Arben Çokaj, 9 maj 2010
Botuar në gazetën Shekulli, 12.05.2010
Greva e urisë e deputetëve dhe anëtarëve socialistë nga të gjitha rrethet e vendit, po hyn në një fazë kritike. Është greva më reale, që po zhvillohet në një çadër të ngritur në Bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në mes Kryeministrisë dhe Kuvendit të Shqipërisë, 20 vjet pasi Shqipëria doli nga grahmat e diktaturës komuniste. Tani, 20 vjet më pas, a mund të pohojmë se shqiptarët e fituan lirinë dhe demokracinë, për të cilën u ngritën dhe luftuan në vitin 1990? Me plot gojën, jo!
Liria dhe demokracia jonë, e të gjithë shqiptarëve pra, u manipulua rëndë nga ata komunistë, që morën flamurin t’i prijnë kësaj demokracie në vitin 1990. Dhe më i dallueshmi ndër ata, që e transformuan demokracinë në një kapje të shtetit ligjor, që e personalizuan dhe e personifikuan atë, me një dhunim konstant të ligjit dhe të respektit për vlerat më të çmuara të kombit tonë, dhe që tani në fund, e kanë kapur peng këtë komb, është kryeministri aktual i Shqipërisë, Sali Berisha.
Diçitura që shoqëron shkrimin në gazetën Shekulli
Partia Socialiaste dhe opozita shqiptare nuk kanë shumë mjete në dorë për të kërkuar apo mbrojtur të drejtat e tyre, përballë një pushteti kriminel, arrogant e absurd. Ata i kanë intensifikuar protestat civile, të shoqëruar edhe me një grevë urie sublime, që simbolizon sfidën e tyre kundër frikës dhe tiranisë, që ushtron vazhdimisht kryeministri aktual me suitën e tij. Situata parazgjedhore u shoqërua me lirimin e të burgosurve kriminelë, me shantazhe, kërcënime e presione të shumëanshme, deri me vrasjen e deputetit Xhindi, apo të veprimtarit të PDK-së, Aleks Keka. Ajo tregoi qartë se Berisha ishte i përgatitur t’i fitonte ose grabiste zgjedhjet me çdo çmim. Por, a i fitoi apo i dhunoi Berisha zgjedhjet? E vërterta ndodhet në kuti. Pikërisht për këtë, përpjekjet e opozitës shqiptare për 10 muaj me radhë, për transparencë të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009, po hasin në murin e absurdit, të ngritur nga çifti Berisha-Topalli dhe nga një numër i pasuesve të tyre kamikazë.
Simbolika e një vetë-sakrifice sublime për transparencë në zgjedhje, siç edhe pritej, po ndeshet me cinizmit dhe mungesën e ndjeshmërisë së pozitës shqiptare dhe të kryeministrit të vendit. Një veprim kaq i thjeshtë për hapjen e disa kutive, për të parë të vërtetën e një procesi elektoral, jo për të ndryshuar rezultatin e tyre, po ndeshet me një kundërshti absurde, për mos hapjen e këtyre kutive, dhe po tregon qartë se Sali Berisha është i vetëdijshëm se çfarë ndodhet në ato kuti. Në ato kuti ndodhet vjedhja e pushtetit, krimi elektoral, dhe kryeministri i vendit, si komunist i vjetër që është, nuk tregohet i gatshëm të përballet me krimin e tij, po nuk u detyrua me forcë.
Partia Socialste dhe opozita shqiptare i kanë ulur armët dhe po luftojnë me vetë-sakrificë, pa armë, përballë një pushteti mizor e të çoroditur. Po luftojnë në mënyrën me paqësore dhe më demokratike të mundshme, kundër rrënimit ekonomik të Shqipërisë, kundër një kryeministri sharlatan, që ka kapur me egërsi frerët e pushtetit në këtë vend, dhe me arrogancë e cinizëm banal shpërdoron si t’i dojë qejfi, duke u shërbyer qarqeve jo-shqiptare, që kënaqen me rrënimin e Shqipërisë.
