Çela: PD në ditë më të këqija të saj, Berisha si Shaban Hundëderri

0
75

Partia Demokratike është në ditët më të këqija të saj”.

Kështu shprehet për gazetën Dita Blerim Çela, një ndër themeluesit e PD-së.

“Zotin Basha e kam parë me besim si politikan i ri, por ai nuk ka asnjë mundësi të drejtojë partinë sipas një vizioni ndryshe  nga i Berishës. Se përse rri në krye të partisë pa pasur mundësi të zbatojë platformën e tij të bashkimit të së djathtës, nuk mund ta kuptoj. Më mirë të lirojë vendin se sa të kthehet në një marionetë”, – shprehet Çela.

Çela mohon rikthimin në parti dhe shprehet: “Unë e kam në zemër PD-në, por jo atë të Berishës, por atë që duan të gjithë demokratët e vërtetë, të cilët ose janë në amulli se u zhgënjyen nga “udhëheqësi historik” që i la rrugëve, ose kanë filluar të aderojnë në LSI duke bërë një gabim të madh. Nëse duan vërtet të djathtën unë them: le të shkojnë në FRD! E rideklaroj që unë jam tërhequr nga jeta politike, nuk marr pjesë më në asnjë parti, por ngelem simpatizant i së djathtës”.

Sipas Çelës, “Riformatimi i pushtetit lokal është imperativ i kohës si në uljen e shpenzimeve inproduktive, ashtu edhe në funksionimin normal të bashkive sidomos komunave e qarqeve. PD nën diktatin e Berishës po bëhet pengesë. Përse? Politika nuk bëhet me inat. Pyes unë: Për çfarë i duhet PD-së Berisha?Për ta radikalizuar që të mbrojë veten e tij?”.

Shfaqja e Berishës në “Facebook” i kujton Blerim Çelës Hundëderrin e dikurshëm të rrugës së Kavajës.

“Një personazh komik, por që vazhdon të paraqesë rrezikshmëri shoqërore”.