Më 23 prill Shën Gjergjin e festojne kristjanet dhe myslimanët

0
81

 (simbol i triumfit mbi të keqen)

Te gjithe shqiptaret kristjan dhe muhamedan e festojne Shen Gjergjin ne kujtim te Heroit kombetar Gjergj Kastriotit, i cili i bashkoi dhe luftoi me popullin shqiptar kundra te keqes se madhe, kundra pushtuesit aziatik, kundra djallit osman.

Shën Gjergji është shenjt tepër i njohur edhe në Shqipëri. Devocioni i tij ka përshkuar shekujt, duke u lidhur me zakone shumë të bukura të ardhjes së pranverës, siç është zakoni i varjes së gemave të blertë, simbol i ringjalljes së natyrës, në dyert e jashtme e të brendshme të shtëpive. Këto doke simbolike, prekëse të festës së Shenjtit i përshkruan shkrimtari i madh, Ernest Koliqi, në poezinë e njohur “Ditë Shëngjergjash”.

Në Shqipëri ndeshet dendur edhe toponimi ‘Shën Gjergj’, që dëshmon për ekzistencën e Kishave e kuvendeve të lashta kushtuar Shenjtit në Veri e në Jug: mjafton të kujtojmë Shën Gjergjin e Tiranës e atë të Vlorës, ku i fundit i njohur edhe në botë për bukuritë e natyrës; e sidomos Kishën e re të Shën Gjergjit në Nënshat të dioqezës së Sapës, që dëshmon për përtëritjen e traditave të lashta në kohë të reja. Emri Gjergj është shumë i përhapur ndër shqiptarë në trajtat Gjergj, Gjergjush, Gjush, Xhorxh, Gjorg për burrat e Gjorgjina për gratë. E mjafton të kujtojmë se dy nga burrat më të shquar të trojeve shqiptare, mbajnë emrin e Shenjtit: Gjergj Kastrioti e Gjergj Fishta.

Në traditën islame Gjergjit i është dhënë titullin e “profetit”, dhe historite e veprave të tij, që datojnë që nga koha e Uehb ibn Munebih (rreth vitit 728-33), riprodhon thuajse fjalë për fjalë versione e vjetër siriane e vizatime të legjendës, të cilat, megjithatë,“injoron aspektin luftarak të figurës së shenjtorit dhe vendndodhjen e luftën e tij me dragoin ose Beryto Lida, e cila, me gjithatë, përkushtimi popullor në Islam ka ruajtur kujtimin deri nëditët tona” (G. Levi i Vida, cit. në bibl., f. 143). Marre nga http://www.santiebeati.it/schede/s26850.htm ).

Sot më 23 prill kalendari i Kishës katolike përkujton shën Gjergjin, martir nga Lidia qyteti i sotem Jaffa ne Izrael. Është një nga shenjtorët më të njohur, simbol i triumfit mbi të keqen dhe kasnec i pranverës. Shën Gjergji lindi në Kapadokie, ku edhe u bë oficer i ushtrisë romake. I kthyer në fenë e krishterë nga e ëma, hoqi dorë nga ky rang. Gjatë shpërthimit të martirizimit kundër të krishterëve, u burgos dhe u martirizua. I përballoi me një heroizëm të pashoq të gjitha torturat e edhe vdekjen, në emër të Krishtit.

Kulti i tij, shumë i lashtë, nisi të përhapej së pari në Palestinë. Figura e Shën Gjergjit u lidh me gojëdhënën e famshme të fitores mbi dragoin, e cila në përfytyrimin popullor simbolizonte fitoren e krishterimit mbi dhunën çnjerëzore të së keqes. Prandaj në ikonografi paraqitet gjithnjë si kalorës kreshnik që ndeshet dhe mund draguan.

Devocioni ndaj Shenjtit u rrit e u përhap gjithnjë më tepër në rrjedhë shekujsh. Në mesjetë, kalorësit e zgjodhën Pajtor. Pas tyre u zgjodh edhe Pajtor i mbretërve të Anglisë, duke nisur nga Rikard Zemërluani. Mbetet dhe sot e kësaj dite Pajtor i shtëpisë mbretërore angleze e trojeve të saj.

Publikue në: http://kosova.albemigrant.com/?p=7590