Sali Berisha është i “vdekur”, duhet ta “kallim”

1
35

Nga Erion Braçe, 12 Prill 2012

Sot në Kuvend Sali Berisha “vdiq”! “Vdiq” politikisht, “vdiq” demokratikisht, “vdiq” numerikisht! Ai nuk është më! Por, mban pushtetin!

Nëesoj si Mubarak, Gedafi, Ben Aliu apo si ky fashisti Al Asad!

… Njesoj si ata, iku nga sheshi ku po ndeshej me deputetët socialistë, hipi në tavolinen e tij, u fsheh pas rrojeve dhe kërcënoi:

E provuat në 21 janar. Dhe iku.

Duhet ta çojmë në fund, si ata që rrëzuan vëllezërit e tij në pushtet, duhet t’i japim fundin që meriton një politikani që vret, vjedh e rrënon popullin dhe vendin e tij!

Sot Shqipëria e ka Parlamentin, por nuk ka Parlamentin demokratik!

Parlamenti demokratik, që ka në thelb lirinë, transparencën dhe votën e fshehtë, nuk është më, edhe një herë prej sot!

Parlamenti nuk voton më fshehtas gjykatësit më të lartë, kushtetues, penal apo civil! Parlamenti nuk voton më fshehtas prokurorin e Republikës, kur e emëron apo kur e shkarkon. Parlamenti nuk voton më fshehtas as anëtaret e KLD! Pra, drejtësia nuk është më!

Parlamenti nuk voton më fshehtas as Presidentin e Republikës, atë që është në krye të sistemit të drejtësisë me autoritetin për të emëruar e shkarkuar!

Sali Berisha është në krye të kësaj raprezalje ndaj demokracisë. Ai duhet luftuar me një fjalë, me shumë fjalë. Me vullnetin individual, por edhe me shumësinë e vullneteve që duan të rrojnë të lirë. Me një veprim, me një shumë veprimesh demokratike që do e godasin fortë dhe do e dëmtojnë rëndë dhe rrëzojnë. Vetëm një kusht ka: të bashkohemi. Të bëhemi bashkë me çdo parti, çdo organizatë, çdo grupim, me çdo shqiptar që është kundër Sali Berishës.

Të rikthejmë demokracinë. Pa të nuk ka kushte për të luftuar krizen në ekonomi, korrupsionin në shtet, padrejtësinë në gjykatë!

Kjo është beteja që na takon të bëjmë. Me vullnet, me zemër dhe vendosmëri! Kush është lodhur e është dorëzuar, le të bëjë mënjanë! Ne e mirëkuptojmë!

Një gjë duhet të jetë e qartë: shqiptarët duan një alternativë të pushtetit kriminal të Sali Berishës. Nuk duan një opozitë të përjetshme dhe një Sali Berishë po të tillë. Ne do t’ua japim alternativën. Tani. Me çdo çmim.

1 COMMENT

  1. “Një gjë duhet të jetë e qartë: shqiptarët duan një alternativë të pushtetit kriminal të Sali Berishës. Nuk duan një opozitë të përjetshme dhe një Sali Berishë po të tillë. Ne do t’ua japim alternativën. Tani. Me çdo çmim.”

    Ne radhe te pare ti nuk perfaqson gjithe shqiptaret.
    E dyta kush jeni ju qe do te jepni alternativen?
    E treta ndajfolja “tani” ka kaluar tashme.
    E katerta kush do ta paguaj çmimin?
    E pesta zgjidhja nuk vjen nga koka te ndezura.
    Njeriu eshte ne gjendje te kontrolloj gjerat per te cilat eshte koshient,por ato per te cilat nuk eshte koshient e kontrollojne ate.
    Hakmarrja eshte nje “pjate” qe duhet konsumuar e ftohte.
    Ti dhe gjithe koleget e tu duhet te beni vetem nje gje:
    Te largoheni nga parlamenti.
    Sepse ka shume te drejte Mustafa Nano kur ka deklaruar:
    “Nje pushtet teresisht i korruptuar komandon vendin krejt i pashqetsuar veçse ne nje rrethane:kur opozita eshte po kaq e korruptuar siç.”
    Te largoheni nga parlamenti pa mendimin te riktheheni pas traktativave,por largim i deklaruar pa te drejte rikthimi.Deklarohuni qytetare te lire.
    Kjo do te beje qe Presidenti,po pati kellqe te caktoje nje qeveri teknike me njerez te ndershem nga jeta civile,ose te kerkoje ZGJEDHJET PER PRESIDENT.
    Presidenti te zgjidhet nga populli dhe ka per te qene detyre e ketij presidenti caktimi i qeverise Teknike qe do te drejtoje vendin per dy vjet deri sa te pregatiten zgjedhjet e reja demokratike.
    Sovrani eshte populli dhe i takon atij te vendosi fatin e tij.Le te shpresojme qe pas ketyre qe kane ndodhur te jete bere i vetedijshem dhe te kete zene mend qe nuk behet shaka me keto gjera dhe nuk jepet vota per pese lek,sepse ato pese lek nje dite te zene fytin.
    Mos prit qe ta bejne te tjeret me perpara kete gje,por beje ti i pari Erion Braçe.

Comments are closed.