Nga Mero Baze, 19 Prill 2012
Ka pasur një pritshmëri të madhe shfaqja publike e Fatos Nanos në Top Story dhe dëshira e tij e sinqertë për t’u bërë President i Republikës. Më së shumti pritej qëndrimi i Fatos Nanos ndaj 21 Janarit, luftës së pushtetit aktual kundër institucioneve dhe zgjedhjeve të 8 Majit, të cilat janë dhe tri krizat më të mëdha që pritet të thellojë ose të qetësojë Presidenti i ardhshëm i Republikës. Në vend të një qëndrimi të qartë për këto tri çështje, të cilat kanë rritur tensionin politik, për profilin e ardhshëm të Presidentit, Fatos Nano tha se ka në favor CV e tij si shtetar dhe vizionin e tij politik për presidentin mbi palët, cilësi të cilat në të vërtetë nuk u thonë asgjë palëve në konflikt.
Problemi i parë, ai i qëndrimit ë Fatos Nanos ndaj 21 janarit, është një hendek i madh mes tij dhe Partisë Socialiste. Ai bile ka shkuar aq tutje në këtë qëndrim sa po i jep Berishës ato vlera, të cilat ai i demonstroi vetë më 14 shtator të 1998 kur demonstruesit e armatosur pushtuan kryeministrinë dhe nuk u gërvisht askush prej tyre.
Pas kësaj ai dha dorëheqje dhe u end rrugëve katër vjet derisa u rikthye kryeministër nga paqja me Berishën në vitin 2002. Ndërsa më 21 Janar askush nuk qëlloi me armë ndaj kryeministrisë apo policëve, përveçse gardistëve të Berishës mbi demonstruesit, dhe Sali Berisha jo vetëm që nuk ka dhënë dorëheqje, por po shkatërron gjithë drejtësinë për të mos u gjykuar ajo çështje dhe për të mos u dënuar vrasësit. Ai po kërkon Presidentin e Republikës si garant të varrosjes së kësaj dosje krimi. Për këtë arsye 21 Janari është nga ato ngjarje ku qëndrimi mbi palët të bën fajtor, pasi i vetmi qëndrim realisht mbi palët është dënimi i vrasjeve. Duke barazuar vrasjet politike me dhunën fizike të demonstruesve duke u përleshur me policinë, në të vërtetë je bërë palë me anën e gabuar dhe nuk jep asnjë garanci se do të dish të ruash ekuilibrat në krye të shtetit.
Një tjetër problem i tij, që dëshmon qartë joseriozitetin dhe cektësinë me të cilën e ka marrë këtë minifushatë elektorale, ka të bëjë me vlerësimet e tij për qëndrimet e Presidentit apo kryeprokurores ndaj 21 janarit. Edhe pse thotë se mbështet qëndrimet amerikane ndaj kësaj ngjarjeje, ai është shume larg përfshirjes së politikës së SHBA në mbrojtje të këtyre dy institucioneve nga sulmet e Sali Berishës dhe kërcënimet e tij verbale, fizike dhe juridike.
Përpjekja e tij për të mbajtur distancë nga sjelljet e Presidentit dhe kryeprokurores për 21 Janarin, vetëm që të mos zemërojë Berishën, na sjell parasysh një qokaxhi që do të bëhet president, në vend të presidentëve qokaxhi që shpesh kemi pasur. Vizioni i tij për postin e presidentit të Shqipërisë nuk është vizion teorik dhe as skedë seminaresh politike.
Vizioni i tij për Presidentin e Shqipërisë duhet të adresojë probleme konkrete që ka përballë presidenca e Shqipërisë. A do të inkurajojë ai çuarjen para drejtësisë të vrasësve, a do të konsiderojë ai faktin që dikush ka dhënë urdhër të qëllohet, a do të konsiderojë ai inkurajimin e drejtësisë të hetojë Sali Berishën dhe Lulëzim Bashën për këto vrasje, a do të ndëshkojë ai ato struktura të policisë që bënë grusht shteti duke refuzuar urdhrin e prokurorisë për ndalimin e gardistëve? Nga mënyra se si zgjidh këto kriza konkrete, njerëzit mendojnë se kush je dhe çfarë do të bësh dhe jo nga hartimet me fjali të gjata pa kuptim, me shpresë që të duken dhe pa zarar.
Një problem i tretë thelbësor që vizaton portretin e presidentit është mënyra se si e shikon ai procesin e zgjedhjeve të 8 majit në Tiranë. ODIHR dhe vëzhguesit e tjerë shqiptarë dhe ndërkombëtarë konstatuan pa drojë se mandati u mor në tavolinë, ndërsa Fatos Nano ka idenë që mandati u mor nën ndikimin e ngjarjeve të 21 Janarit duke i ikur larg denoncimit të procesit manipulativ. Kjo e bën profilin e kandidatit për president shumë më të pasigurt se këta që kemi pasur, dhe shumë më të papërgjegjshëm për krizat reale që ka vendi se vetë ai që i ka krijuar këto kriza, Sali Berisha.