Nëse Ramiz Alia, në vitin 1990, tregoi arsyen e mjaftueshme për të ruajtur vetveten, duke ruajtur vendin e vet dhe duke shmangur gjakderdhjen e shqiptarëve, në tranformimin demokratik për të cilin përgatitej Shqipëria, 7 vjet më vonë, Sali Berisha në vitin 1997 e çoi Shqipërinë në prag të greminës ekonomike dhe ngjarjet që pasuan me protestat popullore për shkak të humbjes së kursimeve nga firmat piamidale, i kushtuan Shqipërisë miliarda lekë humbje ekonomike dhe mbi tre mijë të vrarë. Në atë kohë ish-presidenti Berisha mbeti vetëm dhe u detyrua të kapte ’kallashin’ për të mbrojtur jetën e vet.
Pasoi një periudhë e vështirë për Shqipërinë dhe vetë Partia Demokratike u reduktua në vetëm 27 drejtues të guximshëm të saj. Berisha shpëtioi bukur dhe arriti më pas edhe të riciklohej. Ky ishte një gabim i pafalshëm për shqiptarët, të cilët në mirëbesim i dhanë mundësinë një njeriu të paekuilibruar mendërisht të vijë në pushtet. Dhe ja ku jemi sot, 20 vjet pas rënies së komunizmit, në një betejë për transparencë e demokraci, në përballje me tiraninë e një pushteti absurd të një kryeministri, që nuk është në gjendje t’i thërrasë arsyes, vetëm përmes frikës.
Berisha kujton tashmë se askush nuk mund ta zbresë nga kali, ku ka hipur. Pasi po e konsideron këtë popull si kalë, ai në fakt përbën një rrezik të madh për këtë vend, pasi është një dorë e zgjatur agjenturore kundër interesave të këtij vendi. Përveç se vjedh zgjedhjet dhe pasuritë kombëtare, ai gradualisht po vjedh jetën dhe lirinë tonë, dhe ka filluar edhe të tallet me fatkeqësitë, që ai vetë u shkakton shqiptarëve. Realisht, ai ka shkuar tepër larg në këtë lajthitje qeverisëse. Ai ngjan me një kancer që i ngjitet një trupi, dhe vdes vetëm pasi ai vdes trupin që shfrytëzon për të gjalluar.
Çfarë mund të bëjmë ne për të shpëtuar trupin tonë, Shqipërinë nga vdekja? Një nga parullat e PS-së dhe opozitës në këto protesta është ”ndal rrënimit ekonomik”. Po si? Duke u vetë-sakrifikuar?! Nuk e di sa efektive mund të jetë kjo mënyrë, përballë absurdit të Berishës, pavarësisht se rruga paqësore e protestave të PS-së i bën apel në këtë mënyrë, më shumë ndërgjegjes kombëtare dhe ndërkombëtare. Se sa i përket çiftit çmendurak Berisha-Topalli, këto akte vetë-sakrifice, po nuk cenuan pushtetin e tyre, janë vetëm batutë qesharake për cinizmin e radhës. Këtë e di edhe një qytetar i thjeshtë tropojan, që i thoshte Edi Ramës, “Berisha nuk largohet me lule…“.
Sali Berisha synon të radikalizojë veprimet e opozitës shqiptare, që të gjejë shkak për të radikalizuar veprimin e tij kundër kësaj opozite, me qëllimin final për ta eleminuar fizikisht atë. Partia Socialiste po përpiqet të gjejë metoda veprimi paqësore dhe demokratike, jo fort të lehta, në mënyrë që të ruajë veten dhe vendin nga rrënimi… Por në këtë kontekst, a ia vlen vetë-sakrifica e 200 socialistëve të ndershëm në një grevë urie? Sakrifica për një të çmendur, që ka humbur arsyen dhe realitetin objektiv?!… Dhe që i thërret arsyes vetëm kur vihet me shpatulla për muri… A mos duhet që opozita shqiptare të tregohet më e kujdeshme në vetë-sakrificën e saj dhe të fokusohet në gjetjen e rrugëve të tjera më efektive, për të mos thënë më radikale, për të arritur objektivat e saj, që janë edhe objektiva në interes të këtij vendi?
