Nga Luan (Asllan) Dibrani
Duke u nisur nga fakti se na nevojitet një koordinim dhe një bashkëpunim më i mirë e më i afërt i klubeve, shoqatave dhe shoqërive shqiptare në Baden-Würtenbergut (BW) disa klube dhe shoqata në bashkëpunim e njëra tjetrën, ka pa të nevojshme dhe kanë propozuar iniciativën e një tubimi pune për të gjithë organizmat e lartshënuar, në mënyrë që të fillojnë përgatitjet për formimin apo më mirë të riaktivizimit të Bashkësisë së Klubeve, shoqërive dhe shoqatave në një adresë të veten kudo të jenë në mbarëvajtjen e mëtutjeshme të “Diasporës Shqiptare”.
Ministri i Diasporës agjendën e vet e ka shpeshtuar në ketë vit, si synim i avancimit të ndryshimeve aktuale e zhvillimore të ruajtjes se identiteti dhe kulturës shqiptare. Ditë ma parë Ministri i Diasporës shqiptare morri një turne të ngjeshur në Gjermani. Një tubim i ngjashëm u mbajt edhe në rrethin e Shtutgard të Gjermanisë në ambientet e një lokali në Sindefingen, qe ishte si rezultat i një organizimit të dy anshëm. Në këtë takim nga Ministria e Diasporës me përfaqësuesit e vet dhe ne anën tjetër e klubeve dhe shoqatave nga Baden-Wurtembergu. Të pranishmit pos z. Ibrahim Makollit ishin edhe Burim Krasniqi këshilltar i ministrit, Ardita Kika, shefe e kabinetit në Ministrinë e Diasporës, Mustafë Xhemajli drejtor për politikën e mërgatës, si dhe përfaqësuesi e konsullatës së Kosovës Konsulli z. Faket Kajtazi në Shtutgard dhe Astrit Zemaj, konsul, në Frankfurt etj.
Pamje nga tubimi në Sindelfingen nga ministria e mërgatës dhe përfaqësuesit e klubeve dhe shoqatave.
Fjalën e rastit e hapi Konsulli Zoti Faket Kajtazi, qe i përshëndeti të pranishmit dhe theksoj se kam nderin e takimit me zotin ministër Ibrahim Makollin, dhe me qytetarët tjerë përfaqësues të shoqatave dhe klubeve në republikën e BW, duke i pasqyruar disa rezultate të konsultës qe i kanë pasur nga hapja e sajë deri me tani. U përqendrua edhe në organizimin e Diasporës Shqiptare në fushën e kulturës, të ballafaqimit të mërgimtarëve me dokumentet personale, në fushën ekonomike dhe një serë obligimesh qe i kemi para vetës.
Ministri për Diasporë në Republikën e Kosovës Ibrahim Makolli në diskutim i shoqëruar nga, Mustafë Xhemajli, Konsulli z. Faket Kajtazi, në Shtutgard, konsull Astrit Zemaj në Frankfurt, Burim Krasniqi këshilltar dhe Ardita Kika shefe e Kabinetit.
Pastaj ju dha fjala zotit Makolli me ç’rast u përqendrua në agjendën e vet, por edhe tha është i treti takim , brenda një kohe qe bëjmë në Gjermani. Zotëri Makolli diskutoj shumë gjëra me një synim të një progresi ndryshimesh. U fokusuar fillimisht në kulturë, arsim dhe ne mbarëvajtjen e emigracionit në biznes dhe bashkëpunim me Kosovën. Në këto lami, por edhe në marrëdhëniet e mira me shtetin gjerman, ku theksoj se sipas statistikës nuk jemi të saktë, por thuhet se ka shqiptar mbi 400,000, të cilët i vlerësoj si shumë të dobishëm në interesin reciprok për të dy shtetet.
