Strehimi i muxhahedinëve, Teherani paralajmëron Tiranën

0
63

TemA Online, 19 Maj 2013

Teherani ka paralajmëruar Tiranën zyrtare se pranimi i i 14 prej 210 anëtarëve të organizatës Mojahedin-e-Khalq, ose siç njihen ndryshe me emrin Muxhahedinët e popullit iranian, do të kërcënojë sigurinë kombëtare të vendit.

Sipas agjensisë së lajmeve iraaniane “Fars News”, anëtari i Bordit Kryesues i Parlamentit iranian, Baqer Hosseini Seyed, paralajmëroi Tiranën për prezencë të anëtarëve MKO.

“Qeveria e Shqipërisë duhet të shmangë përsëritjen e të njëjtit gabim që kanë bërë vendet e tjera në lidhje me pritjen e anëtarëve të MKO, sepse këta njerëz janë të rrezikshme edhe për sigurinë kombëtare të atij vendi dhe gjithë rajonit,” paralajmëroi Hosseini.

Dy ditë më parë në Shqipëri mbërriti grupi i parë i 14 prej 210 anëtarëve të organizatës Organizata Mojahedin-e-Khalq, e cila konsiderohet si opozita politike e regjimit të Ahmadinexhadit në Iran. /b.l.