Trashëgimtarët e Familjes Topi i përgjigjen sulmeve të Berishës

0
48

TemA Online, 13 Mars 2012

Një përgjigje për katër artikuj në gazetën RD

Si nje familje fisnike autoktone tiranase, nga me dinjitozet e me te respektuarat ne Tirane e vend, mund edhe te mos mirreshim e te mos denjonim qofte edhe ne distance te komunikonim me nje familje me moral te ulet, shpifese, genjeshtare gjer ne absurd e vecanerisht vjedhese e fallsifikatore si ajo e super te moshuares Hanke Topi e familjareve te saj. Por ngaqe ne disa numura rresht te “ Rilindjes Demokratike (madje ne faqe te pare dhe me tituj te medhenj) kemi qene objekt i nje arsenali sulmesh te egra, vecanerisht shpifjeve e trillimeve mjaft te uleta, te prekur shume rende ne nderin dhe dinjitetin e familjes sone te madhe, jemi te detyruar te mbajme e te ekspozojme qendrimin tone te perbashket, te te gjithe trashegimtareve te Dalip Topit…

Per te perfituar sadopak nga emri yne shume i mire, eshte nje deshire e vjeter e Hanke Topit dhe e familjareve te saj, ashtu si bima parazite i ngjishet dhunshem trungut te shendetshem te pemes, te konsiderohen pjese e trungut tone te vjeter fisnor, por per fat jemi aq shume larg e pa ndonje lidhje cfardo, sa c’eshte Sopoti i tyre nga Tirana, autoktone absolute te se ciles jemi.

Hanka Topi,(165 vjece sot, ne baze te nje fallsifikimi sa te rende aq edhe qesharak te certifikates familiare) pretendon se qenka ajo qe paska sjelle nga Sopoti (Zerqan) ne Tirane, Dalip Topin (gjyshin tone) dhe se per kete gjest fisnik e bujar te saj u dashkemi t’i jemi mirenjojtes!… E gjora grua e stermocme dhe e dale mendsh! Le te vere syzat e te lexoje certifikaten e leshuar nga Zyra e Gjendjes Civile te Bashkise ne baze te rregjistrit themeltar te lagjes Ismail Efendi, Rruga Kellici Nr.10 te vitit 1930!

Ne baze te saj, Dalip Ibrahim Topi ( nena Tiftire) ka lindur ne Tirane ne 26 Nentor te vitit 1876 e ka vdekur po ne Tirane me 2 Nentor te vitit 1935. Gjyshi i tij, pra i Dalipit, Ali Topi, ka qene nder me te pasurit dhe me emer te madh ne Tirane(mjerisht i ati, Ibrahimi, e la shpejt kur ai qe ende mjaft i vogel).Sipas dokumentacionit familiar e arshivor mjaft te pasur, Dalipi, qe shquhej ne menyre te vecante per zgjuarsine e mencurine e po ashtu per miresine, vullnetin e kembenguljen, shtoi parreshtur dhe progresivisht ne vite pasurine e trasheguar nga gjyshi dhe i ati duke blere toka, ullinj, shtepi e dyqane, por per gjithe keto do te flasim paksa me vone…

Po cilet jane te ardhurit nga Sopoti (Zerqani), pasardhesit e Ali Age Topit, qe krejt rastesisht mbajne te njejtin mbiemer me ne ( duhet vene ne dukje qe mbiemri Topi eshte mjaft i perhapur ne Shqiperi dhe ate e has qe nga jugu ne veri). Sipas burimeve te sigurta e te pakundertueshme, i pari i tyre, Ali Age Topi, per shkakun e nje vrasjeje te bere nga ai dhe frikes se natyrshme nga gjakmarrja, detyrohet me ngut te lere vendlindjen,Sopotin (Zerqanin) e te marre rruget me gjithe familjen e vet per ne qytetin e urte e te paqte te Tiranes.

Eshte krejt e natyreshme t’i drejtohej nje familjeje vendase qe mban rastesisht po ate mbiemer, nje familjeje te kamur me shume emer dhe autoritare tek e cila mund te shpresonte per ndihme te menjehershme. Gjyshi i Dalipit, Ali Topi, i premton t’a ndihmoje e ruaj, por me kusht qe, nga ajo dite, i ardhuri, per shume aresye (per te mos u ngaterruar e pasur telashe se pari ai vete, pra Ali Topi i Tiranes, me administraten e fuqishme te shtetit osman) te identifikohej edhe me emrin e te atit, pra te thirrej e te dokumentohej ne cdo shkrese te pasketajshme, Ali Age Topi.Si njeri i plotpushtetshem dhe i respektuar nga administrata lokale osmane (turke), Ali Topi i Tiranes mundi t’i siguroje Ali Age Topit te Sopotit(Zerqanit) toke te mjaftueshme ne perdorim.

