Nga “Faktori Plus”
Më 1 Mars të këtij viti Gjykata Kushtetuese rrëzoi me votim unanim 9-0, Marrëveshjen e përcaktimit të kufirit detar me Greqinë. Nëntë anëtarët e Kushtetueses pranuan kërkesën prej 13 faqesh që Partia Socialiste depozitoi në datën 20 tetor 2009 pranë këtij institucioni, me objekt shqyrtimin e pajtueshmërisë me ligjin themeltar të shtetit të paktit detar shqiptaro-grek.
Subjekt i Marrëveshjes me Greqinë për përcaktimin e kufirit detar është detyrimisht shteti shqiptar, sepse kufijtë territorialë të Republikës së Shqipërisë i përkasin shtetit dhe jo qeverisë. Kjo do te thote se ekspertët nuk kanë pasur plotfuqishmërinë për të negociuar në emër të shtetit shqiptar. Rrjedhimisht, marrëveshja nga pikëpamja ligjore është quajtur e pavlere. Trupa Kushtetuese mori parasysh pikat ku opozita pretendoi se marrëveshja nuk është në pajtim me nenet 3, 4, 7 dhe 92 të Kushtetutës.
Ne vendimin e plote te zbardhur te 15 prillit 2010, gjykata kushtetuese argumentoi ne 46 faqe, arsyet se ku gaboi pala shqiptare ne negociimin dhe me pas firmosjen e marreveshjes per ndarjen e ujerave detare mes Shqiperise dhe Greqise.
Por Kushtetuesja rrezoi marreveshjen per keto arsye:
– Mungon plotfuqia nga ana e Presidentit për negocimin dhe nënshkrimin e marrëveshjes.
– Titulli dhe përmbajtja e marrëveshjes janë të pazakonta.
– Nuk duhej të ishte zbatuar parimi i baraz-largësisë strikte, pasi dy brigjet kanë kushte gjeografike të ndryshme.
– Nuk është përcaktuar paraprakisht vija bazë nga shteti shqiptar, e cila ka rëndësi në përcaktimin e shelfit kontinental.
– Delegacioni shqiptar nuk tregoi kujdes në përcaktimin e gjirit të Sarandës, ndërkohë që pranoi kërkesën e palës greke që Korfuzi të trajtohet si gji i brendshëm.
– Shkëmbi “Barketa” nuk duhet të shërbente si pikë skajore bazë, sepse nuk është shkëmb, por cekinë shkëmbore.
– Nuk ishte i nevojshëm përcaktimi i kufirit të hapësirave detare midis Shqipërisë dhe Greqisë, pasi ky kufi ishte i përcaktuar më parë.
– Marrëveshja nuk është shoqëruar me hartat përkatëse por vetëm me koordinatat e kufirit ndarës.
– Negocimi dhe hartimi i marrëveshjes është kryer në fshehtësi dhe në mungesë të transparencës.
Marreveshja e negociuar ne menyre te fshehte, u firmos ne 28 prill 2009, nga 2 ish-ministrat e jashtem, Basha-Bakojanis. Ne ate kohe ajo u kundeshtua nga partite opozitare, mes te cilave me e ashpra ishte LSI. Permes Zv/sekretarit te Pergjithshem, Besjan Pesha, LSI akuzonte atehere qeverine per shitje te hapesires detare.
Por pas zgjedhjeve te 28 qershorit, kur LSI u be pjese e qeverise dhe ministria e jashtme drejtohet nga ilir meta, kjo force politike ndryshoi teresisht qendrim.
Sot me nje beteje ligjore dhe publike te fituar, nje nder protagonistet e kundeshtimit te marreveshjes, ka te drejte te ndejet krenar.
Koloneli ne rezerve, i cili mbrojti jo vetem me argumenta hartografike perballe gjykates kushtetuese kerkesen per rrezimin e saj, botoi pak dite me pare nje liber qe permban përballjen dhe sfidat: për të takuar Ligjin e Detit dhe për të kundërshtuar një Padrejtësi që ishte bërë në të Drejtën Ndërkombëtare.
Kuptimësia e saktë dhe implementimi dypalësh diplomatik, do të vihej në tavolinë, për të kënaqur interesat e ndërsjellta por edhe drejtësinë e Ligjit të Detit.
Sfida bëhej edhe më e madhe, sepse këtu kishim të bënim me një fushë me shumë dimensione që përfshinte në vete shumë nënfusha të tjera. Aty kish kufij historikë, jurisprudencë, marinë detare, oqenografi, pasuri nënujore si naftë e gaz, peshkim, arkeologji, projekte të transportit të energjisë në brigjet Apenine, gjeologji, gjeografi, mjedis dhe në tërësi interesa kombëtare.
Ky ishte një projekt profesional në tri fusha: Diplomaci, Ligji i së Drejtës Ndërkombëtare Detare dhe Hartografi. Duke shfletuar faqet e librit “DETI NUK FALET”, del e qartë se për tri këto fusha aktorët shqiptarë ishin të papërgatitur dhe në të gjithë krahët po kaq të tronditur.