Vizat, Shqipëria e penalizuar Brukseli: Shqiptarët, viktima të politikës së tyre

0
46

Mero Baze

Përgjegjësitë e qeverisë për mos heqjen e vizave

Nga Mero Baze, “Faktori Plus

Shanset që qytetarët shqiptarë të lëvizin me viza në muajin Korrik siç ka qenë premtimi i fundit i qeverisë shqiptare janë zbehur shumë. Lajmet nga Brukseli bëjnë fjalë për një situatë shumë pak optimiste, e cila bazohet te kushtet ende të paplotësuara nga Shqipëria për këtë vendim me rëndësi kapitale për qytetarët shqiptarë. Por ndërsa rituali i shtyrjes së vizave përsëritet për herë të tretë, ajo që është interesante në Tiranë, është se asnjëherë në asnjë prej tre rasteve të shtyrjes së heqjes së vizave, qeveria shqiptare nuk ka pranuar asnjë përgjegjësi për këtë çështje.

Herën e parë, ajo thuajse e injoroi faktin që ne nuk na u hoqën vizat kur ajo premtoi në vitin 2009, herën e dytë kur vizat u hoqën për gjithë fqinjët tanë, qeveria në vend që të merrte përgjegjësinë e saj, lëshoi medien e kontrolluar prej kryeministrit kundër asaj që ata e quajnë mentalitet racist evropian kundër Shqipërisë duke bërë dhe paralele paranojake lidhur me fenë myslimane në Shqipëri dhe Bosnjë. Tashmë ne jemi duke prekur fatin e hidhur për herë të tretë, dhe sërish qeveria shqiptare dhe kryeministri Berisha nuk ka ndërmend të pranojë ndonjë përgjegjësi për këtë çështje. Kjo ikje nga përgjegjësia, madje në disa raste dhe shpallja si triumf e shtyrjes së heqjes së vizave, janë një sjellje tipike antievropine, që rrezaton mentalitetin e qeverisë shqiptare.

Mos marrja e përgjegjësisë për dështimin dhe demagogjia rreth dështimit të qeverisë në këtë pikë, është një identitet antiperëndimor i qeverisë shqiptare, i cili rrezatohet sa herë që qeveria e një vendi demokratik siç quhet Shqipëria, duhet të ballafaqohej me opinionin publik dhe përgjegjësit që dalin nga dështimi. Mospërfillja e opinionit publik dhe shmangia e përgjegjësive për dështimet janë tipare të qeverive autoritare dhe antidemokratike, tipare të cilat janë të mjaftueshme që ne të humbasim dhe më vonë kriteret politike për liberalizmin e vizave duke u kthyer në një “getto”, në rajon, për shkak të kulturës politike antiperëndimore të qeverisë.

Një sjellje tjetër e dyshimit është kërkesa e kryeministrit Berisha për ndarjen e Shqipërisë nga Bosnja në këtë proces. Siç pohojnë vetë zyrtarët perëndimore, Shqipëria është më pas nga Bosnja në plotësimin e kushteve dhe nëse kjo gjë ndodh mund të ndodh që ne të mos i marrim sërish vizat. Ajo që Berisha mendon është se as ne dhe as Bosnja nuk do t’i përfitojmë vizat këtë verë, dhe me këtë rast ai kërkon t’i faturojë Bosnjës përgjegjësinë që e ka qeveria shqiptare.

Në të dyja rastet, emëruesi i përbashkët i sjelljes së qeverisë me vizat, është përpjekja për t’iu larguar përgjegjësisë në rast dështimi dhe jo përgjegjësia për t’ua bërë më të lehtë shqiptarëve lëvizjen e lirë. Dhe kjo është e tepërt kur përsëritet për herë të tretë.

Faktori Plus

Nga “Faktori Plus

Shqiptaret nuk kane shume shanse te levizin pa viza ne veren e ketij viti, edhe pse shefi i qeverise dhe vartesit e tij ne kabinet e kane premtuar shpeshhere kete. Premtimet e qeverise shqiptare per levizjen e lire ne vendet e Bashkimit Europian duke filluar nga vera e ketij viti nuk do te mbahen, dhe ky eshte qendrimi qe mbajne mediat ne Bruksel, duke iu referuar burimeve diplomatike ne BE.

Sic shkruan “EU-Observer”, Komisioni Europian nuk ka prezantuar ende nje raport per permbushjen e kritereve te udherrefyesit nga ana e Shqiperise dhe Bosnjes dhe sipas burimeve ne BE, ky vleresim do te pergatitet gjate ketij muaji, ndersa rekomandimi i mundshem per heqjen e vizave, nuk pritet te vije perpara qershorit.

