INTERVISTA E PLOTE/ Bojaxhi: Qeverisja e PD? Tetë vjet të humbura për shqiptarët

0
43

TemA, 3 Mars 2012

Gjergj Bojaxhi, i përfolur së fundmi si pjesë e Aleancës Kuq e Zi, ka dhënë një intervistë të zgjeruar për revistën Java. Në këtë intervistë, Bojaxhi ka sulmuar ashpër qeverisjen e PD duke thënë se ishin tetë vite të humbura për shqiptarët. Ai thotë se ajo që u quajt fryma e duarve të pastra është një dështim marramendës. Bojaxhi thotë se LSI është një parti e përbuzur nga gjithë segmentet e shoqërisë shqiptare. Sipas tij, PD është kthyer në një parti rurale, një lloj agjencie punësimi. Sipas tij, edhe të ardhurit e KOP-it nuk kanë futur një frymë të re brenda, por kanë mësuar melodinë e vjetër.

Zoti Bojaxhi, jeni shprehur së fundi në media në lidhje me disa vërejtje e kritika ndaj mënyrës sesi po qeveriset vendi nga maxhoranca aktuale. Keni deklaruar se është shkelur kontrata që PD lidhi me zgjedhësit në vitin 2005. A mund ta zhvilloni më në detaje këtë ide? Cilat janë devijimet kryesore në kursin qeverisës?

Nuk mendoj se ja vlen te flasesh per disa devijime per te qene kritike ndaj koalicionit qeveritar. Mjafton te marresh elementin e korrupsionit, aktiv apo pasiv, i cili eshte futur pothuajse ne cdo qelize te struktures shteterore per te kuptuar devijimin nga premtimet e vitit 2005. Sigurisht qe elementi i korrupsionit eshte fija, e cila i lidh te gjithe sektoret e ndryshem dhe pavaresisht faktit se sa reforma sektoriale pretendojme te bejme keto nuk mbeten vecse zgjidhje te perkohshme teknike te cilat eventualisht deshtojne pasi mesazhet qe merret nga veprimet e elites politike jane te kunderta nga fjalet e bukura qe kane mesuar kaq mire t’i thone. Shkurtimisht fryma e duarve te pastra dhe e nje morali te ri ne politike ka deshtuar ne menyre marramendese. Sidoqofte te mos genjejme veten, duhet ta themi qe kjo eshte edhe nje deshtim per shoqerine shqiptare, jo vetem per nje parti, dhe 8 vjet te humbura kot per sa i perket thelbit te problematikes me te cilen eshte perballur shoqeria shqiptare ne keto vite tranzicioni pa fund. Fshehja pas vendimit te gjykates per ceshtjen e pergjimit Meta-Prifti eshte shembulli me kuptimplote i deshtimit te frymes se duarve te pastra dhe vendosjes se nje morali te ri ne politike.

Emri juaj është lidhur së fundi me dy formacione të pritshme politike që po lindin, nga njëra anë partia e re e presidentit Topi dhe ajo e zotit Spahiu. Përtej faktit nëse do të aderoni në njërin prej këtyre siglave të reja, si e shihni ju këtë fermetim që po ndodh në radhët e maxhorancës në javët e fundit?

E shoh si nje fenomen normal ne kushtet e mungeses se nje kulture diskutimi te brendshem institucional brenda partise, e cila nqs do te ekzitonte do te conte rrjedhimisht drejt nje reflektimi. Per ta pare si nje fenomen me te gjere ne politiken shqiptare per aq kohe sa sistemi politik mbetet ne formen e nje duopoli dhe dy partite qe e perbejne kete duopol nuk kane kulturen institucionale per te debatuar dhe reflektuar ne kohe reale rrjedhimisht fermentime te tilla cojne ne krijimin e formacioneve te reja. Fakti qe kjo po riperseritet ne fund te mandatit te dyte te PD, sic i ndodhi edhe PS ne mandatin e dyte, perforcon ate qe thashe me siper: kemi humbur 8 vjet kot qe asnje nga keto parti nuk ja kthen dot qytetareve te ketij vendi.

Sa e mundshme është që PD të pësojë një frakturë të ngjashme me atë të PS në vitin 2004, kur u formua LSI?

