TemA Online, 9 Prill 2013
Kryetari i LSI, Ilir Meta- faqe 3Ilir Meta i është përgjigjur disa pyetjeve të gazetës “Dita”, bërë nga Mustafo Nano, Mero Baze e Andrea Stefani. Një ditë më parë këtyre pyetjeve, të cilat kanë të bëjnë me bashkimin PS-LSI, iu përgjigj edhe Edi Rama.
Pyetja për Metën nga Andrea Stefani: E përjashtoni mundësinë që, sido që të dalë rezultati i zgjedhjeve, t’i çoni përsëri votat e majta te Berisha? Apo si përherë në politikë “never say never”?
Besoj se përcaktimi i vetë LSI në një koalicion parazgjedhor do të thotë se është përcaktuar tashmë edhe koalicioni pas zgjedhor. Në mënyrë të qartë! Dhe legjitime.
Pyetja për Metën nga Mustafa Nano: Sikur karriera juaj politike të ndërpritej tani, përse mendoni se do të mbaheshit mend në histori?
(qesh)… Do më duhej një kohë e gjatë për të bërë vlerësime të tilla. Jam ende në fillimet e karrierës sime.
Mero Baze tha se nuk ka pyetje për ju. Tha se “është i qartë”. Gjithsesi, ai është një ndër kritikët tuaj më të zëshëm gjatë viteve të bashkëqeverisjes me Sali Berishën. Si do t’i përgjigjeshit kritikave të tij?
Kritikat janë të mirëpritura. Ndërsa sharjet dhe trillimet mua më shkaktojnë vetëm buzëqeshje.