Nga Ilirjan Blloshmi, 10 Prill 2012
Qe presidenti i ardhshem i Republikes se Shqiperise eshte bere si qylymi i penelopes te gjithe shqiptaret e dine kete gje, me problemin e presidentit te republikes po merren te gjithe duke filluar qe nga politikanet, gazetaret, analistet madje me presidentin e republikes po merren dhe gra që shikojne filxhanin e kafesë, fallxhore rome, teto nder provinca të harruara. Te gjithe flasin per te, Te gjithe japin emra por qe te gjithe e dine qe presidenti do zgjidhet me kurvellik nga Sali Berisha. Por kur degjoj te flitet per Topallin presidente me kujtohet nje histori qe tregonte Linkolni. Parabola eshte: Një herë, kam lexuar historinë e një mbreti, që thirri Ministrin e Oborrit dhe i tha se dëshironte të shkonte për gjah.
Ai e pyeti ministrin nëse do të binte shi. Ministri iu përgjigj, se koha do të jetë e mrekullueshme, nuk do të bjerë shi dhe Mbreti mund të shkonte për gjah. Suita mbretërore duke shkuar për në vendin e gjuetisë, takoi një fshatar që ia kish hipur një veshgjati. Fshatari i tha mbretit të kthehej mbrapsht, sepse shpejt do të fillojë shiu. Mbreti qeshi dhe suita vazhdoi rrugën. Pa filluar akoma të gjuanin , filloi një rrebesh shiu. Uji u hyri deri në palcë mbretit dhe shoqëruesve të tij. Mbreti, me t’u kthyer nëpallat, e flaku nga puna ministrin dhe emëroi në vend të tij fshatarin. “Pa më thuaj”, i tha mbreti fshatarit, “si e dije ti që do të binte shi?” “Nuk e dija unë, Madhëria Juaj” tha fshatari dhe vazhdoi “gomari im e dinte. Ai i çon veshët përpara kur do të bjerë shi dhe i kthen nga prapa kur do të jetë kohë e thatë”.
Mbreti e flaku edhe fshatarin dhe mori gomarin, të cilin e vendosi në vend të Ministrit.”Kjo ishte historia” u thoshte Linkolni atyre që e rrethonin dhe kërkonin punë, dhe me njëherë vazhdonte, ” ….Por mbreti bëri një gabim të madh…..sepse që nga ajo kohë, çdo gomar dëshiron të ketë një zyrë….
Te gjithe jemi deshmitare qe ne 22 vjet demokraci Sali Berisha ka zgjedhur vete 3 nga 4 presidentet e Republikes, Duke filluar qe nga vete emrimi i tij ne fillimet e demokracise, duke vazhduar me Alfred Mojsine dhe duke mbaruar me Bamir Topin, Qe Berisha perdor cdo lloj makinacioni per te arritur atje ku do dhe kjo nuk eshte e re per qytetaret shqiptare dhe per demokracine e brishte shqiptare. Po kesaj here duket se Sali Berisha nuk i ka opsionet per te perdorur marifetet e tij per te zgjedhur Jozefina Topallin presidente kjo per shkak te shume ceshtjesh:
I- Presioni ne rritje i nderkombetareve
II- Harta e votava ne parlament
I- Nderkombetaret duke filluar nga Ambadadoret kryesor te atashuar ne shqiperi kan deklaruar ne rresht per nje president konsensual por te gjithe e dime se i vetmi qe mund ta garantoje ate eshte Sali Berisha, kreu i PD ka deklaruar jo 1 here por cdo here qe del para medjave, Ai na ka lene te kuptojme qe nuk do te kete nje president konsensual por ai do te dale nga kryesia e PD dhe me e votuara eshte Jozefina Topalli.
Me ikjen e Topallit ne presidence do i jepte mundesi Berishes te mbante nje grup brenda ne PD ate te Lulzim Bashes duke ja bere me te thjeshte punen keti te fundit te merrte drejtimin e PD. Por duken se nderkombetaret nuk e shikojne me sy te mire Jozefina Topallin, Ambasadori amerikan ne nje interviste te dhene se fundi ne Top Story na la te kuptojme se preferon me shume Fatos Nanon si president dhe jo Jozefina Topallin. Por simptia e nderkombetareve ndaj Fatos Nanos mund te joshe Ilir Meten te propozoje dhe te mbeshtese pikerisht Nanon dhe kete Ilir Meta mund ta beje per kredo politike,
1- Duke mbeshtetur Fatos Nanon Ilir Meta pastron figuren e tij para nderkombetareve me tezen president konsensual duke dhene nje here e mire fund akuzava per korrupsion
2-Duke mbeshtetur Nanon, Meta fiton nje fare dinjiteti qe e ka humbur qekurse u bashku ne kualicion me Berishen sepse gjate gjithe qeverisjes me berishen nuk ka bere gje tjeter vecse zedhensin e PD.
II- Momentalisht Sali Berisha dhe qeveria qe ai drejton ka nje shumice solide ne parlament por me afrimin e zgjedhjes se presidentit te republikes ka sjelle nje tension ne rritje ne kampin demokrat, Pasi momentalisht votat e PD dhe te aleateve te saj nuk arrin te kapin mumrin 71 qe perkthehet nje presdent i zgjedhur ne raundin e 3-te . Sot PD ka 66 te mandatuar nen siglen e PD, Partia Rebublikane ka nje mandat, nje mandat i Gazment Oketa i larguar por vete Oketa ka deklaruar qe do votoje pro PD gjithashtu po te shtojme dhe dy mandate te Çameve te futur rishtas ne PD.
Nje tjeter ceshtje eshte se dhe 66 mandatet e PD nuk mund te jene te sigurta per Topallin presidente pasi dihet antipatia qe disa deputete kan kundrejt Znj/ Topalli.dhe jane pikerisht mbeshtetesit zyrtar te Bashes duke filluar Bujar Nishani, Aldo Bumçi, Rajmonda Bulku, Majlinda Bregu, Gerti Bogdani, Florjon Mima, Myqerem Tafaj, Tritan Shehu dhe Lajla Përnaska. Gjithashtu nje sy i stervitur mire do te kuptonte dhe aleancen ne heshtje midis Bashes dhe Topit te cilet i bashkon nje kundërshtar i perbashket, qe quhet Jozefina Topalli.
Pra Berishes i duhen dhe mandatet e LSI-is per te zgjedhur presidentin por konflikti i hershem i Metes me Topallin e ben me te veshtire kete ceshtje. Pas kthimit te Ilir Metes nga SHBA po flitet per lojen qe ai do te beje per zgjedhjen e Presidentit te republikes. Konfliktualiteti dhe kundershtite e tij per kandidaturen e Topallit, pertej konflikteve personale midis Metes dhe Topallit e ka shtyre kete te fundit te ushqen deshiren e tij te hekurt per te qene faktor ne zgjedhjen e presidentit pra deshira e tij eshte nje president i dale nga LSI qe me shume gjasa mund te jete Edmond Haxhinasto aktualisht eshte Minister i jashtem.