TemA TV/ Rama në Shkodër: Votoni kundër shpurës së Jozefinës, që u ka turpëruar (VIDEO)

0
90

TemA, 10 Maj 2013

Betejë e ashpër do të zhvillohet këtë herë në Shkodër, ku Partia Socialiste ka pritshmëri të larta.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zhvilluar një seri takimesh në këtë qytet.

Kësaj here ai ka prezantuar kandidatët e PS për këtë qark.

Rama tha se më 23 qershor, shkodranët duhet të votojnë kundër Jozefinës dhe shpurës së saj, që e ka turpëruar këtë qytet.

Rama tha se në këtë mënyrë do rilindë edhe PD-ja.

“23 qershori është dita që Shkodra të bëjë atë që ka bërë gjithmonë, kur Shqipërisë i ka ardhur në majë të hundës, të japë një votë për PS-në, dhe jo për PD-në, të votojnë për Rilindje dhe jo për Jozefinën dhe shpurën e saj që e ka turpëruar Shkodrën. Ta rilindin PD duke e quar në opozitë dhe duke e çliruar nga kthetrat e oborrit të një pushteti, që sot kur ka hyrë viti i parë i 100 vjetorit të dytë të shteti, nuk është në gjendje të përballet me plagët që ka hapur vetë”, tha Rama.

Rama vlerësoi skuadrën që ka prezantuar për qarkun e Shkodrës.

“Këta janë njerëzit tanë dhe shembujt tanë. Qytetarë që në politikë nuk janë për të marrë, por të dhënë, ëë në politikë nuk janë për vetë, por për familjen tonë politike dhe për Shqipërinë dhe qytetarët. Nga kjo tribunë, është dita për t’ju thënë disa fjalë gjithë shkodranëve, që në të drejtën e këtij zakoni në 1990 u rreshtuan kundër regjimit të Tiranës. Për të thënë se sot një tjetër regjim në Tiranë cenon lirinë edhe dinjitetin e qytetarëve të këtij vendi. Një tjetër regjim në Tiranë me përfaqësues me një grup këtu që Shkodër merr zvarrë mësuesit për në mitingjet e Saliut dhe Jozefinës”, tha Rama.

“Është dita për t’u thënë disa fjalë gjithë shkodranëve që me të drejtë të zotit në 1990 u rreshtuan kundër regjimit të Tiranës, sot një tjetër regjim kërcënon përditë lirinë dhe dinjitetin e qytetarëve të këtij vendi,” apeloi Rama./ep