Pas vdekjes se Ali Age Topit per te dy femijet e tij, Ismail e Fatime, nisin dite te veshtira!.Ne Nentor te vitit 1324, qe korespondon me vitin 1908, (Arkivi Qendror i Shtetit F.105/1. D.35. f.79-80 Nr.47 dhe Nr 48) detyrohen qe token e mesiperme, edhe pse shteterore, t’ia shesin Osmanit, djalit te Hysen Gaxherrit.Me kete prone nisin edhe mashtrimet e pasardhesve te Ali Age Topit. Ne numurin e saj te dites se shtune , date 4 shkurt 2012, Gazeta “Rilindja Demokratike”, nden titullin e madh te faqes se pare “Hanke Topi: Bamiri mosmirenjohes, ne i sollem nga Zall Sopoti i Zerqanit, tokat s’na i merr dot”,pikerisht ne faqen e peste botojne tapine me numur 47 si gjoja prone te tyre dhe fshehin qellimisht, me mashtrim e pandershmerisht kalimin ne tapine me nr.48, pra shitjen perfundimtare qe i kane bere kesaj prone Ismail e Fatime Topi zotit Osman, birit te Hysen Gaxherrit! Per kete supermashtrim e genjeshter te rende, Hanke Topi dhe familjaret e saj, me e pakta duhet t’u kerkojne falje gazetes dhe lexuesve te saj…

Shume shpejt, ne vitin 1910, gjakesit bien ne gjurme te pasardhesve te Ali Age Topi.Djali i tij, Ismail Topi,me urgjence, brenda dites, (23 Nentor 1910) detyrohet t’ia shese 10 dhe 14 dynym gjyshit tone, Dalip Topit.Per te dyja pronat zoterojme dy dokumenta kadastrore me numur 117 dhe 118. Te gjitha karakteristikat e pronave jane plotesisht te ngjashme dhe ndryshojne, sikurse eshte e natyreshme te pritet, vetem ne kufinjte.Ja te dhenat e perbashketa per te dy pronat qe u shiten ne te njejten dite dhe ore:Dokument kadastror. Defteri i muajit tetor 1326/1910. Nr. I vellimit 9. Livaja(prefektura Durres. Kazaja Tirane. Fshati Linze. Lloji: Nje e katerta pjese e ares (tokes). Kategoria: Toke shteterore. Kufinjte per 10 dynymeshin: Lindje:toka e Hysen Guces, Veriu: Hendeku. Perendimi dhe Jugu :Xhadeja. Kufinjte per 14 dynymeshin :Lindje:Sinori i Shkozes.Veriu : Toka e Met Canit. Perendimi: Toka e Haxhi Hysenit. Jugu: Pylli i Bastareve. Si te ardhur qe jane, Ismaili dhe Fatma, bijte e Ali Age Topit, nuk zoterojne asnje lloj dokumenti per tokat qe kane ne perdorim e ne keto kushte shitja nuk mund te realizohet. (Administrata turke shquhet per veprime strikte dhe korrekte burokratike). Ne mungese te cfardo dokumenti tjeter pronesie, Ismaili detyrohet te marre deshmi nga fshati, sikurse shkruhet e pohohet fjale per fjale ne dokumentin kadastror: “… ku ne baze te deshmise date 12 Tetor 1326/25 Tetor 1910, TE SJELLE NGA ANA E FSHATIT, vertetohet se ai e ka pasur ne perdorim!”

Eshte vendi dhe rasti ketu, te skjarojme e cmontojme argumentin dhe mekanizmin themelor mashtrues te pasardhesve te sotem te Ali Age Topit. Ata spekullojne me njerin nga elementet e dy tapive te Dalip Topit dhe pikerisht me ate term juridik qe shenohet teper qarte si: LLOJI : NJE E KATERTA PJESE E ARES (TOKES). KATEGORIA: TOKE SHTETERORE. Le te ndalemi tek emertimi LLOJI!Eshte nje term juridik i administrates osmane (turke) dhe nenkupton llojin e tokes qe zoteron X pronar i caktuar. Termi juridik Mylk, ne pronesi te plote private, eshte paksa me i vonshem.Por le te hamendesojme se ¼ ka nje kuptim matematikor-gjeometrik, pra te nje te katertes shkeputur nga e tera prej kater te katertash!Perfytyroni tani pronen si nje kuadrat (katror)me te gjitha kufizimet (kufinjte) e siperpermendur. Nga katrori i madh shkepusim ¼-ten e blere nga Dalip Topi.

