IDEALISTËT I BASHKON IDEALI I RIBASHKIMIT KOMBËTAR

3
41

GAFURR ADILI: TRADHETARET I BASHKON TRADHETIA

Shumë i dashur vëllau e shoku im i idealit Prof. Dr. Mehdi HYSENI !

Uroj qe ti dhe familja yte te jeni mire dhe te keni shume fat e suksese ne cdo sfere te jetes.

Gjithashtu, dua qe permes kesaj letre (me e-mail), fillimisht te te kerkoj falje (publikisht) per gabimet e mia te paradokshme, si dhe me pas edhe te te sqaroj per sa me poshte vijon:

1. Qe ta lexojsh me vemendje, jo vetem ate listen me ato emrat e keqperdorur, ku figuron edhe emri yt,
por edhe web-faqen zyrtare te Frontit demokratik te Bashkimit Kombetar (FDBK): www.fdbk.eu
permes se ciles do te njoftohesh edhe per shume poshtersi te tjera te bandes: Hulusi Hako, Genc Llakaj
dhe Ibush Hetemi.

2. Ai far Kastriot Bujupi, babai i te cilit (sipas informacioneve te grumbulluara nga ish SKSH) ka qene
drejtor i dhunshem ne shkollen 8 vjecare “Emin Duraku” ne Arllat te Drenasit dhe edhe ne listen e
UCK-se per likudim, por i mbrojtur nga Azem Syla, sepse nena e Kastriotit (gruaja e spiunit te Serbise)
ka qene dhe eshte kusherina e Azem Syles, do te zgjidhet Kryetar i FBKSH-se te bandes:
Hulusi Hako, Genc Lllakaj dhe Ibush Hetemi.

3. Kjo bande, ne ate liste te keqperdorur per gjoja delegate te “Kuvendit te Trete te FBKSH-se”,
qe planifikojne ta mbajne ne Fier, me 24 prill 2004, kane futur edhe shume anetare te
Keshillit Mbare-Kombetar (37 anetaresh) te Frontit Demokratik te Bashkimit Kombetar (FDBK),
nder te cilet eshte edhe Deputeti i Kuvendit te Kosoves, Zoti Ali LAJQI. Bile kane shkuar edhe me lart se kaq dhe
ne kete liste e kane futur edhe anetarin e Kryesise Qendrore (11 anetareshe) te FDBK-se,
Prof. Dr. Selaudin KUCAJ nga Tepelena ne Tirane, si dhe shume anetare te Keshillit Organizativ te Kuvnedit Mbare-Kombetar,
nder te cilet edhe Kryetarin e ketij Keshilli Organizativ Mbare-Kombetar, Gjeneral Kudusi LAMA.

Vellau e shoku im i idealit t’im te hershem, te ribashkimit kombetar, Prof. Dr. Mehdi HYSENI !

Besoj se, permes PARALAJMERIMIT PUBLIK, te publikuar permse web-faqes zyrtare te FDBK-se: www.fdbk.eu
do te kuptojsh se une personalisht dhe fillkat i vetem, me 24 prill 2010, do te shkoj ne Fier, ne ate “kuvdendin e famshem,
sepse perfundimisht dhe njehere e pergjithemone duhet qe ketyre banditeve t’ua tregoj vendin e merituar,
dhe mbi te gjitha edhe t’i sqaroj te gjithe te manipuluarit e manipuluar nga banda: Hulusi HAKO, Genc LLAKAJ dhe Ibush HETEMI me kompani.

Ngelet ne nderin Tuaj dhe te gjithe atyre qe, kjo bande hajdutesh e spiunesh te sllavo-grekeve, ka manipuluar me emrat tuaje,
qe te reagoni publikisht, nese vertete nuk keni qene dhe nuk jeni pjese e manipuluar nga kjo bande hajdutesh dhe tradhetaresh ordinere.

Shqiptarisht;
Presidenti i Frontit Demokartik te Bashkimit Kombetar (FDBK),
Mr. Gafurr ADILI nga Kercova ne Tirane.

Tiranë, 19 prill 2010

3 COMMENTS

  1. PERGJIGJJA IME VELLAZERORE DHE SHQIPTARE ESHTE KJO:

    APEL PËR RIBASHKIM ME KONSENSUS!

    Prof. Dr. Mehdi HYSENI

    NË FIER, LE TË VALOJË VETËM FLAMURI I RIBASHKIMIT TË SKËNDERBEUT!

    “Jemi bijtë e nanës shqipe, ta bashkojmë Shqipërinë Etnike”!

