KUSH FSHIHET PAS FAQES SE HELENËVE TË KORÇËS?!

0
25

Genci Shehaj

Pjesa e pare.

Investigim: Detajet tronditese si eshte marre ne dore kisha ortodokse autoqefale Shqiptare nga njeres mendjeshkurter qe ne vend ti bashkojne njerezit nepermjet ketij instrumenti bashkimi perpiqen ti ndajne.

Teksa po i hidhja nje sy facebook, papritmas mu shfaq tek artikujt e rinj nje faqe qe me terhoqi kuriozitet ne gjuhen greke. Titulli dukej te ishte abuziv pasi ne gjuhen greke kjo faqe quhet “Pelasgos Koritsas” ose me ndryshe “Pellazget e Korces”. Papritur mendova: E clidhje kane pellazget, paraardhesit tane me gjuhen greke?! Teksa klikoj ne kete faqe qe ishte pelqyer nga 74 persona, kaloj ne postimet e kesaj faqeje. Sa amatore por aq edhe renqethese…. Klikova ne foton e profilit dhe aty ashtu sikurse titulli i faqes, perfaqesonte rigjallerimin e nje gazete Vorio-Epiriote te botuar ne Athine ne vitin 1936 nga Konstantions Skenderis. U perpoqa te kerkoja me teper informacione per kete gazete por me kot.

Teksa u riktheva perseri tek faqja ne facebook e “Pelasgos Koritsas” me terhoqi serisht vemendje nje artikulli i fundit i botuar nga kjo faqe ne facebook. Ne foto nje mur ne periferi te qytetit te Korces, mbi te cilin ishin shkruar me boje te ngjyrave te ndryshme dhjetra parulla absurde dhe nje logo e Partise Demokratike. Titulli i ketij artikulli ishte: -Kujdes, parulla ne mbeshtetje te ISIS, Al Kaeda dhe Turqise ne Korce. Mendimi i pare qe me erdhi ishte: Dakord ISIS dhe Al Kaeda qe populli shqiptar jo vetem i urren por edhe i lufton, por Turqia c’lidhje ka ne kete titull?! Per autorin e artikullit ISIS, Al Kaeda dhe Republika e Turqise perfaqesojne te njejten gje?! Vendosa me pertim te klikoja ne kete artikull por ajo qe ndodhi vertet me befasoi. “Pelasgos Koritsas” ose “Pellazget e Korces” nuk paskesh qene nje grup amator apo ndonje faqe e dale boje me 74 fansa ne facebook, por nje portal online i mire strukturuar.

Artikulli ne faqen e facebook me transferoi ne nje faqe interneti te rregjistruar si: www.pelasgoskoritsas.com . Ne krye te faqes ishte e njejta fotografi e gazetes se vitit 1936. Gjithashtu pershkrimi i faqes: Gazeta Elektronike e Heleneve te Korces. Me poshte te renditura sipas dates me te fundit artikujt. Po ndalem pak tek artikulli me i fundit. Faqja qe perfaqesoka interesat e komunitetit helen ne Korce bente nje analize te copes se murit qe pershkrova pak me pare. Artikulli ishte jo vetem ofenduese per kombin shqiptar por edhe kishte nota te qarta rracizmi. Si vijon artikulli:

Parulla që përkrahin ISIS dhe Al Kaidën u shfaqën në Korçë në një lagje me shumicë myslymane dhe me shkollën turke Medrese vetëm 500 m larg.
Këto parulla mund ti shikoni vetë në fotografitë që po ju ofrojmë. Ato jo vetëm që ju rreferohen dy organizatave islamike por i lidhin ato dhe me Partinë Demokratike (kjo lagje përbën një bastion për këtë parti). Me patjetër do të dalloni dhe flamurin Turk.

Kjo do të thotë që orthodhoksët dhe komuniteti grek i këtij qyteti rrezikohet serizoisht nga këta elementë.
Përgjegjësia është e madhe si për vetë orthodhoksët dhe helenët e Korçës ashtu dhe për vetë shtetin Shqiptar dhe shtetin Helen.
Por çfarë të presësh nga një popull me ndjenja inferioriteti pa histori reale, që përbëhet kryesisht nga turq shipfolës apo shqiptarë të turqizuar. Kur emisionet humoristike – satirike të së djelës fillojnë me mesazhe që mbështetin nacinaolizmin dhe ekstremizmin çdo gjë ka mbaruar. Duket qartë që këta njerëz janë në nivel kulturor shtazor.