Si do te qene kufinjte e tapise te bleresit Dalip Topi nese do te aplikonim parimin matematikor-gjeometrik? Pashmangmerisht, ne dy kufinjte e brendshem nga kater prej tyre, duhej te kish kufitar Ali Age Topin! Mjerisht per ata, ne asnjeren prej te dy tapive, me 10 dhe 14 dynym,te Dalip Topit, i pari i tyre, Ali Age Topi apo i biri, Ismail Topi, nuk jane dhe as qe mund te jene kufitare, sepse termi “LLOJI: NJE E KATERTA PJESE E ARES (tokes) nuk ka kuptimin e asaj qe atyre u pelqen aq shume t’ia japin! Pikerisht me kete term, pra te ¼-tes, trashegimtaret e Ali Age Topit, kane spekulluar e manipuluar proceset gjyqesore per pronat duke pretenduar se, “ te paret kane shitur vetem ¼-ten e tani, ne pasardhesit, gezojme te drejtat per ¾-tat e mbetura!”…

Por le t’i zerojme per nje moment dy argumentat e siperpermendura! Le te hamendesojme se trashegimtareve te Ali Age Topit u takuakan ¾-tat e mbetura per pronat 10 dhe 14 dynym te blera prej Dalip Topit!Ne fund te te dy tapive, bie ne sy ky shenim fundor i Zyres se Kadastres Osmane (turke): Mbasi u be rregjistrimi ne emer te te permendurit, duke u kryer veprimet perkatese nga zyra e Kadastres per token e pershkruar me larte, me karakteristikat perkatese, U HARTUA DHE U DHA KY DOKUMENT KADASTROR PER TE PAGUAR CDO VIT VERGJINE VJETORE!… Llogjikisht, pervec Dalipit si bleres, edhe Ismail e Fatma Topi duhet te jene paisur me dokument kadastror te rregullte (tapi) qe u kish munguar totalisht deri ne ate cast te shitjes!Pra, do te paiseshin me dokument pronesie per ¾ e prones se mbetur qe sikurse bleresi edhe ata, si nenshtetas osmane, te paguanin vergjine vjetore…Ku jane, ku ndodhen keto tapi?Ne c’rregjistra te zyres se kadastres jane rregjistruar keto siperfaqe te mbetura nga 4/4-tat pas shitjes se ¼-tave?

Por as argumentat e fundit nuk vertetohen!Per te gjitha arsyet e lartepermendura, ata nuk zoterojne as edhe nje tapi te vetme dhe per kete shkak as edhe cfardo detyrimi tatimor, (vergji vjetore) te paguar e te rregjistruar ne zyrat e Kadastres turke e ca me vone, si vazhdueshmeri, edhe ne rregjistrat e takses se tokave te Prefektures se Tiranes ne kohen e sundimit te Mbretit Zog!(shih Dosja CCCLV/1 vitet 1935-1938). Por le t’i rikthehemi rrefimit tone per fatin e metejshem te djalit te vetem te Ali Age Topit, Ismailit!

Sikurse thame me siper, i shet me nxitim pronat e tij Dalip Topit e syrgjynoset, veteburgoset, ne Lagjen Varosh te fshatit Ndroq te rrethit te Tiranes (shih certifikaten familiare te Ismail Topit te vitit 1932, marre nga Zyra e Gjendjes Civile te Qarkut Tirane ku, si gjithnje, ne vazhden e fallsifikimeve krejt te pa nevojeshme, Ismail Topi, i biri Rexhepi, e shoqja Aishe e gjer Hankeja jone e fameshme, na paskan lindur ne vite te ndryshme po atje, ne Varosh!!!…( Burimi: Certifikate e leshuar me date 31 Tetor 2011 me nr. Rendor 000078496.Botuar ne gazeten RD me date 4 Shkurt 2012.)Ne Varosh, Ismail Topi martohet me nje vajze vendase, Aishen, dhe nga ky bashkim u lind i vetmi djale, Rexhepi. Ky i fundit, pra Rexhepi, do te martohej me protagonisten e fameshme te te kater-pese numurave te RD, Hanke Topin.