Sipas Traktatit te Lisbones, per heqjen e vizave per dy vendet e mbetura te Ballkanit, nevojitet edhe aprovimi i parlamentit europian. Per kete do te duhen edhe dy muaj te tjere me procedura formale.

Pas kesaj, vendimi do te jete ne duart e ministrave te Unionit, qe do te marrin vendimin final. Diplomatet ne Bruksel presin qe ekspertet e komisionit, te konfirmojne progresin e bere nga Shqiperia dhe Bosnja ne permbushjen e kushteve per liberalizimin e vizave. Por ka shume mundesi qe ata te deklarojne, se te dy vendet nuk i kane permbushur plotesisht kriteret.

Gjithnje sipas burimeve ne Bruksel, Bosnja eshte gjithsesi perpara Shqiperise. Per kete, edhe diplomatet e Be-se jane shfaqur te habitur nga kerkesa e kryeministrit Berisha, per te ndare Shqiperine nga Bosnja. Ky eshte mesazhi nje diplomati ne bruksel:

“Ne e respektojmw kwtw kwrkesw dhe mendojmw, se ajo i shkon pwrshtat edhe politikave tw BE-sw. Ritheksojmw, se procesi bazohet mbi meritat individuale tw secilit shtet. Por nwse do tw kishte mundwsi zgjedhjeje mes shteteve pwr heqjen e vizave, atwhere fituese do tw ishte Bosnja dhe jo Shqipwria.”

Kriza e tejzgjatur politike mund te kete pasoja ne procesin integrues te Shqiperise, theksojne me tej mediat ne Bruksel.

“Ne nuk duam qe qytetaret shqiptare te behen viktime e politikaneve te tyre dhe deshirojme qe t’i heqin atyre regjimin e vizave sa me shpejt qe te jete e mundur. Por nese kriteret nuk do te jene permbushur plotesisht, kemi frike se disa vendeve anetare te Be-se nuk do te binden dhe kjo do te kerkoje me shume kohe, per marrjen e vendimit.”

Por nga ana e saj, qeveria shqiptare po përpiqet të shmang detyrimet politike dhe teknike që përmban udhëzuesi për liberalizimin e Vizave” i Bashkimit Evropian, duke shpresuar se do ta zgjidh këtë cështje përmes lobimit politik. Qysh kur Bashkimi Evropian hapi në mënyrë zyrtare prespektivën për liberalizmin e vizave më 3 Qershor të vitit 2008 përmes “Udhëzuesit për Liberalimin e Vizave”, qeveria shqiptare anashkaloi si detyrimet teknike ashtu dhe ato politike, duke i ka kushtuar rëndësi vetëm propogandës publike për liberalizimin e vizave. Kryeministri berisha dhe pas tij ne kor edhe zyrtare te larte, perseriten se heqja e vizave nuk do ta kapercente veren e 2010.

Por shqiperia, megjithe vullnetin e diplomateve te brukselit, eshte ende larg permbushjes se detyrimeve te domosdoshme.

Detyrimet teknike qe perfshijne sigurine e dokumentave, ende nuk ka përfunduar dhe kjo ceshtje u kthye në një problem politik gjatë procesit te fundit zgjedhor ku rreth 300 mije zgjedhës mbetën pa votuar për shkak të mungesës së letërnjoftimeve elektronike.

Rendi publik dhe siguria nuk pësuan ndonje përmirësim serioz, përkundrazi në polici u thelluan linja vertikale politike.

Ketyre probleme, iu shtua edhe kriza e tejzgjatur politike ne vend. Megjithe angazhimin e forte te nderkombetareve, kriza mbetet e pazgjidhur, pasi mazhoranca nuk ka levizur aspak nga qendrimi per te mos hapur kutite e votimit, cka sipas opozites garanton transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit.

Nderkohe me marredheniet e kushtezuara qe ruan me parlamentin, opozita ka nisur nje vale te gjere protestash ne gjithe vendin. Ato do te kulmojne ne 30 prill ne kryeqytet, nen moton “berisha largohu”.

E gjendur nen kete trysni, dhe e bindur në dështimin e saj mazhoranca nisi të gjejë nje alibi të re, për mos-heqjen e vizave, duke e gjetur të keqen tek kundërshtari politik.

Eksponente te Partisë Demokratike akuzuan Edi Ramën se po lë qytetaret shqiptarë pa viza për shkak thirrjeve për protesta.

Sigurisht qe ky fakt, e bën edhe më dëshperues situatën, pasi tregon se tanimë dhe qeveria është bindur se heqja e vizave do të vonoj dhe problemi I ditës që ka zoti Berisha nuk është të plotësoj detyrimet, por të gjej alibi për këtë dështim.