishte i lidhur ngushtë me H. Kapon, si edhe kuadro të tjerë ushtarakë e civilë.

Për sa i përket grupit të ekonomisë, dihet se ata ishin anëtarë kryesorë të Qeverisë, pra goditja e tyre drejtohej edhe ndaj M. Shehut. Personalisht, nuk kam në dispozicion asnjë dokument për të thënë diçka të saktë lidhur me hipotezat e mësipërme. As gjatë diskutimeve të ndryshme në Byronë Politike, ose në KQ të Partisë, nuk ka pasur asnjëherë shfaqje që njëri ose tjetri anëtar i udhëheqjes, apo një krah ose një tjetër i saj, të ketë dalë me teza të “luftës për pushtet” ose “të klanit”.

Aktualisht, sidomos në faqet e shtypit të djathtë, është e vërtetë, që flitet për klane të iksit apo ipsilonit, që paskan ekzistuar më parë. Por janë vetëm hipoteza dhe jo fakte. Dënimi i grupit të ekonomistëve, u be në Plenumin VII të KQ, në maj të vitit 1975. Ai e ka zanafillen nga një letër që mori E. Hoxha nga një punonjës i sektorit të naftës.

Në atë letër, dërguesi fliste për sabotime në sektorin e naftës, në kërkimet gjeologjike dhe në shfrytëzimin e burimeve të naftës etj. Mbi këtë bazë, u ngarkuan grupe specialistësh për të parë si qëndronte puna.

Nga ana e udhëheqjes, këte hetim e kryesonte Sekretari i KQ Haki Toska.
Nga këto vëzhgime, u konstatua se kishte të meta e gabime në punë, zvarritje e vlerësime të gabuara në drejtimin e kërkimeve të naftës etj.

U vlerësua se këto defekte, lidheshin me punën e dobët të Komisionit të Planit të Shtetit (që kryesonte Koço Theodhosi) dhe të Ministrisë së Tregtisë (me ministër Kiço Ngjelën), si dhe me gabimet e Abdyl Këllezit, i cili si zv/ kryeministër mbulonte sektorët e ekonomisë. Këto u quajtën gabime të bëra me qëllim armiqësor.

Mendimi im është, se në të dy rastet, pra si në veprimtarine ushtarake, ashtu edhe në atë ekonomike, kishte gabime dhe të meta, kishte veprime që shkonin në kundërshtim me politikën e partisë.

Pra ato ishin të dënueshme. Por këto defekte, a ishin pasojë e paaftësisë, a ishin pasojë e vështirësive nëpër të cilat kalonte vendi, sidomos pas dobësimit të lidhjeve me Kinën, apo ishin të frymëzuara edhe nga jashte, me qëllim që të dobësonin mbrojtjen e vendit dhe ekonomike kombëtare, pra të përgatisnin rrezimin e socializmit në Shqipëri?

Ndonje gjë të saktë nuk mund të them, por në atë kohë, si nga Lindja, ashtu edhe nga Perëndimi, në mënyrë të veçantë nga Jugosllavia (Kosova kërkonte statusin e autonomisë, bile të Republikës), ishin të interesuar të përmbysnin pushtetin në Shqipëri.

Kështu është e mundshme, si në rastin e ushtarakëve, ashtu edhe në atë të kuadrove të ekonomisë, të ketë pasur edhe ndikime nga jashtë dhe nxitje për gjetje “rrugësh të reja”! Sidoqofte, vënia e tyre përpara përgjegjësisë penale dhe dënimet që u dhanë, sidomos dënimi kapital për ata që u quajtën fajtorë, ishin masa ekstreme.

Kjo gjë duket edhe nga nje fakt i mevonshëm. Dihet se në vitin 1990, u permbys edhe tek ne rendi socialist. Sipas logjikës së thjeshtë, të gjithë ata që kane qenë “armiq” të pushtetit të mëparshëm, ose që kanë vepruar për përmbysjen e tij, duket të dilnin “me flamur në dorë” dhe të zinin radhët e para të aktivistëve të rendit të ri postkomunist.

Në fakt, kështu ndodhi me të deklasuarit, me ish-bejlerët e të shpronësuarit, me pinjollët e Ballit Kombëtar apo të Legalitetit. Këta u sulën për të shënuar emrin si antikomunistë dhe luftëtarë për shoqërinë e re, të demokracisë e të konkurrencës së lirë kapitaliste.

Bile në krye, dolën edhe ish-komunistë, si S. Berisha e të tjerë, që jo vetëm flakën “komunizmin” e tyre, por janë bërë propagandistë më të paskrupull kundër socializmit dhe partisë ku bënin pjesë.

Po ata komunistë që ishin dënuar si armiq të partise, si “komplotistë” dhe pjesëtarë të “grupeve që punonin për përmbysjen e pushtetit popullor” ç’qëndrim mbajtën ndaj ngjarjeve të vitit ’90-të? A dolën edhe ata në radhët e para të antikomunistëve?

Në përgjithësi jo. As T. Lubonja ose F. Pacrami, që u përjashtuan nga Partia si armiq te saj dhe u futën në burg me akuzën se punonin për “përmbysjen e pushtetit popullor”, nuk u bashkuan, por u distancuan nga pushtetaret e sotëm antikomunistë!?

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me gjeneralët, që u dënuan si pjesëtarë të “grupit komplotist” në ushtri, një pjesë e të cileve u futën në burg ose u internuan. Gjeneralët Arif Hasko, Halim Ramohito, Dilaver Poçi, Thoma Xhixho, Qazim Kapisyzi, Ernest Jakova e të tjerë, nuk iu afruan, as Partisë Demokratike, as ndonjë partie tjetër antikomuniste. Rastet e mësipërme, të bëjnë të mendosh se, sidomos në luftën e klasave në gjirin e Partisë, janë bërë gabime që u kanë kushtuar shume disa kuadrove të Partisë.

Si rrjedhim i këtyre ngjarjeve, në parti dhe në popull përgjithësisht, u krijua një situatë e rëndë. Sektarizmi mori hov dhe filloi të karakterizoje sjelljen dhe qëndrimin e shumë kuadrove, të organizatave të partisë dhe sidomos të organeve të Sigurimit të Shtetit. Këta, sikur gjetën edhe bazën “teorike” për veprimet e tyre ekstreme.

