Nëse historia ndryshon gjithmonë padron ( III )

0
70

Arjan Th. Kallço dhe akademiku Emlio Benvenuto

Në këto rrethana nuk duhet të çuditemi përse emri i saj u propozua si një mbretëreshë e mundshme. Barnesi dhe Williamsi shoqëroheshin shumë bashkë, pasi në Tiranë kishte shumë pak anglezë, si në kështjellën e Petrelës, ashtu edhe në ndonjë lokalitet të bukur, aq sa u përhap zëri i një lidhje mes tyre apo deri edhe të fejuar. Parisë shqiptare kjo histori edhe disi e sajuar dhe e forcuar, dukej se ia kënaqte dëshirat e veta për një zgjidhje alla angleze të çështjes. Filluan të lëvizin të 4 të urtët që kjo lidhje të ligjërohej dhe t’i shkohej deri në fund idesë së nisur, pasi çasti e kërkonte një mbret në front ë kurorëzuar. I pari që hodhi hapin drejt ligjërimit të lidhjes ishte përfaqësuesi i ortodoksëve, Turtulis, i cili i kërkoi takim Barnesit për një propozim të rëndësishëm.

Mendohet se propozimi gati i miratuar nga 3 prej 4 Drejtuesve të Këshillit ishte një rast i mirë dhe po të ishte martuar me Pegin, do të kishte qënë një ngjarje me fat për Shqipërinë dhe lidhja e tyre mund ta kishte zgjidhur problemin insitucional. Por nga ana tjetër Barnesi, duke qënë katolik, mund të mbështetej edhe tek vota e peshkopit Bumçi dhe e Ahid Pashë Elbasanit, bektashi dhe që ishte kryetar i Këshillit dhe mik i Pegit. Edhe përfaqësuesi katolik u mundua që ta mbështeste këmbënguljen e Turtulisit dhe u premtoi se do t’i kurorëzonte në katedralen e Shkodrës. Vetë Pegi në shaka e sipër propozoi si kumbar Bajram Currin, udhëheqësin e kryengritjeve dhe muhamendan.

Bajram Curri i informuar për këtë histori, tha se do të vinte personalisht me nja 100 burra në ceremoni. Barnesi në rrëfimet e tij e pranoi se u josh nga kjo ide, por lind pyetja, a do të martoheshin për arsye shtetërore? A do t’ia dilnin mbanë? Do t’ia vlente barra qeranë? Ideja filloi të përhapej dhe u duk se do të realizohej, pasi edhe Barnesi po quhej Duka i Petrelës. Por në të vërtetë nuk kishte asnjë gjasë që martesa e tyre të kishte sukses. Pegi edhe mund të qëndronte në Shqipëri, por Barnesi do të vinte me shkëputje, pasi ishte pagamarrës dhe jo i pasur.

Intrigat dhe kundërintrigat ishin tronditëse, ndryshonin nga dita në ditë. Askush nuk mund të jepte garanci dhe pozicioni i partisë së Nolit (po t’i hedhim një sy wikipedias, enciklopedia on line, është turp, por ka shumë pak materiale për të, pothuaj vetëm një faqe për një prej personaliteteve më të mëdhenj shqiptarë) po fitonte popullaritet si opozitar i ngjarjeve personale të Zogut që synonte drejt pushtetit.

Ja se çfarë shkruhej për dyshen Noli – Zogu në atë kohë :
Më 1924, midis Zogut dhe Nolit zhvillohej luftë, e cila nga nga larg dukej si një garë mes të mirës e të keqes. “Fan Noli simbolizonte dijen, demokracinë e përparimin; Ahmet Zogu përfaqësonte padijen, autokracinë e reaksionin. Konkursin e fitoi më i keqi”, shkruante dikush në shtypin shqiptar të diasporës në atë kohë. (J.Tomes)

Por një vetëdije e qartë mendohet se e kishin edhe vetë protagonistët e revolucionit demokratik :
“Gabuam Gurakuq” mendohet të kenë qenë fjalet e fundit të Nolit në token shqiptare.(P.Tako) Pas pak, anija me të dhe ministrin Luigj Gurakuqi në bord do t’i largohej me nxitim brigjeve shqiptare. Forcat e rivalit te tij po afroheshin. Revolucioni i qershorit kishte dështuar. Noli kishte humbur. Arsyet dihen, por kjo humbje Nolit i kujtoi edhe dicka tjetër; se një politikan është me lehtë te tregohet idealist kur ndodhet ne opozitë sesa kur ndeshet me realitetin e ashpër të drejtimit të pushtetit. Këtë ai e mësoi nga përvoja e vet.

