100 – përvjetori nga Lufta Ballkanike 1912

0
37

Pregatiti Veneta Pavllova (Radio Bullgaria)

Sivjet mbushen 100 vjet nga fillimi i Luftës Ballkanike të viteve 1912-1913. 100-përvjetori është një rast i mirë të kujtojmë përgatitjen e luftës, veprimet luftarake, betejat heroike dhe dëshmorët. Gazetari britanik James Bourchier shkruan për komandantët dhe luftëtarët-vullnetarë tanë: “Bullgarët sikur janë nisur për në dasmë, jo në luftë”. Pse Lufta Ballkanike tërhoqi vëmendjen e shumë të huajve, të angazhuar me çështjen? Si ajo u përshkrua në veprat bullgare?

Gjatë 1912-ës Bullgaria, Serbia, Greqia dhe Mali i Zi, të bashkuar në Aleancën Ballkanike, i kërkuan Perandorisë Osmane luftë ballë për ballë. Qëllimi ishte që të çlirohen territoret e pushtuara nga Perandoria, ku feja dominuese ka qenë ajo e të krishterëve, jo të myslimanëve. Populli bullgar u ngrit në luftë 34 vjet pasi e ka fituar çlirimin e vet gjatë 1878-ës. Në atë kohë ne ëndërronim për bashkim me bullgarët e Maqedonisë dhe Trakisë Lindore, të mbetur në kufijtë e Perandorisë Osmane.

Në fillim të shekullit të XX-të u bënë disa përpjekje të pasuksesshme për krijimin e Aleancës Ballkanike. Këto kishin të bënin me moskuptimin mes shteteve në rajon. Qëllimi i Bullgarisë ishte autonominë e Maqedonisë dhe Trakisë Lindore, derisa Serbia dhe Greqia ngulnin këmbë për ndarjen e këtyre territoreve. Historiku ynë i njohur Georgi Markov tregon se cila ka qenë arsyeja për nisjen e bisedimeve për Aleancën Ballkanike kundër perandorisë shumëshekullore. Një ngjarje historike që u zhvillua jashtë Evropës.

Më 16 shtator të vitit 1911 Italia i shpalli luftë osmanëve. Në atë ditë flota italiane sulmoi territoret e sotme të Libisë, duke luftuar për kolonitë në Afrikën Veriore.

“Atëherë qeveria bullgare në krye me Ivan Geshovit vendosi që duke qenë njëra nga Fuqitë e mëdha evropiane në fushën e betejës kundër Perandorisë Osmane, të tjerat nuk mund t’i kundërshtonin aleatët ballkanikë që t’u shpallin luftë osmanëve, sqaron z. Markov. – Kështu gjatë shtatorit të 1911-ës mbreti bullgar Ferdinand nisi bisedimet me Serbinë. Ato gjatën disa muaj, sepse qeveria serbe ka kërkuar ndarjen e Maqedonisë në tri zona: territoret në veriperëndim të Maqedonisë të jenë mbi pushtetin e Serbisë, zona bullgare të përfshijë territoret në lindje të lumit Struma, ndërsa territoret buzë lumit Vardar të mbeten zonë e diskutueshme.

Këto bisedime u zhvilluan nën syrin e Rusisë. Në atë kohë ajo synoi një bashkim mes Mbretërisë së Bullgarisë dhe Mbretërisë së Serbisë para se të ketë plasur lufta e Perandorisë Austro-Hungareze dhe Gjermanisë kundër Rusisë. Çfarë ndodhi? Perandori rus mori përsipër bisedimet dhe në marrëveshjen e 29 shkurtit të vitit 1912 midis dy shteteve ballkanike u hartuan dy zona. Serbia të vërë dorë mbi sanxhakun e Shkupit, ndërsa për Bullgarinë të mbetet gjithë pjesa tjetër e Maqedonisë.”

