Ekonomia zyrtarisht në krizë, qeveria detyrohet të marrë kredi të tjera

1
34

Faktori Plus

Nga “Faktori Plus

Shqiperia edhe zyrtarisht mund te konsiderohet ne krize.

Rritja ekonomike ne vendin tone, per vitin 2009, zyrtarisht eshte vetem 3.3%, edhe pse kryeministri berisha ishte shprehur entuziast per nje rritje dyshifrore,ndersa ne buxhet ishte llogaritur 6%.

Instituti I statistikave ka publikuar nje dite me pare shifrat e ekonomise sone per vitin e shkuar duke konstatuar nje renie te dukshme ne tre-mujorin e katert te 2009-es….

Kjo eshte hera e pare qe shqiperia ka renie ekonomike tre-mujore. Nga rritja 4.1 % ne periudhen korrik-shtator, ekonomia jone ra me 0.8% ne fundvitin 2009.

Me 22 janar te 2010-es, ne nisje te vitit, kreu i financave, Bode deklaroi se dy banka intersoheshin te blinin borxhin e shqiperise, per interesa me te uleta, gje qe ishte nje prove se ekonima ishte lekundur…

Ne fakt ne muajin shkurt, ministri i financave Ritvan Bode, pati deklaruar se qeveria ishte e detyruar te shkurtonte shpenzimet me 25 miliarde leke, apo 5%,dhe ky ishte nje pohim qe provonte krizen…

Plot nje vit me pare ne prill 2009, ish guvernatori Shkelqim Cani, ne studion e emisionit Faktori PLUS, pati paralajmeruar problemet ne buxhet, si pasoje e prekjes nga kriza ekonomike…

Por per parashikimet e tij te deklaruara, zoti Cani mori nje lume akuzash nga kryeministri i vendit, Sali Berisha, i cili ne nje mbledhje partie, e etiketoi Canin si sharlatan, qe mendonte se kriza e bankave greke, do te ndikonte te bijat ne shqiperi, nje konstatim ky, edhe i ministrit te Berishes, Ritvan Bode….

Edhe guvernatori i Bankes se Shqiperise Ardian Fullani, ka deklaruar disa here efektet e krizes, duke kerkuar te behet kujdes me shpenzimet buxhetore…

Kryeministri i vendit deklaroi dje se niveli i eksporteve ne vend, eshte me i larti ne rruzull…

Por shefi i qeverise, edhe pse e quan entuziaste ekonomine shqiptare, nuk po di sesi te sillet me te. Ne muajin shkurt berisha deklaroi, se megjithese na duhen para, nuk duhet te lakmojme borxhe te tjera…

Por ne mbledhjen e kabinetit nje jave me pare, Berisha kish ndryshuar mendim, ndersa deklaronte se qeveria do te dale ne tregun nderkombetar, per te marre deri ne 400 milione Euro, kredi nepermjet eurobondit. Kjo do te thote qe te ardhurat, shpenzimet dhe boxhet publike, duhet te kene tregues sa me optimiste, per ta bere ekonomine e vendit te besueshme ne sy te nderkombetareve.

Per te marre kredi nepermjet eurobondit, ekonomia e cdo vendi, vleresohet nga kompani nderkombatre. Pak kohe me pare nje kompani japoneze e njohur ne kete drejtim, e vleresoi vendin tone, si nje ekonomi, e cila nuk ka aftesi te mira borxhpaguese.

1 COMMENT

  1. Pa nje projekt, nje program te percaktuar, pa nje sforcim te vullnetit dhe nje marrje te qarte te pergjegjsise eshte e pamundur qe ti çosh qytetaret ne qender te politikes dhe politiken ne pushtet.
    Te jesh i ndergjegjshem per kete eshte diçka si fillim.

Comments are closed.