Ismail Kadarè: Islamizmi eshte nje fatkeqesi kombetare e shqiptareve

9
257


Nga ENIS

Pershendetje anetare te Furom Horizont! ( http://www.forumihorizont.com/ )

Pas nje periudhe 50 vjecare te regjimit komunist, ku shqiptareve do tju mohoej e drejta per te besuar ne fe dhe per te mos u ndalur per asnje moment ne te, do te kemi shume studjues pas nje periudhe te tille, qe do te vazhdojne te thellojne me provat e tyre historike, politike, teologjike, gjeografike fene e vertet te shqiptarit.

Shume prej tyre nder debate e polemika te shumta, duan te tregojne se ne shqiptaret duhet te kthehemi ne fene tone te pare qe eshte Kristianizmi, fe kjo e cila na eshte hequr me force. Islamizmi ne shqiperi duhet te kthehet ne Kristianizem per shqiptaret.

Do te jete edhe I. Kadare qe ne 3 mars 1992 me nje debat ne “Le Figaro” do te na thote se:”Islamizmi eshte nje fatkeqesi kombetare e shqiptareve”. Edhe shume te tjere mendojne se Islamizmi eshte nje nga pengesat kryesore qe Shqiperia te integrohet ne Perendim.

Duke qene se kjo eshte nje teme delikate dhe ka te beje me bindjet personale fetare te kujtdo prej nesh, jeni te ftuar te diskutoni duke respektuar dhe toleruar bindjet e gjithesecilit, te jepni argumentet e pretendimet tuaja duke u bazuar edhe mbi historine e popullit tone.
Cila ka qene feja jone e pare nder shekuj?
Ku qendron lidhja jone me Islamin?

http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2848

9 COMMENTS

  1. Duke qene se kjo eshte nje teme delikate dhe ka te beje me bindjet personale fetare te kujtdo prej nesh, jeni te ftuar te diskutoni duke respektuar dhe toleruar bindjet e gjithesecilit, te jepni argumentet e pretendimet tuaja duke u bazuar edhe mbi historine e popullit tone.
    Cila ka qene feja jone e pare nder shekuj?
    Ku qendron lidhja jone me Islamin?

    Tashti t’i kthehemi edhe pak disa ngjarjeve të pas vdekjes së Muhamedit, që ne japin për të kuptuar që KJo Fe është pjellë për të mashtruar Njerzit sikurse që ka sherby, për me pas Pushtet, ma shumë në duar.
    Pas vdekjes së Muhamedit dhe varrosjes së tij nga Alia ( nip dhe dhëndërr) Ebu Bekri pasi siguron Pushtetin, kërkon që sërish të zhvarroset Muhamedi dhe ta varrosin, tani sipas dëshirave të tij!

    Alia dhe Fatima s’pranojnë së bashku me niprit e Muhamedit Hasanin dhe Hysenin por janë të detyruar, t’i nënshtrohen Forcës së Ebu Bekrit të cilin e përkrahnin të tjerët!
    Pra, fill pas vdekjes së tij kishte filluar Lufta në mes atyre, që kishin mbetur mbrapa dhe pasardhes të ” Profetit”, për Pasurin e tij si dhe, për të marrë Fronin ( Pushtetin) e Muhamedit!

    AI, Muhamedi edhe pse kishte preferuar Alinë të tjerët nuk e kishin përfill si shumë këtë gjë! A thua pse ata që kanë jetuar në kohën e tij, se kanë përfillë shumë këtë dëshirë dhe përse sot disa shekuj më vonë duhet të përfillet kjo gjë?
    Si ndodhi që Ebu bekri tinez kishte hyrë në Shpellë i vetmi ngaqë Muhamedi u kishte shpallë ithtarëve të tij që, nuk bënë t’i shkonin pas, në shpellë pra.

    Siq thamë Ebu Bekri sundoi për gati 25 vjetë. Ai ia la Fronin Ymer Hatebit pa e bë fort Hesap ALinë dhenderin e Muhamedit dhe pa e bë hesap fort familjen e Ehli – Bejtit!

    Pas Hatebit erdhi në fron Osmani dhe kjo gjë zgjati për 25 vite pra!
    Por, pas një rebelimi dhe kryengritje ( siq ngjanë edhe sot në pushtetet e sotme) të popullit – ata kërkuan që në Pushtet të vinte Alia siq edhe ndodhi. Ai sundoi vetëm pak ma shumë se 4 vite ngaqë vdiqë ndërsa vendin e tij e Zuri i biri i tij Hasani.

    Pra nipi i Muhamedit!

