Ambasadat në Tiranë duket se s’janë në një mendje me Berishën rreth Aleancës Kuqezi

0
70

Nga Eduard Zaloshnja, 12 Shkurt 2012

Një ditë pasi Kreshnik Spahiu dha dorëheqjen nga KLD-ja, Aleanca Kuqezi, e drejtuar de facto prej tij, zhvilloi Aktivin e Qarkut të Tiranës në Teatrin e Operës dhe Baletit. Ky aktivitet, ndryshe nga aktivitetet e mëparshme të Aleancës Kuqezi, kishte të gjitha tiparet e një aktivi themelues të degës së një partie të re politike. Dhe ra në sy se në këtë aktivitet merrnin pjesë përfaqsues nga amabasadat më të rëndësishme në Tiranë, si ajo e SHBA-së, e Bashkimit Europian, e Britanisë së Madhe, e Gjermanisë, e Italisë, e Danimarkës, etj.

Berisha është munduar ta skicojë Aleancën Kuqezi si një lëvizje anarkiste, që mund të shkaktojë destabilitet në rajonin rreth Shqipërisë. Ai, së bashku me Hashim Thaçin, janë munduar të heqin paralele mes Aleancës KuqeZi dhe Vetvendosjes, duke ditur se kjo e fundit ka patur përplasje të forta me diplomatët perëndimorë. Së fundi, edhe Jozefina Topalli, në një intervistë nga Gjermania, u mundua ta pikturonte Aleancën KuqeZi në këtë dritë.

Por pjesmarrja e ambasadave më të rëndësishme perëndimore në Aktivin e Aleancës Kuqezi duket se tregon që ato nuk janë në një mendje me Berishën…

http://respublica.al/artikuj/2012/2/12/ambasadat-ne-tirane-duket-se-sjane-ne-nje-mendje-me-berishen-rreth-aleances-kuqezi