Luke Kacaj – interviste ne vitin 2000

0
47

Keto dite kengetari me i njohur i muzikes operistike shqiptare ka marre nje nga mirenjohjen e madhe nga autoritetet e shtetit shqiptar. Nje jete tragjike, e cila ne kushte te tjera, do te ishte nje mrekulli. Ne pervjetorin e 75-te jetes se tij, ne kete interviste te pjesshme per shtypin e kohes, ai foli per muziken shqiptare, vlerat e saj dhe bukurine e kenges popullore, ne zerat e pakrahasueshem te Lucije Milotit, Bik Ndojes e shume te tjereve… asnje fjale per ata qe i nderprene muziken.

Lukë Kaçaj - gjatë martesës me Anën

Intervistoi Kadri Ujkaj*

Luke Kacaj, nje emer kaq i madh mbeshtetur ne arritjet tuaja, tashme te nivelit mbarekombetar e mbareuropian refuzoni dekada me pare keto oferta kaq te majme dhe te lakmueshme per nje shpirt meskin, por per hir te se vertetes edhe te pranueshme per kohet moderne, cili do te ishte mesazhi Juaj per artistet tane ne klimen e nje braktisjeje thuajse masive te vendit ame nga vete elita artistike e ne pergjithesi nga ai qe quhet truri i kombit?

Ketu hyre pak thelle! Une nuk dua te hyj ne kete thellesi. Ata qe drejtojne pacin faqen e bardhe, por Romen Rolani thoshte keto fjale: Kush do te dije se kush eshte Franca, le te shkoje ne grandopera te Parisit, qe njihet si institucioni artistik me i larte ne tere shtetet e botes. Prandaj nuk kam cfare flas per kete pune, dine ata qe i bejne. Do t’u lutesha te gjithe atyre qe studiojne per muzike, kompozitore, kanto, etj., kujtoni gjenite e medhenj te tere shekujve. Kujtoni mire gjeniun e madh te tere shekujve Volfgang Moxart! Askujt nuk mund t’ia marre mendja sa jam lodhur per te studiuar J. Sebastian Bah, – thoshte Moxarti. Kur kete e thote me i madhi i shekujve, me i madhi i tere botes muzikore, po ne zylyfave cfare na mbetet. Prandaj gjithkush te arsyetoje me mendjen e vet.

Ka nje prirje tek disa artiste, shkrimtare, muzikante, krijues te prirur dukshem drejt angazhimit modern si oborrtare nihiliste te krijesave te tyre, per hir te ketij konformizmi zyrtar si krisje e unitetit te brendshem. Ju si kolos i muzikes klasike e me gjere, si e gjykoni: Mund te pranojme qe ne afro 50 vjet shqiptaret nuk krijuan vlera me te cilat mund te krenohemi me dinjitet para botes se qyteteruar, qofte edhe duke rritur e pergatitur artiste te permasave te Luke Kacajt, Cesk Zadese, Tish Daise, Lucije Milotit, Bik Ndojes, etj. Mendimi juaj ndaj ketij nihilizmi totalisht i turpshem per autoret e tij?

Mendoj qe te gjithe artistet qe ju permendet, jane perfaqesues te denje per ecjen dhe perparimin e artit shqiptar. Kujtoj M. Krajen mes shume e shume te tjereve, kjo ka qene pedagoge. Gjithashtu edhe une kam qene per 15-20 vjet. Kjo tregon qe ne ecem edhe vete. Nuk po hyjme ne intimitete, por po te flasim per kengen popullore shkodrane e kane kenduar shume e shume e vazhdojne ta kendojne. Por ajo qe i ka merituar lavderimet e te gjitheve, edhe te qeverise, edhe te kryeministrit e personalisht te vete Enver Hoxhes ne Pallatin e Brigadave asokohe ka qene Lucije Miloti. Lucije Miloti eshte bilbili i tere Shkodres e ka quajtur E. Hoxha.

Muzika moderne: Popi, xhazi, roku, repi etj., a nuk duket sikur po e deformojne, me ndikimet e tyre ekstreme, formimin shpirteror te shqiptarit nen sensin disi agjitativ, apo shpeshhere disi recitativ, te shijes evropiane ne dem te muzikes popullore e te muzikes shqiptare ne teresi. Komenti juaj?

Mendimi im eshte se te gjithe qe merren me ato pune vetem demtojne ecjen perpara te artit shqiptar ne teresi e te folklorit ne vecanti, sepse perjetojme influencimet shume te demshme te cilat kurrsesi nuk ka nderojne. Dhe per keto gjera, une si artist vuaj. Nuk jane te denja per ne. Ne kemi bazamentin e duhur edhe per folklorin, sepse me 1860 Paloke Kurti ne 60 vjet jete te tij krijoi vepra me vlera artistike, me nota dhe me te tera. Per kete kemi bere edhe emision te vecante ne Pallatin e Kultures, kushtuar ketij artisti. Ato qe po degjojme, vetem art nuk i quajme, po thjeshte divertiment, dicka thjeshte zbavitese.

A nuk ju duket nje lloj majmunerie moderne qe shfaqet ne emer te modernes ne dem te muzikes sone popullore?

Eshte shume kollaj me imitue majmunet, duke qene se s’ka kurrfare vlere artistike dhe nuk shpreh asgje te brendshme qe buron nga shpirti, apo nga zemra. Asgje tjeter nuk sjell ne vemendjen e degjuesit vetem thjeshte nje mendjeshperndarje. Asgje tjeter nuk ka. Ata qe kujtojne se po kapin me kete majmuneri rokun, duhet t’u kujtojme se ne e kemi pase perpara amerikaneve, sepse ne kemi patur shume te hershem nocrokun. Besoj me kuptove. Mos te kujtojme se ecim perpara ne kulture e ne art duke cilesuar cdo arritje te se kaluares regresive, jo progresive.

Shenim i redaksise: Kjo eshte nje Interviste e vitit 2. 06. 2000 dhene kritikut Kadri Ujkaj, me rastin e 75- vjetorit te lindjes se artistit te madh. Marre me shkurtime.

Burimi: Koha Jone Kulture