Incidenti në Radushë, i 4-tërti i vrarë, kreu i AK BDSH: Skenar i përgatitur

0
50

Kreu AK BDSH

SHKUP – Personi i katërt që mbeti i vrare në incidentin e së mërkurës në fshatin Radushë të Shkupit është identifikuar. Sipas agjencise se lajmeve rajonale, ai quhet Harun Aliu, i njohur si komandant Kushtrimi, i cili ka qene edhe kryetar i partise Alternativa Kombetare (AK). Trupi i tij i pajetë i eshte dorezuar mbrëmë familjareve. Nderkohe tre personat e tjere te vrare janë: Xhafer Shala 31-vjeç nga Prishtina, Shaban Zenuni nga fshati Merovë i Maqedonisë dhe Qemajl Fejzullahu nga fshati Gërçec, po ne Maqedoni.

Ministria e Brendshme maqedonase njoftoi dje se te kater keta persona qe po transportonin nje arsenal armesh nga Radusha në drejtim të Shkupit, nuk pranuan te ndalonte ne nje pike kontrolli te policise dhe madje qelluan me arme kunder forcave te rendit. Me pas erdhi kunderpergjigja qe solli vdekjen e tyre.

Kush ishte Harun Aliu

Harun Aliu, për të cilin ekzistonte nje fletarresti dhe i cili në mungesë është dënuar me burg të përjetshëm për shkak të vrasjes së një polici, është njëri nga 4 të vrarët në aksionin e djeshëm policor në afërsi të fshatit Radushës. Aliu, banues në lagjen Hasanbeg të Shkupit, konsiderohej si organizator i grupit i cili në shenjë hakmarrjeje për aksionin policor në fshatin Brodec, në 3 janar të vitit 2008 sulmoi një xhip të policisë, gjatë të cilit sulm u vra polici Zoran Markovski, ndërsa katër kolegë të tij u plagosën. Nga koha e këtij sulmi Aliu ishte në arrati dhe u dënua në mungesë. Por, Harun Aliu ishte politikisht aktiv si drejtues i partisë Alternativa Kombëtare dhe është njëri ndër njerëzit që formimoi Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, ku njihej me nofkën Komandant Kushtrimi.

BDSH

Por, sipas partive shqiptare ne vend, e gjithe ngjarja nuk eshte gje tjeter vecse nje kurth i mireorganizuar nga autoritetet maqedonase. Kreu i Bashkimit Demokratik Shqiptar, Bardhyl Mahmuti deklaroi sot se vrasja e katër shqiptarëve në Radushë është nje spektakël tragjik i kurdisur nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, që nxjerr në shesh urrejtjen antishqiptare të institucioneve shtetërore maqedonase. Sipas tij, propagandimi me pompozitet i vrasjes së katër shqiptarëve dhe ekspozimi i “fakteve” për gjoja implikimin e tyre në trafiqe armësh nxjerrin në pah kurdisjen e këtij skenari dhe përpjekje për të fshehur ekzekutimin e tyre monstruoz.

Sikur realisht të kishte patur gjithe ate Eksploziv ne furgon të gjithë e dimë se e vetëm një shkëndijë e vogël do të provokonte një shpërthim të fuqishem që do të ishte degjuar në të gjithe Maqedonine” – tha kreu i BDSH-se.

Kjo e fundit dënon ekzekutimin e katër shqiptarëve dhe kërkon që të bëhet një ekspertizë e pavarur për të ndriçuar ngjarjen.

Veteranët: Në Maqedoni po përgatitet një skenar si në vitin 2001

Në Maqedoni po përgatitet një skenar i njëjtë si në vitin 2001, që atëherë ishte inskenuar në Lubjanë dhe Prizren, bëjnë të ditur drejtues të Shoqatës Maqedonase të Veteranëve të Mbrojtjes dhe Sigurisë në Maqedoni (SHBMSM). Sipa drejtuesve të kësaj shoqate, në Maqedoni po përgatitet një krizë e kontrolluar në rajonin përreth fshatrave Vaksincë, Llojan, Sllupçan, Likovë, Haraçinë, Tanushë, Bllacë e deri në Jazhincë.

“Mendoj se kemi kapacitet për t’iu kundërvënë të gjithë këtyre tentimeve për destabilizim të Maqedonisë, ndërsa me këtë përpjekje bashkësia ndërkombëtare do të kuptojë se me kë kemi punë”, ka theksuar Ivan Babanovski nga kjo shoqatë, i njohur edhe si ish-pjesëtar i sigurimit dhe profesor në Universitetin e Sigurimit në Shkup.

(d.b/News24/BalkanWeb)