Qëndrimet e ngurta dhe mungesa e tolerancës nga mjaft kuadro dhe drejtues, mbuloheshin me frazeologji “revolucionare” e “klasore”.
Zhvillimet e mësipërme, ndikuan negativisht në procesin e demokratizimit të jetës së partisë dhe të shoqërisë shqiptare.

Në vend që, sipas vetë principeve teorike marksiste, të rritej gradualisht funksioni organizues dhe edukativ i diktaturës së proletariatit dhe të pakësohej ai shtrëngues, me shtrirjen e luftës së klasave edhe në gjirin e partisë, funksioni shtrëngues mbeti në nivelin që ishte, bile mori përparësi.

Ne këtë situatë, favorizoheshin qëndrimet ekstremiste. Çdo gje filloi të ideologjizohet, të shihet si parimore dhe të matet me kriterin “klasor”. Edhe zgjedhja e caktimi i kuadrove kryesorë, bëhej me këtë sy, duke u dhene përparësi njerëzve të “klasës”. Në këtë atmosferë, edhe pakënaqësitë tek njerëzit filluan të shtohen, të cilat më vonë, sidomos nën ndikimin e faktorëve të jashtëm, do të shpërthenin.

Është e qartë se lufta në gjirin e Partisë, ose më saktë “lufta e klasave’ ndaj kuadrove të Partisë që kishin bërë ndonjë gabim, qoftë edhe i dënueshëm, siç e kam thënë diku edhe më parë, ka qenë shumë më e ashpër dhe me pasoja mjaft të rënda edhe për rrethin e tyre familjar, sesa ka qenë “lufta” ndaj borgjezëve dhe elementëve të tjerë, armiq të vërtetë të diktaturës së proletariatit. Ndaj këtyre të fundit, janë marrë më shumë parasysh ligjet e shtetit.

* * *

Vetëvrasja e Nako Spirut dhe gabimet Enverit

Pak dritë mbi misterin e “vetëvrasjes” që ish-Kryetarit të Komisionit të Planit të Shtetit në vitin 1947. Deklaratat e tij kundër jugosllavëve, që kishin acaruar Titon dhe kundërpërgjigjja e tij me akuzat si agjent i imperializmit. Ku gaboi partia dhe Enver Hoxha, grupi që fitoi me eleminimin e Spirut, dënimi që iu bë mbështetësve të tij dhe letrat vendimtare që erdhën nga Moska për shpëtimin e Shqipërisë nga plani jugosllav

Në përgjithësi, në vitet e para të pasçlirimit, as anëtarët e Partisë, pa lëre njerëzit pa parti, nuk dinin gjë për atë që kishte ndodhur në Berat. Ne nuk dinim gjithashtu, as për veprimet që kishin ndërmarrë jugosllavët për të realizuar qëllimet e tyre. Por neve, drejtuesve të BRASH-it, disa veprime antishqiptare të jugosllavëve filluan të na binin në sy. Dhe kjo lidhet pikërisht me aksionet e rinisë.

Për ndërtimin e hekurudhave vendi ynë nuk kishte specialistë, vecanërisht inxhinierë. Për këtë arsye, kishin ardhur nga Jugosllavia dy inxhinierë, të cilët bashkepunonin me Shtabin e Rinisë për ndërtimin e hekurudhave. Përvec kësaj, materialet kryesore të nevojshme për ndërtimin e këtij objekti, sidomos shinat, ishin kontraktuar dhe vinin nga Jugosllavia. Por çfarë ndodhte? Shokët tanë të Shtabit të Hekurudhës, vecanërisht Komandanti i tij Q. Buxheli, nisën të ankohen se po vihej në dyshim ndërtimi i hekurudhës Durrës-Rrogozhinë në kohën e duhur, sepse, herë nuk vinin materialet e nevojshme nga Jugosllavia, herë inxhinierët jugosllavë largoheshin ose nuk ishin korrekt në caktimin e detyrave për vullnetarët, e kështu me radhë.

Natyrisht këto ankesa ne ia përcillnim edhe organeve shtetërore, sidomos Ministrisë së Ndërtimit, e cila në atë kohë drejtohej nga Spiro Koleka, një nga udhëheqësit më të shquar të PPSH dhe një nga komunistët më të ndershëm. Spiro Koleka, si funksionar i lartë shtetëror dhe si një inxhinier i palodhur, ka lënë gjurmët e veta thuajse në të gjitha veprat e ndërtuara në Shqipëri pas çlirimit e këtej. Tek ai, rinia e aksioneve të para ka gjetur gjithnjë mirëkuptim dhe ndihmë të pakursyer. Personalisht, kurdoherë kam pasur respekt të veçantë për Spiron, i cili shquhej për ndershmëri, për thjeshtësi dhe korrektesë, për vendosmëri dhe përkushtim ndaj interesave të popullit dhe të atdheut.

I ankoheshim edhe N. Spirut, i cili në atë kohë ishte Kryetar i Komisionit të Planit të Shtetit. Me Nakon bisedonim më hapur, sepse ai, megjithëse nuk ishte më President i saj, vazhdonte të interesohej për organizatën e rinisë. Nakua vinte shpesh ne zyrat e BRASH-it dhe bisedonte me ne, veçanërisht me Lirinë dhe me mua. Sa më shumë na vinin ankesa nga hekurudha, që lidheshin me pengesat që sillnin jugosllavët, aq më shumë shfrynte edhe Nakua ndaj veprimtarisë së autoriteteve jugosllave, që siç theksonte ai, “asnjëherë nuk harrojnë interesat e tyre, ndërsa nuk llogarisin fare interesat e popullit shqiptar”.

