Fundi i qytetërimit kapitalist

0
40

Arjan Th. Kallço

Do të duhej ta pyesim Jozef Shumpeterin*. Ai ndoshta duhet të na thotë diçka nëse shkatërrimi që ka filluar, është ende krijues ose kapitalizmi e ka ezauruar plotësisht shtytjen e vet shtytëse. Kryeministri italian Monti foli për komunitetin financiar me pamjen e atij që predikon në tokën e të pabesëve: Sallonet e mirë e mbrojtën ekzistuesen, duke penguar shkatërrimin shumpeterian. Shikon përreth dhe në këtë copë mijëvjeçari, të paktën në Perëndim, të duket se shikon vetëm rrënoja. Reçesion dhe papunësi, vështirësi dhe pabarazi. Ku është krijimi në mes të flluskave financiare dhe të patundshme që fryhen dhe shpërthejnë, duke korrur viktima mes të dobtëve? Ku është kapitalizmi me natyrën e vet konjukturale, siç thoshte Galbraithi, i aftë të rigjenerojë vazhdimisht vetveten?

Në kërkim të përgjigjeve, shumohen librat dhe refleksionet, Ekonomistë, historianë dhe filozofë. Nuk duken më në skenë politikanët, por kjo është kostantja e fazës. Mes eseve më të fundit është ajo me titull Tregime të qytetërimit kapitalist. E shkruar prej Guido Karandinit, duke përzjerrë njohuritë e tij të ndryshme : nga puna sipërmarrëse tek ajo intelektuale. Jo një pamflet i shkathët mbi dëmet e sotme, por një udhëtim i gjatë prapa tek ngjarjet e ndryshme të kapitalizmit industrial të djeshëm që të bën ta lexosh me sy ndryshe atë të kapitalizmit financiar të sotëm. Duke kërkuar në rrënojat e 8 shekujve histori, Karandini rishkruan tregimin e madh të kapitalizmit me një paradigmë që Tomas Kuhn do e quante sistemik. Për ta kuptuar fenomenin kapitalist nuk mjafton më një dimension, ekonomia.

Duhen të gjitha dimensionet e jetës : filozofia dhe politika, shkenca dhe feja. Sepse që nga shekulli i 12-të e deri më tash, të gjitha sferat e shoqërisë perëndimore mbajnë gjurmën e kapitalit që i damkos me zjarr. Studiues i Marksit dhe marksizmit, niset nga aksioma e mësuesit të Trevirit : qënia shoqërore përcakton koshiencën njerëzore dhe jo e kundërta. Që këtu dhe me një infektim që përqafon Braudelin, Le Goffin, Blochun dhe Wallersteinin zhvillon tezën e tij rreth së cilës ndërton një rishpikje të historisë : kapitalizmi për këtë pjesë të botës është më shumë se një sistem qeverisës apo çqeverisësh? I ekonomisë. Më shumë se tregu, se liria konkurrese, se konflikti midis forcave konkurruese.

Më shumë sesa vetë demokracia. Është një formë e vërtetë e qytetërimit. Mund të duket e ditur, e ndryshme ndoshta pikërisht nga vlerësimi sasior i Blochut, kur shkruan se të gjitha fazat më të gjata të historisë quhen qytetërime. 8 shekuj të kaluar me hegjemoni kapitaliste mjaftojnë që ta ballafaqojmë këtë teori. Por është në planin cilësor që veprimi bëhet më i guximshëm dhe sugjestiv. Ta njohësh deri në fund ekuacionin kapitalizëm=qytetërim ka implikime ndriçuese dhe mbi të gjitha shqetësuese në rileximin e ngjarjes njerëzore që na sjell në të ashtuquajturin modernizëm.

Paradigma e re e Karandinit vendoset mbi katër shtylla që të ndihmojnë të rindërtosh historinë e 800 viteve të fundit : fuqia, akumulimi, feja dhe shkenca. Këto janë levat e historisë së kapitalizmit. E gjenerojnë e plazmojnë e transformojnë dhe më në fund e denatyrojnë. Në agimet e veta, parakapitalizmi është një version themelor i ekonomisë së tregut : të shesës për të blerë, duke shkëmbyer për të kënaqur nevojat e jetës dhe konsumit. Më pas ndryshon, sofistikohet : të blesh që të shesësh, duke transformuar paratë në mall dhe duke ritransformuar mallin në para. Kështu ekonomia e tregut bëhet qarkullim kapitalist. Qytetërimi i ri nuk është më kënaqësi optimale e nevojave individuale dhe kolektive, por vazhdimësi dhe akumulimin maksimal të fitimit. Risia e analizës së Karandinit është se metamorfoza fillon shumë më parë sesa mendohet. Të paktën 5 shekuj më parë, në lidhje me Revolucionin industrial.

