Gordana Knezheviq, 04.11.2009
Karaxhiq synonte t’i frikësojë njerëzit deri në vdekje, për të lejuar ushtrinë të hyjë në qytet. Serbët do të ishin në njërën anë, myslimanët në tjetrën. Sa për kroatët, ata do të ktheheshin në Kroaci. Ai madje kishte ofruar autobusë, si “akt zemërgjerësie”.
Plumbat e parë që janë shkrepur, shkatërruan dritaret e dhomës sime të lajmeve në të përditshmen “Oslobogjenje”. Ishte Sarajeva në prillin e vitit 1992. As Radovan Karaxhiq, lideri i serbëve të Bosnjës, dhe as komandantët e tij ushtarakë nuk patën dhënë asnjë paralajmërim për këtë pushtim.
Nga Zvorniku, një qytet ky në lindje të Bosnjës, kishte ardhur lajmi se forcat serbe kishin vrarë korrespondentin tonë, Kjasif Smajloviq. Trupi i tij është gjetur pas luftës, në një varrezë masive.
Ndërtesa ku ne punonim, zhdukej gradualisht dhe futej nën rrënoja, si rezultat i bombardimeve nga forcat e Karaxhiqit. Po atë verë, kolegu im, Salko Hondo, qe vrarë. Isha personi i fundit të ketë folur me të, para se të nisej drejt vdekjes. E përballur me humbjen e një miku, u ndjeva e mposhtur. Të gjitha përpjekjet tona s’kishin më kuptim. Asnjë artikull nuk ia vlente jetën.
Mesazhi i thjeshtë
Brenda një qasjeje për masakrim të përgjithshëm të civilëve, nuk mund të ketë asnjë logjikë tjetër përveç faktit për të na sjellë të gjithëve në gjunjë.
Karaxhiq dhe përkrahësit e tij synonin të na frikësonin deri në vdekje, për të lejuar ushtrinë të hyjë në qytet. Serbët do të ishin në njërën anë, myslimanët në tjetrën. Sa për kroatët, ata do të ktheheshin në Kroaci. Ai madje kishte ofruar autobusë, si “akt zemërgjerësie”.
Mesazhi i tij ishte i thjeshtë dhe ishte përsëritur qindra herë para luftës: njerëz të përkatësive të ndryshme etnike nuk mund të jetonin së bashku. Çfarëdo pyetjeje që i bëhej, përgjigjja e tij ishte e njëjtë, konstante: “Përderisa Jugosllavia po zhbëhet, Bosnja s’mund të ekzistojë si një vend shumetnik”.
Pavarësisht fuqisë ushtarake që kishte dhe terrorit që kishte ushtruar, personalisht, vendosa të mos lejoj të keqtrajtohem nga Karaxhiqi dhe planet e tij për të ndërtuar një Serbi të madhe në kurriz të Bosnjës.
Kjo ishte arsyeja pse shkova të bisedoj me ish-kolegun e tij nga periudha sa ishte psikiatër – Ismet Ceriq, shefin e departamentit psikiatrik në spitalin Koshevo të Sarajevës.
“Mos u shqetëso”, më tha. “Nëse Radovani është duke komanduar armatën, ata do ta humbin luftën. Vazhdimisht e shoh në televizion duke parë harta topografike dhe unë e di se ai s’di t’i lexojë ato. Nuk ka pasur asnjë ditë të vetme të trajnimit ushtarak”.
Një njeri i rëndomtë
Isha e befasuar me qetësinë e Ceriqit, posaçërisht për faktin se ishte mysliman. Ai e përshkroi Karaxhiqin si një mjek dhe njeri të rëndomtë. Nuk ishte ajo çfarë shpresoja – diçka që do të më ndihmonte të shpjegoj evoluimin e tij në një vrasës masiv.
Vetëm kur lexova filozofen hebreito-gjermane, Hana Arent, mbi pikëpamjet që kishte për arkitektin e Holokaustit, Adolf Eihman, fillova të kuptoj për çfarë fliste Ceriq.