Nuk mendoj se ja vlen te diskutojme akoma nese do te kete frakture apo jo pasi fakti qe nje deputet tashme e ka deklaruar shkeputjen dhe nismen per krijimin e nje formacioni te ri politik e verteton kete gje. Thellesia apo madhesia e fraktures eshte pikpyetja qe mbetet pa nje pergjigje per momentin. Sidoqofte shoh edhe nje element tjeter te rendesishem nga krahasimi i bere ne pyetjen tuaj. A ka nevoje shqiperia per nje LSI nga e djathta? Nje parti shpk e perbuzur pothuajse nga te gjitha segmentet e shoqerise shqiptare, madje edhe nga shumica derrmuese e militanteve demokrate, eshte nje model i gabuar dhe tashme i faktuar si i tille te cilin votuesit jo vetem qe nuk duhet ta perserisin, por edhe ta fshijne perfundimisht nga skena politike.

Një deputet i maxhorancës, Selami Xhepa, por edhe Mark Marku, kanë nënvizuar se ka mungesë lirie dhe demokracie te brendshme në Partinë Demokratike. Sa e keni ndjerë ju personalisht, si përfaqësues politik e anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, këtë fenomen?

Sigurisht qe ka nje mungese te tille, por kjo nuk vjen per faktin se ne rregulloren/statutin e partise ka pengesa per te pasur diskutime te hapura, por per faktin se historia e partise qartazi te meson se kush ka mendime apo deshira per parime te tilla spostohet menjane pasi ne mos sot, neser do na hape probleme. Pas nje seleksionimi rigoroz per me shume se 20 vjet eshte normale qe gjithmone e me shume mbeten dhe forcohen ata te cilet keto parime i konsiderojne te “bezdisshme”.

Ka një vërejtje, e cila duket se përmbledh jo pak zëra brenda forumeve drejtuese të PD, në lidhje me ndryshimet ne qeveri. Ju keni qenë një funksionar me përvojë i kabineteve qeveritare pas vitit 2005. Si e gjykoni performancën e qeverisë aktuale?

Mendoj se ne kete pike ku ndodhemi shumica e atyre te cilet brenda PD-se shprehen ne kete menyre nuk jane te interesuar per permirësuar imazhin e PDse por per te zene vete nje karrige. Sic e permenda me siper e kemi kaluar fazen ku ndryshimi i nje ministri me nje tjeter do te sillte permiresime ne qeverisje. Nje demokrat i vertete eshte dikush qe pas berjes publike te aferes Prifti-Meta te kerkonte largimin e LSI nga koalicioni pavaresisht pasojave qe mund te sillte.

Një tjetër ide mjaft e debatuar këto ditë është ajo e ndryshimit të elitave politike djathtas dhe majtas. A i bashkoheni ju me tezën se pas dy dekadash, pjesa dërrmuese e klasës politike ndodhet e ezauruar dhe e konsumuar përballë shqiptarëve?

Une kam vite qe e kam te kristalizuar mendimin se kjo elite politike ka deshtuar ne menyre spektakulare ne drejtimin e Shqiperise dhe sigurisht do e mbeshtesja nje ndryshim edhe rrenjesor po te linde nevoja. Por te jemi te kujdesshem dhe te mos e marrim te mireqene qe nje ndryshim i kesaj elite me figura te reja do te sjelle automatikisht nje ndryshim cilesor real ne manaxhimin e vendit. Mund ta themi me plot gojen se shume prej figurave te reja te prezantuara nga PD kryesisht ndermjet KOP-it ne vend qe te fusnin nje fryme progresive ne parti, e kane mesuar melodine e vjeter me mire se te vjetrit. Thjesht dua te them se nqs votuesit shqiptare nuk imponojne nje tjeter sistem seleksionimi mbi eliten politike nuk do shohim politike te re, por vetem fytyra te reja.

A do të qëndroni më në Partinë Demokratike?

Kam qene ne vitin e 3 tek gjimnazi Petro Nini Luarasi kur filluar demonstratat e studenteve ne vitin 90-te. Mbas demostrates se pare kam qene pothuajse çdo ditë ne Qytetin Studenti ku ndiqja mbledhjet ne Sheshin Studenti dhe fjalimet qe mbanin pjesemarresit. Kam qene ne Sheshin Studenti kur drejtuesit e levizjes per demokraci u kthyen nga takimi me presidentin e asaj kohe Ramiz Alia dhe deklaruan se do te shpallej pluralizmi politik. Nuk mund ta harroj kurre ndjesine e asaj mbremje kur mund te therrisje “liri, demokraci” dhe ndjeje nje clirim ne kraharor. Ne menyre fare naïve e them se per mua mbetet e paharrueshme ndjesia e asaj nate. E dhashe kete pershkrim pasi emocionalisht eshte e veshtire te shkeputesh nga PD per shkak te emocioneve te perjetuara ne ate dimer dhe te simbolikes qe ka me levizjen e Dhjetorit.