Deri ne triumfin e Demokracise, kjo familje,( sipas pohimeve mburracake e plot zhurme e buje te Hankes, ka ardhur ne Tirane nga Sopoti (Zerqani) i rrethit te Dibres) per mbi 90 vjet ka jetuar ne Varosh te fshatit Ndroq te Tiranes, e ca me vone zbriti ne Valias, per te pushtuar vitet e fundit toke te konsiderueshme te trashegimtareve te Dalip Topit ne fshatin Linze. Vete Ismaili e me pastaj i biri, Rexhepi, ndrruan jete po atje, ne Varosh te Ndroqit. Sa kohe qene gjalle, kurre nuk permenden dhe as shfaqen ndonje pretendim per prone ne Linze. Po ashtu, pasardhesit e tyre, nuk guxuan te ndermerrnin akte antiligjore, sepse gjyshi dhe babai i tyre, si te moshuar e fetare, dinin, njihnin e respektonin te verteten e paster mbi pronat, cenimin e dhunimin e te cilave, ata e konsideronin “Gjynah” te rende! Shume vite me vone, pas vdekjes se te pareve, ( Pas viteve 90-te,” deti u be kos” per lloj lloj horrash, njerezish te dhunshem e pushtues mizore) hyjne ne rrugen e gabuar dhe penalisht te denueshme te fallsifikimeve, mashtrimeve, vjedhjeve e pushtimeve te dhuneshme!

Ne nje proces gjyqesor te dates 19.06.1996, me kryetar seance Artur Gaxhi, nr. i aktit 6662, nr. i vendimit 5240, me tapine tone, e perserisim me 100 perqind tapine tone, (Dokument Kadastror.Numur rendor 117, Defteri 1326/1910,Numuri i vellimit 9 etj. etj.) pasardhesit, Hanke Topi e gjashte te tjere, perfitojne jo pak por 60(gjashtedhjete) dynym toke ne Zall Herr Priske (Parcela 107) dhene nden “bekimin “ e komunes Dajt nga pergjegjesi i seksionit te Kadastres Besnik Como dhe drejtori i sherbimit pyjor Xhemal Zala! E si te mos mjaftonte kjo!.Ashtu si ne rastin e mesiperm,duke shfrytezuar per turp, nje dokument pronesie te femijeve te Jusuf Hases, per vendin e quajtur Vreshti ( Arkivi Qendror i Shtetit F.105/1. D40. fl. 70-71) perfaqesuesit ligjore te Hanke Topit ne tapine, gjithnje te te bijve te Jusuf Hases, shuajne shifren prej 1 (nje) dynym dhe ne vend te saj shenojne shifren e frikeshme 10(dhjete dynym!!!…

E keshtu, me dokumenta krejtesisht te fallsifikuara, ne vendimin gjyqesor te dates 20 Qershor 1997,(nr. i aktit 4286. Nr. i vendimit 3011) dhene nga gjyqtari Seit Hoxha, perfitojne krejt antiligjerisht e duke vjedhur haptas ne mes te dites me diell, plot 10300 metra katrore!Ky i fameshem gjyqtar, ne letra bakalli (mund t’ia tregojme kujtdo) i nis veprimet pergatitese per ceshtjen e rregjistruar vetem 6 dite me pare (13.06.1997), i nis pra me date 19 Qershor 1997 dhe pa pale kundershtare, pa kufitare e deshmitare, te nesermen me date 20 Qershor u dhuron jo pak por 10300 metra katrore brenda prones sone, te cilen e gezonim mbi bazen e tapive te vjetra te kohes se Turqise! Dhe vini re, cfar ironie!Per te bere sa me te besueshem vendimin mbi bazen e nje dokumentacioni te fallsifikuar e ndryshuar teresisht, i fameshmi gjyqtar i Shkolles se Plepave, shifres 10000 i shton edhe nje 300 metersh, si per t’u thene te tjereve “Pa shihni sa gjyqtar i sakte jam!”… Dhe ja pasojat e nje vendimi te turpshem e te korruptuar te gjykatesit Seit Hoxha!.