“Problemi me Eihmanin qëndronte pikërisht te fakti se kishte aq shumë njerëz si ai dhe asnjëri prej tyre nuk ishte sadist; përkundrazi, ishin tmerrësisht dhe në mënyrë të frikshme njerëz normalë”, shkruan Arent në librin e saj “Eihman në Jerusalem”, në të cilin ajo doli edhe me termin historik “banaliteti i së keqes”.
“Nga pikëpamja e institucioneve tona të ligjshme dhe standardeve tona morale të gjykimit, ky normalitet ishte shumë më i frikshëm se të gjitha krimet që janë bërë deri më tash”.
Arent shkruante se e gjithë bota dëshironte ta shihte si përbindësh personin përgjegjës për vdekjen e miliona hebreitëve dhe në vend të kësaj, gjykatësit, në gjykimin e tij në Izrael, përballeshin me një “lloj të ri të kriminelit”, i cili madje në çaste të caktuara dukej si palaço.
Sikurse Eihmani, ashtu edhe Karaxhiqi është skajshmërisht i paaftë për të pranuar përgjegjësinë e tij personale kundrejt viktimave. Në ndjesinë e tij të realitetit të luftës, ai ishte thjesht duke krijuar një hapësirë të përshtatshme jetese për serbët.
Sot, është e vështirë të merret me mend se Karaxhiq është një person i zakonshëm dhe i thjeshtë, i cili po bën çmos për të shmangur drejtësinë. “Normaliteti” i dukshëm i Karaxhiqit është absolutisht jashtë binarëve në raport me shkallën e krimeve që ka bërë.
***********************
UPDATE- Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, është paraqitur para gjykatës në Hagë për herë të parë që nga fillimi i procesit ndaj tij.
I veshur me kostum e kravatë dëgjoi qetësisht teksa pala e akuzës i bëri thirrje gjykatës që ose ta detyronte atë të merrte pjesë në seanca, ose ta vazhdonte gjyqin pa praninë e tij.
Ai përsëriti kërkesën që t’i jepej më shumë kohë për të përgatitur mbrojtjen. Ai akuzohet për genocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte për rolin që ka luajtur gjatë luftës në Bosnjë, akuza këto të cilat ai nuk i pranon.
Ai tha se nuk do të merrte pjesë pa lexuar më parë 1.3 milionë faqet e dokumenteve që i janë paraqitur gjykatës. Gjykata pritet të marrë vendim nga fundi i kësaj jave për procedimin e mëtejshëm.
Arsyet
Duke folur në fillim të seancës përmes një përkthyesi, ai dha arsyet se pse nuk ishte paraqitur në gjyq.
“Do të isha vërtet kriminel nëse do të pranoja kushte të tilla, të nisja një gjyq dhe një proces për të cilin jam i papërgatitur,” tha ai.
“Unë nuk mundem të vë në sprovë asgjë nga ato që do të paraqesë prokuroria me kaq shumë materiale nëse nuk më jepet më shumë kohë.”
Z. Karaxhiç, që po vetëmbrohet para gjykatës, e bojkotoi nisjen e gjyqit në fillim të kësaj jave.
Ai nuk është deklaruar para gjykatës për akuzat që ngrihen mbi të, por nuk i pranon ato.
Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi O-Gon Kwon të martën i tha z. Karaxhiç se bllokimi i procesit nuk ishte në interes të tij.
Gjykatësi tani do të vendosë se si do të procedohet më tej nëse ai do të refuzojë që të marrë pjesë në seanca.
Balancim i interesave
Procesi gjyqësor ndaj z. Karaxhiç nisi në 26 tetor, por ai nuk u paraqit.
Kur nuk u paraqit as ditën e nesërme, gjykatësi tha se i akuzuari kishte zgjedhur të mos e ushtronte të drejtën për të qenë i pranishëm dhe “për këtë arsye duhet të pranojë pasojat”,
Ai njoftoi se gjyqi do të vazhdonte në mungesë të tij.