Zoti Makolli nuk harroj ta përmend edhe rolin e Gjermanisë në periudhën e luftës, qe mund të jetë si një mirënjohje, qe gëzon ky popull nga populli shqiptar! Ai tha se rendësi në vete ka ndjekja e mësimit plotësues dhe e përshëndeti këtë takim qe theksoj se diaspora duhet ta këtë një adresë te caktuar dhe ta kemi, një adrese, ku ne do te kemi si pike organizimi për Gjermaninë, por një gjë e ngjashme duhet te bëhet edhe ne shtetet tjera.
Pas përfundimit të diskutimit të zotit Ibrahim Makolli fjalën e morën përfaqësuesit e klubeve dhe shoqatave Skenderbeg Klaiqi, kryetar dhe përfaqësuese i “Bashkësisë Shqiptare” i cili tha se kemi edhe shoqatën “Skanderbeg” si shoqate kulturore qe ka mbi 40 anëtare, por edhe për “Bashkësinë shqiptare” kemi një program te sinqertë. U themelua me 02 korrik 2011 si bashkësi në vete qe në kuadrin e saj janë bashkuar me se 25 shoqata dhe klube qe veprojnë dhe janë të regjistruara. Ai theksoj se kemi bërë disa projekte qe pretendojmë t’i futim në veprim në të ardhmen.
Kemi një projekt të një festivali qe shpresojmë qe do te na ndihmon edhe konsullata dhe një projekt tjetër paraqesim, si ide për ti bashkuar shqiptaret si vikendeve çka do të thotë me i bashkua familjet shqiptare, por për këtë vit kemi edhe një obligim, për manifestimin e 100 vjetorit të shpalljes se pavarësisë së Shqipërisë. Pastaj Hazir Beqa morri fjalën qe foli rreth organizimit të shoqatës “Malësia” foli për rezultatet, qe patën në shoqatën e vet, por edhe kërkoj qe te jenë projektet në fjale si te veçanta dhe te mirëfillta.
Ne radhë u lajmërua Brahim Halimi i cili foli në emrin e shoqatës “Isa Boletini” nga Sindelfingeni me ç’rast ishte edhe nikoqire e këtij takimi. Ai, foli për rezultatet e kësaj shoqate, qe pa reshtur ka korr një serë aktivitetesh ndër shqiptarë, por edhe me organizmat gjermane. Ai theksoj se shoqata e tyre vepron edhe para lufte qe ka dhënë kontribute të veçanta ne interesin e luftës po edhe të kulturës qe ka luajtur një rol të zyrtarëve të tanishëm në Shtutgard. Kemi punuar edhe me organizata humanitare siç ishte “Diakonishe Werk” etj.
Zotoi Brahim Halimi vazhdoi me një modesti, qe ti shpalos disa aktivitete qe ne atë kohe ishin përqendruar në dy fusha, ne atë informative dhe te humanitetit. Ai tha matutje të mbështetemi ne kualitet e jo në pseudo patriotizëm dhe megollamamni qe luajnë rolin e fryerjes bosh në emëra të mëdhenj pa rezultate vetëm sa për sy e faqe me dal pran mediave dhe me emra të mëdhenj. Nexhat Gashi nga shoqëria e akademikëve shqiptar me emrin “Dija” u prononcua gjithashtu ne preokupimet e organizimit ne Munih nga i cili u përpoq të shkoqit pengesat, dhe negligjencën e shqiptareve këtu në Gjermani, foli për shumë gjëra qe ka nevoje te kemi një prosperitet ma te shpejt.
Pastaj në bisedë u inkuadruar edhe zoti Astrit Zema qe ai tha se nuk do te rrimë duarkryq, por do të veprojmë ti institucionalizojnë organizmat tona në Botë qe edhe jemi te obliguar të jemi ne shërbimin e atdheut. Të jemi në bashkëpunim reciprok. Vazhdoi zoti Zema, ju e dini mirë se së cili nga ne kemi dalë me nga një çantë në dorë dhe sot ka mbi 5800 studentë në Universitetet e Gjermanisë qe studiojnë. Ne kemi pas edhe takime te ndërherëshme me afaristet shqiptar, por edhe me të huajt qe të përjetësojmë pavarësinë e Kosovës ne arenën ndërkombëtare qe edhe ato, shtete qe nuk e kane njohur ta njohin sa ma shpejt.