Gjithmone e më shpesh, ai filloi të fliste lidhur me përpjekjet që bënin jugosllavët për t’i imponuar vendit tonë disa marrëveshje skllavëruese, si ato për heqjen e barrierave doganore dhe hapjen e kufirit për qytetaret e të dy vendeve, për krijimin e shoqërive të përbashkëta ose për barazimin e çmimit të mallrave në të dy vendet etj. Edhe pengesat që nxirrnin jugosllavët për aksionet e rinisë, Nakua i lidhte me këto perpjekje të tyre kundër zhvillimit të vendit tonë.

Një natë të nëntorit të vitit 1947 N. Spiru vrau veten. Sapo e dëgjova këtë lajm të hidhur, nuk kisha dyshim se Nakon e “vranë” jugosllavët, se ai ishte viktima e parë e tyre. Ai vërtete gjatë Plenumit të Beratit ishte radhitur me tezat jugosllave që godisnin E. Hoxhën dhe vijën e PKSH gjatë luftës, por nuk ishte, as pro jugosllav, as antishqiptar. Ai ishte komunist dhe në të njëjtën kohë patriot i vendit të tij. Eshtë e qartë se Nakua, pas çlirimit të vendit, kur jugosllavët kërkuan që të vënë në praktikë planet e tyre për nënshtrimin e Shqipërisë, u “zgjua” dhe refuzoi të zbatonte kërkesat e tyre. Nga rrethanat që u krijuan, si rrugë shpëtimi ai zgjodhi vetëvrasjen, pa gjetur forcën që të denonconte të gjitha veprimet antishqiptare të jugosllavëve, si gjatë Plenumit të Beratit, ashtu edhe pas clirimit të vendit.

Aktualisht, edhe vetëvrasja e Nakos shihet vetem në funksion të sulmit ndaj E. Hoxhës. Për pasojë nuk përmendet fakti themelor, se ishte intriga jugosllave, akuza zyrtare që iu transmetua udhëheqjes shqiptare nga ana e KQ të PKJ dhe të vetë Titos që e cilësonte N. Spirun si “agjent të imperializmit” dhe “minues të miqësisë shqiptaro-jugosllave”, ajo që e çoi Nakon tek vetëvrasja.

Eshtë e njohur se K. Xoxe, i nxitur nga jugosllavët, kërkoi që për këto akuza Nakos t’i bëhet gjyqi në Byronë Politike. Eshtë më se e qartë se, pas mbledhjes, Nakua do të përjashtohej nga partia, do të arrestohej dhe do të gjykohej si spiun i imperializmit. Kështu, duke pasur parasysh praktikat dhe mentalitetin e kohës, atë e priste plumbi. Nakua u gjend pa mbrojtje përpara sulmit jugosllav. Ai kërkoi ndihmën e sovjetikëve, drejt të cilëve ishte kthyer pas çlirimit të vendit. Sic rezulton nga dokumentet e botuara ruse, N. Spiru, pasi mësoi akuzën që i bënin jugosllavët, është takuar me të ngarkuarin me punë të përfaqësisë së BRSS në Tiranë A. Gagarinov, me qëllim që të siguronte përkrahjen sovjetike. Por mbështetje nuk gjeti.

Bile del, se edhe diten e vetëvrasjes, Nakua ka shkuar të takojë përsëri Gagarinovin, por ate duket se nuk e ka gjetur. Nakua nuk gjeti as mbrojtjen e E. Hoxhës. Përse? Në radhë të parë, duket se N. Spiru nuk e ka kërkuar hapur përkrahjen e Enverit. Ai nuk ka guxuar të bisedojë çiltër me E. Hoxhën, të sqaronte me atë problemet për të cilat ishte vënë në shenjë nga jugosllavët dhe të kërkonte ndihmën e tij. Edhe kur kërkoi disa ditë kohë për të përgatitur mbrojtjen ndaj akuzave jugosllave, ai nuk e sqaroi Enverin përse i nevojitej ajo kohë. Tani që është e njohur se dy ditë para vetëvrasjes ai ka takuar përfaqësuesin sovjetik, është e qarte se koha që ai kërkonte, nuk ishte për t’u përgatitur, por sepse shpresonte që ndërkohë mund t’i vinte ndonjë përkrahje eventuale nga Moska.

Së dyti, sipas mendimit tim, edhe vetë E. Hoxha ka hezituar ta mbështeste Nakon, qofte duke ia dhënë kohën që ai kërkonte për “përgatitje”. Ndoshta ai është “rezervuar” për t’i dale në mbrojtje Nakos, të cilin jugosllavët e akuzonin si “agjent të imperializmit”. Dihet se vetë Enveri, që nga Berati, ishte në shenjester të jugosllavëve. Këtë gjë E. Hoxha e kishte plotësisht të qartë. Ne librin e tij “Titistët, ai shkruan se akuzat jugosllave “më parë se kunder Nako Spirut, drejtoheshin kundër meje” dhe se jugosllavët “e dinin fare mire që Nakua nuk bënte asgjë në këtë drejtim pa u këshilluar dhe pa marrë aprovimin tim. ” (faqe 341)

Në këtë drejtim hedhin dritë edhe dokumentet ruse të botuara në vëllime të posaçme kohët e fundit. Në njerin prej tyre, thuhet se në një takim, në gusht të vitit 1947, që ka pasur ambasadori sovjetik në: Beograd A. Llavrentiev me J. B. Titon, ky i fundit ishte shprehur “shumë i pakënaqur me pozitën e N. Spirut, që sipas mendimit të tij, ndjek politikën e shkëputjes së Shqipërisë nga Jugosllavia. Vitin e kaluar N. Spiru, duke qenë në Jugosllavi, ka folur shumë keq për E. Hoxhën.

Ndërsa tani ata janë në kontakt të ngushtë me njëri-tjetrin. (Në vitin 1948, pasi u prishën marrëdhëniet midis Jugosllavisë dhe Shqipërisë jugosllavet botuan “Librin e Bardhë” lidhur me marrëdhëniet midis dy vendeve tona. Në këtë liber botonin një letër (autentike, të shkruar italisht nga N. Spiru. Këtë letër ai ia kishte dërguar në vitin 1946, KQ to PK jugosllave. Në të Nakua shkruante kundër E. Hoxhës, duke a paraqitur atë si të paaftë, që nuk gëzon simpati tek komunistët, si antijugosIlav etj. Para se ta botonin jugosllavët, për këtë letër në Shqipëri askush nuk ishte në dijeni).

