Nga “Faktori Plus”
Te pakten per 2 dite qendra e kryeqytetit pritet te jete e bllokuar dhe e tejmbushur me njerez duke paralizuar trafikun e mjeteve edhe ne zonat perrreth saj. Perkrahes te 2 kampeve kryesore politike ne vend, do te zene vend ne gjithe bulevardin deshmoret e kombit, dhe me tej ne sheshin nene tereza.
Opozita synon te nise nje aksion te forte politik per largimin e qeverise, ndersa maxhoranca kunder-pergjigjet me nje anti-miting feste, madje duke rikthyer per te gjithe nostalgjiket e shiperise moniste, ato qe njiheshin si koncertet e majit.
Te paret qe do te zene vend ne bulevard jane socialistet dhe aleatet e tyre te majte e te djathte. Burime nga selia roze thone se eshte parashikuar nje tubim më i madh se ai i 20 nentorit, kjo nisur nga numri i mbeshtetesve qe raportojne seksionet e partise. Ne protesten qe nis ne oren 18 te dites se premte, eshte lajmeruar pjesemarrja e perfaqesive nga cdo qark, ndersa peshen kryesore do ta zene kryeqytetasit.
Aleatët e PS, kanë qenë më të prerë kur kanë pohuar se ndërprejrja e kësaj proteste do të behet vetëm atëherë kur të hapen kutitë ose zgjedhja e vetme për qeverinë do të jetë largimi i saj dhe zgjedhje të parakohshme.
Një ditë përpara protestës, Edi Rama ka vijuar shpërndarjen e ftesave derë më derë për banorët e kryeqytetit. Ai ka pohuar se e gjitha do të jetë një rezistencë për shtrejtimin e jetesës dhe koston e papërballueshme të cmimeve.
Tubimi do te nise nga sheshi skenderbej me nje marshim drejt tribunes qendrore te improvizuar, qe ngrihet perballe kryeministrise. Ky eshte kufiri i shtrirjes se tubuesve te majte, nga ministria e brendshme deri ne kete pike. Organizatoret kane parashikuar qendrimin e protestueve te pakten 24 ore ne bulevard.
Dhe pikerisht te shtunen, ne oren 12 nis tubimi i mazhorances e cila e ka konceptuar daljen ne shesh, si nje mbeshtetje per reformat e qeverise. Organizatoret thone se vec nje koncerti festiv do te kete edhe fjale pershendetese te krereve te mazhorances. Per here te pare PD-ja do te detyrohet te tradhetoje sheshin skenderbej, ku po kryhen punime.
Spartak Ngjela, duke komentuar antimitingun e demokrateve në 1 maj, I ka kujtuar Berishes se vetem komunistet festojne ne diten kur protestohet.
Kjo vendosje e mijera kundershtareve politike kaq prane ne bulevard, ka ngjallur shqetesim tek rradhet e policise. Ketu shtohet edhe nje proteste aktive e minatoreve kunder qeverise, qe mund te turbulloje qetesine ne mesditen e 1 majit.
Vete kreu i bluve te tiranes tonin vocaj me nje grup specialistesh, qe nga e marta po detajojne nje plan reagues ndaj cdo incidenti te mundshem. Se pari policia eshte angazhuar ne shtimin e elementeve te sigurise ne institucionin e kryeministrise. Vec kesaj jane planifikuar mbi 300 forca shtese qe do te rrine larg syrit te protestuesve, por te gatshem per te nderhyre,nese do ta kerkoje situata. Ndersa mes rradheve te protestuesve, do levizin agjente civile, per te raportuar burime te trazirave te mundshme.