    Por Muavia që ishte Guvernator i Shuamit në atë kohë e donte Fronin për vete dhe pas disa rebelimeve që ai kishte bërë arriti të helmonte Hasanin i cili nuk qëndroi në Fron më shumë se 6 muaj dhe në vend të tij, ta vënte në pushtet Birin e tij Jezidin!
    Ky Jezidi ishte shumë i tmerrshëm dhe shquhej për krimet e tija si të Bin Lladenit në kohën e sotme kështu që ky arriti më vonë ta vrasë në mënyrë Mizore birin tjetër të Alisë dhe nipin e Muhamedit Hysenin në Qerbela ( irak).

    Nga këto ngjarje fillon ndarja e madhe në atë Lëvizje apo Parti të Kohës që kishte formuar Muhamedi në mes atyre që njihnin familjen e Ehli – bejtit si të shenjtë dhe të atyre që e njihnin Muhamedin si të derguar të PERENDISË POR QË FAMILJEN E Ehli bejtit nuk e njihnin si të shenjtë.

    Pra nga kjo që ka pasuar mund të konkludojmë që kemi pas të bëjmë me një Lëvizje të Kohës për Pushtet sespe edhe ndarja e partisë ( fesë) në mes Ebu Bekrit dhe ithtarëve të Alisë kishte ndodhur për shkakë të interesave të Pushtetit!
    Llogjikishtë shtrohet pyetja: Përse ka pas aso kohe luftë në mes ithtarëve të Muhamedit dhe përse ka pas nga ata të cilët s’kanë dashtë që në fron ta shohin familjen e Muhamedit por pikrishtë Ebu Bekrin?!

    Kush i ka detyruar aso kohe të vriten në mes veti kur Amerika s’ka qenë akoma e zbuluar apo së paku s’ka qenë Fuqi!
    Nga kjo mund të konkludojë që Kurani është një Kopje e Dhjates së Vjetër sepse vet emertimet e personave janë të ngjashëm me të Ibrahim ( Abraham) Moisiu ( Musa) apo edhe ngjarje të tjera!
    KJo është sikur sot që shumë shtete marrin ( huazojnë Kushtetuten e një shteti tjetër por që e përshtatin për kushtet e tyre dhe në gjuhën e tyre,
    Si është e mundur që pas vdekjes së Muhamedit nëse ai ka qenë i derguar i perendisë apo Njeriu që Perendia ia zbriti Kuranin nga qielli – që të vriten ithtarët e tij për Fronin e tij dhe për pasurin e tij që ka lënë pas?!
    Pse u vranë Nipat e tij nga ithtarët e tij dhe nga besimtaret e tij?

    Unë mendojë që me kalimin e kohës kjo Lëvizje ka filluar të shenderrohet në besim e të cilin Dijetaret e mëvonshëm e kanë përmirsuar plotesuar dhe avansuar!
    Më bindeni që është ndryshe!
    Po të ishte ndryshe s’kishte ekzistuar Arsyeja që të vriten qysh atë kohë aqë shumë njerez për të Trasheguar fronin e tij!

    Ndryshuar për herë të fundit nga Preng Sherri : 08-06-2008 më 14:38.
    r atë arsye në këtë FE s’ka demokraci por ka Diktaturë!
    Si Komunizmi si islamizmi një gjë janë: Mjet për të nënshtruar të tjerët dhe të verbrit!

    Komentet le t’ì bejne te tjeret.

  2. Agim,

    si gjithmonë i kthjellët dhe i mirë-informuar.
    Të mbash me fanatizëm një fe primitive e agresive, të ardhur nga pushtuesi turko-osman, tregon se je i paditur dhe i paemancipuar si komb. Shqiptarët në një pjesë të madhe tregohen konformista e indiferentë për hir të tolerancës, kundrejt një grupi të caktuar fetar, që ka interesa për promovimin e islamit – dhe kjo po na jep një dëm të madh në imazhin tonë si komb. Ne duhet të tregohemi të kujdesshëm të mos viktimizohemi në këtë mënyrë përmes fesë islajme.

