Nga TemA
Mbi 150 persona ka arritur numuri I te shtrurave ne spital nga qyteti I Ballshit, për shkak të asaj që dyshohet si një epidemic e shkaktuar nga ndotja e ujit të pijshëm nga rafineria e Ballshit, e cila është burim ndotje në qytet. Burimet spitalore, thonë dyshimi i parë është për një helmim nga uji i pijshëm, por nuk përjashtohet mundësia dhe nga intesiteti I lart q ëka shkaktuar në aër ndotja e thellë e mjedisit nga Rafineria.
Pacientet jane paraqitur me simptoma te helmimit dhe shenj aanaloge, cka do të thotë se është I njëti burim epidiemie. Ministria e Shëndetësisë, e cila njofton se ka ngritur një grup për hetimin e situatës. Gjate nje prononcimi televiziv, drejtori i ISHP-se, Alban Ylli ka njoftuar se Ministria e Shendetesise ka urdheruar bllokimin e ujit te pijshem ne gjithe zonen, per te mundesuar lokalizimin e vatres.
Rafineria e Ballshit qysh pas privatizmit të saj po kthehet në një ndotëse të madhe të mjedisit për shkak të mospërpunimit të naftës sipas linjës tekonologjike, por filtrimit të naftës D2 në mënyrë mekanike. Kjo ka shtuar ndjehsëm ndotjen e mjedisit dhe derdhjen e lëndëve të rrezikshme në sipërfaqe, të cilat mund të kenë depërtuar në burimet ujore të qytetit.
Armo, pronë e së cilës është Rafineria nuk ka bërë ende ndonjë deklaratë rreth situatës, por mediat nën kontrollin e Rezart Tacit kanë fshehur lajmin cka rrit dyshimet se shkaku mund të jetë të ndotja e mjedisit prej rafinerisë.