Në të njejtën kohë për të gjitha ato sa ndodhën në kurriz të minoriteti grek pas ndeshjes së famshme nuk flet askush. Përkundrazi e nënvleftësojnë si ngjarje duke treguar se gjoja kanë kulturë.
I mësojnë njerëzit e egër historinë dhe kulturën Evropës. Kur dihet që është një shoqëri individualiste me elementë dhe tendenca ekstremiste shfaqet sikur bëhet fjalë për njerëz me kulturë dhe tolerantë. Ku është toleranca mos ndoshta tek injoranca?
Ndërsa paraqitet e gënjeshtra si e vërtetë askush nuk flet vetëm hesht nga frika. Ku është liria?
Na vjen keq me të vërtetë sepse mendojmë dhe imagjinojmë se si do të jetë e ardhmja e orthodhoksëve dhe e helenëve në këtë shtet ku mbizotëron injoranca totale.

Artikulli eshte jo vetem acarues por permban ofendime ndaj kombesise shqiptare. Se pari autori tenton ti jape pergjegjesine e autorin te kesaj parulle banale pa asnje fakt ndonje prej banoreve te ketij komuniteti te cilet i perkasin Besimit Islam. Madje prezenca e nje simboli te Partise Demokratike e lidh ate fasade te shemtuar vit pas viti me kete subjekt politik. Per ta perforcuar kete fakt autori e ve theksin edhe tek perkatesia politike e kesaj lagjeje (ketu genjen), se valla kjo lagje eshte bastioni i Partise Demokratike. Trajtimi ne aspektin politik behet jo pa qellim por qellimet do te dalin me tej. Autori e konsideron te gjithe kombesine shqiptare si Turq Shqip-foles apo Shqiptare te turqizuar. Vazhdon duke sulmuar mediat shqiptare me argumentin se mbjellin Nacionalizem dhe Ekstremizem dhe e permbyll kete paragraf duke i perkufizuar Shqiptaret si njerez me nivel: Kulturor shtazor. Ne nje tjeter paragraf na quan njerez te eger apo edhe shoqeri individualiste me tendenca dhe elemente ekstremiste.

Me pas edhe dy here te tjera si injorante dhe injorante totale. I gjithe ky artikull me habiti. Ende pa i kushtuar rendesi artikujve te tjere vendosa te gjurmoja se kush mund te ishte autori. I rrashe verdalle faqes, asnje emer, asnje detaj, asnje gjurme e atij qe shkruan. Kishte vetem nje detaj, data kur ishte shkruar artikulli ishte 19 tetor 2014 dhe fotografimi ishte bere me blic naten, atehere kur asnjeri nuk mund te te shikonte. Teksa vazhdoja te kerkoja parreshtur mu kujtua nje detaj i profesionit tim te dikurshem. (Dikur kam punuar si web designer). Mu kujtua se cdo faqe kur rregjistrohet eshte e detyruar ti pasqyrohen te dhenat ne nje database te dhenash global por edhe se po te paguash nje shume prej rreth 40 dollare me teper mund ta rregjistrosh ne privatesi. Kisha 50% mundesi per ta gjurmuar autorin ne menyre te ligjshme. Vendosa te shfrytezoj faqenwww.whois.sc e cila eshte nje portal global i cili pasqyron te dhenat e faqeve te rregjistruara online. www.pelasgoskoritsas.com tek faqja , pastaj ENTER dhe ne faqja kaloi ne nje grumbull informacionesh te paimagjinueshme…

Faqja pelasgoskoritsas.com ishte blere nga faqja godaddy.com, permbante 6077 terma (nje pjese e madhe me urrejtje racore, fetare, krahinore), permbante 35 fotografi dhe qindra linke.
Ajo qe ishte me interesantja ishte emri i Autorit: Themistokli Bambulla!
Padashur nxitova te shkoja ne motorin e famshem te kerkimit google.com. Qe ne artikullin e pare e kuptova se personi nuk ishte ndonje mendjelehte cfaredo qe te shaje e ofendoje shqiptaret ne ate lloj forme si ai artikull por perkundrazi, behej fjale per nje klerik ortodoks te mire arsimuar te Mitropolitit te Korces. U shtanga!. Edhe me teper u shtanga kur nje prej linkeve te conte tek portali rus: pravoslavie.ru . Aty ishte postuar nje artikull ne gjuhen angleze ku krahas emrit te autorit Themistokli Bambulla ishte renditur edhe pergatitja e tij intelektuale: MSC Psikopedagogji. Nuk mund ta kisha menduar kurre se e gjitha kjo mund te ishte veper e nje kleriku, madje jo thjesht nje klerik i zakonshem por nje Theolog e mesues i fese ortodokse qe per me teper i perket Kishes Orthodhokse Autoqefale Shqiptare dhe jo ndonje segmenti politik dhe as ndonje kishe te vendeve fqinje.