…Udhëheqësi më i fortë dhe më konsekuent -sipas Titos,- është Koçi Xoxe. ” (“Evropa Lindore në dokumentet e arkivave ruse”, vëll. I fq. 687, botimi rus).
Pra Titua paralajmëron sovjetikët se me E. Hoxhën duhen qëruar hesapet. Kaq i vendosur ishte Titua në këtë synim të tij, sa edhe më vonë, në vitin 1956, në një fjalim të mbajtur në Pula të Jugosllavisë, ai bën thirrje dhe u thotë hapur sovjetikëve se, “pa hequr E. Hoxhën nuk mund të zbatohen vendimet e Kongresit XX”.

Megjithatë E. Hoxha nuk mund të justifikohet për qëndrimin e “ftohtë”, për të mos thënë “indiferent”, që ka mbajtur ndaj një shoku të afërt, një udhëheqësi të njohur dhe të shquar të Partisë, ndaj N. Spirut. Ai duhet të priste, duhet të bisedonte dhe duhet t’i jepte kohën që kërkonte për përgatitje. Në fund të fundit kjo ishte edhe detyra e tij si udhëheqësi kryesor i Partise. Duke theksuar sa më sipër, mendimi im është që, pavarësisht se Nakos i mungoi mbështetja, si nga jashtë (sovjetikët), ashtu edhe nga brenda (Enveri), fajtor kryesor dhe nxitës për vetëvrasjen e N. Spirut ishin jugosllavët me Titon në krye, të cilët donin t’i bënin varrin Shqipërisë dhe të gjithë atyre që e mbronin ate. Nakua ishte viktimë e synimeve antishqiptare të jugosllavëve dhe e agjentit të tyre K. Xoxe.

Kur u vetëvra N. Spiru unë punoja në organizatën e Rinisë, si Sekretar i Përgjithshem i saj. E njihja mire Nakon, ashtu siç njihja edhe familjen e tij, nënën, motrën dhe vëllain, të cilët banonin në Durrës. E mbaj mend mirë natën e vetëvrasjes së Nakos. Kishte kaluar mesnata, kur më njoftojnë të paraqitesha menjëherë në zyrat e KQ të Partisë. Shkova atje dhe, M. Myftiu, i cili atëherë drejtonte sektorin e agjitacionit e propagandes në Parti, më tha:

– Nakua u plagos rëndë aksidentalisht dhe më pas ka vdekur.
– “Si aksidentalisht”? – e pyeta
Ai më përgjigjet:
– Duke e pastruar, i kishte shpërthyer arma që mbante në dorë. Vetem kaq. Asgjë më tepër. Më porositi që të nisesha menjëherë për në Durrës dhe të njoftoja për këtë gjëmë familjen e Nakos.

Ishte një mision shumë i rëndë për mua, jo vetëm sepse vetë lajmi më tronditi thellë, por si do të flisja me nënën dhe motrën e Nakos, si t’ua njoftoja vdekjen e tij?! Vendosa të marr me vete edhe ndonjë shok tjetër. Më shkoi mendja të N. Nishku, i cili gjithashtu punonte me rininë dhe ishte nga Durrësi. U nisëm menjëherë dhe shkuam drejt e tek shtëpia e familjes së Nakos. I ramë derës dhe shumë shpejt na e hapi motra e Nakos. Ajo sa na pa, menjëherë bërtiti: “Çfarë i ka ndodhur Nakos?” dhe filloi të qajë. Erdhi edhe nëna, e cila gjithashtu u trondit shumë. Më kërkuan t’iu tregoja çfarë dhe si ka ndodhur, por unë, më tepër se aq sa më tha Manushi, nuk dija tjetër.

Pas pak u largova nga Durrësi dhe u ktheva në Tiranë. Doja të shkoja tek Liri Belishova për ta ngushëlluar atë, por më thanë “mos e shqetëso, se ajo nuk pret njeri dhe është shumë e tronditur”. Përsëri asgjë më tepër. Natyrisht, ky qendrim më habiti dhe fillova të dyshoj se më fshihej diçka nga sa ka ndodhur. Sidoqoftë, meqenëse nuk mora përgjigje për pyetjet që bëra, nuk e zgjata më tej.

M. Myftiu më njoftoi, gjithashtu, se të nesërmen do të bëhej varrimi i Nakos dhe se unë duhet të mbaja fjalimin në emër të Rinise Shqiptare. Shkova drejt e në zyrë dhe aty u mbylla për të shkruar. Ne, të rinjte, e kishim Nakon si idhull, e donim atë dhe e çmonim shumë për aftësitë e tij. Nakua ishte një shok shumë i përgatitur, me kulturë të lartë, i mprehtë, i qartë dhe lakonik në shprehjen e mendimeve. Nuk ka dyshim se, ashtu si e vlerësonim ne kuadrot e rinisë, atë e respektonte edhe kushdo tjetër që kishte të bënte me të. Pas çlirimit, Nakua drejtoi ekonominë, qoftë si Ministër i Ekonomisë, qoftë si Kryetar i Komisionit të Planit të Shtetit. Edhe në këtë fushë ai u shqua si një njohes i mirë i këtij sektori kaq të rëndësishëm të jetës së vendit.
Duke pasur parasysh konsideratat tona më të mira për punën e veprimtarinë e Nakos pas clirimit, dhe në veçanti si ish udhëheqës i rinisë gjatë Luftës NÇL, unë përgatita fjalimin që do të mbaja në varrimin e tij. U përpoqa ta shkruaj sa më mirë dhe me dashuri të veçantë për këtë udhëheqës të dashur të rinisë.

