Nga “Faktori Plus”
Për shumë qytetarë shqiptarë sot do të ishte nje dite e mirë sikur te mund besonin te gjitha ato,që kanë premtuar kanë mbrojtur publikisht poltikanët shqiptarë. Mbi të gjitha, do të ishte një ditë e mirë sikur të ishin bërë realitet ato cfarë u ka premtuar qeveria dhe kryeministri Sali Berisha.
Faktor Plus tenton te freskoje kujtesën e qyetareve shqiptarë,mbi disa nga gënjeshtrat e mëdha të politikanëve tane, për të cilat ata kanë gënjyer qyetarët e këtij vendi dhe kanë marrë pushtetin.
Premtimi kryesor I kryeministrit,Berisha ne Korrik te vitit 2005, ishte “qeverisja me duar të pastra” dhe lufta kundër monopoleve në ekonomi. Mbi të gjitha, ai vendoste ne qendër të sulmit, faktin që kryeministri Fatos Nano, kishte kontroll te plote mbi te gjitha linjat e trafiqeve në vend, monopolet në ekonomi.
Por cfare ndodhi pas ardhjes në pushtet? Të gjithe klientët e kryeministrit Nano u bë kliente te shefit te ri te qeverise,Berisha. “Klani I Zemunit”, me të cilin Berisha etiketonte bizneset Duka- Koka, sot ështe aleat politik I Berishes.
Ish kreu I Bashkise se Durresit I quajtur nga Berisha si epiqendra e ketij klani, sot ulet ne krah te Berishes ne parlament, ndersa ai qe kryeministri, e akuzonte dikur, si mafie te Klanit te Zemunit ne sport, Armand Duka, eshte sot aleat I tij dhe u rizgjodh ne krye te federates me mbeshtetjen e grupit te tij.
Biznesmene te tjere te oborrit te Fatos Nanos, si Zamir Mane, Agim Zeqo perfshire edhe televizione si Klani, tani jane ne oborin e Sali berishes duke u gdhire e ngrysur me minsitra te tij sidomos ate te Finacacave.
Me tej akoma Motrat Vokshi, njera deputete dhe tjetra Drejtoreshe Koncesionesh ne Ministrine e ekonomise, jane sot te licensuara nga njera-tjetra, per te shfrytezuar fushat naftembajtese te SHqiperise, sic eshte rasti I Patos Marinzes, dhe disa hidrocentrale. Licensat per keto I ka patur ne dore dore Mimoza Vokshi dhe ia ka dhëne familjes së motrës saj, Albana Vokshit.
Agim Zeqo, biznesmen, qe rri pas Ritvan Bodes, kunati I te cilit eshte emeruar, Drejtor i Tatimeve VIP, ka fituar ne te njejten kohe, tenderin, per shperndarjen e kasave regjistruese. Zamir Mane, biznesen, qe shoqerohet 24 ore me ministrat e kabinetit, ndikon mbi punet publike dhe ministrin Olldashi, I cili financon ujesjelles per fshatin e tij turistik dhe devijon projektin rrugor, per elbasan me qellim, qe te kaloje rruga prane kompleksit e tij te ri tregtar. Bashkim Ula, biznesmen I afert me familjen Berisha, ka fituar shumicen e tenderave ne KESH, dhe ne rruge, pa patur para vitit 2007, asnje pervoje ne kete pune.
Pra nga nje kryemsinter qe do te luftonte monopolet, sot kemi nje kryeminister te shnderruar ne vegel ne duart e biznesemeneve te oborrit te tij.
I njejti qendrim edhe lidhur me pronat ne bregdet. Ne vitin 2005, Berisha premtoi, se nuk do te lejonte te prekeshin pronat e fshatit Kakome. Ai theksoi, se kjo gje mund te ndodhte, vetem kur kryeministri, qendronte pas atyre qe rrembenin token e fshatarve te kaomose. Sot atyre banoreve, u eshte rrembeyr toka. Biznesnet e panjohura, qe kane rrethuar vendin, nuk kane as leje ndertimi dhe as edhe nje dokument ligjor,qe ti bej pronare, por vetem dhunen e policise dhe mbeshtetjen e kryeministrit e familejs se tij per ta grabitur ate toke.