Në Venecien e borgjezisë në vitet 1200, si edhe në Hollandën e tregtarëve, fuqia e kapitalit përmban në projekt embrionin e evolucionit/regresit të mëtejshëm. Një fill i kuq i bashkon ato parësi mirë apo keq e shekujve që pasojnë. Ka fuqi tek Etërit pelegrinë që në 1620 zbarkuan me Mayflowerin në Botën e re, duke nxitur Partin e Çajit të parë në Boston më 1772 dhe Deklaratën e të Drejtave të 4 korrikut në 1776. Është fuqia tek Revolucioni francez dhe tek Deklarata e të Drejtave në 1789. Zbulimi i të drejtave lind demokracinë, demoktacia lind lirinë, liria lind akumulimin. Kjo levë hedh bazat e tragjedive të ardhshme të ‘900.

Shoqëria e masifikuar tek konsumet dhe zakonet, qëndron në rrënjët e regjimeve fashiste në Europë. Për Karandinin me një kurajo analitike që bëhet gati i ndritur, edhe vetë komunizmi dhe nemesi i tij, Muri i Berlinit, është në një farë mase përmbushja e kushteve primare tipike të fuqisë dhe akumulimit kapitalist. Revolucioni i Tetorit i Leninit është revolucioni për fuqi që ka si objektiv rritjen e ekonomisë dhe të ardhurat kombëtare. Dhe kuptohet se Lenini dhe Stalini shkaktuan 25 milionë të vdekur. Edhe në BRSS e atëhershme në atë humnerë terrori, logjika e kapitalizmit ishte në grackë dhe socializmi në mënyrë të fshehtë dhe të pandërgjegjshme i ishte nënshtruar logjikës së industrializmit të imponuar teknikisht nga kapitalizmi perëndimor.

Në këtë çelës Karandini na detyron ta rimendojmë kapitalizmin historik jo vetëm si një zhvendosje praktike të konkurencës së lirë, tregje në ekuilibër. Historia e kapitalizmit anasjelltas është historia e tregtisë së rrëmbimeve, të luftrave të përgjakshme, pushtimeve koloniale, skllavërisë dhe shfrytëzimit. I shtyrë nga fuqia, i justifikuar nga feja, Weberi shkruan se kapitalizmi është një praktikë fetare e jetës, dhe e përshpejtuar nga shkenca dhe shpikjet teknike dhe teknologjike, akumulimi me çdo kusht shtypte mendjet individuale dhe kolektive. Kështu kapitalizmi historik lind brenda vetes barbaritë dhe dhunën.

Deri tek mafjet dhe kriminaliteti i organizuar. Në mënyrë më banale kapitalizmi bashkëkohor kryen gjymtimin e fundit dhe shndërrohet në paqytetërim. Pasi i mundën aventurat totalitare, sot dominon një botë e ndarë mes harxhimesh të të pasurve dhe privimeve të të varfërve, një etikë e verbër e fitimit e mpreh konfliktin midis kapitalit dhe punës dhe nuk do ta mbushë kurrë humnerën mes bollëkut dhe urisë. Karandini nuk na lë shumë hapësira për të shpresuar. Mbetemi të zhytur ende në besime ideologjike. Weberi gabonte kur e imagjinonte se dëshira e pamoderuar nuk ishte thelbi i kapitalizmit dhe ëndërronte që ky i fundit të ishte temperamenti racional. “Greed is good” është motoja e Wall Streetit, ndërsa tek Main Sreeti ka vuajte dhe lotë.

Vetëm forca e demokracisë mund t’i imponojë limite etjes së oligarkive afariste dhe të promovojë një rritje të barabartë. Mëse e vërtetë. Por sot ka një problem të madh : demokracitë për popullin ia kanë lënë vendin teknokracive pa popull. Dhe përplasja e vërtetë e qytetërimeve nuk është mes Islamit dhe Perëndimit dhe as midis politikës dhe ekonomisë. Është midis ekonomisë dhe demokracisë. Për Fukujamën kriza e komunizmit koinçidoi me fundin e historisë. Nga ajo ese’ e famshme që doli në vitin 1992, gjërat kanë ecur pak ndryshe. Sot me një kriter vlerësues të barabartë dhe të kundërt, mund të guxojmë se kriza e kapitalizmit koinçidon me fundin e qytetërimit? Kapitalizmi financiar i këtyre viteve po konsumon më shumë histori sesa prodhon. Kështu nuk mund të zgjasë. Po të ishte gjallë do ta thoshte edhe Schumpeteri.

*Jozef Shumpeteri, ekonomist austriak (1883-1950), ishte një ndër ekonomistët më të mëdhenj të shekullit të 20-të. Risitë që solli vepra e tij, Teoria e zhvillimit ekonomik,1912, mbi teorinë ekonomike lidhet me konceptimin e tij mbi zhvillimin.