Flamuri i nji djal i lindur dhei rritur ne fshatin Kukel te komunes Bushat Shkoder, e njofe qe ne ditet e para te lindjes, pasi kemi shume afer me shtepit tona.
Ishim te dy nga krahina e veriut, une Dukagjinas dhe Flamuri nga Tropoja, po kishim mardhanie familjare teper miqesore, po ne e vzhdua traditen e mire te dashamiresis nder familjare.
Flamuri si shume te ri ishte i apasionuar per dije dhe shkollim, po kishte nji te veçant qe fare i vogel e kujtoj teke pikturonte, lule, zogje, makina, traktora e tjera.
Me shaka i thonim ne ato vite te femijeris, Flamur do bahesh piktor, po interesante ishte pergjigja e tije me plot humor, po piktor do bahem, dhe ashtu u be.
Pase shume vitesh ne emigracion, kontaktova dhe pata miresin ti beja kete interviste per shtypin e dites.
1. Keni lindur në Kukël. Me çfarë date? Cilat janë kujtimet tuaja për Kuklin dhe kuklianët?
Jam i datëlindjes 1971, lindur dhe banues në fshatin Kukël. Sigurisht me origjinë, ju e dini, jam nga Tropoja. Kukli për mua është fshati më i bukur në botë, kur vendlindësit janë aty. Ama, kur ikin këta njerëz, që janë emigrantët, duket si shkretëtirë, por edhe ashtu e dua me gjithë shpirt. Kam mendimin që të gjithë sa jemi jashtë të bëjmë diçka për ta populluar atë fshat. Fshatin ku ka jetuar më tepër se 35 vjet Dom Ndre Mjeda.
2. Kur mbaruat shkollën në qytetin e Shkodrës dhe në cilën shkollë?
Kam mbaruar shkollën e mesme artistike “Prenkë Jakova” i diplomuar në degën skulpturë – pikturë nga viti 1986 deri në vitin 1989.
3. Piktura ishte për ju një pasion që në vitet e fëmijërisë? Unë ju kujtoj që kur ishe fare i ri. Çfarë është piktura për Flamur Gjonaj?
Që fëmijë e kam dashur pikturën dhe me konkurse kam fituar të drejtën e studimit. Piktura për mua aq sa është e bukur dhe e këndshme për mua, aq është dhe e vështirë sepse që prej nëntë vitesh jam larg familjes time, në një ishull të quajtur Mikonos të Greqisë.
4. Ju jeni familjar. Nga sa persona përbëhet familja e Flamurit?
Familja ime përbëhet nga gjashtë persona. Jetoj me nënën, motren, gruan dhe dy fëmijët, Freskida Gjonaj që studion në gjimnazin “28 Nëntori” dhe Sentiliano Gjonaj në klasën e gjashtë të shkollës Ismail Qemali.
5. Në Greqi vazhdoni të merreni me pikturën?
Vazhdoj të merrem me pikturë. Unë punoj me menaxher në një dyqan të quajtur Cosset ku të ardhurat e pikturës i ndajmë përgjysmë.
6. Keni hapur ndonjë ekspozitë? Si priten pikturat tuaja nga publiku artëdashës grek? Po me emigrantët shqiptarë keni marrëdhënie dhe ju vizitojnë në studion tuaj?
Ekspozitë nuk kam hapur sepse pikturat e mia që bëj gjatë vitit, shkojnë vetëm te dyqani me të cilin bashkëpunoj. Nuk kam kohë të merrem me piktura të tjera sepse parësore për mua është të gjej të ardhura për familjen time në Kukël. Unë, si Flamur bashkë me menaxherin bëj piktura karakteristike të ishullit. Si p.sh pikturat që keni parë në internet. Piktura me ullirin, me gjelin, me varkën, me gomarin, me shegën, me gurët, fiqtë e detit (frankosikja) etj. Pikturat e mia pëlqehen nga publiku grek si ai vendas po ashtu edhe ata të cilët jetojnë në Amerikë, Australi etj sepse është një kujtim nga vendlindja e tyre. Ka pasur piktura që i kam përsëritur edhe me 10 herë të tjera sepse kanë pasur kërkesa të shumta dhe janë shitur. Për faktin se jam shumë i zënë me piktura, atë kohë të lirë që e kam, e kaloj duke ecur bregut detit duke kërkuar për ndonjë frymëzim ose merrem dhe me pasionin tim tjetër, që është fotografia.