Më kishin porositur që, pasi të mbaroja ta dërgoja në aparatin e KQ, sepse duhet ta shihnin edhe atje. Një çudi tjetër! E çova vetë dhe ia dhashë M. Myftiut, i cili ishte ngarkuar për këtë punë. Manushi e lexoi, por nuk mbeti i kënaqur, sepse:
– “Paske shkruar me shume ndjenje dhe me vlerësime superlativë”-më tha.
Iu përgjigja:
– “Përkundrazi, unë dyshoj nëse kam arritur të përshkruaj figurën e Nakos ashtu siç e meriton ai”.
Pas kësaj, Manushi më tregoi të vërtetën, se Nakua kishte vrarë veten dhe nuk kishte qenë aksident. Natyrisht, shtoi se vetëvrasja e tij është e dënueshme nga Partia.
-“Tani, – vazhdoi Manushi, – shko dhe shkruaje fjalimin ndryshe, më të moderuar, në përshtatje me këtë qëndrim të Partisë”.
U ktheva në zyre për të “rregulluar” fjalimin, por këtë radhë e pata më të vështirë, sepse duhej t’i radhisja fjalët, jo ashtu siç i mendoja, por siç e kërkonte “gjendja” e krijuar. Bëra një fjalim pa ngjyrë, as mish, as peshk.

Vetëvrasja e N. Spirut u shfrytëzua nga ana e K. Xoxes për të forcuar pozitat e veta dhe për t’i krijuar terren më të favorshëm ndërhyrjes jugosllave në të gjithë sektoret e veprimtarisë shoqërore dhe ekonomike.
Në muajin shkurt të vitit 1948 u mblodh i famshmi Plenum i 8-të i KQ të Partisë, ku N. Spiru u shpall armik i Partisë dhe agjent i imperializmit. Ndërsa të gjitha lidhjet ekonomike, shoqëritë e përbashkëta, heqja e doganave dhe çdo veprim tjetër i titisteve për të nënshtruar vendin tonë, u quajtën të drejta. Vendimet e këtij Plenumi krijuan një gjendje të rëndë në parti.

U goditën shumë kuadro të sektorëve të ndryshëm, të cilët u quajtën si përkrahës të N. Spirut dhe të vijës së tij antijugosllave. Midis të tjerëve, e “pësuam” edhe ne, kuadrot e rinisë. Të gjithë ne, drejtuesit kryesore të Rinise, L. Belishova dhe R. Alia, si edhe sekretarët e tjerë të BRASH-it (Q. Buxheli, P. Mitrojorgji etj.), u shkarkuam nga detyrat dhe u dërguam në sektorë të tjerë pune dhe në një nivel më të ulët. Unë u caktova si instruktor pranë sektorit të agjitacionit e propagandës të KQ të Partisë. Masa të tilla u morën edhe ndaj disa kuadrove që kishin punuar bashke me Nakon në Komisionin e Planit ose në Ekonomi. Edhe M. Shehu, i cili atehere ishte Shef i Shtatmadhorisë së Ushtrisë, por edhe kandidat i Byrosë Politike të KQ të Partisë, u përjashtua nga Byroja dhe u largua nga ushtria. Ai u emërua Ministër i Komunikacionit. Po keshtu F. Paçrami, që gjithashtu ishte kandidat i Byrosë Politike të KQ, u përjashtua dhe u caktua në një punë të dorës së dytë.

U bënë mbledhje të shumta, karakteristike e të cilave ishin intrigat, shpifjet, ambiciet personale, bërrylat ndaj njërit apo tjetrit. Në këto mbledhje “demaskohej” veprimtaria e N. Spirut, por në këto kritika bëhej aluzion edhe për vetë E. Hoxhën, i cili “nuk kishte qenë vigjilent”, ndërsa ngrihej roli i K. Xoxes. Ndërkohë propaganda për Jugosllavinë dhe për marshallin Tito, si miq dhe shpëtimtarë të Shqipërisë, mori dimensione tepër të mëdha. Për Bashkimin Sovjetik dhe Stalinin nuk flitej aq shumë dhe me ato epitete që përdoreshin për fqinjët veriorë.

Ndërsa në fushën praktike, atë të kursit drejt “gllabërimit” të Shqipërisë, u shtuan përpjekjet për realizimin e planit aneksionist titist. Gjithnjë e më shumë ekonomia jonë po integrohej, ose më mirë po vihej nën tutelën jugosllave. Titoja nxitohej. Nëpërmjet agjentëve të tij, u shtuan ndërhyrjet në ushtri, u kërkua njësimi i komandës shqiptare me atë jugosllave si edhe largimi i këshilltarëve sovjetikë, me arsyetimin se përvoja e Ushtrisë së Kuqe nuk i përshtatej ushtrive tona, të cilat kishin dalë nga lufta partizane. Në këtë nxitim, jugosllavët hodhën edhe hapin tjetër. Nën pretekstin e rrezikut të gjoja një agresioni nga Greqia, kërkuan nga pala shqiptare me urgjencë lejen për dergimin në Shqipëri të dy divizioneve të ushtrive jugosllave, duke synuar kështu ta pushtonin vendin tonë edhe ushtarakisht.

Por ky hap i Titos, për sa u përket planeve të tij ndaj Shqipërisë, rezultoi fatal për atë vetë. E. Hoxha dyshoi, sepse nuk kishte asnjë të dhënë që grekët po përgatiteshin për ndonjë sulm kundër Shqipërisë. Për të qenë më i sigurt, Enveri informoi Qeverinë Sovjetike për këtë propozim të Titos dhe njekohësisht kërkoi nga pala sovjetike që ta informonte nëse ata kishin ndonjë informacion që fliste për mundësinë e një agresioni kundër Shqipërisë nga ana e Greqisë. Përgjigja nuk vonoi. Qeveria Sovjetike njoftonte se, sipas të dhënave që ajo kishte në dispozicion, asnjë rrezik imediat nuk e kërcënonte Shqipërinë nga Greqia. Pasi mori këtë përgjigje nga Moska, E. Hoxha, jo vetëm e refuzoi kërkesën jugosllave për të dërguar dy divizionet në vendin tonë, por filloi të dyshojë edhe më shumë për politikën dhe qëndrimin titist ndaj Shqipërisë.

