Aktualiteti i mendimit të Gramshit

0
57

Mitat Shuli

Në 27 prill 1937 plot 75 vjet më pare në një klinikë të Romës vdiq në moshën 46 vjeçare njëri nga kundërshtarët kryesorë të regjimit fashist,njëherësh një nga mendjet më brillante dhe kritike të kohës Antonio Gramshi. (Antonio Gramsci 22.01.1891 ~ 27.04.1937) Në hapësirën shqiptare kam frikë se kjo date do të kalojë në heshtje, asnjë aktivitet përkujtimor apo debat kushtuar mendimit të Gramshit. Arsyet për ta bërë nuk mungojnë. Shqipëria më saktë Gramshi nga ka origjinën, duhet të ndihen mire që i kanë dhënë mbiemrin, një personaliteti të tillë. Një battalion i tërë partizan gjatë luftës antifashiste nacionalçlirimtare në të cilin bënin pjesë mjaft Italianë që pas kapitullimit të Italisëvendosën të rreshtoheshin me forcat çlirimtare kundër Gjermanëve mbante emrin e Antonio Gramshit.

Por më shumë se gjithë këto çfarë duhet përmendur, theksuar, analizuar është mendimi dhe idetë e tij. Regjimi fashist duke dënuar me mbi 20 vjet burg një njeri të brishtë e të lënguar nga sëmundja ndërsa kishte imunitetin e deputetit kish si qëllim “të ndalte për 20 vjet trurin e këtij njeriu të funksiononte”, siç shkruhej në aktin e akuzës. Nuk mendoj që këto rrjeshta të zëvëndësojnë atë që shumë vende me këllqe po bëjnë, në këtë date, seminare, studime e analiza, sesa të hedh një gur në moçalishten tone. Në vend të zakonit të hebrenjve për ti vendosur një guriçkë mbi varr.

Sot në kontekstin bashkëkohor, kriza ekonomike shpesh e trajtuar si krizë sistemi, lëvizjet në kahun demokratik në vendet arabe e njohur si Pranvera Arabe, dhe realiteti ynë i përgjumur ei nëpërkëmbur e bëjnë të domosdoshme e të shendetshme një analize të mendimit Gramshian.

Për tu theksuar është se një rivlerësim e analizë e tillë bëhet nga Brazili në Amerikë, nga Evropa në vendet Arabe apo vendet Latine. Ndërsa është për tu nënvizuar që në këto ditë autoritetet me në zë të Italisë dhe Evropës janë referuar rezistencës si historia nga duhet të mësojmë. Kundër krizës “të bashkohemi njëlloj si dje gjatë rezistencës” tha pak ditë më pare Mario Draghi President i Bankës Qendrore Evropiane. I bënë iso Kryeministri Monti e presidenti Napolitano.
Aktivitete të shumta në nderim të Gramshit u zhvilluan këtë javë nga Sardenja që e lindi në Milano.I njohur dhe I përkthyer në mbarë botën me “Fletoret” dhe “Letra nga burgu”,sot të shumtë janë ata që rizbulojnë vlerat e mendimit të Gramshit.

Para se flluska Berluskoniane të shpërbëhej dhe ai të jepte dorëheqjen,dhe pse e filloi legjislaturën me 100 deputetë më shumë se opozita, në skenën e Sanremos dy aktorë lexuan “Indiferentët” të A. Gramshit. Jehona qe e madhe dhe jo vetëm në Itali.! Njëqind vjet pasi u shkruan ato vlenin njëlloj, vlenin më shumë rëndonin më shumë. Forca e fjalëve, sinqeriteti i veprës janë të tilla që vështirë të rrish në dritare, të paktën për një çast.!!

Derisa rutina, individualizmi i sotëm dhe të vepruarit për hesapin tënd të të mbytin në moçalin që mbyt qëllimet më të larta,dëshirat më të pastra, vullnetet më të mira siç mund të shprehej Gramshi.
Shqiptarët të topitur duket se nuk kanë kohë për të menduar, regjimi i ka katandisur në qenie për të cilat parësore është mbijetesa, rezultatet në terma monetare e materiale. Këtu gazetat janë punë e disave dhe pak rendesi ka mendimi, thellesia, analiza në termin Gramshian pra shkencor të argumentit. Partitë janë kthyer në lëvozhga, etiketa në të cilat mungon pikërisht PЁRMBAJTA, VIZIONI e për rrjedhojë nuk mund të ketë FRYMЁ. Ndërsa ndiejmë të gjithë se i domosdoshëm si ajri apo dielli është një mendim i strukturuar mire dhe shprehur qartë, i urtë dhe njëherësh kritik, sepse revolucionar në raport me rezultatet e derisotme dhe të shkuarën.

Dhe si të mos i drejtosh gishtin përsëri
– indiferentizmit siç bënte Gramshi, “ajo që ndodh e keqja që na bie e pllakos gjithçka nuk është rezultat i të paktëve që punojnë,sesa I indifferences dhe mungesës së shumicës ,që braktis vullnetin e saj dhe lejon që kjo të ndodhë”.
-analfabetizmit, sepse “nëse të rinjtë e punëtorët organizohen dhe zotërojnë diturinë nuk ka më vend për një regjim të vjetër themeluar mbi priviligjet dhe padrejtësinë” siç shprehej Berlinguer.
-kulturën, duke kuptuar veten dhe të tjerët, momentin historik dhe rolin tend në të.
Besoj qëtë jetosh do të thotë të jesh qytetar të mbash qëndrim, …të jesh partian.

Dhe patjetër pritshmëria, vështrimi duhet tu drejtohet të rinjve, të cilëve me fjalët e Gramshit tu themi:tunduni,vihuni në lvizje sepse kemi nevojë për gjithë entuziazmin tuaj, organizoi sepse kemi nevojë për gjithë forcën tuaj, studioni sepse kemi nevojë për inteligjencën tuaja.

Më aktual se kaq më shqiptar se kaq.