Dualizmi serb në ikje…

0
25

Serbia më shumë duhet të bëjë për vete, për qytetaret e saj të izoluar nga bota nga zhvillimet e përgjithshme dhe jo të mbete peng i një humbjes së papranueshme, e cila ka një rezultat tashme të qartësuar edhe nga arbitër ndërkombëtar.

Bekim Rexhepi

Nga Bekim Rexhepi

Nuk është e thënë ta mësojmë apo ti tregojmë Serbisë, se edhe sa e sa duhet goditur me çekan, për të kuptuar se Kosova është e humbur. Këtë ka mundur ta thoshte edhe ndonjë analist serb në Serbi, madje edhe mund ta ketë thënë aty këtu në ndonjë analizë të tyre, por, ja qe neve në Kosovë nuk na interesojnë dhe më analizat serbe për Kosovën. Sepse, Serbia për ne është një shtet tjetër, prej të cilit nuk mund të kemi aq frikë sa kishim dikur. Dikur ky shtet, bashkë me do bashkësi të tjera na diskriminonte, na dhunonte me ligje, e ma ligje kundrejt gjithçkaje shqiptare. Sot kësaj pune i ka vdekur nëna. Serbia përpiqet edhe ne ato pak vrima të përbirohet, kundrejt Kosovës dhe shqiptarëve, mbasi këto ditë i u grith aq vrazhdët trupi në vrimën për ta minuar shtetësinë e Kosovës në Konferencën e Bërdos afër Kranjit, duke u orvatur qe Kosova të ftohej si Kosovo-UNMIK.

Megjithëse politika ndërkombëtare duket më shumë e orientuar kah Kosova, dhe se zhvillimi i saj, nuk mund të jetë më as tendenca për tu revanshuar politikisht Serbisë, siç mund të kuptohet disi në Serbi, por duket se është më shumë tregimi për ta qartësuar sa më shpejtë Serbia dhe qe sa më parë të arrihet drejtë synimit që të përfshihet edhe Ballkanit në BE, për liberalizimin e vizave në mbarë rajonin, si dhe nxisin marrëdhëniet e mira ndër fqinjësore.

E thash më lartë se goditjet e çekani duket se nuk po e angllatisin dot Serbinë, karshi këtyre zhvillimeve të rëndësishme për rajonin në përgjithësi dhe për vet Serbinë në veçanti. Pavarësia e Kosovës edhe me kaq njohje ndërkombëtare është e mjaftueshme për ta kuptuar se nuk ka kthim prapa, këtë çdo ditë e më shumë po e shpalosin diplomat të shteteve qe e tashmë e kanë njohur shtetësinë e Kosovës. Dualizmi serb ka vendosur të shpalos frikën dhe po ballafaqohet me ikjen e përfaqësimit në konferencat ndërkombëtare, ku ftohet edhe shteti i Kosovës.

Politika infantile
Në njërën anë politika shqiptare përpiqet qe të arsyetohet se po bënë politikë të mirë për vete karshi obstruksionit të Serbisë. Ndërsa politika serbe duke këmbëngulur në interesin e saj nacionalist për Kosovën, e qe ne fakt të dyja po e tregojnë infatilitetin e tyre. Kosova duhet më shumë të bëjë për vete qe shtetësia e saj të marrë edhe më shumë kuptim ndërkombëtar dhe qe ajo të jetë më shumë e përfaqësuar në politikën ndërkombëtare qe të rrisë më shumë interesimin në zhvillimet e përbashkëta. Ndërsa, Serbia më shumë duhet të bëjë për vete, për qytetaret e saj të izoluar nga bota nga zhvillimet e përgjithshme dhe jo të mbete peng i një humbjes së papranueshme, e cila ka një rezultat tashme të qartësuar edhe nga arbitër ndërkombëtar.