TemA TV/ Rama prezanton programin dhe zotohet: S’do gjejmë paqe derisa urdhëruesit e 21 janarit të dalin para drejtësisë (VIDEO)

0
42

TemA, 20 Maj 2013

Kryetari i PS, Edi Rama dhe e shoqja, Linda

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në një skenografi ndryshe, prezantoi programin e partisë së tij në ditën e dytë të konventës së PS.

“Ne do të luftojmë më gjithë vullnetin dhe energjinë tonë që përmes politikës të sjellim ndryshimin që ky vend meriton dhe t’i japim shqiptarëve Rilindjen që duam.

Por, duke u afruar data mes zhurmës dhe entuziazmit të fushatës, mes zotimeve dhe kundra zotimeve, pretendimeve të njërës palë dhe palës tjetër, mes flamujve të njërit kamp dhe të kampit tjetër, ne nuk duhet ta humbim arsyen themelore pse quhemi Partia Socialiste e Shqipërisë, kjo arsye nuk ka të bëjë me ne, por me njerëzit që nuk hanë dhe nuk jetojnë për politikën.

Me ata që në mëngjes dalin për të shkuar apo për të kërkuar punë, me ata që gdhihen me ankthin se çfarë do të gatuajnë për fëmijët e tyre, që nuk çojnë fëmijët në shkollë dhe ata që nuk kanë një rrogë se nuk kanë punë.

Me ata që janë kocka, mishi, gjaku dhe trupi, truri i këtij vendi, me njerëzit e zakonshëm. Njerëzit që do të vendosin nëse do na e japin apo jo votën dhe do të na ngarkojnë me përgjegjësinë për tu hapur rrugën e Rilindjes duk u dhënë energjinë, përkushtimin dhe eksperiencën që ne kemi për ta,” tha Rama.

“Dua të mos flas për ju, por sot dua të flas për ata që jetojnë jetën jashtë rruzullit të politikës. Ata që janë arsyeja pse dhe ne jemi këtu së bashku, për ata që duhet të na japin mbështetjen dhe ata që ne kemi detyrimi të madh t’i nxjerrim nga rruga e mungesës së shpresës, pamundësive, papunësisë dhe braktisjes sociale, për ata që ne kemi detyrimin nga e vetmja ëndërr që të lënë Shqipërinë për një jetë më të mirë dhe t’i japim mundësinë bashkë me ne të shohin një ëndërr shqiptare që mund dhe do e realizojmë bashkë ne vendin tonë. Dua që ky të jetë rregulli themelor i fushatës, ne nuk jemi në këtë betejë për vete, por për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi”, theksoi Rama.

“Kjo nuk është një betejë, mes dy të njëjtave, mes dy anëve të një medalje, por beteja e Shqipërisë të së shkuarës dhe të së ardhmes. Betejë mes dy botësh, mes botës politike, e përkushtuar tek zgjatimi për pushtet, dhe botës së një politike që dëshiron të shkëputet për tu bashkuar me botën që politikës për njerëzit. Me një botë që është mes nesh megjithëse nuk e kemi prekim në Shqipërinë tonë, që quhet familja e Evropës së bashkuar”, nënvizoi Rama.

Kreu i Partisë Socialiste komentoi edhe çështjen e 21 janarit.

“21 janari është çështja që do të vendosë në themelet e drejtësisë të drejtën. Ne nuk do gjejmë paqe derisa vrasësit dhe urdhëruesit e vrasjeve të shkojnë përpara drejtësisë”, ka theksuar Rama, i cili ka premtuar edhe rivendosjen e rendit në vend.

“300 ditë na duhen, do ta zmbrapsim krimin, do ta kthejmë andej nga ka dalë dhe do të vendosim përballë shqiptarëve një polic dinjitoz në shërbim të shtetit”, ka shtuar Rama.

Rama tha po ashtu se integrimi nuk mbetet në ato tre ligje.

“Ka fatkeqësisht jo pak njerëz që besojnë në përrallën që integrimi i Shqipërisë në BE ka mbetur të ato 3 ligje. E vërteta është se çdo shqiptar i arsyeshëm e di shumë mirë çka e dallon Shqipërinë tonë nga Evropa. Ashtu sikundër na e ka thënë qartë vetë Evropa. Na duhen zgjedhje të lira dhe të ndershme, zgjidhim çështjen e pronës, një administratë në shërbim të shtetit jo si kazermë, nga ku dalin zyrtarët rresht në mitingje. Na duhet të luftojmë krimin dhe korrupsionin, na duhet ligjshmëri, trajtim i drejtë dhe i barabartë për të gjitha pakicat”, tha Rama./ep