Please, find below the English translation.
EULEX-i e gjeti argatin e nevojshëm
Në seancën e pestë të mbajtur në procesin gjyqësor kundër Albin Kurtit më 13 prill 2010, EULEX-i për herë të parë siguroi të gjithë bashkëpunëtorët e nevojshëm për vazhdimin e gjykimit politik.
EULEX-i mbajti seancën e pestë gjyqësore të rastit ndaj Albin Kurtit, që ka trashëguar nga UNMIK-u, e ka rihapur para dy muajsh dhe po e udhëheq vetë. Pas refuzimit të Ramiz Krasniqit dhe Musa Dragushës për t’iu bërë argatë EULEX-it në këtë padrejtësi kundër Albinit dhe VETËVENDOSJE!-s, EULEX-i, më në fund, e gjeti një avokat të gatshëm për t’ia lehtësuar këtij misioni punën e persekutimit të Albin Kurtit. Ky avokat është Avni Gjakova, i cili përkundër thirrjes së Albinit dje për të gjithë avokatët, gjyqtarët dhe prokurorët e Kosovës për të mos qenë pjesëmarrës në këtë gjykim politik, u paraqit në seancë me vullnet të plotë. EULEX-i po ashtu kishte arritur ta sigurojë edhe praninë e gjyqtares së vetme vendëse në Panelin gjykues, Fllanza Kadiu, e cila në dy seancat e kaluara kishte munguar me arsyetimin se kishte qenë e sëmurë. Kurseprokurori Ali Rexha, si gjithnjë, ka qenë bashkëpunëtor i rregullt në të gjitha seancat e deritashme.
Fillimisht, kryesuesi i Panelit, Ferdinando Buatier de Mongeot prezentoi avokatin e ri mbrojtës, dhe kërkoi që seanca të shtyhej për të enjten, meqë avokati i caktuar kishte kërkuar t’i jepet kohë e mjaftueshme për për studimin dhe analizimin e materialit dhe lëndës së rastit. De Mongeot aty për aty lajmëroi se Musa Dragusha ka refuzuar ta marrë rolin e avokatit mbrojtës për Albinin, dhe tha se tash e tutje do të jetë Avni Gjakova që e ka pranuar këtë rol. Gjatë fjalës së tij prezentuese de Mongeot lavdëroi qëndrimin e avokatit të ri ndaj rastit të Albinit, krahasuar me qëndrimet e avokatëve të mëparshëm, Ramiz Krasniqi e Musa Dragusha. Kjo la të kuptohet për dëgjueshmërinë dhe bashkëpunimin e ngushtë të avokatit në fjalë ndaj EULEX-it dhe procesit gjyqësor të cilin ai po udhëheq.
Pas kësaj fjalën e mori vetë Avni Gjakova, i cili në pjesën e parë të fjalimit që mbajti i pati pesë minutat e tij të patriotizmit, duke argumentuar që është shqiptar. Pastaj deklaroi se kjo që po ndodh me rastin e 10 shkurtit është shndërruar në”tragji-komedi”. Tragjedi sepse janë vrarë njerëz, por komedi me ç’po ndodh me rastin kundër Albin Kurtit. Dhe kur atmosfera që e krijoi me fjalimin e tij la të kuptohej se tash do të vinte dorëheqja e tij, ai ia parashtroi Panelit të EULEX-it një kërkesë. Sipas kërkesës së tij, përbërja e Panelit do të duhej të ishte shqiptare dhe jo ndërkombëtare. Pra, ai nuk ishte kundër Panelit të EULEX-it si të tillë, pra kundër EULEX-it përmbi gjykatat tona, por ishte vetëm kundër përbërjes etnike të këtij Paneli. Struktura etnike e panelit nuk është problemi kryesor i këtij rasti,por vetë EULEX-i, prania dhe pushteti ekzekutiv i të cilit mbi gjykatat tona e pamundëson drejtësinë dhe paanshërinë e gjyqësisë. Përveç kësaj, Avni Gjakova duket se qëllimisht ka keqcituar thirrjen e Albinit drejtuar avokatëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve të Kosovës. Albini ka thënë kështu: “Unë do ta pranoja vetëm një gjykatë të Republikës së Kosovës pa EULEX-in përmbi”. Kurse rasti kundër Albin Kurtit është shprehja më e ashpër dhe e qartë e EULEX-it përmbi gjyqësinë e Kosovës.Së pari, sepse rastin e ka rihapur vetë EULEX-i. Së dyti meqë Prokuroria Speciale e EULEX-it po e udhëheq këtë rast. Dhe, së treti se, në këtë rast, EULEX-i e cakton prokurorin, avokatin mbrojtës dhe gjyqtarin vendës të Penelit të vet. Gjykata e Qarkut është asistente në këtë proces gjyqësor.