Asllan Dibrani u paraqit nga Lidhja e shkrimtareve dhe artisteve shqiptarë në Gjermani, ku tha se brengat e parafolësve i kam edhe unë, problemet qe i potencuan këta i kam edhe unë, prandaj, por mos me humb kohën, po e ceku shkurtazi se ne në Lidhjen e shkrimtareve kemi shpesh manifestime, promovim librash, takime kulturore etj. Ai e përgëzoj zotin Makollin për punën qe është duke e kryer, nga momenti i marrjes se mandatit të ministrit të diasporës. Ai u përqendrua ma tepër ne kritiken ndaj qeverisë qe ne njëfarë mënyrë e kane anashkaluar mërgatën. Ne kemi probleme në shoqërinë shqiptare si problem në vete në përçarjen aktuale në baza partiake qe këtu për fat të mirë nuk paska sot.
Zoti Dibrani u përqendruar se nëse duam të kemi një shoqëri të shëndoshë atëherë, partitë politike të shuhen në diasporë. Fakt në vete është se paritë politike në Kosovë dhe nga Qeveria e Kosovës e nxisin përçarjen e diasporës sa qe nuk i mbetet vend as kulturës as ekonomisë. Ato përpiqen tu nxënë frymën klubeve dhe shoqatave qe kane synime të bashkimit dhe veprimit. Dibrani tha se është mire që të diskutohet edhe për dyshtetësinë mërgimtarëve shqiptar qe po ju mohohet nga organet e Gjermanisë. Pritja e punëtoreve tanë apo fëmijëve tanë në atdhe ne forme3 te organizuar ne pushimet verore apo dimërore, mendoj se do ti privilegjojnë ne dashurinë ndaj atdheut.
Nga Munihu morri fjalën edhe Azem Xhema nga “Rilindja” nga Qendër kulturore shqiptare, elaboroj për aktivitetet kësaj shoqate në Munih .Pastaj me një diskutim frytdhënës folën edhe Qendra Kulturore Shqiptare e Shtutgrdit përfaqësues Vitor Spaqi, Tahir Shabani kryetar i shoqate “Yjet e Kosovës nga Emmedingi, Bekim Elshani udhëheqës i “Beka-Baut”, Nue Leka nga Gopingeni veprimtar shumë vjeçar etj
Paje e Rrahman Ymerit, Asllan Dibranit, dhe Skenderbeg Klaiqi dhe Brahim Halimi i cili foli në emrin e shoqatës “Isa Boletini” nga Sindelfingeni
Pamje e Tahir Shabani kryetar i shoqate “Yjet e Kosovës nga Emmedingi dhe e Nue Leka gjatë diskutimeve dhe Hasan Hajdari nga klubi “Kosova” në Singen
Azem Xhema nga “Rilindja” nga Qendër kulturore shqiptare dhe Nexhat Gashi nga shoqëria e akademikëve shqiptar me emrin “Dija”
Ky tubim dha një sinjal shkëndije qe diaspora shqiptare po ndërron veprimtarinë dhe kursin e vet nga një “Diasporë e përçarë” në baza partiake, rajonale, grupore me rryma ideologjike larg njëra tjetrës, tani me një program progresiv qe ky lloj organizim i iniciuar nga “Ministria e Diasporës” të jetë një shpresë për emigracionin shqiptar, qe mos të mbesin pa përkrahje, të përbuzur dhe te harruar qe edhe sot është një faktor shumë me rëndësi për Kosovën, përkundër qe ishte qitur në pluhurin e harresës nga institucionet e Kosove qe 12 vite. Pra prite të ketë ndryshime në “Diasporen Shqiptare” synime të reja!
Fotoreportazh nga takimi në Sindelfingen 2012.