Nuk vonoi shumë, dhe aty nga muaji mars i vitit 1948, sovjetiket vunë në dijeni E. Hoxhën për kontradiktat që kishin lindur midis Titos dhe Udhëheqjes Sovjetike. Atij i dhane letrat e njohura që Stalini dhe Molotovi i dërgonin KQ të PKJ, me anën e të cilave kritikohej vija jugosllave si vijë oportuniste, antimarksiste dhe politika jugosllave si properëndimore. Natyrisht këto letra u pritën me kënaqësi të veçantë, sepse ato grisnin maskën e titistëve jugosllavë, të cilët e hiqnin veten si “marksistë të kulluar” dhe luftëtarë parimorë të socializmit. Ato me të vertete ishin “shpëtimtare”, siç u quajtën në atë kohë, sepse i dhanë mundesi E. Hoxhes dhe shokëve të tij që të shihnin më qartë veprimet jugosllave ndaj Shqiperise dhe të merrnin masa për të shpëtuar vendin nga rreziku që i kanosej.

Filloi keshtu faza tjeter, tashmë e kundërt me atë që kishte ndodhur pas vetëvrasjes së Nakos. Tani analizoheshin gabimet që ishin bërë si rrjedhim i ndërhyrjes jugosllave dhe iu nënshtruan kritikës ata që kishin qenë përkrahës dhe përçues të kësaj politike. K. Xoxe dhe grupi i tij u vune në shënjestër. Kështu u dënuan P. Kristo dhe K. Themelko, që ishin anëtarë të Byrosë Politike, N. Kerenxhi dhe V. Koleci, Zv/Ministra të Brendshem, Xh. Blushi dhe N. Huta, ndihmës to K. Xoxes etj. Për Partinë Komuniste Shqiptare fillon një periudhe e re historike.

* * *

Si u njoha me Enverin

Jo pa keqardhje ai thotë se ky nuk është një ditar, sepse ai nuk mbante shënime, por është një rrëfim me meditime dhe kujtime për një periudhë 70-vjeçare, i cili sapo ka dalë në treg, botuar nga shtëpia botuese “Toena”.

Aty janë vitet e rinisë së djaloshit nga Shkodra, Lufta Nacional-Çlirimtare, periudha e vështirë e pasçlirimit, dhe nuk mungon padyshim koha kur ai ishte në krye të shtetit shqiptar, pas vdekjes së Enver Hoxhës, 25 vite më parë.

Si protagonist dhe dëshmitar i gjysmës së shekullit që lamë pas, Alia ndriçon disa nga momentet më të rëndësishme dhe delikate të historisë së popullit shqiptar. Në pjesën e parë të rrëfimit t ëish-presidentit do të njhemi me punën e tij pranë Enver Hoxhës që nga vitet e luftës deri në vitin 1985 dhe vlerësimet për figurën e tij.

Rrëfimi i bashkëpunëtorit më të ngushtë të ish-udhëheqësit komunist. Takimet e para që në kohën dhe luftës dhe puna me të në drejtimin e vendit. Si sillej Enver Hoxha me bashkëpunëtorët dhe reagimin ndaj dështimeve apo veprimeve armiqësore. Dhe autokritika për ngritjen e kultit të Hoxhës në kohën e vitet ’60-’70

Per here to pare, sic e permenda edhe me siper, kam pasur mundesi ta “njoh” E. Hoxhen diku nga fillimi i vitit 1943. E dija që kishte qenë profesor ne Gjimnazin e Tiranes dhe me pas ne liceun e Korces, qe ishte udheheqes i PKSH dhe qe ishte ne ilegalitet.

Tek ne to rinjte, aktiviste to LNCL, emri i E. Hoxhes permendej shpesh, sidomos pas demonstrates se pare antifashiste ne Tirane, asaj te 28 Tetorit të vitit 1941.

Në perleshje me policine fashiste, Profesori kishte goditur me nje grusht aq te forte sa e kishte rrezuar perdhe kolonelin italian, komandant te forcave policore, qe perpiqeshin te shperndanin demonstraten. Ky “vigan” na ra ne sy të gjitheve.

“Njohja” ime me Enverin ishte krejt e rastit. Bile me teper e pame njeri¬tjetrin, sesa folem. Ja si ndodhi: Kam treguar se me Zeqi Agollin ishim shoke shume te ngushte. Nje dite, si shume here te tjera, une shkova ne shtepine e Zeqiut, sepse bashke do te pergatitnim mesimin e neserm te shkolles.

U futem ne nje dhome dhe, pasi mbaruam mesimet, ndesha po dilnim, ne korridor ndesha me Enverin. E njoha ate burre te gjate, me trup te lidhur, te veshur me pantallona dhe nje zhile. Na foli ai i pari: “Mbaruat me mesimet?” na pyeti.

Pastaj, pa pritur pergjigjen tone, iu drejtua Zeqiut: “Ky eshte ai shoku yt per te cilin me ke treguar se mesoni dhe shoqeroheni bashke?” Zeqiu pohoi. Enveri me shtrengoi doren dhe na u drejtua -Le dyve: “Ju duhet te mesoni mire. Por duhet te jeni edhe ne ballë te rinise shkollore, per to ngritur ate ne lufte kunder fashizmit. “. Ne nuk thame asnje fjale, vecse tundem kokat, si per te thene “po, ashtu eshte” dhe u larguam.

Heren e dyte e pashe E. Hoxhen ne fshatin Panarit te Korçës, ne mars te vitit 1944, pasi mbaroi kursi politik, per te cilin kam folur me siper. Natyrisht tashme edhe paraqitja e tij ishte tjeter, me veshje gjysme ushtarake, me kilota e cizme, me kobure ne brez dhe rrip me fisheke.

Edhe ne pamje kishte ndryshuar. Fytyra sikur kishte marre ngjyre tjeter, nje pamje malesore, por gjithnje e qeshur. Ndersa sjellja e tij ishte ashtu sic e kisha pare heren e pare, e ngrohte, miqesore.

Me njoftoi se isha caktuar te punoja me rinine ne ushtrine partizane, konkretisht si anetar i seksionit politik te Brigades se 7-te, e cila sapo ishte formuar ne Skrapar. Me keshilloi qe, pervec punes me rinine e brigades, te kujdesesha edhe per gjendjen e rinise ne terren, kudo qe do te kalonte brigada.

