ARTISTI QE SOLLI MEDALJEN E PARE TE ARIT NE SHQIPERI

1
45

Ndoc Selimi

RAPSODI TOM NIKOLLA (Me rastin e 87 vjetorit te lindjes)

Nje emen qe brezi i viteve 1950 – 70 e ka njofte mire zanin e artistit Tom Nikolla me kanget dhe melodite qe percilleshin nepermes radios,altoparlanteve te qyteteve e qendrave te punes, nepemes afisheve te shfaqjeve , revistave e gazetave. Kur kujtojme emnin e Tom Nikolles rapsod, menjihere na vijne ne mend fjalte e kanges se Halil Gashit, me te cilen u bashkuan ne nje emen, ne nje trup, sikur kjo kange dhe akti moral i trimit Halil Gashi ne mbrojtje te nderit te familjes vet u perjetesuan ne melodine e kangen model te artistit Tom.

Qysh me themelimin e Ansamblit Shteterore te Kangeve e Valleve , rapsodi popullor do ta gjente veden midis artisteve me te degjuar shqiptar si Cesk Zadeja, Pipi Mitrojorgji, Lucie Miloti, Xhevdet Hafizi, Fiqrete Rexha, Sali Brari, Ibrahim Tukiqi, Drita Papajani, Naile Hoxha etj. “Jam ndjere i perkedhelur mes artisteve te medhenje – thote ma vone Toma , sepse ata nuk ishin vetem te famshem per kangen e vallen, por edhe shume njerezore e vellazerore”.

Tom Nikolla do te zgjidhej midis disa artisteve te rinje shqiptar qe do te perfaqesonin Shqiperine ne festivalin e VI boteror te rinise i cili do te zhvillohej ne Moske. Toma, qe e kishte rrite shtatin ne malesi, do te ndjehej disi ngusht ne metropolin e madh rus, ku do te shikonte per here te pare tramvaje, metrò, bulevarde, ndertesa, dhe se fundi skena luksoze te dimensioneve te paimagjinushme, por biri i shqiptarit nuk bie asnjihere keq para situatave te tilla, ai di te ambientohet fale intuites se tij te lindur, keshtu edhe per Tomen u deshten vetem disa ore e te ndjehej si ne Shqiperine e vet.

“Ishte 2 gushti i vitit 1957 – tregon Toma .Ishte nje salle mahnitese me nje publik shume entuziast. U thirr emri im. Me kaluan vetem disa emocione te fillimit, mandej e çova mendjen sikur isha krejt vetem ne nje suke te Iballes.Krijova siguri dhe çiftelia nxori tingujt e pare, pastaj kanga. Salla heshti deri ne fund te kanges, pastaj nje brohori e madhe, duartrokitje te gjata. Une pershendeta dhe dola.Te lumte degjova zanin e shokeve – vazhdon Toma”. Ishte pra kjo kange dhe kjo date qe do te hynte ne jeten e artistit, por edhe ne historuine shqiptare te te pares medalje ari qe do te hynte ne Shqiperi. Me vone artisti i mmadh do te burrerohej me kange ne goje; ne mal e fushe, ne katund e qytet, jashte e brenda vendit.Keto dite Tom Nikolla festoi 87 vjetorin e lindjes. I urojme shendet te plote e jete te gjate.

1 COMMENT

  1. Rapsodi Tom Nikolla i perket atij brezi qe shkruan historin e folklorit shqiptar.
    E kujtoj si sote kete rapsod ne moshen e tij te pjekuris tek kendonte ne skenat e festivaleve, brenda dhe jasht atdheut.
    Zeri i Tom Nikolles ishte ndoshta ma i degjuari ne ato kohe ne valet e Radio-Tiranes, Tom Nikollen e degjonim ne disqet e gramafoneve ne ato vite.
    Tom Nikolla dhe Haziz Ndreu ishin njerëzit ma popullorë te folklorit shqiptar ne ato vite.
    Ka disa njerëz te pa formuar ose te manget ne logjikë, qe kerkojn ta politizojn Rapsodin Tom Nikolla… nji veprim prej nji njeriu qe nuk di çfare do te thotë krijimtaria folklorike.
    Gjin Musa

Comments are closed.