Gjykatësi Kwon tha se gjykata do të shqyrtonte mundësinë e emërimit të një avokati për ta përfaqësuar z. Karaxhiç nëse ai do të vazhdonte të bojktonte gjyqin.
Pasi dëgjoi fjalën hapëse të z. Karaxhiç të martën, kryegjykatësi O-Gon Kwon, tha se gjykata e kishte vendosur se ai kishte patur kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur, kërkesë që ishte mbështetur dhe nga Apeli.
“Është e qartë se ju nuk bini dakord me këto vendime. Megjithatë, siç ju kam thënë më parë, është gjykata dhe jo personi i akuzuar që përcakton gadishmërinë për gjyqin,” tha ai.
Korrespondentja e BBC-së në Hagë, Geraldine Coughlan thotë se tani u takon gjykatësve të vendosin se si t’i balancojnë interesat e z. Karaxhiç me ato të palës së akuzës dhe të viktimave. Gjykata pritet të marrë vendim nga fundi i kësaj jave.
‘Udhëheqës i padiskutueshëm’
Ish- presidenti i Republika Srpska-s, kreu i Partisë Demokratike Serbe (SDS) dhe komandanti i ushtrisë serbo-boshnjake, përballet me dy akuza për genocid dhe me nëntë të tjera për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës së viteve 1992-1995 që shkaktoi mbi 100 mijë viktima.
Prokurorët e kanë cilësuar atë si udhëheqës të fushatës së spastrimit etnik në Luftën e Bosnjës dhe ‘udhëheqësin e padiskutueshëm’ të serbëve përgjegjës për kryerjen e krimeve gjatë konfliktit.
Në deklaratën hapëse të palës së akuzës, prokurori Alan Tieger u përqendrua tek masakra e Srebrenicës ku u vranë rreth 8 mijë burra dhe djem myslimanë.
“Vrasja e këtyre burrave dhe dëbimi i grave, fëmijëve dhe të moshuarve nuk ishin rastësore, ” tha ai.
“Këto krime ishin kulmi i vendosmërisë së të akuzuarit për të spastruar Bosnjën lindore për të krijuar shtetin që ai imagjinonte,” tha ai.
Z. Karaxhiç u dorëzua në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi me seli në Hagë në korrik të vitit të shkuar, pas 15 vjetëve në arrati. Nëse gjendet fajtor, ai mund të marrë dënimin maksimal me burg.
******
Hagë, vendoset sot fati i procesit gjyqësor ndaj Karaxhiç
UPDATE – Avokatët për ish-udhëheqësin e serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, thonë se ai do të paraqitet në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës sot.
Shpresohet se paraqitja e tij do të qartësojë njëfarësoj mënyrën se si do të procedohet në procesin gjyqësor ndaj tij.
Z. Karaxhiç akuzohet nga gjykata për krime lufte dhe genocid gjatë luftës në Bosnjës në vitet 1992-1995.
Radovan Karaxhiç e bojkotoi nisjen e procesit gjyqësor javën e kaluar.
Ai thotë se i duhen disa muaj të tjerë për të përgatitur mbrojtjen.
Por drejtuesi i ekipit të avokatëve të tij thotë se z. Karaxhiç do të dalë para gjykatës nesër për t’u përpjekur që ta zgjidhë këtë problem.
Një prej sugjerimeve të prokurorëve ka qenë që të emërohet një avokat për ta përfaqësuar z. Karaxhiç në gjyq.
Por këshilltarët e tij thonë se një gjë e tillë nuk ka kuptim, pasi dhe atij do t’i duhet po aq kohë për t’u përgatitur për gjyqin.
Ndërkohë në mungesë të Radovan Karaxhiçit, prokurorët do të vazhdojë me paraqitjen e akuzës të hënën pasdite.