A ka qenë Evropa në dijeni për të drejtat e të krishterëve në territoret e Perandorisë Osmane? Pse kishte luftë? Nuk paskan ekzistuar mundësi të tjera që kombësitë e krishtere brenda kufijve të Perandorisë Osmane të fitojnë autonomi politike? Sipas historikut Georgi Markov atëherë Evropa kishte të bënte me gjashtë fuqitë e mëdha, të ndara në dy aleanca: Gjermania, Austro-Hungaria dhe Italia, të bashkuar në Aleancën Trepalëshe, kundër aleancës së Anglisë, Francës dhe Rusisë. Secili shtet ballkanik e ka pasur mbrojtësen e vet mes fuqive të mëdha evropiane. Historia tregon që secili shtet i Ballkanit ka kërkuar ndihmë nga mbrojtësja i tij evropiane për sa i përket zgjidhjes së çështjes kombëtare.

“Fillimisht Bullgaria është mbështetur në Rusi, më pas – në Austro-Hungari. Dhe prapë u rikthye te ndihma e Rusisë, sqaron historiku. – Në atë kohë të gjitha qeveritë bullgare kanë ngulur këmbë për autonomi të Maqedonisë dhe Trakisë Lindore, ku kanë jetuar një milion e gjysmë bullgarë. Pikërisht kjo ide nuk i ka pëlqyer Perandorisë Osmane, aspak fqinjëve tanë. Pse? Shtetet e tjera ballkanike kanë pasur frikë që Bullgaria mund të bëhet faktori politik kryesor në rajon, sidomos pas bashkimit të territoreve të saj veriore dhe jugore gjatë 1885-ës. Lëvizja kombëtare e bullgarëve për çlirim nga Perandoria Osmane u ndërmarr nga Organizata revolucionare e Edrenesë dhe Maqedonisë dhe Komiteti i lartë dypalësh. Kulmi i veprimeve të lëvizjes ishte Kryengritja e vitit 1903, kur bullgarët nga këto rajone u dolën ballë për ballë osmanëve.

Më 2 gusht, kur nderohet Dita e Shën Ilias sipas stilit të vjetër, kryengritja u shpërtheu në vilajetin e Manastirit dhe në vilajetin e Selanikut, ndërsa në vilajetin e Edrenesë – më 19 gusht, kur nderohet Dita e Metamorfozës së Shpëtimtarit. Në historinë bullgare Kryengritja e vitit 1903 mbeti Kryengritja e Shën Ilias dhe Metamorfozës së Shpëtimtarit. Edhe atëherë Perandoria Osmane nuk mori asnjë vendim në lidhje me autonominë e bullgarëve dhe të drejtat e të krishterëve brenda kufijve të saj. Pesë vite më vonë, gjatë 1908-ës, mbreti anglez Eduard i VII-të dhe perandori rus Nikolai i II-të në një takim vendosën për një reformë radikale në Maqedoni.”

Këtë vit plasi revolucioni i turqve të rinj. Pushteti i ri rivendosi kushtetutën dhe u premtoi barazi të të drejtave të gjithëve kombësive, po ashtu barazi të fejeve në territoret e Perandorisë Osmane. Mirëpo, më vonë nisën të zhdukeshin institucionet dhe u ndërmorën masa ekonomike dhe administrative kundër pakicave. Kështu kundërshtimi i këtyre masave mori hov të madh, duke ndërprerë reformat në Perandorinë Osmane. Atëherë u arrit në vendimin që patjetër duhet të shpallet lufta.

Mirëpo, Bullgaria e vogël nuk mund të sulmonte vetëm perandorinë e madhe, të shtrirë në rajonin e Ballkanit, Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore. Në atë kohë popullsia e Mbretërisë Bullgare numëronte katër milionë e gjysmë vetë, derisa shtetasit e sulltanit ishin 26 milionë. Përveç kësaj, fqinjët e tjerë të Bullgarisë u shpallën për ndarjen e trashëgimisë osmane. Kështu nisën bisedimet, së pari me Serbinë, pastaj me Greqinë, ndërsa pak më vonë edhe me Malin e Zi që të krijohet Aleanca Ballkanike kundër Perandorisë Osmane. Më 5 tetor të vitit 1912 plasi Lufta Ballkanike dhe përfundoi më 17 maj të vitit 1913, kur u nënshkrua marrëveshja e paqes në Londër.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

http://bnr.bg/sites/sq/Lifestyle/HistoryAndReligion/Pages/p%C3%ABrvjetoringaLuftaBallkanike.aspx