Unë jam anëtar dhe mbështetës i Partisë Demokratike, që nga themelimi i saj. Nuk votova për të në zgjedhjet e fundit, pasi ka kohë që jam distancuar nga kjo mënyrë, se si e qeveris vendin çifti Berisha-Topalli, të cilët kanë uzurpuar çdo pushtet në duar të tyre dhe po e shkatërrojnë këtë vend përmes përdorimit të policisë dhe shërbimit sekret. Unë sot jam me protestat e opozitës, jo vetëm për faktin se vëllai im Qemali është pjesëtar i grevës së urisë dhe gjeti kurajon të sfidonte intrigat e znj. Topalli.
Por jam me protestat e opozitës, sepse ato po kërkojnë transparencën e zgjedhjeve, dhe pa transparencë ne nuk mund të kemi demokraci. Unë jam për të hapur kutitë, jo disa, por të gjitha ato kuti që dyshohen për manipulim. Se ky proces i transparencës është një synim madhor, që duhet të aplikohet në të gjitha zgjedhjet e dyshuara dhe të kontestuara, në mënyrë që t’i vihet fré vjedhjes së votës, që çon në vjedhjen e pushtetit dhe të pasurisë së shqiptarëve.
Jemi shume si ju, ish mbeshtese te PD-se qe sot dallim ne proteste kunder kesaj qeverie! Jemi shume si ju qe kerkojme transparence edhe kerkojme te verteten!
(koment tek gazeta Shekulli)
po Ben, ke totalisht te drejte dhe te pershendes per kurajen tende si gjithmone. Mos harro se 20 vite me pare ajo greva e urise qe beme ne, rrezoi nje diktator, kjo greva e sotme do rrezoje patjeter nje diktatoruc te keq. E rendesishme eshte qe populli te ngrihet sa me shpejt dhe te vendoset demokracia e vertete, ku i zoti dhe i ndershmi te drejtoje dhe hajduti te shkoje ne burg. Nuk do kete demokraci nqs te gjithe ato qe kane vjellur kete vend dhe e kane lodhur kete popull nuk perfundojne ne burg ,ku cdokush qe vjen ne pushtet,t e jete sherbetor i popullit dhe te zbatoje ligjin. U bej thirrje shqiptareve o sot o kurre, se neser do jete shume vone.
Me respekt A. Palushaj.
(koment tek gazeta Shekulli)
Ke shume te drejte Arben. Edhe vete, megjithese voten time nuk do t’ia jepja kurre PS-se, kesaj rrdhe nuk me ngelet vetem se te bashkohem ne kauzen e grevisteve. Pas njezet vjetesh demokraci, ne akoma nuk dime se ku shkon vota jone, se per ke votojme.
E c’ndryshim ka nga votimi qe benim para 1990. Atehere parlamentin e qeverine e “zgjidhte” PPSH kurse sot e zgjedh cifti Berisha-Topalli.
Dhe sikur te mos mjaftonte kjo, kete dhunim te alfes se demokracise na e shesin si pjese te procesit te integrimit evropian.
Uroj qe grevistet t’ia arrijne qellimit megjithese kostua (per shendetin e tyre) duket teper e larte.
(koment në gazetën Shekulli)
Lavdi te perjetshme protestuesve te greves se urise dhe atyre qe kane burrerine te perkrahin ato fatosa te se rese. Zoti ju dhashte fuqi fizike te rrezistojne. Poshte neodiktatura qesharake e klanit Berisha. Turpi le t’i mbulloje sklleverit e veber, qe artikulojne sharje per grevistet. Qendro popull i mjere. Bashkohuni me grevistet. Kjo neodiktaure eshte e falimentuar dhe se shpejti do te groposet ne kenetat e erresires.