“Por -shtoi- mos u kufizo vetem me punen e rinise. Bashkepuno edhe me shoket e komandes dhe ata te partise ne brigade. Mbaj lidhje me KQ te Rinise, por shkruaji edhe Shtabit te Pergjithshem, kur ke ndonje sugjerim”.

Heren e trete e kam takuar E. Hoxhen ne gusht te vitit 1944, gjate punimeve te Kongresit I te Bashkimit te Rinise Antifashiste Shqiptare, i cili njihet si Kongresi i Helmesit, si edhe ne mbledhjen e KQ te Rinise Komuniste qe u mbajt po ne Helmës, menjehere pas Kongresit.

Diten qe u hap Kongresi, pata nderin qe, ne erner te te gjithe delegateve, t’i uroja mireseardhjen ne Kongresin tone dhe t’i premtoja se rinia Shqiptare do te vazhdonte me vendosmeri luften deri ne clirimin e plote te vendit.
Takimi tjeter, gjate Luftes, ka qenë ne ditet e para te muajit dhjetor 1944, pak dite pasi ishte cliruar e gjithe Shqiperia.

Tani ai ishte ne zyrat e Kryeministrise, ne Tiranen e cliruar. Ne kete takim, ai me foli per punen e madhe qe na priste per rindertimin e vendit te shkaterruar nga lufta dhe me njoftoi se une isha caktuar me detyren e Komisarit te Divizionit V dhe me foli gjate se si duhet te silleshim me popullin, vecanerisht ne Kosove, si dhe me forcat jugosllave.

Kam treguar per kete takim edhe me pare. Pas clirimit te vendit, takimet e mia me E. Hoxhen kane qenë të shumta, bile 25 vitet e fundit (1960-1985), mund te them pa e ekzagjeruar aspak, ato kane qenë të perditshem.

Enver Hoxha u be nje udheheqes i dashur per popullin, sepse te gjithe veprimtarine e tij revolucionare e vuri ne sherbim te lumturise se masave dhe te perparimit te Shqiperise.
Enver Hoxha ishte organizator dhe politikan mendjemprehte.

Ai ishte arkitekt i ndertimit socialist. Por ka nje veti qe karakterizon tere qenien e tij: dashuria per popullin. Enver Hoxha nuk lindi shtetar i shquar -dashuria per popullin dhe atdheun e beri te tille.

Ai nuk ishte ideolog e mendimtar i dale nga bankat e universiteteve – perkushtimi ndaj ceshtjes se revolucionit e armatosi me kete cilesi. Enver Hoxha ishte udheheqes i Luftes NÇL, e cila perben faqen me to ndritur ne historine tone kombetare.

Ai e udhehoqi kete Lufte ne krye te partizaneve, ne lufte te perditshme, me arme, me pene, me debate, duke pare qarte atehere kur te tjere qorollepseshin, duke frymézuar guxim dhe vendosmeri atehere kur armiqte e tradhtaret mbilinin frike e disfatizem. Tek Enveri guximi dhe maturia ishin gjithnje bashke, ne pajtim dhe harmoni te plote.

Tamam kjo, bente qe ai te ishte gjakftohte edhe ne ato momente kur fare lehte mund te humbej durimi, edhe atehere kur armiqte kerkonin “sherr” dhe i shumëfishonin provokacionet. Ne kohe te tilla, si ne rastin e largimit te flotes sovjetike nga Baza e Vlores apo denoncimi i Traktatit te Varshaves, ai shperthente fuqishem me gjithe mencurine e trimerine e tij.

Enver Hoxha ishte nje intelektual me njohuri te gjera. Ai kishte nje kulture te gjere humanitare, por orientohej me kompetence edhe ne shkencat natyrore. Kishte dijeni. te shumta, si per kulturen e se kaluares, ashtu edhe per ate bashkekohore, si per kulturen klasike, ashtu edhe per drejtimet moderne e moderniste të artit te sotem, si per trashegimine kulturore të ilirëve dhe te shqiptareve te mocem, ashtu edhe per zhvillimet e sotme te letersise dhe te artit tone modern. Kujtesa e forte e ndihmonte se tepermi te perdorte me efikasitet te plote dhe atje ku duhej, te gjithe bagazhin e madh kulturor qe zoteronte.

Njerez te ndryshem me kane bere pyetjen: “A i degjonte Enveri shoket dhe a i pyeste ata, apo vepronte ne koke te vet?”

Te tilla pyetje behen, sepse propaganda e kundershtareve sidomos pas ngjarjeve te vitit 1990, e pershkruan Enverin si diktator te eger. Pergjigja ime per pyetjen e mesiperme eshte: “Po, Enveri i degjonte shoket, keshillohej me to per probleme te ndryshme dhe vepronte sipas vendimeve qe merreshin kolegjialisht”. E. Hoxha, ne veprimtarine e tij me njerezit dhe me shoket, ishte i sjellshem e korrekt.

Ne pergjithesi, ai ishte i qete, por ne rastet kur ndokush nuk zbatonte mire detyrat qe i ishin ngarkuar, ose bente ndonje gabim serioz ne pune, Enveri ishte i rrepte dhe kerkonte llogari deri ne fund. Ndaj armiqve, ose edhe ndaj atyre qe dyshoheshin si te tille, ai ishte i papajtueshem dhe i ashper.

Thashe se Enveri keshillohej me shoket, por kuptohet qe ai degjonte kryesisht ata shoke qe vertete kishin mendime te vlefshme. Enveri keshillohej vecanerisht me M. Shehun dhe H. Kapon, por per probleme te vecanta, keshillohej edhe me shoke te tjere, sipas sektoreve qe drejtonin.

Deri ne mesin e viteve ’70-te, pra para se to pesonte atakun. e pare ne zemer, ai gjente rastin dhe takonte njerez te shquar ne fusha te ndryshme te veprimtarise shteterore e shocjerore. Shpesh therriste ne zyrén e tij ministra dhe specialiste, degjonte shkrimtare e intelektuale te vecante, kuadro te universitetit etj.