7. Bashkëpunoni me piktorët vendas, pra piktorët grekë?
Aty ku jetoj unë nuk ka shumë piktorë por edhe ata të cilët janë aty më përgëzojnë për punën që bëj. Vetëm kaq, asgjë më shumë.
8. Flamur Gjonaj si arrite të integrohesh në jetën dhe kulturën Greke. Je i kënaqur me arritjet e deri tanishme?
Në vitin 1995 unë mbërrita në Athinë, tek motra. Kontakti i parë me pikturën, këtu në Greqi, është me ikonat e kishave. Por në mungesë të lejes së qëndrimit u detyrova, si shumë shqiptarë, të kthehem pranë familjes. Nga kushtet që më rrethonin në fshat, që ti i din shumë mirë nuk kisha as kohë as frymëzim të ushtroja pikturën. Në vitin 2005 erdha në Mikonos si emigrant i ligjshëm. Nga viti 2005 deri në vitin 2010 kam punuar në ndërtim. Kohën e lirë, gjatë darkave, pikturoja, deri ditën kur u lidha me dyqanin ku punoj. Tani merrem vetëm me pikturë dhe fakti që pikturat e mia janë nëpër hotelet më luksoze të Mikonos dhe Greqisë, është një arritje e madhe për mua dhe një kënaqësi shpirtërore.
9. Për perspektiven çfarë na thoni Flamur? Cilat janë objektivat tuaja? Piktura mbetet primare për ju?
Piktura mbetet primare për mua. Dëshira ime është të hap një ekspozitë në qytetin e Shkodrës. Sepse aty është vendi ku studiova për këtë pasion aq të bukur që ma dha Zoti dhe shkolla e mesme artistike “Prenkë Jakova”. Tani që mu dha rasti i përshëndes me gjithë zemër që të kenë sukses dhe talent, që një ditë të tregojnë vetveten sepse Shkodra është djepi i kulturës dhe artit.
10. Sa ju mungon Kukli i Mjedës, shokët dhe shoqet. Mendoni të ktheheni në Kukël apo ndiheni mirë aty ku jetoni?
Unë siç e kam përmenda edhe më lart, që prej nënte vitesh jetoj larg familjes. Çdo vit shkoj pranë njerëzve të mi të dashur, pranë shoqërisë. Dëshira imë është të kthehem dhe kursimet e këtij dhjetëvjeçari i kam investuar në një shtëpi në Shkodër, për perspektiven time dhe të fëmijëve.
Në Athinë kam motrën e madhe Feriden, e cila së bashku më bashkëshortin e saj Bashkim Kodra, kanë qenë një mbështetje e madhe për mua kur kam ardhur fillimisht në Athinë. Kjo mbështetje vazhdon edhe sot e kësaj dite. Vëllai i madh Sokoli, ndodhet në Bruksel, Belgjikë, ndërsa Shkëlzeni ndodhet në Shqipëri, po ashtu edhe dy motrat e mia të tjera, Shpresa dhe Valbona.
11. Urimi i juaj në prag të festave të fundvitit?
Në rradhë të parë iu uroj të gjithë besimtarëve katolikë Gëzuar festën e madhe të Krishtlindjeve dhe Zoti qoftë gjithmonë pranë jush. Gëzuar vitin e ri 2015. Qoftë një vit i realizimit të dëshirave dhe ëndrrave tuaja.
Z.Flamur ju falenderoj sinqerisht per kete intervist,ishte kenaqesi tu kemi te intervistuar, pasi dikur kure ishe i vogel une beja shaka me ty,ishe te rinis,Ju uroje te jeni gjithmon i suksesshem ne punen tuaj me plot pasion te piktures.
Intervistoj: GJIN MUSA
Suksese. Pikturat tuja me shum ngjyra janë aq te bukura, aq relaksuese siç është perëndimi diellit ne nje ditë te lodhur…
Flamur ne kte fund viti te uroj, qe te gjitha sakrificat qe po ben per t’ju afruar nje te ardhme me te mire femijeve tuaj te dalshin ne pah me ndihmen e zotit, dhe ata jane tuj ta shperblyer me rezultatet e mira ne shkolle. Faleminderit nga Gjin Musa per te vene ne pah kualitetet dhe meritat e bashkfshatareve te vet, respekt per te gjithe familjen Musa te KOL GJONIT.
Comments are closed.