    Arbeni

  3. Sa duhet te thellohemi ne gjykimet tona, veçanerisht kur vjen puna per çeshtje te tilla qe kane te bejne me nje mase te madhe te shoqerise njerëzore.
    Kete nuk e kam vetem per fene Muslimane, qe behet fjale ne kete shkrim sa ne komentet shkrime po i quaj une, po per kuptimin e gjithe sekteve fetare qe egzistojne ne bote, deri tek ato me te medhate.
    Duhet kuptuar thelbi i lindjes se besimeve fetare sa qellimi i tyre pse jo dhe roli qe kane luajtur ne kohe te ndryshme te historise.
    Po e theksoj qe ketu se ato kane rolin e tyre historik ne zhvilllimin e shoqerise njerzore, pavaresisht se si jane keqperdorur nga interesa te ndryshme ne kohe te ndryshme. Pikerisht kjo eshte thelbi i çeshtjes.
    Feja asnjehere nuk eshte pare dhe pare e shkeputur nga politika e klasave qe kane qene ne krye te shoqerise. Kjo eshte dhe fatkeqesiae shoqerise njerëzore.
    Fete, nese do te luanin vertet qellimin e krijimit te tyre, sa eshte shkruar e qe abuzohet me to, se ne fakt realizohen te tjera synime do te ishin vertet “rregullatoret” e maredhenieve ndernjerzore, se thelbi i tyre, njerzor eshte.
    Po te vime ne ate qe ka lidhje direkt me gjendien ne vendin tone, per te mos thene gje tjeter, u be çu be, Shqiperia dhe shqipetaret kane nje fe dhe vetem, kthyer ne qellim kryesor nga RILINDASIT TANE TE MBEDHENJ:
    Feja e shqiptarit eshete SHQIPTARIA.
    Kjo thuajse na ka udhehequr ne jete ne shqiptaret, pavaresisht nga ndasite konjukturale fetare, dhe kjo duhet te na udheheqe.
    SHQIPTARIZMI si vete kombi YNE qe s’ka asnje lidhje me ndasite qe popullojne boten. Kjo na mjafton. Milionat shqiptare kudo qe jane ne bote ta bejne identifikimin e vet si te tille. Kështu do te njesojme kombin tone vertet te MEVETSHEM NJERZOR.
    Po kjo s’do te thote se veçohemi nga kombet e tjere. Secili ka historine sa traditen e vet dhe e rrespektojme.
    Te me falim besimtaret e te gjithe feve ne shqiperi e kudo qe jane, pjese e te cilave jam dhe une, po une keshtu e shoh te ardhmen e kombit tone PELLAZGO-ILIRJAN ne GEN; SHQIPERISE MEME.

    Dashamiresi D.

  4. Perveç Dashamiresi dhe Dashuri,nese kjo eshte kuptimi i D-es ne emrin tuaj asnje gje nga shkrimi juaj nuk del.
    Problemi eshte shume i thjesht :Nje komb nje fe,sepse ka vetem nje ZOT.
    Gjergj Fishta,poeti,prifti katolik,politikani,atdhedashesi,dhe te mos vazhdoje me tej me epitetet per te ka thene nje gje shume te forte per kombin tone:
    “Për lirinë e vet, zotni, shqiptari ban fli shpinë, tokën dhe mjerisht edhe besimin.”
    Prandaj ka ardhur koha qe shqiptari te Rizgjohet dhe te kuptoje,te behet i vetedijshem se pa Perendine asnje gje mire s’ka per t’u bere ne Shqiperi.
    Le te kerkojme ne fillim Zotin ,se pastaj gjithe gjerat e tjera kane per te ardhur me shumice.
    Dhe Perendine,Zotin kush me mire se sa Biri tij mund ta beje te njohur.
    Ne duhet te njohim Birin dhe pastaj rruga per te Perendia eshte e hapur.

  5. Pse kaq shumë hidhet vrer mbi kete Islam o rob te Zotit. Gjeni pak kohe dhe lexoni pak sado pak per Islamin, ne mos nga interesimi i juaj nga kureshtja dhe ju garantoj qe Islami nuk eshte pengese per perparimin e nje populli. Ju lutem disa me lart than qe Islamin tek shqiptaret e ka sjell armiku! Po krishterizmin miku e ka sjell? Une me pyetje do mundohem te marr pergjigjeje nga ju se nuk jam Historian. Cfar ishim ne para se te beheshim Shqiptar dhe ne cka besonim? Ky populli yne sa kombe i ka nderru deri me tani? Ilir…..etj e tash Shqiptar, nje pjes e larguan kete shqipetar, thone jem Kosovar. Dmth nuk po na del se feja e shqiptarit eshte shqiptaria, por feja e shqiptarit eshte Ineresat e Superfuqive mendoj Une.