    (1)

    Për hir të së vërtetës, jam i obliguar që të njohtoj opinion e gjerë public kombëtar shqiptar se: 1) Nuk jam anëtar i asnjë fronTI, i asnjë lëvizjeje, i asnjë partie dhe i asnjë shoqate; 2) Nuk jam i ftuar dhe, nuk kam marrë kurrfarë thirrjeje nga FBKSH-ja, që të marr pjesë në kuvendin a në kongresin e saj, që sipas http://www.kospress.com,19.04.2010, qenka parashikuar të mbahej në Fier më 24 prill të këtij viti; 3) Edhe sikur të kisha qenë i ftuar, nuk do mirrja pjesë në kuvendin a kongresin e FBKSH-së, për shkaqe subjektive dhe objektive; 4) Ndaj, realisht, emri im nuk mund të ketë figuruar në asnjë listë të FBKSH-së, si pjesëmarrës i Kuvendit të saj.

    (2)

    Për hir të idealit dhe të aspirates shekullore të çlirimit dhe të ribashkimit gjithëkombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, si shërbëtor, si luftëtar, si kontribues dhe si mëkëmbës i pakompromis i këtij ideali të shenjtë kombëtar shqiptar, i apeloj liderët e FBKSH-së dhe të FDBK-së, që në atë Kuvend, t’ia shtrijnë njëri-tjetrit dorën e pajtimit dhe të bashkimit dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët në çuarjen përpara të kauzës sonë madhore-AMANETIT TË PAVDEKSHËM TË GJERGJ KASTRIOTIT-SKËNDERBEUT, ABDYL FRASHËRIT, ISMAIL QEMALIT DHE ADEM JASHARIT!

    (3)

    Mjaft më, qe më se një shekull kemi qenë të ndarë, të copëtuar dhe të përçarë, tanimë, ka ardhur ora e madhe vendimtare historike e Hasan Prishtinës… dhe e Ismail Qemalit : “O sot të bashkuar, o Shqipërinë Etnike e humbëm…!

    (4)

    Ndër të tjera, këtë rrezik dhe këto re të zeza gravide ndjellakeqe, e paralajmëron edhe shkëputja e Kosovës Veriore; rikolonizimi i Kosovës (e cila çdo ditë është duke u vërshuar nga kthimi i kolonistëve kriminelë nga Serbia, si në kohën e okupimit të Serbisë gjenocidale të Slobodan Milosheviqit); shpërthimi i luftës në Iliridë; greqizimi i Shqipërisë së Jugut; asimilimi dhe shfarosja e etnikumit shqiptar nën Mal të Zi; asimilimi dhe getoizimi i shqiptarëve në Anamoravë dhe greqizimi përfundimtar i Epirit shqiptar (Çamërisë).

    (5)

    Përçarjes, ndarjes dhe konfrontimi Juaj (FBKSH-FDBK) më së shumti do t’i gëzoheshin (dhe do të përfitonin në kurrizin juaj) faktorët kryesorë të politikës zyrtare shqiptare (Tiranë, Prishtinë, Shkup, Tetovë, Ulqin, Podgoricë etj., si dhe zagarët dhe hyzmeqarët e tyre kuislingë filosllavë), të cilët publikisht janë deklaruar kundër ribashkimit (ndërsa zyrtarisht para faktorëve të huaj ndërkombëtarë kanë nënshkruar kapitullimin antibashkim) të kombëtar shqiptar dhe Shqiëerisë Etnike.

    (6)

    Se në çfarë rrethanash të rënda dhe komplekse politiko-shoqërore ndodhet sot ideja dhe veprimi drejt çështjes së ribashkimit kombëtar shqiptar, këtë e dëshmon edhe zhvillimi i furishëm dhe i egër i politikës propagandistike (zyrtare dhe jozyrtare) të masmediave serbo-malazeze kundër Projektit të Shqipërisë Natyrale të Koço Danajt, si dhe aleanca e “tulatëve” e tyre shqiptarë, e instrumentalizuar dhe e indoktrinuar nga poltiika e brendshme zyrtare shqiptare në luftën e përbashkët kundër ribashkimit të Kombit dhe të Shqipërisë Etnike.

    Pra, të nderuar liderë të FBKSH-së dhe të FDBK-së, nuk është koha që ju të përçaheni dhe të konfrontoheni mes veti, por urgjentisht të pajtoheni dhe të gjeni gjuhë të përbashkët të unitetit të pathyeshëm vëllazëror dhe atdhetar shqiptar, e të veproni në një FRONT TË PËRBASHKËT-FLAMUR TË PËRBASHKËT, sepse kjo është rruga e vetme e drejtë dhe e pagabueshme,q ë na shpie drejt ribashkimit edhe si komb, edhe si shtet në Ballkan.

    Më mba shpresa se, do t’i merrni në konsideratë këto sugjerime të mia vëllazërore, kombëtare dhe atdhetare shqiptare.