Historia botërore dhe e jona gjithmonë i ka gjykuar ngjarjet e saj më të bujshme dhe ky është parimi i pashmangshëm i brezave. A është gjykimi gjithmonë objektiv? Në shumicën e rasteve objektiviteti është më shumë subjektivitet, duke u nisur edhe nga pozicionet që marrin fituesit pas betejave të ashpra për pushtet ose pas revolucioneve, treguesit më të qartë të pakënaqësisë kolektive dhe të masave të gjera të popullsisë.

Zogu e Noli janë gjykuar, rigjykuar e do të rigjykohen përsëri. Kjo është natyra e historisë; çdo brez dëshiron ta shkruajë atë siç e sheh vetë dhe jo siç e kanë parë të tjerët para tij.(R. G. Collingwood) Gjykime ndaj tyre nuk kanë dhënë vetëm historianët, por shpesh edhe politikanët duke treguar me vepra mbështetjen ndaj njërit apo tjetrit dhe duke e rritur më shumë konfuzionin në vlerësimet dhe gjykimet ndaj tyre.

Një gjyq më i drejtë në dukje do të ishte ai mes vetë protagonistëve, por shpesh është tepër i rreptë dhe i dhunshëm që i çoi deri në urrjetje të hapur, me pasojë largimin e personalitetit më të spikatur politik, gjuhësor dhe letrar përfundimisht drejt Amerikës. Largimi i trurit ka patur gjithmonë një shkak, përndjekjen nga ana e figurave që në vetvete kanë patur gjithmonë kompleksitetin e të qënit të vegjël. Akuzat e dënimet e rrepta ata nuk ia kursyen as njëri-tjetrit. Noli e dënoi “tradhëtarin, të shiturin tek serbët” me vdekje në mungesë, ndërsa Zogu e dënoi “ agjentin e Moskës, bishopin e kuq” me “syrgjyn gjallë

Ti kthehemi historisë kur Barnesi më në fund vendosi për një zgjidhje tjetër, duke provokuar një këshill lufte. U mblodhën bashkë me disa drejtues monarkistë, Zogun, Turtulisin, Vrionin, Mitrovicën, dy Frashëllinj etj. Barnesi ekspozoi planin e vet dhe vuri re se ishin dakord për një monarki dhe si mbret në mos një mbretëror i familjes angleze, të paktën një i barabartë që të kishte ndikim apo edhe një ushtarak me përvojë por që të ishte edhe ekspert në politikë dhe ekonomi, të ishte i guximshëm dhe i aftë. Zogu asnjëherë në atë çast nuk e shfaqi hapur mendimin e tij, ndërsa të tjerët e miratuan këtë projekt që ishte i mirë.

Po të ecej sipas kushtetutës, do të ishte mënyra më e mirë për të zgjidhur problemet dhe vetë Barnesi që kishte edhe një emër, do të ishte bërë këshilltar i tij dhe aftësitë e tij do të ishin në shërbim të kororës mbretërore. Zgjedhja e tij ishte Duka i Atholl-it, lord fisnik që e deshte aventurën, përveç se ishte edhe një luftëtar trim dhe ekspert në ekonomi. Një dukë çeltik, Barnesi mendonte se edhe shqiptarët ishin të tillë, një njeri me temperament të guximshëm dhe aventurier, do të ishte imponuar dhe do të kishte patur sukses në Shqipëri e cila ishte e ndarë në klane si dhe Irlanda.

Duka e mirëpriti projektin dhe e mendoi si një detyrë për të udhëhequr një komb të ri drejt progresit, por nuk donte që të ishte mbret. Gruaja e tij nuk ishte deputete dhe ambicjet e saj ishin ende të paqarta, tek Shqipëria shihte një fushë të lirë për të shtrirë aftësitë e saja. Propozimin për të qënë për 5 vjet në krye të një kombi të ri vetëm njerëz të ndrojtur dhe të poshpirt mund ta refuzonin. Mospranimi i tyre që të hipnin në fron ishte e kuptueshme, pasi dukej si diçka qesharake kur oferta ishte e kushtëzuar dhe në fakt ishte e tillë.