    Pse kur merren shembull shtetet islame gjithmon merren Afganistani, Pakistani… gjithnje shtete te varfra e asnje her spermendet Kuvajti, Arabia Saudite, e plote vende tjera Islame te pasura dhe te bukura. A nuk thuhet ne himnin tone te flamurit … Se kombet shuhen permbi dhe….Shqiperia do te rrojë… Realisht Shqiperia natyrale NUK PO RRON, na pelqej apo jo? Dhe zoti Agim per fund desha nje pyetje. Si do reagoje ti nese dikend te familjes tende ta rahnin e maltretonin? A spaska pas Fuqi qe Zoti ta mbroj “Birin si e quani ju”, nga maltretimet e te tjerve. Ismail Kadare per romane eshte Njeshi e sa per Fe mendoj qe akoma i pelqen Xhaxhi ne kete aspekt.

  6. Avdi, ke futur këtu edhe një shkrim tjetër në mbrojtje të islamit. ¨Kjo faqe merret me trajtimin e temave që kanë të bëjnë me interesat kombëtare të shqiptarëve, e jo me propagandëfetare, përvec atyre fakteve historike që kanë ndikim mbi zhvillimin tonë si komb. Feja islame është një fe agresive sot dhe meqë bota është e ndarë në dy kultura themelore, krishtërim dhe myslimanizëm, vihet re qartë se vendet islame edhe aty ku janë të zhvilluara, ku ka burime natyrore naftë, gaz etj. janë përsëri shtete jo demokratike dhe jo të civilizuara – kurse shtete e krishtera kanë një zhvillim kulturor më të madh dhe kanë qeverisje demokratike. Shqiptarët e Kosovës u ndihmuannë luftën e tyre nga aleanca e shteteve më të fuqishme të botës e jo nga vendet islamike, një pjesë e të cilave vazhdon të mos e njohë Republikën e Kosovës. Nëse ne nuk mund ta heqim fenë islame nga kombi shqiptar, se kemi njerëz si ju Avdi, që kaq kuptoni dhe kaq bëni, dhe që cdo gjë e shikoni me ngjyrën jeshile të islamit, atëherë ne ju kërkojmë, që për hir të zhvillimit tonë kombëtar dhe orientimit perëndimor e integrimit Europian të shqiptarëve, ju du het të tregoni tolerancë e mirëkuptim, mbajeni fenë tuaj dhe besimin tuaj, por mos u mundoni të na imponoheni me vrazhdësi dhe mos u mundoni të na mësoni, se të gjithë e dimë aq sa duhet ditur për islamin, një fe që të imponohet brutalisht e të kufizon liritë e veoprimit dhe të mendimit. Nuk e di a më kupton ti mua tani?

  7. Pergjigje Z. Avdi.
    Kam pershtypjen se je shqiptare nga Maqedonia,ndoshta gabohem,por nuk eshte kjo e rendesishme.
    Je shqiptare mysliman dhe besoj te mos te jesh mysliman shqiptar.
    Meqenese je person kurioz qe lexon po ju sqaroj:
    -Qe Islamizmi hyri me dhune ne Shqiperi, Kosove e Maqedoni per kete nuk ke nevoje per sqarim.
    – Kristianizmi ne trojet shqiptare nuk ka hyre me dhune, por nepermjet ungjillizimit te dishepujve te Krishtit. Ne librin Veprat e Apostujve flitet edhe per kete gje.
    Per ungjillizimin e Maqedonise flitet ne librin Veprat e Apostujve, qe ndodhet ne Bibel,Kapitulli 16, rrjeshti 10; kapitulli 17, rrjeshtat nga 1 deri 12; kapitulli 20, rrjeshtat nga 1 deri 6.
    Per ungjillizimin e Ilirise flitet ne letren drejtuar Romakeve kapitulli 15, rrjeshti 19.
    Pali thote : “… keshtu prej Jeruzalemit deri ne Iliri kam kryer sherbimin e Ungjillit te Krishtit.
    Keshtu qe Krishterimi ne Iliri(Shqiperi, Kosove)dhe Maqedoni nuk eshte prure nepermjet pushtimit por nepermjet predikimit te ungjillit te Jezus Krishtit.
    -Ne lidhje me pyetjen tuaj: A nuk ka fuqi Perendia qe ta mbroje Birin e tij nga keqtrajtimet?
    Pergjigja Biblike eshte ne Ungjillin e Gjonit, kapitulli 3, rrjeshti 16: “Sepse Perendia e deshi aq boten, sa dha Birin e Tij te vetemlindurin, qe, kushdo qe beson ne te, te mos humbas, por te kete jete te perjetshme.”
    Ju keni degjuar per Gjykimin qe do t’i neshtrohet çdo njeri ne Diten e Gjykimit, Bibla thote, ne Ungjillin e Gjonit, kapitulli 3, rrjeshti 18: “Ai qe beson ne te nuk denohet, por ai qe nuk beson tashme eshte denuar, sepse nuk ka besuar ne emrin e Birit te vetemlindur te Perendise.”
    Pra Perendia, sipas planit te tij e dergoi Birin qe ai te denohej ne vendin tone, dhe nepermejt vdekjes se tij ne kryq, ne te kemi shpetim. Te gjithe ne qe besojme ne emrin e Tij.
    Sepse, po te rrefesh me gojen tende Zotin Jezus dhe po te besosh ne zemren tende se Perendia e ngjalli prej se vdekurish, do te shpetohesh. Romakeve 10:9.
    Nuk kam qellim qe te te predikoj, por qe te pergjigjem per pyetjet qe ke bere.