Ne vendimin Nr. 203 date 26.06.2009 te Agjensise se Kthimit e te Kompensimit te pronave.Zyra Rajonale e Qarkut Tirane, nder te tjera thuhet me ze te larte, ripohohet:VERTETOHET ORIGJINA E PRONESISE NGA NJE DOKUMENT I ARKIVIT QENDROR TE SHTETIT VITI 1897, f.105/1 D40. F.70-72 KU PERCAKTOHET SAKTE ( SAKTE!) SIPERFAQJA PREJ 10 DYNYM TE VJETER ETJ, ETJ. E mesuat tani se si mund te pervehtesohet ne mes te dites me diell, duke perdorur dokumentat e nje familjeje krejtesisht tjeter e duke i marre nje te dyte, jo pak, por 10300 metra, ne pjesen me te bukur e me strategjike, ndoshta te tere Linzes!(Tamam ketu, ne qender te ketij 10300 metershi, jane ende themelet e shtepise sone te madhe, pra te Dalip Topit, e cila sikurse do te shpjegohemi paksa me poshte, u dogj ne kohe te luftes nga gjermanet).

Keshtu pra, me dy fallsifikime tejet te renda, te denueshme penalisht, me dy gjykime krejtesisht te pa drejta dhe ekstremisht te dobeta, pasardhesit e Ali Age Topit, nga asnje meter katror pronesi qe nga viti 1910, ne Linze, zoteruan antiligjerisht rreth 70000 metra katrore, te cilat, e perserisim, duhet te jene objekt i kontrolleve te menjehereshme te Kontrollit te Larte te Shtetit e te Prokurorise!…

Eshte rasti tani te prezantojme pronat tona, pra te trashegimtareve te te ndjerit Dalip Topi.( Skjarojme ketu se, pronat na u rikthyen si “ish pronare”, shume kohe me perpara se, njeri nga te 31 trashegimtaret e Dalip Ibrahim Topi, Presidenti i sotem i Shqiperise, Bamir Topi, te mirrte postin e larte te te parit te vendit) Eshte e tepert dhe ndoshta edhe e lodheshme per lexuesin, te permendim e te rreshtojme tapite e familjes sone si dhe, te gjithe pronaret e tjere ne kufi me ne (qe ne tapite e tyre shenohet si kufitar emri i Dalip Topit).Ato jane te rregjistruara ne rregjistrin hipotekor e jane lehtesisht te zoterueshme e te deshifrueshme.

Do te ndalemi ne dokumenta te kohes, qe pala tjeter nuk i zoteron dhe s’ka se si perderisa ne Linze qe nga viti 1910 ata nuk jane me prezente. Arkivi Qendror i Shtetit zoteron rregjistrin e tatimeve mbi token prej vitit 1935 deri ne 1938, ku bie ne sy emri i Dalip Topit si pagues korrekt i tatimeve per token ne Linze.( AQSH F.278. V.1935 D.350/1. F.19.) Ne asnje nga faqet e te njejtit rregjister nuk haset qofte edhe njehere te vetme, emri i Ali Age Topit apo i te birit, Ismail. Po keshtu, ne Arkiven Qendrore te Shtetit ( F.1005 V.1946.d.120. fl.20) gjendet deklarata e Ibrahim Topit, tregetar, djalit te pare te Dalip Topit, per gjendjen e tij financiare si person, deri me date 7 Prill 1939 ( per efekte te tatimeve nga ana e Pushtetit komunist te vitit 1946).

Ibrahim Topi deklaron per zoterimin e 120 ( njeqindenjezete) dynym toke ne Linze dhe te nje shtepie, per te cilen ai pohon se ka vleren prej 10000 franga ar ( ne nje kohe kur 500 metra katrore ne Plazhin e Durresit, Shteti i Zogut, ua shiste qytetareve te interesuar vetem me 150 franga ar), pra nje cmim vertete i larte per kohen! Ai vazhdon te komentoje ne deklarate se, shtepia, ne kohe te luftes, per shkak se sherbeu si baze per partizanet, u dogj nga gjermanet dhe vellane e tij te dyte, Aliun, e internuan ne Beograd.( nuk kini perse ngatrroheni perseri me emrin Ali, per faktin se Dalipi, sipas zakonit te kohes, kish nderuar kujtimin e gjyshit duke i vene djalit te dyte emrin e tij, pra Ali, kurse te parit i kish vene emrin e te atit, Ibrahim.