(koment në gazetën Shekulli)
Ke plotesisht te drejtë, dhe un si ti kam vepruar para shume vitesh. Kam qenë anetar i PD-së qe nga themelimi i saj ne Fier me shpresen se shqipetaret do ishin te lire te benin zgjedhjen e tyre. Shume shpejt koha po tregonte se ky kish qen nje iluzion dhe PD-ja po vepronte si PPSH-ja, duke hequr njerez nga puna per bindje politike. Nuk mjaftoj me kaq por ne zgjedhjet per kryetar komune ne Libofshë, (mbas vdekjes se kryekomunarit socialist) zone kjo 70% socialiste, PD-ja ne pushtet beri nje kasaphanë zgjedhore, duke e cuar rezultatin ne 70% ne favor te saj. Ketu kupa u mbush dhe un bera divorc me ate palo parti, qe na vrau endrrat, duke kopjuar pike per pike PPSH. PD-ja e sotme eshte nje parti histerikesh te babezitur per te vjedhur cte mundin drejtuar nga nje njeri me prirje fashiste, qe nuk ka asnje ndjenje humane ne qenien e tij.
(koment në gazetën Shekulli)
E lexova me vemendje shkrimin tend, i dashuri Ben dhe si kurdohere jam njesh me mendimet e shqetesimet Tuaja si dhe me vleresimet qe vazhdon t’u besh komunisteve te fundit ne Evrope, qe fatkeqesisht i risollem ne pushtet me voten e vitit 2005 dhe u ricikluan ne 2009 me voten e “lire”alla berishiane.
Jam nje me te gjithe grevistet, qe po sakrifikojne deri ne veteflijim, jam krenar qe jam bashkefshatar me Qemalin, dy Nazmite, Fasin dhe bashkekombas me te gjithe ata heronj te ngujuar tashme per nje qellim aq te shenjte, siç eshte liria e votes.
Sa do t’i sherbeje sakrifica e tyre te ardhmes sone, koha do ta tregoje.
(koment në gazetën Shekulli)
I nderuar Arben,
Ke te drejte ne ato qe thua dhe u bashkohem plotesisht mendimeve te tua. Jam larg po me shpirt dhe me zemer jam me vellain tend Qemalin dhe me grevistet e tjere. Edhe une i jam bashkuar kauzes se PS ne keto momente, pa çka se kam qene per shume vite mbeshtetes aktiv i PD ne fillim, e me vone pas largimit me PD edhe ne strukturat e larta te PDR (te Genc Pollos) qe sot ka ra squp, dhe miraton “amin o hoxhe” ato qe ben dhe thote Berisha. Me nderime Zijau
(koment në gazetën Shekulli)
Sot me vjen turp te them se deri ne 96 (kohe ne te cilen u largova nga vendi)isha nje berishiste i thekur!
Sigurisht qe edhe une, si mijera te tjere, kuptova se Sali Berisha eshte fatkeqsia e shqiptarve!
Jam i bindur se shpetimi i popullit shqiptar eshte largimi i Sali Berishes nga politika shqiptare.
Sa me shpejt te ndodh kjo, aq me shpejt Shqiperia dhe shqiptaret do të fitojne lirine dhe mireqenien e kerkuar.
(koment në gazetën Shekulli)
O shqiptare, akoma e diskutoni? PD dhe Berisha nuk ka fituar asnjehereeeeeeeee zgjedhjet gjithmone i ka vjedhur, akoma thoni c’fare fshihet ne kuti, PS ka fituar mbi 80% TE VOTAVE ne 28 qershor 2009, do flasim prap kur te hapen kutite…
(koment në gazetën Shekulli)
Te dish te besh kthesen kur duhet bere, i bindur se ke qene gabim, jo ti ne bindjet e tua, kthesa e bere, eshte fitore mbi vetveten, kjo ka rendesi. Kush ben kete gjithnje ecen ne jete.