Ne ate kohe, jo rralle udhetonte edhe neper krahina të ndryshme te vendit, njihej nga afer me gjendjen e puneve, takonte fshatare e punetore, kuadro e intelektuale. Keto kontakte i sherbenin si burim informacioni, vec raporteve zyrtare partiake ose qeveritare, qe merrte rregullisht.

Eshte folur dhe flitet shpesh per “kult” te Enverit. Sipas mendimit tim, periudha kur “kulti i Enverit” mori perpjesetime te medha, ka qenë ajo e viteve ’60-70-te. Ne ate kohe, Shqiperia kishte kaluar me sukses bllokaden sovjetike dhe i kishte neutralizuar disa veprime te tyre per minimin e Republikes se Shqiperise.

Ne plan ndërkombetar, Shqiperia po shihej me me simpati, sidomos per faktin se ajo ndiqte nje politike te pavarur, ose te pakten qe nuk i nenshtrohej ndikimeve, as te Lindjes, as te Perendimit. Ndersa ne aspektin ekonomik, pa dyshim, ishte periudha me e mire. Kishte nje zhvillim te shpejte te industrise, sidomos te energjetikes dhe te industrise kimike.

Ne kete kohe perfundoi elektrifikimi i te gjithe vendit. Nga ana tjeter, bujqesia pati nje zhvillim te suksesshem. Shqiperia arriti te siguroje ne vend prodhimin e dritherave të bukes, ndersa eksportonte perhere e me shume prodhime bujqesore-blegtorale.
Sukseset krijuan, ne pergjithesi, nje atmosfere euforie. Ato i atribuoheshin vijes se Partise, qendrimit te saj politik, qe Conte perpara ndértimin socialist, duke sfiduar si imperializmin, ashtu edhe revizionizmin.

Ne ate kohe, Shqiperia terhoqi edhe vemendjen e vendeve perendimore, pa folur per levizjen marksi.ste-leniniste dhe te gjithe atyre qe nuk u pajtuan me pikepamjet e Hrushovit.

Kjo situate ka ndikuar per krijimin e nje klime euforike dhe te vetekenaqesise tek e gjithe udheheqja e partise, duke perfshire edhe Enverin. Natyrisht edhe per krijimin e kultit te Enver Hoxhes.

Lidhur me “kultin”, mund te them se Enveri, personalisht, nuk e ka kerkuar nje gje te tille. Por ishim ne, bashkepunetoret e tij, ishte e gjithe propaganda e partise, qe ka luajtur rol per krijimin e kultit. Mund te thote ndokush: – Po Enveri perse e lejonte nje gje te tille? F verteta eshte se ai, ne disa raste, ka porositur qe te ndalen teprimet ndaj figures se tij.

Por me pas, duket se edhe ai u ambientua me nje situate te tille.
Pasojat e kesaj vetekenaqesie nuk mund te mos jene pasqyruar ne ngjarjet qe kane karakterizuar sidomos vitet ’70-te, si ne perjashtimin e disa kuadrove ne udheheqje te partise, ashtu edhe ne prishjen e marredhenieve me Kinen.

Per keto do te ndalem sipas radhes, por eshte e qarte se euforia dhe vetebesimi qe rrembeu te gjithe udheheqjen e partise, penguan qe te arrihet ne konkluzionin se rruga e autarkise dhe e kufizimit te lidhjeve ekonomike me boten e jashtme, qofte edhe me ate “kapitaliste e revizioniste”, do te sillte pasoja negative ne zhvillimin e vendit.

Duke vend ne dukje sa me siper, deshiroj te nenvizoj se une kam qene dhe jam i mendimit qe, si per sukseset, ashtu dhe per gabimet, pergjegjesi ka jo vetem E. Hoxha, por e gjithe udheheqja e partise.

Kjo per arsye se, pergjithesisht, sic e kam thene disa here, vendimet parimore dhe kryesore jape marre ne menyre kolegjiale, ose sidoqofte, per ato kane gene ne dijeni te gjithe anetaret e udheheqjes. Asnjeri prej tyre, ne asnje rast, nuk ka ngritur zerin dhe nuk ka kundershtuar.

Pavaresisht nga sa eshte shkruar e thene per E. Hoxhen, duhet theksuar se E. Hoxha ka qene udheheqesi me i shquar i popullit shqiptar gjate gjystnes se fundit te shekullit XX. Nen drejtimin e tij, populli shqiptar u bashkua gjate Luftes dhe arriti te fitoje lirinë dhe pavaresine e humbur.

Nen udheheqjen e E. Hoxhes, Shqiperia e lire dhe e pavarur, me pune dhe perpjekje kolosale, kaperceu prapambetjen shekullore dhe hyri ne rrugen e zhvillimit dhe te perparimit ne te gjitha drejtimet, ekonomike e kulturore.

Nen udheheqjen e E. Hoxhes, Shqiperia fitoi ne syte e botes nderin dhe krenarine qe i takonte, duke respektuar miqesine per te tjeret dhe duke ruajtur me vendosmeri, te paprekur, Brine dhe pavaresine e atdheut.

Enver Hoxha eshte vazhdues i denje i Rilindesve te Kombit shqiptar. Ai ka luftuar dhe punuar per Shqiperine e per viset shqiptare, sidomos per Kosoven, me te njejtin pasion e vendosmeri sic luftuan ne kohen e tyre Rilindesit.

4 Maj

Ish-Presidenti i Shqipërisë në periudhën komuniste Ramiz Alia ka botuar librin e jetës, mes tyre kujtime të shumta me politikanë edhe të ditëve të sotme, si kryeministri Sali Berisha apo ish-kryeministri Fatos Nano.

Në librin e kujtimeve, Ramiz Alia, i cili drejtoi vendin që nga vdekja e Enver Hoxhës deri në vitet 90, shpjegon në dhjetë kapituj, ngjarjet politike më të rëndësishme të kohës. Ai flet për raportet e Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik e më pas me Kinën, vitet pas vdekjes së Enver Hoxhës, etj. Libri përmban 500 faqe dhe pasqyron ngjarje të jetuara prej tij në harkun kohor të 70 viteve.