Zef Mulaj
Nuk është shpejt të themi: – Një rilindje e re për kombin shqiptar “Aleanca Kuq e Zi”.
Do jetë një nga lëvizjet më të mëdha dhe më kombëtare që nga shpallja e pamvarësisë së Shqipërisë. Nuk ka nevoj për shumë fjalë dhe analiza për fillimet e evolucioneve të mëdha të shoqërive. Lëvizja merr sense të mëdha kombëtare kur ato janë konkrete të dala nga vetë masat popullore në momente të caktuara historike. Këto lëvizje lindin në fazat e konflikteve të shoqërisë, kur idetë e tyre nuk kanë frymarrje për të ardhmen e shoqërisë se re dhe sidomos të rinisë e cila ka nevojë për mbështetje reale.
Kjo mbështetje vjen gjithmonë nga një frymë e re me energji dhe ide të medha për kombin ashtu siç po ndjekim me shumë shpresë Spahiun. Mendimet e tij janë madhore për kombin shqiptar. Ai për vetë faktin e moshës dhe pjekurisë së tij kombëtare, patriotike dhe demokratike. Një njohës i thellë i shtetit dhe ligjit, kulturën dhe politikës ndërkombëtare. Kultura dhe energjia e tij flasin për një elemet të pa kompromentuar në korrupsionin që ka mbërthyer shtetin shqiptar.
Një sensibilizues i madh për çeshtjet e sovranitetit tonë. Por tek kjo lëvizje vlerat e saj janë:
– Rinia, mosha që po dalin në lëvizje duke u larguar fort nga dy krahët e politikës shqiptare, si e majtë dhe e djahtë. Dy forca të krijuara mekanikisht në rënien e sistemit të vjetër. Dhe pikërisht në këto njëzet vjet demokracia në Shqipëri ka qënë e komanduar, e strukturuar, e sofistikuar, e këshilluar, e manipuluar, e survejuar dhe e përdorur në interesa të caktuara të politikës së jashtme dhe të brendshme. Kjo ndodhi në të gjitha vendet mbas rrezimeve të pushteteve.
Duke ndjekur takimet e lëvizjes në publikun shqiptarë më bën të kuptoj menjëherë bazat e saj, motivacionet që e shtyjnë programimin e një lëvizje sa demokratike aq dhe e brishte, sa reale aq dhe e fortë e cila po thërret të gjithë shqiptarët të bashkohen në këtë lëvizje të re, për një demokraci të re e cila tashmë po lind!
Pikërisht nga gjaku i të rinjëve shqipëtar, po kuptoj tashmë kohën, sistemet ekonomke, krizat,
manipulimet, interesat e shum klaneve antishqiptare që këto vite u provuan fortësisht. Kjo alencë kërkon të bashkoj popullin në zerin e demokracisë së re shqiptare, në tokë shqiptare në kufijt shqiptar, në europën e civilizuar pa hile dhe sherre ndaj shqiptarëve.
Pse themi një rilindje e re kombëtare? – Nga diaspora po e ndjekim me shumë kujdes këtë figurë të re dhe shumë të re, me zërin e tij të zjartë për bashkimin e shqiptarëve reth lëvizjes, rreth flamurit kuq e zi. Por një bashkim i politikave përçarëse që po e shfrytëzojn struktura të caktuara si në drejtimin ekonomik, por dhe politiko-stategjik. Koha është në lëvizje për gjith njerzimin, ndaj kjo lëvizje kërkon që lëvizjet tona të kenë në themel kombin tonë brenda qytetërimit të madh me dinjitet dhe ekonomi. Një lëvizje e re sepse këto njëzet vjet krahas të mirave gjendja është akoma shumë e rënde pa hyrë në analza konkrete. Varfëri e thellë, mngesa e punës, korrupsioni, konfliktet poltike për interesat e tyre karriere, mungesa e meritokracis në shtet e në të gjitha fushat e shumë të tjera.
Kjo lëvizje dyshon në mos besim politik ndaj kombit tonë nga shumë personalitete të cilat kjo lëvizje i shpreh lirisht dhe me guxim. Ajo shpeh një ide të qartë për të shkuar në Europe, duke merituar barazinë, por kur një pensionist shqiptar që ka punuar 40 vjet merr një pension prej 200 euro në europë nuk mund të ketë barazi të tilla pa një evolucion ekonomik, ide të reja e lëvizje të reja me njerëz të rinj nga shqipëtarët në diaporë dhe në botë, duhet të mbeshtesim idetë e reja për të bërë evolucionin e shoqërisë në drejtime të caktuara, për të liruar populin nga demokracitë e strukturuara, të konsumizmit të tregjeve të ndryshme për të sjellë fitime një grupi të caktuar.
Dhe së fundi alenca kuq e zi me zërin e saj po kuptojmë dhe duhet të kuptojnë mirë shqiptarët se kjo do që populli shqiptarë të bashkohet për tu liruar nga fallciteti i jetës i trashëguar, social-komunst, demokrato-spekulativ. Ajo po premton në të vërtetë atë që po i mungon shqiptarëve nëpër kohra. Shteti demokratik i vërtetë i bazuar në lirinë absolute pa të cilën nuk ka kurrë një të vërtetë absolute. I urojm fillm të mbare dher suksese. Ne të miren e popullit shqipëtare.