Ju z. “Shkodran” ish antar i PD-se dhe sipmpatizant i saj ,mbi te gjitha kini bere nje gjest atdhetar. Ju pershendes me shoke ketej nga Kanadaja e larget qe si e dini, i derguam 5 greviste atje ne NJU York, me vellezerit dhe motrat emigrante, qe ne nderuan me pjesmarjen e tyre:
—
Jam plotesisht dakort me sa shkruhet deri dhe komentet e ketij shkrimi, qe shumica konvergon me te, po do t’u lutesha te gjitheve, sa shkruajne ne keto dite vertet te renda per vendin tone, kryefjale kane fjalen KOMUNISTAT per gjithcka ndodhi dhe ndodh ne shqiperi. Nuk do isha dakort per faktin se ne ato rradhe,shumica dermuese kane qene dhe jane (kush ka mbetur gjalle), shqipetare dhe patriote te vertete deri ne vetmohim, si ne lufte dhe ne punen ndertimtare. Mos ngaterroni:
Komunistat-me Pseudokomuniste, qe jane vertet, bartesit e gjithe sa ka ndodhur dhe sa rrezikon shqiperine.
Ata Pseudokomuniste tashme njihen, me kreun e tyre SALI RAM BARISHA. Ata duhet te izolohen se pari nga jeta politike e vendit dhe te mare fryme ky vend, me ate devizen Rilindase:
“Besa e shqipetareve eshte shqiptaria;
Shqipetaret – jug e veri, JANE NJI”.
Nene Pashakua
(koment në gazetën Shekulli)
PD te paska lene pa ndonje kocke qe i je kthyer kundra.
(koment në gazetën Shekulli)
Shënimi im:
Po ty Alba, a të ka dhënë PD ndonjë kockë apo tul, që po më kundërvihesh mua kështu?
A thua se ti më njeh më mirë mua, që kujton se jam si ti, që pres të më japë PD kocka, që të zihem me njerëz si pa të keq, siç bën ti në këtë rast?
Unë kam një të ardhur mujore, që ia kalon rrogën Berishës, Jozefinës apo Presidentit – kështu që kur shkruaj, nuk shkruaj për kocka, por për arsyen që duhet të dominojë marrinë tuaj.
Kockat PD i ka për Fazllicin dhe njerëz si ai, të tjerat i ka lënë për Erlën, Çiljetën, Zhozefinën dhe ty, etj. jo për mua… Unë nuk blihem lirë me kocka…
Po a nuk kemi ne të drejtë të themi mendimin tonë për kockën Shqipëri, pa u ndeshur me injorancën tuaj, pashë nderin?!
Arbeni
Akoma ne s’e kemi kuptuar, qe ne kemi nevoje per nje qeveri te re, pa Sali Berisha dhe pa Edi Rama, apo Fatos Nono. Ne kemi nevoje per rinine e sotme qe studion per shkenca politike jashte vendit apo ne Shqiperi dhe jo per njerez qe thjesht jane ne pune nga lidhjet familjare apo politike. Ne si shqiptare duhet te ngritemi te gjithe kunder njerezve, qe po na çojne drejt shkaterrimit te shoqerise shqiptare, duhet te zgjedhim qeverine jo nga pikpamjet politike te hershme po nga pikpamja, se cilet jane me te pershtatshmit per te çuar perpara kete vend. Pse duhet te rrine ne pushtet gjithmone te njejtit persona apo parti, pse s’i japim nje mundesi partive te reja, njerezve te rinj? Ne shqiptaret mendojme gjithmone rrugen me te lehte dhe pritojme te mendojme per te mirat apo te keqijat qe na sjellen apo mund te na sjellin keto njerez. Mendoni se s’beni keq…
(koment në gazetën Shekulli)
Ne lidhje me demokracine, ne nje studim te saj, Nadia Urbinati, docente e Teorise Politike ne Columbia University shkruan:
“Shteti i se drejtes, norma te barabarta per te gjithe, autonomia e sferes juridike nga ajo politike jane konkluzionet me te rendesishme dhe te veshtira te rruges se qyteterimit nga ndjenja e hakmarrjes tek ndjenja e drejtesise.”