Po keshtu ne vazhdim te kesaj tradite te bukur familiare, vete Ibrahimi, djalit te vetem nga martesa e dyte, i vuri emrin e te atit, pra Dalip).Keshtu, Ibrahim Topi, deklaroi pasurine personale trasheguar nga i ati prej 120 (njeqindenjezete) dynym, por Dalipi kish edhe dy djem te tjere, Aliun dhe Rizain e seicili prej tyre trashegonte gjithashtu pjese te barabarta nga 120 (njeqindenjezete) dynym.Si konkluzion, te tre vellezerit, djemte e Dalip Topit, Ibrahimi, Aliu dhe Rizai, zoteronin te pakten 360 dynym ne Linzen e vitit 1946! ( Eshte e llogjikeshme te mendohet se zoteronin edhe me shume akoma, por per shkak te frikes nga tatimet e jashtezakoneshme, jemi te bindur se ata kane deklaruar me pak nga c’kishin ne te vertete).

Bazuar mbi deklaratat e mesiperme te pasurise ( gjithnje te minimizuara) Reforma e fameshme Agrare nuk vonoi te veproje e te ndeshkoje… Po ne Arkivin Qendror te Shtetit (F.898. V.1946. d.43/9. fl. 15,16.) gjendet procesi verbal Nr.2 date 13 Shkurt 1946 i Komitetit Ekzekutiv i K.N.C. N/Pref. Qendres dhe i Komitetit te Fshatareve per Zbatimin e Reformes Agrare.( Djathtas dhe larte akoma shenohet ne shkresen zyrtare Vdekje Fashizmit! Liri Popullit!). Ibrahim Topi, me gjithe deklaraten e kursyer e te rezervuar, klasifikohet ne Kategorine 3,

Neni 2 te ligjit per Reformen Agrare. Qe nga ajo dite, familja Topi (trashegimtaret e te ndjerit Dalip) do te konsiderohet si e “Prekur” nga Reforma Agrare dhe te gjithe bashkekohasit e dine mjaft mire se cfar donte te thoshte kjo! ( vetem gjashte vjet me vone, djali i trete, Rizai, burgoset duke ju marre i gjithe floriri i familjes dhe vuan te tjera pasoja te medha megjithe kontributin e jashtezakoneshem ne ndihme te luftes patriotike per clirimin kombetar…) Por le t’i kthehemi trashegimtareve te Ali Age Topit.Neqoftese te ardhurit nga Sopoti (Zerqani) shiten gjithcka moren ne perdorim, ne fshatin e bukur te Linzes dhe u syrgjynosen per te pakten 90 vjet ne kalane e Lagjes Varosh te fshatit Ndroq te rrethit te Tiranes, nderkohe vendaliu i vjeter, Dalip Ibrahim Topi, zoteron prej kohesh, pervec tokave ne Linze, te tjera prona ne Hallias, Qinam, Surrel, Priske e Madhe, Ferraj, Shtish etj. Por mire thone! Cdo gje e keqe e ka doemos edhe nje gje te mire! Tek kerkonim ne Arshiven Qendrore te Shtetit, ne Hipoteke e kudo tjeter, nga mund te sigurohen dokumente te ndryshem hipotekore per t’ju kundervene argumentave absurde, monstruoze, fallse,te genjeshtert, ne te njejten kohe edhe qesharake te trashegimtareve te Ali Age Topit, per gezimin e kenaqesine tone, zbuluam prona te tjera te gjyshit tone, Dalip Topi, qe degjuar kishim nga te paret, por qe ende s’kishim mundur t’i gjenim! Po permendim nje pjese syresh! AQSH. F.278. V.1927.DVI-1505.f.53 dhe 57. Lagjet Ismail Efendi, Abdullah Bej, Sulejman Pashe dhe nje pjese e Patez Kuqanit.Tre parcela ne emer te Dalip Topit.Parcelat me numur 172,176 si dhe parcela krejtesisht e vecante me numur 37, e cila per nderin, krenarine dhe kenaqesine tone te vecante na qenkash VAKEF! AQSH.F.105/1. Dosja 35. F.77-78. Nr.17-18. Lagja Abdullah Bej. Nentor 1324/1908. Lloji i prones: Nje shtepi me nje dhome larte, dy dhoma poshte dhe pjese e pusit. Pronar shtetasi osman, Dalip, i biri i Ibrahim Topit. AQSH.F.105/1. Dosja 38. Fl. 124-125. Shtator 1331/1915. Lagja Ismail Efendi. Sokaku:ne pazarin e Zahires. Lloji i prones: Dyqan. Pronar Dalip, i biri i Ibrahim Topit. AQSH F105/1.Dosja 35.F.77-78. Nr.17-18. Nentor 1324/1908. Lagja Abdullah Bej. Lloji i prones. Bahce. Pronari: Shtetasi osman Dalip, i biri i Ibrahim Topit. AQSH. F.105/1.Dosja1. f.9-10. Nr.176. 1291/1875. Lagja Sulejman Pasha nr.176. Nr .rendor 176. Kasabaja (qyteti Tirane). Lloji i prones: Nje magaza dhe bahceja ngjitur me te. Kufinjte: Rruga publike, rruga pa krye dhe ne te dy anet shtepia e Ymer Spahi Dumit (ose Domit). Pronari: Ibrahim Topi. Shenim: Ibrahimi eshte i ati i Dalip Topit. Dalipi ne baze te certifikates se lindjes leshuar nga Zyra e Gjendjes Civile te Bashkise se Tiranes lindi me 26 Nentor te vitit 1876. Ne Rregjistrin Kadastror te Kazase se Tiranes, daimi Prill I331 allaturka, faqe 116, numur rendor 65, ne emer te Kumes, vajzes se Ibrahim Topit, banore e lagjes Xhami Sherif, me kufinj….( perballe xhadeja e Elbasanit etj) Sasia e Bahces 2(dy) dynym atik (te vjeter).