Mjaftojnë këto vizione të tij për të mos qenë një kandidat që duhet të mbështetet nga opozita. Identikiti i kandidatit për president të opozitës duhet të jetë garant i problemeve që Sali Berisha i ka sjellë Shqipërisë duke luftuar institucionin e Presidentit përmes vrasjeve politike, përmes dhunimit të institucioneve dhe vjedhjes së zgjedhjeve. Fatos Nano dëshmoi qartazi se nuk ka nerva dhe energji të jetë një president që do të hapë dosjen e problemeve shqiptare, por e kërkon atë post për t’u vënë kapak këtyre problemeve. Si i tillë, ai nuk ka për tu marrë seriozisht nga askush. As nga Kaçi, i cili ka nxjerrë votën e tij në ankand si vota që vendos.
“Vizioni i tij për Presidentin e Shqipërisë duhet të adresojë probleme konkrete që ka përballë presidenca e Shqipërisë. A do të inkurajojë ai çuarjen para drejtësisë të vrasësve, a do të konsiderojë ai faktin që dikush ka dhënë urdhër të qëllohet, a do të konsiderojë ai inkurajimin e drejtësisë të hetojë Sali Berishën dhe Lulëzim Bashën për këto vrasje, a do të ndëshkojë ai ato struktura të policisë që bënë grusht shteti duke refuzuar urdhrin e prokurorisë për ndalimin e gardistëve? Nga mënyra se si zgjidh këto kriza konkrete, njerëzit mendojnë se kush je dhe çfarë do të bësh dhe jo nga hartimet me fjali të gjata pa kuptim, me shpresë që të duken dhe pa zarar.”
Z.Baze!
Pse lodhesh kot me pyetje te tilla?
Nje president i emeruar nga nomenklatura ne fuqi nuk mund te zgjidh asnjeren nga ato qe ti shkruan.
Fakti eshte qe edhe Topi,aktuali,edhe pse u pergojua ne te gjitha keto gjera nuk ishte ne gjendje te bente asgje:ASGJE.
Dhe asnjeri s’ka per te qene ne gjendje te beje Asgje.
Sepse nje kukull,nje buratin nuk mund te beje asgje.
Kur presidenti te zgjedhet nga populli,nga sovrani, athere mund te shpresojme se mund te beje diçka.
21 prilli kujtohet per regjimin e 15 koloneleve ne Greqi,qe vendosi nje psikopat si Papadhopulos ne krye te qeverise,dhe vetem pas 7 vjeteve Greqia arriti te rihyje ne rrugen e demokracise.
Edhe ata e ben referendumin :Republike apo Monarki ne vitin 1967,referendum te cilin ne e beme 15 vjete me vone.Dhe 15 vjete me vone jemi ne demokraci prapa Greqise.
Sot na del ne skenen politike edhe “mbreti i politikes” moderne shqiptare.
Pyetja e pare qe duhet te bejme per nje kandidat ,pamvarsishte se kujt partie i perket,duhet te jete kjo: A eshte ky nje njeri i Pershtatshem per te marre kete detyre apo funksion?
Eshte i ndershem?
Zoteron aftesite e nevojshme?
Eshte i pamvarur dhe patriot?
Kush jane principet qe e karakterizojne :
-Ne fushen personale :
– A preokupohet per mireqenien e te tjereve?
– A ka respekt per autonomine e te tjereve?
– A eshte i besueshem dhe i ndershem?
– A e zbaton ligjin?
– Ne lidhje me drejtesine a eshte i çilter?
– A eshte dashamires,ne lidhje me berjen e te mires?
– A eshte i afte te parashikoje demet per çdo vendim
qe duhet te mare?
– Ne fushen profesionale :
– A eshte objektiv apo eshte sektar?
– A eshte i rezervuar apo i hapur me te gjithe?
– A eshte besnik per pergjegjsine profesionale?
– A e eviton konfliktin e interesave?
– Principet e pergjithshme
– Si koncepton dhe e zbaton drejtesine,perfshire edhe
ate internacionale?
– Cfare autopergjegjsie sociale ka ne lidhje me
shoqerine?
– Cfare respekti ka per ambientin dhe vendin?
Sa me shume qe plakesh aq me shume behesh koshient,i vetedijshem qe nuk mund te ngelesh me injorant,ne gjume,duhet te zgjohesh.
Comments are closed.