Sa gjera do te deshironim te hidhnim nga dritarja prej viteve te kaluara:
Diktaturen komuniste, firmat piramidale, shkaterrimet e 97-es, greva e urise e opozites per zgjedhjet e 2009-es, debati Rama -Berisha, permbytja e Shkodres etj.
Koha shpejt apo vone ka per t’i fshire, sepse deshira per te jetuar eshte e barabarte me predispozicionin per te harruar. Megjithese rreziku i harreses shpesh eshte shkaku i shume fatkeqesive. Sa here qe ndodh paguajme çmimin si individ apo si shoqeri.
Diktatura komuniste per shembull ishte nje nga fatkeqesite me te medha qe mund t’i ndodhte Shqiperise, pas luftes se dyte boterore.
Diktatura hyri ne shtetin dhe ne ndergjegjen e shqiptareve dalengadalë. Dhe hap pas hapi u ligjerua nga ligjet me te perbindeshme qe mund te ekzistonin.
Sa veta i kujtojne konseguencat tragjike te kesaj diktature ne te cilen merrnim pjese dhe pesonim ne te njejten kohe !
Kush eshte ne gjendje te kuptoje rrezikun qe kemi perpara, nese nuk kemi autonomine e Pushtetit Gjyqesor, legjitimitetin e Organeve te Garancise, duke filluar nga Presidenti dhe Gjykata Kushtetuese.
Deri dje mendonim se Europa, Amerika do te na ruante e ndihmonte kur te ishim ne veshtiresi, kujtoni abandonimin qe Amerika na beri ne 97-en dhe aktualishte Europa per zgjedhjet e 2009. Por nuk eshte keshtu.
Te vetmit qe mund te mbrojme Kushtetuten jemi vete neve.
Brezat pararendes kane dhene jeten e tyre per nje ide qe ka forca te jashtezakonshme. Kjo ide thote qe jemi te gjithe te barabarte para ligjit: te pasur dhe te varfer, pronare dhe puntore, nuk ka nje te drejte per disa dhe nje te drejte per te tjeret. Duhet t’i japim nje kuptim historise sone. Duhet te punojme per te sotmen, por edhe per te ardhmen, e cila do te jete ashtu si ne do t’a ndertojme.
Ne koshiencen tone, hakmarrja ka lene nje gjurme, gati te pashlyeshme, e cila, pothuajse eshte ajo qe na drejton ne çdo gje qe bejme.
Në 1991, ra diktatura komuniste. Cfare beme neve? Shkaterruam te gjitha ato qe me gjakun dhe djersen tone kishim ndertuar. Ndjenja e hakmarrjes kunder diktatures na beri qe te shkaterrojme gjithçka.
Në 1997, Zgjedhje, votime te kontestuara, firma piramidale.
Perseri ndjenja e hakmarrjes ne veprim. Cfare beme neve? Shkaterruam gjthçka.
Kete radhe shkaterrimi ishte total: ngelem pa ekonomi, pa finance, pa ushtri, pa polici. Mbi 3000 te vrare per asgje, 200 milion dollare dem ekonomik, 300 milion dollare humbje ne firmat nga ana e popullit.
Ndjenja e hakmarrjes dhe harresa, per ato qe kane ndodhur, me duket se jane perseri te gateshme te qellojne.
Edhe ne keto 20 vjetet e fundit, neve, akoma nuk e kemi kuptuar dhe nuk duam te kuptojme, qe ne ide, programe, organizime, ne menyren e te menduarit jemi te ndryshem. Zgjidhja e qyteteruar per te bashkejetuar ne paqe, harmoni, ne kete sistem te pranuar nga te gjithe, pluralizmi ne te gjitha format e tij, eshte Ndjenja e Drejtesise dhe Toleranca. Intoleranca prodhon Diktature ne ekstrem. Toleranca e legjitimiteti prodhon paqe dhe harmoni. Zgjedhja na perket neve.
Comments are closed.