DER SPIEGEL / INTERVISTE, 20.04.2010
Flet fituesi i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, Sali Berisha.
SPIEGEL: Ju ishit President i Shqipërisë nga viti 1992 deri në vitin 1997 dhe atbotë, ju kishte dalë zëri si një tiran. Tash jeni duke festuar kthimin – si demokrat?
Berisha: Në vitin 1997, unë kam dhënë dorëheqjen sepse, ne toleruam sistemin piramidal të dhënies së parave me kredi që kishin një kamatë të lartë gjë kjo, e cila e bëri popullsinë të fitonte bindjen që qeveria ime ishte pasuruar me këtë rast. Sot është dëshmuar që as edhe një prej funksionarëve të lartë të Partisë Demokratike, nuk ishte i implikuar në këto biznese. Fituesit e mëdhenj ishin ish – punëtorë të Sigurimit dhe anëtarë të Partisë Socialiste.
SPIEGEL: Si kryeministër i ardhshëm, brengat tuaja nuk do të duhej të jenë aspak më të vogla. Korrupsioni është mëse i përhapur, Shqipëria vlerësohet në Evropë si qendër e tregtisë me drogë dhe çerdhe e kriminalitetit të organizuar.
Berisha: Që nga viti 1997, korrupsioni është shtuar masivisht. Për dy deri në tre vite, do ta ul atë në një nivel të pranueshëm dhe për këtë duhen ligje të reja. Pushteti nuk guxon më të përdoret që të pasurohesh brenda një nate; Ministrat duhet që t’i shesin firmat e tyre. Ne do të shpërndajmë në Shqipëri monopole të rëndësishme, të cilat ishin krijuar me përkujdesjen dhe vënë nën mbrojtjen e qeverisë.
SPIEGEL: A duhet që, nëse dalin të vërteta akuzat, të fillonit më së pari me kryeministrin, që posa humbi zgjedhjet, Fatos Nanon? Atë e keni akuzuar që ai ka shndërruar korrupsionin në një sistem shtetëror
Berisha: Që ai ishte koka e një sistemi të korruptuar me përmasa vendore, këtë gjë e di çdokush. Sepse, prej nga ka ardhur gjithë pasuria e tij përrallore? Si do të mund të jepte ai ato dhjetëra dhe qindra Euro në Kazino? Nano ka një ndërmarrje private që merret me shitjen e helikopterëve, ndërmarrje kjo, e cila blerësit kryesorë i ka killerët më namëzi të Shqipërisë. Ata transportojnë heroinën dhe kokainën përmes Shqipërisë në Kukës, dhe prej atje në vendet fqinje.
SPIEGEL: Këtë gjë e keni pohuar edhe në fushatën paraelektorale?
Berisha: Vendi ynë është duke u shkatërruar nga droga. Në vitin 2004, në kufirin me Italinë janë konfiskuar mëse 10 tonelata me heroinë dhe kokainë nga Shqipëria. Dhe tashti, duhet të jemi realistë: Shqipëria mundi që të bëhet në këto tetë vitet e shkuara, në një Eldorado për heroinë dhe kokainë, sepse shteti qëndronte prapa saj.
SPIEGEL: Një e treta e drogës së konsumuar sipas të dhënave të Europolit, kalon përmes Shqipërisë. A do t’i arrestoni bosët e mafias?
Berisha: Të gjithë. Çfarëdo që të jetë çmimi, unë do ta paguaj atë.
SPIEGEL: Mirëpo do t’ju duhen bodyguardë të mirë?
Berisha: Natyrisht që këta narko-bossët janë mëse brutalë. Edhe vetë ministrat kërcënohen përmes SMS-ve. Kërcënojnë, që do të merren si pengje nëse pengojnë biznesin e drogës. Mirëpo, nuk mund të shkojë më kështu..
SPIEGEL: Para vitit 2015, vështirë që keni një shans për anëtarësim në BE apo jo?
Berisha: Caku im është: Anëtarësim në BE për pesë vite…
Marrë me shkurtime nga “Der Spiegel”, – 19.07.2005
Përktheu Enver Robelli