Bernd Fischer (foto VOA)
Bernd Fischer, studiues i njohur i historisë shqiptare thotë se Sali Berisha është një lider i ngjashëm me Enver Hoxhën. Historiani ka bërë këtë deklaratë gjatë një konference ku është marrë në analizë 100-vjetori i shtetit shqiptar.
Fischer duke kritikuar mungesën e demokracinë në partitë politike shqiptare, ai ka theksuar se Berisha është “trashëgimtar” i Enver Hoxhës. Ai nënvizon se Berisha “shumicën e energjive ia dedikuan kontrollit të gjyqësorit, prokurorisë dhe pushtetit vendor.”
“Ne disa fusha të rëndësishme ndikimi i Enver Hoxhës mbeti i forte tek njerëzit që e pasuan në krye të shtetit. Sali Berisha dhe shumë nga elita e Tiranës në vitet ‘90 kishin frymë autoritare, ishin jotolerante dhe përjashtonin kompromisin dhe negociatat për te cilat Shqipëria kishte nevoje në mënyrë që të forconte demokracinë. Sali Berisha e përdori PD si një vegël për të forcuar pushtetin personal dhe ashtu si Enver Hoxha nuk lejoi debatin e brendshëm dhe sulmoi ashpër kundërshtarët pavarësisht kostos për demokracinë”.
Përveç Berishës, historiani i njohur ka kritikuar dhe ish-kryeministrin Fatos Nano, të cilin e cilësoi dogmatik. /F.S/