SKEDA E KARAXHIC
Emri i plote:
Radovan Karaxhic
Ditelindja
19.6.1945
Vendlindja
Mali i Zi
Kombesia
Serbe
Profesioni
Politikan
Diplomimi
Psikiatri / Universiteti i Sarajeves
*****************************************************************
Dy ngjarje të fundit ngjallën reagime të ashpra të viktimave të luftës në Bosnjë- Hercegovinë: lojërat e këqia të Karaxhicit, i cili as ditën e dytë të procesit nuk u shfaq në sallën e gjyqit dhe lirimi i Plavshiçit.
Kada Hotic ka humbur në Srebrenicë të shoqin dhe djalin atëherë 29 vjeç si dhe dy vëllezër. Ata i vranë në korrik 1995 së bashku me rreth 8.300 djem dhe burra boshnjakë myslimanë ushtarët dhe trupat paraushtarake të serbëve të Bosnjës. Që udhëheqësi absolut i atëhershëm i serbëve të Bosnjës dhe komanduesi i këtyre trupave ka mundësi të luajë tani lojërat e tij taktike me Tribunalin e Hagës, për shumë boshnjake kjo nuk është gjë tjetër veçse një tallje tjetër e viktimave: “Edhe po të kishte qenë i sëmurë, duhet ta kishin sjellë në barrelë në sallën e gjyqit, për atë që ka bërë. Është e padëgjuar që Karaxhiçi ka mundësi ta ndikojë tani në këtë mënyrë gjyqin.”
Të afërmit e viktimave nuk janë të vetmit në Bosnjë-Hercegovinë, të cilët e konsiderojnë mënyrën e veprimit të Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë të gabuar dhe me shumë lëshime. Eksperti boshnjak për të drejtën ndërkombëtare, Sakib Softic beson se ka zbuluar disa gabime në përgatitjet për procesin e Karaxhiçit. Sepse Tribunali i Hagës i ka përcaktuar vetë rregullat dhe janë ato që mundësojnë zvarritjen e vërejtur të procesit, thotë Sakib Softic: “Në mbrojtjen e tij, Karaxhiçi do të shfrytëzojë të gjithë hapësirën e tij të lirë juridike, që i ofron Tribunali i Hagës. Kam përshtypjen se Tribunali është përgatitur keq dhe se nuk dinë me të vërtetë si të vazhdojnë.”
Radovan Karaxhiçi duhet të ketë të drejtën për një proces gjyqësor korrekt dhe sipas rregullave të shtetit juridik, mendojnë vëzhgues të procesit në Bosnjë- Hercegovinë. Por shumë druhen se njësoj si Slobodan Miloshevici para tij, Karaxhici mund të shfrytëzojë dobësitë e drejtësisë ndërkombëtare për ta zvarritur procesin e tij, dhe para së gjithash për të luajtur herë pas here me dinjitetin e viktimave të luftës. Për këtë nuk kanë mirëkuptim nënat e Srebrenicës ose gratë e përdhunuara boshnjake. Shumë prej tyre vazhdojnë të kërkojnë eshtrat e bijve dhe të bashkëshortëve të tyre dhe shpresojnë çdo herë për ndonjë telefonatë çliruese, kur hapen varre të reja masive.
Edhe pamjet televizive të Biljana Plavshiçit janë për këto gra një shuplakë në fytyrë. Duke buzëqeshur e kënaqur me peliçen e saj pritet nacionalistja e flaktë dhe kriminelja e dënuar e luftës në Beograd, futet në banesën e saj të madhe dhe do të shkruajë në të ardhmen një libër. Që në burgun suedez ajo i ka tërhequr deklaratat e saj të pendimit, duke i quajtur nevoja taktike. Të dyja rastet e shtojnë zhgënjimin gjithsesi ekzistues dhe zemërimin e myslimanëve në Bosnjë- Hercegovinë dhe minojnë besimin e tyre te bashkësia ndërkombëtare.
Qytetarët e Sarajevës e mbajnë mend mirë terrorin e rrethuesve boshnjako-serbë të Beogradit dhe janë të zhgënjyer që Biljana Plavshiçin e liruan para kohe, pas një dënimi, për mendimin e tyre gjithsesi të butë.