Prone e Sefer Kullakshit. Rregjistri hipotekor Nr.125. date 5 korrik 1949. Ne Veri kufizohet ne dy balle prej 74 metrash e 45 centimetrash me pronen e Dalip Topit. ( prona e siperpermendur eshte tek “Oxhaku” i famshem, pas Spitalit te Pediatrise dhe qe nga ky moment eshte detyre e trashegimtareve ta kerkojne e gjejne). Dhe per gezimin, e po ashtu per krenarine tone, edhe nje prone tjeter qe nuk e dinim me pare!. Eshte nje toke are prej 7.5 dynymesh te vjeter, ne fshatin Vaqarr e qe kufizohet nga Lindja me Beqir Tafen, nga Perendimi dhe veriu me Xhadene ( cfar vendi!) Nga jugu me Xhaferr Efendiun!.Pronar Dalip Ibrahim Topi. 10 Shkurt 1331/ 23 Shkurt 1916.

Dhe me ne fund! C far t’ju themi tjeter juve, pasardhesve te pa moraleshem, te pandershem e genjeshtare te Ali Age Topit? A i shkulet syte per te pare rrenjet tona te thella ne kete toke te shenjte tonen, ne Tiranen e paqme, te zemres e te shpirtit tone? Por s’bete tjeter, vec ulet, ndyet dhe poshteruat vehten, ju mjerane, ju te skamurit,qe me lloj lloj fallsifikimesh, mashtrimesh e poshtersish, kerkoni te zhvatni e per me keq edhe te poshteroni familjen e vjeter autoktone tiranase te Dalip Ibrahim Topi, nder me te njohurat e te respektuarat ne Kryeqytet e Vend! Me e pakta, kerkoni falje, falje, qe s’dijme, s’jemi te sigurte, nese do t’ua japim ndonjehere ne jete…

Te gjithe trashegimtaret e Dalip Ibrahim Topit: Fatmir Ali Topi,Gezim Ali Topi,Qanie Ali Gjoleka(Topi),Shpresa Ali Pesjaka(Topi), Meliha Topi, Indrit Topi, Sonila Plasa,Suzana Bakalli(Kraja), Qerama Bakalli(Reci),Edmonda Bakalli(Kavaja), Edmond Bakalli, Altin Bakalli,Dalip Ibrahim Topi, Nuri Vorpsi, Donald Vorpsi, Voltan Vorpsi,Liri Ibrahim Carcani(Topi), Nafije Ibrahim Hoxha(Topi), Violeta Topi, Aida Enver Bejtullai(Topi),Nermin Enver Habibi(Topi),Fiqirete Topi, Ibrahim Ramazan Topi, Sokol Ramazan Topi, Ilira Meneri(Alimehmeti),Teuta Hoxha(Alimehmeti),Rezarta Vero(Alimehmeti), Flamur Myrteza Topi, Bamir Myrteza Topi, Irma Paskal Topi, Ivi Mentor Topi.