    Mbetem me besim të fortë se, si ideaalistë, trima dhe vizionarë të urtë, të nisur në një rrugë dhe në një front të përbashkët, do të gjeni forcë dhe mirëkuptim vëllazëror dhe atdhetar, që të pajtoheni dhe ta përqafoni njëri-tjetrin, duke futur në dhe përgjithmonë “sopatat e ndryshkura” të përçarjes dhe të largimit nga njëri-tjetri, sepse në atë mënyrë do të triumfoni mbi çdo armik dhe mbi çdo forcë, të orientuar kundër ribashkimit të kombit dhe të Shqiperisë Etnike.

    Ndryshe, jemi të gjykuar që, edhe më tej të veprojmë “politikisht” dhe “kombëtarisht” të ndarë dhe të përçarë në 100 e sa parti, lëvizje, fronte e shoqata të ndryshme, të cilat janë garanti më i sigurt i status quo-s së procesit të ribashkimit të kombit dhe të shtetit shqiptar.

    (7)

    Qofsha gabim, por me 100 e sa parti nuk mund të arrihet kurrfarë ribashkimi as në planin e brendshëm kombëtar, as në atë ndërkombëtar, sepse secila mbron interesin e ngushtë partiak dhe vetjak, duke e vendosur mbi interesin e përgjithshëm të ribashkimit të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike. Këtë fatkeqësi kombëtare e kanë dëshmuar edhe dy dekadat e shkuara (1990-2010). Në vend se të shfrytëzonim shansin historik (sikurse popujt e tjerë të Ballkanit dhe të Evropës Juglindore) të ribashkoheshim edhe si komb edhe si shtet, ne, për interesa të ndyra, të ulta, primitive, karrieriste, pushtetore, materilaiste, tregtare, lokaliste, mahallore dhe krahinariste, e përçamë edhe më shumë mes veti, duke u rreshtuar në 100 e sa parti të ndryshme “njëri thumbit, tjetri patkoit”!!!

    Është vetëmashtrim dhe vetëkënaqësi e verbër se me 100 e sa parti politike nuk mund të arrihet kurrfarë çlirimi antikolonial dhe kurrfarë ribashkimi kombëtar shqiptar dhe i Shqipërisë Etnike, por e kundërta-ngelja nën sundimin dhe nën robërinë e huaj kolonialiste dhe imperialiste të Serbisë, të Malit të Zi, të Greqisë dhe të Maqedonisë etj.

    (8)

    Gjithmonë duhet ta mbajmë parasysh faktin se me 100 e sa parti, fraksione, krahë dhe bërryla politikë të ndryshëm nuk mund të arrihet kurrfarë ribashkimi i shqiptarëve dhe i Shqipërisë Etnike Naytarle!

    Kombi shqiptar dhe Shqipërria Etnike Natyrale nuk jan pronë private tregtare, ekonomike dhe poltiike e asnjë pronari privat dhe, e asnjë shtetari, por në të ka hise secili shqiptar, që me pushkë, me penë dhe mend lufton dhe sakrifikon për lirinë, pavarësinë , vetëvendosjen dhe ribashkimin e tyre.

    Rroftë Kombi i ribashkuar shqiptar dhe Shqipëria e ribashkuar etnike natyrale!
    Poshtë politika dhe praktika tradhtuese dhe shitëse antibashkim-vetëmohim!

  2. I nderuari patriot Gafurr Adili

    Njeriu qe ka percare kete shoqatë dhe levizje madhore eshte poeti Avdi Ibrahimi, nje njeri shpifes dhe intrigant qe patriotet i shendrrone ne tradhetar dhe veten hero per se gjalli. Kjo ide e tij eshte e inicuar nga dora serbe. Kete e dini edhe ju por nuk e keni cekur njeriun qe u ka shkatrruar cerdhen tuaj.

    Me nderimet ma te sinqerta,
    Bashkim Berisha

  3. Çfarë paska ky laroja Bashkim Berisha që flet idiotizma, pa asnjë fakt për Avdi Ibrahimin. E njoh fare mirë Avdiun dhe vërtet është një veprimtar i sinqert dhe ta thot në sy të miren e të keqen dhe është patriot i mirëfillt shqiptar… Po me siguri ky Bashkimi duhet me qen spiun i fëlliqur i Serbisë dhe me siguri ky Bashkimi edhe ka dezertuar gjatë luftës çlirimtare në Kosovë. Po ky Bashkimi në moshën 16 vjeçare paraqitet se ka qenë në Lëvizje në Zbulim. Po kjo a nuk ju duket se është absurd i absurdeve… Pikërisht ky laro Bashkimi ka qenë gjithnji dhe është edhe tani përçarës i Bashkimit Kombëtar. Ky antishqiptar, ky shpifës e ka vendin në shportën e mbeturinave… Prandaj ky laro don që t’i përçaj sa të mundet veprimtaret e çështjes kombëtare shqiptare, por ka për t’i dalur puna huq si gjithnji këtij maskarai serbofil.
    Pa asnjë respekt dhe pa asnjë nderim për ty “Bashkim”,
    Asimi.

Comments are closed.