Vendosa te kerkoj me ne thellesi. Fatmiresisht krah meje ishte teknologjia. Duke shfrytezuar serisht faqen whois.sc bera nje reverse-search (nje kerkim ne kah te kundert) te te dhenave te gjetura per domaininwww.pelasgoskoritsas.com , kesaj rradhe shfrytezova emrin e rregjistruesit. Keto jane te dhena qe per sa kohe edhe bere aktivizimi i domainit (emrit te faqes) online nuk zhduken. Faqja nuk te jep te dhena te plota per faqet e rregjistruara por ngjan me nje REBUS. Jepen detaje per sa faqe ka regjistruar perdoruesi dhe me pas gjatesia e domainit (emrit te faqes) si dhe germa e pare dhe e fundit. Gjithsesi po te njohesh emrin e faqes mund ti kesh te gjitha te dhenat. Ajo cka zbulova ishte serisht befasuese. Zoteria kishte regjistruar plot 4 domaine (faqe online). Vendosa ti shkoj deri ne fund ketij investigimi. Vendosa te kontrolloja cdo faqe ku artikujt e tij ishin postuar dhe ti skanoja te dhenat nepermjet faqes whois.sc per te pare se me se lidhej autori i atij shkrimi vulgar. Ja dola!

Themistokli Bambulla eshte rregjistruesi i 4 portaleve online:
www.pelasgoskoritsas.com
www.mitropoliaeshenjtekorce.com (Faqja zyrtare e mitropolitit te shenjte Korce)
www.korestos-hristianikimartyria.com
www.foniortodoksonkoritsas.com

Pervecese faqes www.pelasgoskoritsas.com te cilen e analizuam pak me pare si faqen qe ofendon dhe percon urrejtje per kombin shqiptar dhe qe rregjistruesi eshte zoti Themistokli Bambulla, shfaqet nje tjeter lidhje midis faqes ne fjale dhe personit. Te ben pershtypje se si ne faqenwww.pelasgoskoritsas.com por edhe ne faqen e moderuar www.korestos-hristianikimartyria.com shfaqet i njejti artikull i ngarkuar ne te njejten date dhe ne nje hark kohor prej disa minutash. Sigurisht nuk behet fjale per artikullin ku shqiptaret quhen injorante, ekstremiste, njerez te eger apo edhe me te tjera epitete raciste te publikuar ne faqenpelasgoskoritsas.com por behet fjale per nje artikull te shkruajtur nga z.Ilir Paco (spiker ne kanalin televiziv Top Channel) i titulluar “Baruti i fshehur i fucise ballkanike” qe analizon zhvillimet e diteve te fundit pas incidenteve te ndodhura ne ndeshjen Serbi-Shqiperi.

Duke vazhduar me tej z.Themistokli Bambulli na qenkerka de jure nje njohes i mire i fese ortodokse dhe nje klerik i mire dhe i vleresuar nga kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Jo vetem kaq por atikujt e tij mbi Shenjterine e tij Kryepeshkopin Anastas jane me qindra ne faqen zyrtare ne internet te “Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise”. Mbi te gjitha zoteria administron edhe faqen zyrtare ne internet te Mitropolitit te Korces dhe jane me dhjetra artikujt e tij jo vetem ne kete faqe por edhe ne faqe te tjera. Investigimi im vazhdoi ne faqe te ndryshme qe shfaqin video online. Nje prej tyre youtube.com permban dhjetra video te postuara nga perdoruesi Themistokli B. Kryesisht predikime te ndryshme te zotit Thanas Bambulla dhe artikuj te ndryshme ne lidhje me aktivitetet e kishes ne Korce, dokumentar mbi shkollen greke, apo edhe nje video te nje takimi midis Z.Sotiraq Filo, kryetar i bashkise se Korces dhe homologut te tij kryetarit te bashkise se Selanikut, ku spikat se ne te gjithe video shfaqet adresa www.pelasgoskoritsas.com.

Ne disa bllogje qe pretendojne te jene faqe te minoritetit grek ne Shqiperi apo te Vorio-Epirit dhe interesave te saj, arrita te gjej nepermjet motoreve te kerkimit nje koment. Behej fjale per zotin Sotir Bambulla qe, me nje gjuhe te ngjashme si ajo qe zoti Themistokli Bambulla perdor ndaj kombesise shqiptare (klerik i se ciles eshte dhe vet), deklaron se paska qene kryetar i “Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare” gjate periudhes se ristrukturimit te saj nga renia e komunizmit deri ne zgjedhjen e kryepeshkopit “Anastas”. Se cila eshte lidhja midis zotit Sotir Bambulla dhe zotit Themistokli Bambulla kete e kam te pamundur ta vertetoj. Nje gje eshte e qarte: Gjuha dhe urrjtja e zotit Themistokli Bambulla ndaj Shqiptareve i ngjason mallkimeve te kryepeshkopit te Serbise “Irinej” dhe ky eshte nje TURP i madh per “Kishen Ortodokse Autoqefale Shqiptare”.