Pas parashtrimit të kërkesës nga Avni Gjakova, Paneli u tërhoq për ta shqyrtuar kërkesën e tij. Kryesuesi i Panelit de Mongeot deklaroi se kjo kërkesë e Avni Gjakovës, do t’i paraqitej Presidencës së Kuvendit të Gjyqtarëve të EULEX-it. De Mongeot po ashtu ishte shumë mirëkuptues ndaj kërkesës së Gjakovës, meqë e kuptonte se kërkesa e tij nuk ishte as thelbësore, e mbi të gjitha, as e realizueshme. Por de Mongeot, e tëra që donte ishte prania fizike e avokatit mbrojtës edhe në seancat e ardhshme, sepse vetëm prania e tij fizike është e domosdoshme për sigurimin e procedurave të nevojshme që të vazhdojë persekutimi i Albin Kurtit. Në fund kryesuesi i Panelit tha se ky Panel do të vazhdojë me të njëjtën përbërje së paku deri në shqyrtimin e kërkesës së Gjakovës ndaj autoriteteve kompetente, gjithsesi pa e paragjykuar legjitimitetin e kërkesës së tij.
Paneli gjykues e shtyu seancën e ardhshme për të enjten, më 15 prill 2010, në orën 11:00. De Mongeot tha se do të merren të gjithë hapat e nevojshëm për të siguruar praninë e AlbinKurtit në seancën e ardhshme.
Komiteti i VETËVENDOSJE!-s për Politikë dhe Çështje Juridike
***
EULEX finds the instrument it needed
In the fifth session of the trial against Albin Kurti, held on 13th April 2010, EULEX secured, for the first time, all the collaborators it needed to continue the trial.
EULEX held the fifth session of the trial against Albin Kurti, which it inherited from UNMIK, which it re-started two months ago, and which it is leading. After the refusal of Ramiz Krasniqi and Musa Dragusha to become EULEX’s instruments in this injustice against Albin and VETËVENDOSJE!, finally EULEX found a lawyer ready to make its job of persecuting Albin Kurti easier. This is the lawyer Avni Gjakova, who despite Albin’s call to all lawyers, judges and prosecutors in Kosova not to participate in this political trial, attended the trial voluntarily. EULEX had also managed to secure the presence of the only local judge in the Judging Panel, Fllanza Kadiu, who had been absent from the previous two sessions, due to sickness. While the Prosecutor Ali Rexha, as always, has been a regular collaborator in all the sessions up until now.
In the beginning, the Presiding Judge, Ferdinando Buatier de Mongeot presented the new defense lawyer and stated that the trial would be adjourned until Thursday, since the assigned lawyer had asked for sufficient time to study and analyze the case material. De Mongeot informed the court that Musa Dragusha had refused to act as Albin’s defense lawyer and said that Avni Gjakova would substitute him in this role. During his introductory comments, de Mongeot praised the position of this new lawyer toward Albin’s case, comparing him with the previous lawyers, Ramiz Krasniqi and Musa Dragusha. This illustrated the obedience and close cooperation of the lawyer in question towards EULEX and the trial it is leading.
After this, Avni Gjakova spoke, and in the first part of his address, he dedicated 5 minutes to his patriotism, explaining that he is Albanian. Then he declared that what happened on 10th February had turned into a “tragic-comedy”: A tragedy because people were killed, but a comedy because of the trial against Albin. And when the atmosphere that he had created with his speech, suggested that he might give his resignation, he presented a request to the EULEX panel. According to his request, the Panel should be constituted of Albanians and not internationals. Thus, he was not against the EULEX panel as such, and thus against EULEX being above our courts, but he was just against the ethnic constitution of this Panel. The ethnic structure of the Panel is not the main problem in this case, but EULEX itself, its presence and its executive power, which is above our courts and makes impossible the justice and fairness of the courts. In addition to this, it appears that Avni Gjakova misinterpreted Albin’s call to all lawyers, judges and prosecutors of Kosova on purpose. Albin had said: “I will accept only a court of the Republic of Kosova, without EULEX above it”. Yet, the case against Albin Kurti is the harshest and clearest example of EULEX’s domination of Kosova’s courts: First, because the case was re-started by EULEX itself; second, because the EULEX Special Prosecutor is leading this case; and thirdly, because in this case, EULEX has assigned the prosecutor, defense lawyer and local judge in its own Panel. The District Court is just assisting in this trial.
After Avni Gjakova presented his request, the Panel withdrew to analyze his request. The Presiding Judge de Mongeot then stated that Avni Gjakova’s request would be sent to the Presidency of the Assembly of EULEX Judges. De Mongeot was also very understanding towards Gjakova’s request, since he understood that the request was neither substantive, nor above all, achievable. All that de Mongeot wanted was the physical presence of the defense lawyer in the future trial session, because only his physical presence is necessary to ensure the procedures necessary for the persecution of Albin Kurti to continue. Finally, the Presiding Judge said that this Panel will continue with the same constitution at least until the review of Gjakova’s request by the competent authorities, without prejudging the legitimacy of his request.
The Judging Panel adjourned the next trial session to Thursday at 11:00. De Mongeot said that all appropriate steps would be taken to secure Albin’s presence at the future trial session.