    Zoti te bekofte, te hapte syte qe te shikosh te verteten e tij, dhe paqja e tij qofte me ty.
    Paqja eshte e kunderta e luftes, ai qe vjen nga Zoti nuk flet per lufte por paqe dhe shpetim.

  8. Pergjigje Agim Shkodres

    Ti kritikon Avdiun per reklam te Islamit kurse vet je nje propagndus i krishterimit. Ti per Isen a.s (Mehsin) nuk ke qka flet sepse ne myslimant e duam dhe e respektoim me shume se ju keshtu qe te kshilloi qe te lexosh sado pak per fen Islame do te behesh me zgjuar….Nëse keni nevojë të qartësoheni akoma për këtë situatë të turbullt, shikoni se si e paraqet media perëndimore terrorizmin dhe luftën.

    Në kohën e tij, askush nuk mendoi ta cilësonte Adolf Hitlerin si katolik apo Stalinin si një i krishterë ortodoks.
    Gjithashtu, as Frankoja nuk u quajt ndonjëherë fashist “katolik” dhe as Radovan Karaxhiçi kriminel lufte “i krishterë ortodoks”.
    Megjithatë, nëse ndokush nga bota muslimane, kushdoqoftë, do të përdorte armë, ai do të etiketohej si terrorist “fanatik musliman”, madje edhe në rast se ai vepron për vetëmbrojtje, nëse është ateist, komunist, arab baptist apo palestinez i krishterë.

    A keni dëgjuar ndonjëherë se Nagasaki dhe Hiroshima janë shkatërruar nga një bombë “kristiane”?
    Sigurisht që jo!
    Por, kur një vend musliman, siç është rasti i Irakut apo i Pakistanit, prodhon pajisje nukleare, këto të fundit konsiderohen si “bomba islamike”

  9. Pershendetje Z. Genci!
    Ne komentim tim nuk ka asnje kritike dhe gjykim per Avdiun:
    E para, i jam pergjigjur pyetjes se tij se si hyri islamizmi dhe krishterimi ne Shqiperi.
    E dyta, i jam pergjigjur pyetjes se tij, se perse Perendia e lejoi kryqezimin e Jezusit.
    E treta, e kam sqaruar ne komentin tim qe qellimi im nuk eshte predikimi i krishterimit.
    A mund te ecin bashke dy veta, ne rast se nuk jane marre vesh me pare?
    Mentaliteti i shkretetires manifestohet tek ata qe jane ne shkretetire dhe tek ata qe jetojne si ne shkretetire, por gjeja me e trishtuar eshte te vdesesh ne shkretetire.
    Qendrimet e keqija jane frut i mendimeve te keqija.
    Nuk ka jete pa mosmarreveshje, nese nuk gjendet zgjidhja rruga me e mire eshte ndarja.
    Ankimi nuk e zvogelon veshtirësine dhe durimi nuk eshte aftesia per te pritur, por aftesia per te mbajtur nje qendrim te mire ndersa pret. Padurimi eshte frut i krenarise, sepse krenaria ka ne rrenje padurimin.
    Ju justifikoheni nepermjet medias perendimore, por une mendoj se justifikimi nuk te ndihmon asnjehere, e verteta te ben te lire dhe kete te vertete une kam paraqitur ne pergjigjen dhene Z.Avdi, me gjithe respektin e duhur per te, sepse ai flet nje gjuhe qe na ben te dyve qe te jemi pjestar te nje kombi.
    Jeta eshte pa kuptim nese nuk respektojme dhe nderojme Perendine dhe zgjuarsia, urtesia na jane dhene pikerishte per kete gje. Urtesia, zgjuarsia ka te beje me veprimin dhe jo me njohurine.
    Pershendetje Agim Shkodra.

Comments are closed.