Pjesa më e madhe e miqve të Barnesit e miratuan zgjedhjen dhe duhj vetëm të prisnin aktin kushtetues. U zjgodh asamblea kushtetuese, por u shmang diskutimi i formës së ardhshme kostitucionale për shkak të luftës së partive, të rival;itetit të grupeve dhe të nevojës urgjente që të rregulloheshin juridikisht disa çështje. Në këtë luftë u dalluan Noli dhe Zogu që po qëndronte mënjanë dhe vepronte për llogaritë e veta. Talenti i tij, guximi dhe prirja për komandim e bënin të domosdoshëm për partinë e tij. Taktika ishte që të vononte vendimin dhe që të bëhej më i njohur dhe me influencë. Por nuk ia doli dot shpejt dhe fati nuk I buzëqeshi, kështu që përfitoi partia republikane.

Shakaja tek hoteli Claridge
Pak ditë para se Barnesi të nisej për në Shqipëri, një gazetë Daily Mail doli me një titulll të madh : Shqipëria dëshiron një mbret.Preferohen fshatarë xhentëllmenë anglezë. Gazetat e Lordit Rothermere e kishin marrë vesh të vërtetën. Zogu ishte Ministër i Brendshëm. Në një takim të rastësishëm, Zogu i tregoi se qeveria kishte marrë një pirg me letra të qytetarëve anglezë që synonin fronin e Shqipërisë. Ishin 72 letra që ia dorëzuan Barnesit që ndoshta përfunduan në arkivat e Ministrisë së Jashtme angleze që e gajasën botën. Të gjitha letrat vinin nga lagjet e Londrës, dy nga Dhoma e Lordëve, një nga vëllai i një gjenerali dhe një nga Franca. Njërën prej tyre Barnesi e mësoi edhe përmendësh :

Qeverisë Shqiptare
Në përgjigje të lajmërimit tuaj në Daily Mail, kam nderin ta propozoj emrin tim si kandidat i fronit tuaj. Nuk jam personalisht një fisnik fshati, por vij nga një familje e tillë nga ana e nënës sime. Jam i gjatë 6 këmbvë e dy gishta dhe 44 gishta gjoksin. Më intereson shumë mirëqënia e klasës punëtore. Besoj se jam më i përshtatshmi për rastin tuaj. Me devotshmëri…

Kur u kthye në Londër Barnesi i bëri një shaka të bukur dikujt. Kishte marrë me vete fletë me logon e Ministrisë së Jashtme shqiptare dhe u shkroi pretendentëve nga një letër ftesë me firmë, sikur të vinte nga Qeveria shqiptare që u kërkonte të prezantoheshin për një bisedë, pasi ishte marrë në konsideratë kërkesa e tyre. Do të paraqiteshin në një orë të caktuar dhe me veshje me dekorata, nëse kishin të tilla. Aspirantët vinin dhe kishte mes tyre që në vend të dekoratave, mbanin stemat e shoqatave sportive. Por qyfyret nuk kishin të sosur, pasi një bujtës hoteli, thirri njërin prej tyre, duke e ngatërruar me një kamarier.

Ndërhyrja e Lodrit Curzon
E gjithë ngjarja kulmoi me një bisedë me Lordin Curzon që Barnesi duhej të bënte me të. Lordi Atholl i telefonoi Barnesit se duhet të paraqiteshin në MPJ për një bisedë: në qendër ishte Shqipëria. Intriga ishte bërë një çështje ndërkombëtare. Lordi i priti dhe pyetjes se cili do të dëshironte të bëhej Mbreti i Shqipërisë, askush nuk guxoi ta pranonte. Ambasadori Italian i kishte treguar një numër gazetash tyë shtypit Italian ku pohohej se njëri prej tyre ose të dy ishin konsideruar si kandidatë për fronin.

U besua se ishte një makinacion i qeverisë angleze. Barnesi i dha të gjitha shpjegimet e tij të mundshme lordit Curzon dhe se ishte e vërtetë që një numër i konsiderueshëm i parisë shqiptare e vlerësonin që për të zgjidhur një problem insitucional, mund të emërohej Komisar i lartë një anglez për 5 vjet. Kishte patur kandidatë, por askush nuk kishte marrë propozimin formal. Ishin të gjitha montime gazetash*.

*Half a life left – libri me kujtime i J. S. Barnes