Megjithate, gjithmone e me shume PD eshte larguar nga parimet dhe nga grupimi social i cili e mbeshteti dhe e mundesoi te dilte me sukses ne skenen politike shqiptare. Nga nje parti urbane eshte shnderruar ne nje parti rurale, nga nje parti per te rrezuar luften e klasave, ka perfunduar si partia e vetme, e cila vazhdon te flase me gjuhen e luftes se klasave, nga nje parti per tu dhene mundesi dhe oportunitet te barabarte te gjithe shqiptareve eshte kthyer ne agjenci punesimi per militantet dhe mbledhesit e votave. Mbas me shume se 20 vjet mendoj se qofte une si individ qofte shoqeria shqiptare jemi pjekur mjaftueshem politikisht per ta kuptuar se nuk mund te lejojme me askend qe duke perdorur emocionet e atij dimri qe ne nje menyre apo nje tjeter inicioi ndergjegjesimin tone politik te neperkembi bindjet tona per nje shoqeri me te drejte.

Tek ju duket i ndërthurur prej vitesh sporti dhe politika. Si do të qëndrojë në të ardhmen e afërt, sfida e ngjitjes në Everest, me atë të vijimit të karrierës politike? A do të kthehet sërish me kohë të plotë Gjergj Bojaxhi në politikën aktive?

Sporti sigurisht ka qene dhe mbetet nje shplodhje nga politika. Megjithate synimim per te tentuar ngjitjen ne majen e Everestit e kam menduar si nje perpjekje per t’i bashkuar shqiptaret ne kete vit jubile, per te respektuar ato burra e gra qe ne shekuj kane sakrifikuar nga vetja e tyre per te cuar perpara kete vend dhe per t’i dhene nje shembull rinise shqiptare se nuk ka maja qe nuk merren kur vullneti eshte i forte dhe aspiratat e pastra. Uroj qe keto bindje te na mundesojne mua dhe anetaret e tjere te ekipit vendosjen e flamurin e shqipetareve ne majen me te larte te botes.

Persa i takon rifutjes me kohe te plote ne politike do te me duhet akoma kohe te gjykoj veshtiresite midis ngjitjes se nje mali te madh si Everesti me realitet e politikes shqiptare.

Çfarë presidenti i duhet sipas jush Shqipërisë? Një president i zgjedhur nga një parti apo koalicion i vetëm, apo një figurë e negociuar mes palëve?

Pyetjen dhe çështjen do doja ta diskutoja ne forme dhe ne substance. Ndryshimet e propozuara nga PS ne 2008 ne thelb e kane shnderruar zgjedhjen e presidentit nga nje shumice e cilesuar ne nje shumice te thjeshte. I gjithe thelbi i zgjedhjes me nje shumice te cilesuar ishte qe ne minimum t’i conte palet ne nje zgjidhje konsensuale. Nga momenti qe PS propozoi zgjedhje me shumice te thjeshte, une nuk arrij te kuptoj se si PS mund te pretendoje per nje president konsensual apo president te zgjedhur nga opozita. Nqs i qendrojme lojes politike te iniciuar ne 2008 nga dy partite kryesore, PS nuk ka asnje te drejte morale te kerkoje konsensus dhe PD e ka te drejten ligjore dhe morale perpara opozites ta zgjedhe vete presidentin.

Personalisht mendoj se asnje nga format e propozuara per te zgjedhur presidentin ne vetvete nuk garantojne zgjedhjen e nje individi te pershtatshem per kete post. E them kete pasi shpesh here kur degjoj fjalen president konsensual ne kontekstin shqiptar fare mire mund te kuptohet si nje individ i tredhshem lehtesisht nga te dy palet. E c’fare fituam nga kjo lloj zgjidhje? Ngerc politik kur ne fakt ne kemi nevoje per zgjidhje politike. Per kete arsye gjykoj se eshte me e rendesishme te diskutojme se c’fare duam nga presidenti i ardhshem. Kerkojme te qendroje mbi palet, te kete jo vetem vullnetin por edhe aftesine te egzekutoje nje reforme te mirefillte te gjyqesorit si kollonen e trete te demokracise shqiptare. Kjo do te thote se pavaresisht nga filozofia partiake qe ka individi ai apo ajo te kene treguar qartazi gjate karrieres politike aftesine per tu motivuar nga interesat publike mbi ato partiake. Nqs PD propozon nje kandidature te tille nuk kemi pse te mos e mbeshtesim.