Sot ne kakome po shkaterrohet pylli, dhe bizneset anonime e kane kthyer vendin, sipas kryetarit te Komunes, ne nje vend, ku tregtohet droge. Sasite e fundit te droges, jane kapur ne tentaviven drejt Italise pikerisht rrotull ketij gjiri te rrethuar.
Berisha akuzoi ne vitin 2005, Rezart Tacin, si tarfikantin me te madh te naftes ne Ballkan, por tani ndjehet I penduar per kete.
I vendosur ne rrugen e genjeshtrave, kryemsitnri shenoi kulmin gjate tragjedise se gerdecit. Ne fillim deklaroi qe se kishte ditur kurre as emrin e ketij fshati,por me pas, u provua, qe kishte lobuar per te.I ndryshoi emrin baxhanakut, kur Ia lexonte mes viktimave,madje pa u skuqur, dhe po ashtu me pas mohoi lidhjet e te birit ne kete biznes,edhe pse e kunderta iu provua publikisht.
Berisha po ashtu genjeu shqiptaret per liberalizimin e vizave. Ai tha se ne Korrik te vitit 2009, vizat do te hiqeshin. Por kjo nuk ndodhi as ne Janar te 2010-es dhe rrezikon edhe per korrikun e ketij viti.
Por kryegenjeshtra elektorale e Berishes,mbetet Tuneli I Kalimashit. Nje projekt rrugor problematic,qe rezultoi nje genjeshter e madhe. Tuneli u perurua dy here ne qershor te vitit 2009,por eshte ende i mbyllur.
Rrugen e genjeshtrave te kryeministrit, e pasuan edhe ministra te tij. Per te njejten rruge, Ministri Olldashi, deklaroi sapo mori detyren, se do te kushtonte 520 milione euro.Por dy vjet me vone tha se kishte thene, 720 milion euro. Ne te vertete, ajo po kap shifren e 1 miliarde eurove dhe akoma nuk ka perfunduar.
Kryeministri Berisha genjeu,shqiptaret kur tha, se ministrant e tij, nuk do te kishin imunitet, nese drejtesia kerkonte te hetonte.
Por ne te vertete,Fatmir Mehdiu, I akuzuari kryesor per gerdecin, eshte I lire si pasoje e kesaj genjeshtre te Sali berishes.
Per procedure ka shpetuar gjithashtu edhe Lulezim basha dhe damir fazllic, te njohur qe te dy, si djem te shtepise se Sali berishës.
Lista e genjeshtrave te tjera te qeverise eshte e gjate dhe e lodhshme.Gjthcka qe mund te thuhet, eshte se Berisha eshte kryeministri simbol, qe nuk ka cuar ne fund asgje qe ka thene, dhe nuk ka bere asgje, qe ka nisur.
Ne te njejten linje mund te konsiderohet edhe partenri I tij ne koalicion,Ilir Meta.
Ja sec ka thene ai pak dite para zgjedhjeve.
I fundit ne radhe, por jo ne rendesi, mbetet lideri I opozites,Edi rama. Per shkak,se nuk arriti te vije ne pushtet,nuk kemi dhe shancin te verifikojme, se per cfare po na genjente para zgjedhjeve. Ne te vertete, platforma e tij,nuk permbante premtime shume konkrete, dhe do te ishte me e veshtire te kapej duke na genjyer. I vetmi premtim I tij I genjeshter si opozitar mbeti hyrja ne Kuvend.
Keto jane disa nga genjeshtrat e politikaneve tane, qe I kujtojme sot me 1 prill. Shume syresh, nuk do tia vlente te permendeshin, sikur te mos kishin prodhuar nje jete me te keqe per te gjithe shoqerine, me ane te taksave me te larta, korrupsionit me te larte, kriminalitetit te shtuar dhe humbjes se lirive ekonomike, politike e mediatike ne vend. Ndaj nuk mund e nuk duhet t’ua falim.